Shqipëria tërthorazi mohon shtetësinë e Kosovës
Faqja 1 e 1

Qeveria e Shqipërisë ka firmosur memorandum me gjashtë shtetet që kanë dalë pas shpërbërjes së Jugosllavisë, për kthimin e borxhit që peshon 20.7 milionë dollarë. Kosova është lënë anash nga kjo marrëveshje e arritur më 14 dhjetor, duke u konsideruar kështu edhe nga Shqipëria si pjesë e Serbisë. Qeveria e Shqipërisë atëherë, por edhe gati dy muaj më vonë, nuk dha asnjë koment lidhur me detajet e bisedimeve dhe kushtet e marrëveshjes, ndonëse ajo është njëra nga vendet që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, shkruan “Koha Ditore”.
Në Qeverinë e Shqipërisë thanë se i vetmi njeri kompetent për të zbardhur të vërtetën e kësaj marrëveshjeje është Xhentil Demiraj, drejtor i administrimit të borxhit në Ministrinë e Financave. Ky i fundit nuk u bë i gjallë me gjithë përpjekjet e gazetës për të vënë kontakt, të enjten.
Ndërkohë për marrëveshjen e 14 dhjetorit kanë raportuar disa nga mediet e vendeve që ishin pjesë e pazarit të Tiranës. Sipas agjencisë shtetërore të Sllovenisë, “SRT”, borxhi që u trashëgua nga sistemi komunist do të paguhet dhe përfshin edhe normën e interesit.
Përfaqësuesi slloven në bisedime, Rudolf Grabovec, kishte thënë se marrëveshja është arritur mbi një raport shkëmbimi 1 me 1 të shlyerjes së borxhit në dollarë dhe përqindje interesi.
“Bisedimet ishin të suksesshme për të gjitha palët, duke pasur parasysh që secili shtet arriti pajtueshmëri për përgatitjen e një memorandumi me Shqipërinë”, ka thënë Gabrovec.

Prada- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : Ne Hapesire
Postime : 7718
Gjinia :
Anëtarësuar : 11/04/2010
Mosha : 112
Hobi : Ndihmes Bageri
Similar topics
» Shqipëria, partneri i tretë i Kosovës
» Shqiperia 'grabit' talentet e Kosoves
» Pse Kosova feston pavarësinë e Shqipërisë e Shqipëria nuk feston pavarësinë e Kosovës
» Autoritetet turke nuk i japin shtetësinë Almeda Abazit
» Korabi mohon fejesën

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi