Femrat nudo te Agim Fajes, gjate periudhes se Liceut
2 posters
Faqja 1 e 1
Femrat nudo te Agim Fajes, gjate periudhes se Liceut
Piktori 74-vjeçar, Agim Faja qëndron i mbërthyer fort mbi një karrige paralitiku, sepse është në një gjendje paralize, por pavarësisht kësaj ai vazhdon të punojë çdo ditë me shumë dëshirë. Dashuria për artin e bën të jetë një shembull kurajues për çdo artistë të ri. Veprat e Fajës do të jenë testamenti artistik dhe shpirtëror në vitet e ardhshme. Nudot e Agim Fajës janë mëse interesante. Ato kanë artin e tij, në hapat e para të jetës artistike, kanë brenda kërkesat rinore për rrugë të reja në këtë “xhungël artistike” në të cilën ai është përpjekur të çaj rrugën i vetëm, me talent dhe përpjekje. Nudot e tij janë pjesë e “ gjurmëve stratigrafike” të studiuesve të ardhshëm të Fajës, kur të hulumtojnë në thellësi të viteve të formimit të tij profesional. Që për hir të së vërtetës ka qenë nga më të veçantët nga piktorët e traditës.
Faja ende dhe sot është një nga piktorët më “prodhimtarë” në vendin tonë. Ka një galeri të madhe me veprat e tij artistike dhe mbi 90 libra të ilustruar. Pikturat nudo të cilat i ruan në koleksionin e tij, ai i ka punuar kryesisht kur ishte student në Institutin e Lartë të Arteve. Mes këtij koleksioni interesant shquhet një pikturë çudoje që ka bashkëjetuar në të njëjtën telajo me një veteran lufte, gjë që nuk e lejonte morali i real-socializmit, kur nudot ishin tabu. Faja thotë se kjo ka ndodhur, jo për ndonjë ironi politike, por thjeshtë, pasi ai nuk kishte pasur telajo tjetër. Prandaj për këtë ka zgjidhur që të jetonin në hapësirën e të njëjtës kornizë të dy, nudoja dhe veterani. Një simbiozë që po të ishte konstatuar ose thjeshtë denoncuar nga ndonjë koleg, mund ti kushtonte artistit të madh durrsak disa vite burg politik…Piktura i përket vitit 1961. Rreth modeleve që u kanë shërbyer si nudo, Faja bën me dije se modelet e para kanë qenë vajza kombinatase.
Madje për njërën tregon se ka qenë mjaft e bukur me origjinë sudaneze dhe pikturën e sajë e ka të afishuar në afërsi të vendit ku ai punon çdo ditë. Sikur ka qenë i dashuruar pas sajë. Ai risjell në kujtesë si me humor faktin që kjo modele ishte pa komplekse. Sapo erdhi u zhvesh dhe qëndroi mjaft serioze para piktorëve të rinj, të cilët filluan të punonin me një dorë pasi ishin në ereksion dhe duart i futen në xhepa. Profesori i tyre e kuptoi dhe i u drejtua modeles se për atë ditë mbaronte seanca e pozimit dhe i caktoi një ditë dhe orë tjetër për të ardhur. Pikturat e përkasin viteve të ndryshme. Faja i ka ruajtur dhe vizitat ndaj tyre kanë qenë gjithnjë konfidenciale. Një rast ato i ka vizituar edhe poeti i madh Dritëro Agolli me të shoqen Sadijen. Në shoqëri të tyre ka qenë edhe një oficer i shërbimeve sekrete dhe mes tij dhe Agollit është zhvilluar një dialog interesant. Ishte një vit pas festivalit të 11-të dhe kur miqtë panë nudot që Faja i ruante në një pjesë sekrete të studios të mbuluara me perde, oficeri i sigurimit u shqetësua dhe u është drejtua duke thënë se Marksi nuk ishte për këtë lloj arti. Agolli ka ndërhyrë duke thënë: “Oj tëmën . Pse o edhe Marksi është marrë me k....?”.
Piktori i Agim Faja ka lindur në Shijak vitin 1939. Ai ka hapur disa ekspozita personale brenda vendit dhe jashtë. Megjithëse me shëndet të rënduar ai vazhdon të punojë çdo ditë në studio.
Emrat e nudove në albumin e Fajës
Mes pikturave nudo që Faja ka ruajtur si me të veçantat, nuk ka harruar që të shënojë edhe emrat e tyre, madje në një rast edhe emrin e veçante të njërës prej tyre që e thërrisnin studentët me përkëdheli gjatë orëve të pikturimit të tyre. Mbase studentët kanë diskutuat për një diskutim vlerash femërore. Ashtu sikurse ndodhë sot rëndom, për shembull kur diskutojnë të rinjtë për makinat luksoze dhe fuqinë e tyre motorike…Në mes të pikturave që janë njëkohësisht edhe ditari viziv i Agim Fajës për këtë periudhe studimore, ai ka veçuar nudon Antoneta, të cilës i ka kushtuar 2 prej vizatimeve me laps të zakonshëm që ruhen në koleksionin e tij. Tjetër është nudoja në vaj e modeles Flora me dimensionet e telajos 87x65 cm. Në këtë punim studimor Agimi nuk ka harruar që të shënojë , si njeri i vëmendshëm që është edhe vitin e punimit 1962, pasi ai e vlerëson përpikërinë në dokumentacionin e çfarëdoshëm por edhe në atë artistik. Në një punim tjetër të Fajës vërejmë se është punuar me tempra. Nga shënimet me bojë të zezë kine ose tush siç njihej në atë periudhë, mësohet se njëra prej tyre kishte një emër arti, ose më saktë një emër të pagëzuar nga piktorët e rinj. Ajo quhej sipas tyre Salambo, duke u nisur nga shkrimi i Fajës poshtë pikturës, por emri i saj i vërtetë është Geraldina.
Nga trajtimi i shpejtë, por cilësor që i ka bërë Agimi modeles Geraldina duket se ka qenë femër mjaft simpatike. Nën ngjyrat me bojëra uji të hedhura shumë shpejt, duken të zbehta hiret e saja të dikurshme nën një sfond trëndafilore rozë, mjaft e ndezur e pasiononte. Ndërsa në pjesën e poshtme të pikturës ka përdorur ngjyra të thjeshta “ngjyre toke” mbi të cilat ka evidentuar ngjyrën mishtore të kofshëve të saj. Duket sikur ka dashur të tregojë se modalja shkelte përsëri me ato këmbë cilësore në një realitet tokësor me të gjitha hallet e njeriut. Ai flet dhe për një modele mjaft interesante. Me origjinë Sudaneze. “Ishte pa komplekse dhe mjaft e bukur. Me një trup me linja harmonike. Erdhi dhe u zhvesh pa druajtje. Ndërsa djemtë filluan të vizatonin me një dorë, pasi dorën tjetër e kishin futur në njërin xhep, sepse u qenë deformuar pantallonat” kujton ai. Portreti i plotë nudo i kësaj modeleje zë edhe sot një vend të dukshëm në studion e piktorit. Lidhur me Nudot ai sjell ndër mend një citat të Roden-it : “Një nudo që zhvishet është si dielli që çan retë”. Po Faja nuk tregon se këtë thënie të të famshmit Roden e ka vlerësuar pas njohjes me modelen në fjalë…
Piktori Agim Faja ka lindur në Shijak në vitin 1939, aty ku jeton ende dhe sot.
Një periudhë kohe ka punuar në arsim, ndërsa më pas ka filluar studimet në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë. Në vitin 1967 ka qenë anëtar i Lidhjes se Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Nga viti 1969 -1992 ka qenë i zgjedhur anëtar i Komitetit Drejtues të kësaj lidhjeje dhe për disa kohë Kryetar i Degës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve për Degën e Durrësit. Ka hapur mbi 8 ekspozita personale dhe shumë të tjera me miqtë dhe koleget. Është fitues i 15-çmimeve të ndryshme ndërkombëtare. Në vitin 1987 i jepet titulli “ Piktor i Merituar”. Punimet e tija , të cilat përafërsisht numërohen në mbi 4000 copë, janë ekspozuar në Bienalen e Egjyptit, Kinë, Itali, Vietnam, Algjeri, Francë , Gjermani, Angli etj. Vepra e tij gjenden në koleksionet private të të gjitha kontinenteve.
Ç’kanë thënë për Agim Fajën?
Të shumtë janë personalitetet e kulturës dhe artit në vend që kanë folur për "Piktorin e Merituar" Agim Faja. Përkufizimet për artin e tij kanë qenë të ndryshme. Stero Spase e çmonte si piktor-mjeshtër të pasionuar dhe që dashuron bashkë me të bukurën edhe vendlindjen e tij. Për Kujtim Buzën, Agimi është një artist me shije të hollë, kërkues, dinjitoz dhe origjinal. "Ai ka punime interesante, plot dritë e intimitet, dashuri, ndjesi poetike dhe jetë. Artist që lidhet me hallet dhe gëzimet e njerëzve", thotë ai. Por vargu i vlerësimeve është i gjatë. Të shumtë janë emrat që e cilësojnë dhe urojnë piktorin, i cili të shtunën, më 14 mars, i kthehet publikut me një ekspozitë retrospektive, ku do të prezantohen punimet e tij më të mira në vite. Piktori Agim Faja është fitues i një sërë çmimesh kombëtare.

An0nim- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Sarande
Postime : 2383
Gjinia :
Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha : 34
Re: Femrat nudo te Agim Fajes, gjate periudhes se Liceut
lum syt e tij cpaskan pa ha ha haha ha ha
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Studimi, pse femrat shtiren gjatë orgazmës?!
» Jeta seksuale më e gjatë tek meshkujt apo tek femrat ?
» Femrat, 1 vit e 3 muaj tualet gjatë jetës
» Nga Agim Metbala
» Femrat e bukura shihen si objekt nga vetë femrat

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi