Shqiperia 'grabit' talentet e Kosoves
Faqja 1 e 1
Shqiperia 'grabit' talentet e Kosoves
Ramiz Krasniqi është shprehur i brengosur ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit, sa i përkeqt talenteve në Kosovës. Ai thotë se Shqipëria po ‘grabit’ talentet e futbollit të Kosovës, në mënyrë të parregullt dhe pa pyetur asnjë.
Ramiz Krasniqi, trajneri i i ekipit U-19 të Kosovës nuk është kundër që futbollistët kosovarë t’i mbrojnë ngjyrat Kuq e zi, por thotë se pala shqiptare paraprakisht duhet të marrë leje. Ai ka kërkuar përkrahje dhe mbrojtje nga Federata e Futbollit të Kosovës, për ndalimin e kësaj dukurie.
Ramiz Krasniqi është ankuar në Federatën Shqiptare e Futbollit (FSHF), e cila sipas tij po i merr në mënyrë të parregullt talentet kosovarë, të cilët i mbrojnë ngjyrat e përfaqësueses së Kosovës, në grupmoshat U-19 e U-21. Ish-trajneri i Ferronikelit thotë se nuk ka asgjë kundër që futbollistët kosovarë t’i mbrojnë ngjyrat e Kombëtares shqiptare, në grupmoshat e ndryshme, por është kundër mënyrës se si këta lojtarë merren nga FSH-ja, përmes përfaqësuesve të saj.
“Mënyra se si po na i marrin lojtarët, është e parregullt dhe nuk më duket e arsyeshme. Ata nuk na pyesin fare, nuk na fusin në hesap. Mbajnë kampe, të cilat po ashtu më duken të parregullta, duke sjell kinse menaxherë në Kosovë, ndërsa më pas na marrin talentet pa pyetur”, u ankua Krasniqi, në një konferencë për shtyp të mbajtur të hënën në Prishtinë.
“Unë nuk kam asgjë kundër që lojtarët tanë ta përfaqësojnë Shqipërinë. Madje, do të mburresha nëse kjo ndodh, por nevojitet një bashkëpunim në mes të dyja Federatave. Ata duhet të marrin leje dhe me siguri se nuk do të marrin përgjigje negative”,- vazhdoi ai.
Krasniqi shton se, nëse një futbollist kosovar i bashkohet Shqipërisë të grupit U-19 pa lejen e tij, nuk do të ftohet më në përfaqësuesen e Kosovës.
Ai tregon se ka pasur raste të ngjashme në të kaluarën dhe ka vepruar njëjtë, duke mos i ftuar më.
Krasniqi kërkon nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) mbrojtje dhe përkrahje, për të punuar lirshëm dhe pa frikën se nesër nuk do ta ketë në dispozicion një lojtar të caktuar, që mund ta marrë mëma Shqipëri.

An0nim- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Sarande
Postime : 2383
Gjinia :
Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha : 34
Similar topics
» Shqipëria, partneri i tretë i Kosovës
» Shqipëria tërthorazi mohon shtetësinë e Kosovës
» Pse Kosova feston pavarësinë e Shqipërisë e Shqipëria nuk feston pavarësinë e Kosovës
» Talentët kosovarë zbulohen jashtë vendit
» Kosovari Patrick Nuo, vlerëson talentet gjermanë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi