Si do të ishte bota pa energjinë bërthamore?
2 posters
Faqja 1 e 1
Si do të ishte bota pa energjinë bërthamore?
Në vitin 2030 dielli dhe era do të prodhojnë energji të barabartë me atë që japin sot centralet bërthamore, por kostot për ndërtimin e impianteve do të jenë goxha të larta.
Po tani? Nëse pas Fukushimës, ashtu si pas Çernobilit, të inaugurohej një periudhë e re post-bërthamore, bota do të ishte destinuar për një paralizë dhe e intoksikuar nga nafta dhe karboni? Në të vërtetë, edhe pse shumë mbështesin faktin se atomi është një zgjedhje bindëse, askush nuk e ka thënë se bëhet fjalë për një rrugë të detyruar. Në Europë, Franca është vendi që ka më shumë reaktorë atomikë në funksionim, rreth 58 të tillë. Shumë vende po parashikonin zgjerimin e numrit të centraleve, duke zëvendësuar impiantet e vjetra të ndërtuara në vitet ‘60-‘70. Historia e energjisë së viteve të ardhshme, thonë edhe kompanitë e naftës, do të jetë ‘boom’-i i burimeve të rinovueshme. Tashmë panelet diellore dhe turbinat nuk janë më lojëra fëmijësh, por do të zëvendësojnë impiantet gjigante në gjendje të konkurrojnë për nga sasia e elektricitetit të prodhuar, centralet tradicionale. Një kompani gjigante e naftës si ‘BP’, parashikon që në vitin 2030 kuota e burimeve të rinovueshme në ofertën e energjisë të jetë e barabartë me atë bërthamore. Gjithsesi, energjia që prodhohet sot nga centralet bërthamore zë një masë të konsiderueshme, ndaj do të ishte e vështirë të shkatërrohej sa hap e mbyll sytë. Por, në muajt e fundit janë grumbulluar studime dhe raporte që tregojnë objektivin e një energjie, të gjithë apo thuajse të rinovueshme, duke përjashtuar edhe atë bërthamore, si një mundësi e jashtëzakonshme që nuk ndikon në ritmin e jetës sonë. Këto janë fjalët e shoqërive ambientaliste si “Wwf” dhe “Greenpeace”, por edhe të instituteve serioze si “Mckinsey”, një nga shoqëritë më të mëdha të konsulencës në botë. Defekti i këtyre raporteve është se e vendosin objektivin për në vitin 2050, pak larg krahasuar me problemet e sotme. Gjithsesi, ky nuk është një problem teknik. Edhe pse zhvillimi i teknologjisë do t’i jepte një shtysë të mëtejshme zhvillimit të energjive alternative, raportet i bëjnë llogaritë e tyre mbi bazën e teknikës aktuale. Zgjedhjet deçizive janë mbi të gjitha politika dhe ndaj duhen përshpejtuar. Nga ana tjetër, edhe për të pasur elektricitet nuklear në disa vende të Europës, si për shembull në Itali, duhen pritur vitet 2025-2030. Po për cilat burime të rinovueshme po diskutojmë? Eksperimentet aktuale janë shtuar shumë: valët, detet, rrymat, nxehtësia e tokës, kripshmëria e detit. Faktikisht, teknologjitë e konsoliduara janë tre: ajo diellore me dy format e saj dhe ajo eolike. Gjithsesi, kalimi nga gazi, qymyri, nafta dhe atomi tek energjia e prodhuar nga era dhe dielli do të kishte kosto shumë të madhe. “Energy Raport” i ‘Wwf’ llogarit shpenzime prej miliarda eurosh në vit. Kështu, një pjesë e mirë e parave do të shkonte për të përmirësuar efiçencën në përdorimin e energjisë. Gjithsesi, problemi më i madh për të ardhmen është ndërtimi i centraleve tradicionale apo jo, që duhen ndërtuar patjetër. Pjesa më e madhe e impianteve, të paktën në Perëndim, përbëhet nga centrale bërthamore apo me qymyr të ndërtuar në dhjetëvjeçarët e parë pas Luftës së Dytë Botërore, që duket se po arrijnë fundin e jetës së tyre aktive. Nga ky këndvështrim, vendimet që do të merren në tre-katër vitet e ardhshme mbi llojet e centraleve që duhen ndërtuar (tradicionalë, bërthamorë apo alternativë), do të jenë përcaktuese për fatin e energjisë së botës. Në debat do të jetë shumë i rëndësishëm problemi i kostove. Numri i madh i turbinave me erë që qeveria e Londrës kërkon të instalojë përgjatë brigjeve angleze ka një kosto pak a shumë të barabartë me centralet bërthamore të së njëjtës fuqi. Motivi nuk është se turbinat kushtojnë sa reaktorët, por se një central bërthamor prodhon energji 24 orë rresht, ndërsa një central eolik mesatarisht për një të tretën e kohës së mundshme, sepse kjo varet nga era. Furnizimi është sot pengesa më e madhe në zhvillimin e energjive alternative. Kompanitë elektrike kanë vështirësi të hapin rrjetet e tyre për një sasi më të madhe se 20-30 për qind energjie nga burimet e rinovueshme, sepse nuk janë të sigurta a do ta kenë atë energji nëse do të kishin nevojë. Gjithsesi, kjo pasiguri sa po vjen e po zbehet. Sot parashikimet e motit mund të parashikojnë nga 18 deri në 36 orë më përpara situatën e diellit dhe erës. Nga ana tjetër, zhvillimet teknike në rastin e centraleve diellore me përqendrim lejojnë veç të tjerash, ruajtjen e energjisë për një kohë gjithmonë e më të gjatë, edhe pas daljes së diellit. Gjithsesi, deri tani duket se burimet alternative janë të destinuara t’ia shtojnë elektricitetin që ato prodhojnë burimeve tradicionale se sa ta zëvendësojnë atë. Por, disa ide të mëdha po pritet të zhvillohen edhe në këtë fushë. Në fund të fundit, nëse nuk ka diell këtu do të ketë pak hapa më tej. Për shembull, ose në Afrikë ose në Europën Veriore. “Desertec” është një projekt gjigant që parashikon të bëjë bashkë elektricitetin e prodhuar nga centralet diellore në Afrikë dhe atë nga centralet eolike në veri të Europës për ta shpërndarë më pas në të gjithë kontinentin. Por, përveç erës dhe diellit ka edhe nga ata që e shohin të ardhmen e energjisë botërore tek gazi me emrin metan. Këtë propozim e kanë bërë disa ambientalistë pragmatistë si presidenti i “Worldwatch”, Christophet Flavin. Ky lloj gazi ndryshe nga atomi, prodhon CO2, edhe pse shumë herë më pak se qymyri dhe nafta. Në vitet e fundit, një sërë modifikimesh tek teknikat e nxjerrjes e kanë bërë më ekonomik dhe më të bollshëm. Flavin nënvizon se një central me gaz kushton sa një e dhjeta e një centrali ekuivalent bërthamor. Po ashtu, edhe nga përmasat mund të jetë më i vogël. Mbi të gjitha, ndryshe nga një central bërthamor që duhet të jetë vazhdimisht në funksionim mundësisht me maksimumin e kapaciteteve, mund të fiket lehtësisht apo ndizet sa herë është nevoja dhe e kundërta. Do të ishte plotësuesi më perfekt për një central eolik dhe diellor, me të cilët do të “bashkëpunonte” shkëlqyeshëm në momentin rënies së prodhimit. Por sipas specialistëve, asnjë nga këto nuk do të ndikonte për keq në jetën tonë. E vetmja gjë që mund të na shqetësojë janë faturat e kripura të energjisë, që me sa duket edhe në të ardhmen do të jenë goxha të shtrenjta.
/gazetajone/

Re: Si do të ishte bota pa energjinë bërthamore?
mir qenka shum e domosdoshme
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Fizika bërthamore
» Fizika bërthamore
» Tortura për të paguar energjinë
» Moti i keq, probleme me rrugët dhe me energjinë
» Kina, e para për energjinë e rinovueshme

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi