Pacolli prane blerjes se klubit italian
2 posters
Faqja 1 e 1
Pacolli prane blerjes se klubit italian
Behgjet Pacolli, zëvendëskryeministër i Kosovës, është i interesuar të investojë në klubin e ligës së tretë në Itali, Vicenza. Këtë ai pritet ta bëjë në bashkëpunim me biznesmenin tjetër kosovar që jeton në Zvicër, Hamdi Mehmeti, i cili është aksionar edhe i skuadrës së Superligës së Kosovës, Hajvalia.
Mehmeti prej disa ditësh është në Itali, ku ka pasur takime të shumta me drejtuesit e klubit. Madje në një moment ata ishin shumë afër nënshkrimit të kontratës, mirëpo tani kanë dalë disa çështje të vogla teknike, të cilat pritet të zgjidhen brenda kësaj jave.
Një takim i radhës në mes të dy palëve pritet të mbahet të enjten ku përfundimisht do të vendoset nëse skuadra italiane do të bie në duart ë kosovarëve.
Pacolli dhe Mehmeti do të duhet të paguajnë 600 mijë euro garanci deri me datë 16 korrik, në mënyrë që të fillojnë punën me klubin.
E përditshmja “Tribuna di Treviso” shkruan se Mehmeti është një kandidat shumë serioz për të marr frenat e klubit.
“Pas nëntë vitesh të Segio Casingenës në krye të klubit, Vicenza do të jetë prapë në duart e huaja. E veçanta e konsorciumit zviceran është se përbëhet nga dy biznesmenë me origjinë kosovare. Është Hamdi Mehmeti, një sipërmarrës i ri, dhe Behgjet Pacolli, ky i fundit për dy muaj nga shkurti deri në prill të vitit 2011 ka qenë edhe President i Kosovës”, shkruan portali i mirënjohur sportiv goal.com. /shqiperia.com

An0nim- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Sarande
Postime : 2383
Gjinia :
Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha : 34
Re: Pacolli prane blerjes se klubit italian
do isht interesante qe 1 kosovar tdrejtoj 1 ekip italjan
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Paditë policinë pasi kishin shtënë në të gjatë blerjes së drogës
» Behxhet Pacolli
» Pacolli: Do të kthej serbët në Kosovë
» Fondacioni “Behgjet Pacolli” shpërndau ndihma në Shkodër
» Ish-presidenti Pacolli miqësohet me bosin e rrëmbimeve Basri Bajrami

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi