Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Nora Istrefi: Jam në top 5-sen e këngëtareve më ‘in’ të momentit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Nora Istrefi: Jam në top 5-sen e këngëtareve më ‘in’ të momentit

Shko poshtë

Nora Istrefi: Jam në top 5-sen e këngëtareve më ‘in’ të momentit Empty Nora Istrefi: Jam në top 5-sen e këngëtareve më ‘in’ të momentit

Mesazh nga WebMaster prej Sun 30 Jun 2013 - 23:16

Nora Istrefi, këngëtarja e suksesshme nga Kosova rrëfen përmes një bisede telefonike me “Bluetooth” të rejat e jetës së saj. Nga kënga e fundit “Le Mama” në bashkëpunim me Genën, tek vera e nxehtë e mbushur me koncerte… Dashuria me Robertin dhe dasma që vetëm shtyhet për shkak të punëve. Pse i pëlqen të provokojë dhe këngëtaret më të mira sipas saj… Rrëfimi i një bukurosheje seksi.[b style="background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(0, 0, 0); font-size: 15px; font-weight: 700; line-height: 23px;"]Nora, sapo ke hedhur në tregun muzikor shqiptar këngën tënde më të re në bashkëpunim me Genën. Cilët janë autorët e këngës dhe a e ke testuar suksesin e saj?[/b]

Muzika është realizuar nga BigBangBeats dhe Çekiç, produksioni është sërish i BigBangBeats, ndërsa tekstin e ka shkruar Dastid Latifi. Përpara se ta publikonim, e testuam këngën me familjarët tanë dhe atyre u pëlqeu jashtëzakonisht shumë. Në fakt është një këngë që iu pëlqen të gjitha moshave, është shumë verore dhe të përçon ndjesi pozitive…
[b style="border: 0px; font-size: 15px; font-weight: 700; margin: 0px; outline: 0px; padding: 0px; vertical-align: baseline; color: rgb(0, 0, 0); line-height: 23px; background-color: rgb(255, 255, 255);"]Si ka qenë bashkëpunimi me Genën?
[/b]
Shumë i mirë. Ai është një ndër profesionistët e skenës dhe si i tillë s’ma ka bërë fare të vështirë bashkëpunimin.
[b style="border: 0px; font-size: 15px; font-weight: 700; margin: 0px; outline: 0px; padding: 0px; vertical-align: baseline; color: rgb(0, 0, 0); line-height: 23px; background-color: rgb(255, 255, 255);"]Je e kënaqur me suksesin e këngës tani që është publikuar?
[/b]
Jam shumë e kënaqur. Njerëzit e kërcejnë në klube, e dëgjojnë në shtëpi e në makinë, dhe ky është një matës shumë i mirë për suksesin e këngës, sikundër janë edhe klikimet në internet, të cilat kanë kapur shifra shumë të larta.
[b style="border: 0px; font-size: 15px; font-weight: 700; margin: 0px; outline: 0px; padding: 0px; vertical-align: baseline; color: rgb(0, 0, 0); line-height: 23px; background-color: rgb(255, 255, 255);"]Edhe për këtë këngë thanë që është e vjedhur… Pse mendon se të akuzojnë kaq shumë?
[/b]
Nuk e di se ç’kanë me mua, por s’është e vërtetë që kënga është e vjedhur. Muzika, orkestrimi dhe teksti janë të shkruara nga producenti dhe bashkëpunëtorët e tjerë të këngës. Sa për pjesën që është keqinterpretuar si e vjedhur, është një ‘sample’, kështu quhet në gjuhën e muzikës, të cilën e kemi paguar, d.m.th. kemi blerë të drejtat për ta përdorur.
[b style="border: 0px; font-size: 15px; font-weight: 700; margin: 0px; outline: 0px; padding: 0px; vertical-align: baseline; color: rgb(0, 0, 0); line-height: 23px; background-color: rgb(255, 255, 255);"]Çfarë kompromisi do pranoje të bëje për të qenë këngëtarja më ‘in’ e momentit?
[/b]
Jam në top 5-shen e këngëtareve më ‘in’ të momentit… Për të qenë ndër më të mirat, s’më është dashur të bëj kurrfarë kompromisi, suksesi vjen vetëm nga puna.[b style="font-style: inherit; font-weight: 700; background-color: rgb(255, 255, 255); line-height: 23px;"]Flasim pak për jetën private; si shkon marrëdhënia me Robertin?[/b]

Shumë mirë, s’ka si të shkojë ndryshe.
[b style="border: 0px; font-style: inherit; font-weight: 700; margin: 0px; outline: 0px; padding: 0px; vertical-align: baseline;"]Pse po e shtyni kaq shumë dasmën?[/b]

Mbingarkesa në punë dhe disa çështje personale kanë bërë që ta kalojmë në plan të dytë martesën.
[b style="border: 0px; font-style: inherit; font-weight: 700; margin: 0px; outline: 0px; padding: 0px; vertical-align: baseline;"]E mendon veten nënë?[/b]

Nuk e mendoj për momentin. Ka kohë kjo punë.
[b style="border: 0px; font-style: inherit; font-weight: 700; margin: 0px; outline: 0px; padding: 0px; vertical-align: baseline;"]Do bësh pushime këtë vit?
[/b]Puna dhe koncertet janë prioritet, por do përpiqemi të gjejmë kohë edhe për disa ditë pushimi.
[b style="border: 0px; font-style: inherit; font-weight: 700; margin: 0px; outline: 0px; padding: 0px; vertical-align: baseline;"]Pse provokon kaq shumë në fotot dhe klipet që realizon?
[/b]Unë provokuese, me kë po më ngatërroni?! (qesh)… Më pëlqen të provokoj, artistët në gjithë botën e bëjnë këtë, për më tepër që unë s’e kam kaluar asnjëherë masën.
[b style="border: 0px; font-style: inherit; font-weight: 700; margin: 0px; outline: 0px; padding: 0px; vertical-align: baseline;"]Më zgjidh nga një emër mes këtyre dysheve… Adelina apo Bleona? Dafina apo Elvana? Ti apo Tuna?
[/b]Do zgjedh katër emra: Dafina, Elvana, Nora dhe Tuna…




Nora Istrefi: Jam në top 5-sen e këngëtareve më ‘in’ të momentit 30l12rcEmri  i Forumit do të ndryshoj  Nora Istrefi: Jam në top 5-sen e këngëtareve më ‘in’ të momentit 30l12rc Pytje & Përgjigje Nora Istrefi: Jam në top 5-sen e këngëtareve më ‘in’ të momentit 30l12rc
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nora Istrefi: Jam në top 5-sen e këngëtareve më ‘in’ të momentit Empty Re: Nora Istrefi: Jam në top 5-sen e këngëtareve më ‘in’ të momentit

Mesazh nga Anakonda prej Sat 13 Jul 2013 - 6:14

kjo ka trupin e bkr se x keng ehhh e sorra o para ksaj kush me shit mend

Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31709
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 24
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi