Behxhet Pacolli
+2
WebMaster
Daku
6 posters
Faqja 1 e 1
Behxhet Pacolli
Po degjoj nje Interviste te presidentit te Kosoves Behxhet Pacolli ( dhe me sa kam pare ska mbeshtetje ne popull, nuk e duan) te cilen po e jep nga vila e tij Superluksoze me vlere 25 milione Euro qe shtrihet ne 22 Ha toke.
Doja te diskutonim per kete gje, duke qene se mban statusin e shqiptarit me te pasur ne bote me nje pasuri te deklaruar prej 400 milion Eurosh , pra kemi te bejme me nje person te pasur qe tashme ka nevoje per tu bere dikushi per popullin e tij pasi per lek s'besoj se ka shume nevoje, pra te jete nje Politikan qe te lere gjurme ne politiken e Kosoves , te beje diçka per kombin e tij .
Keni besim tek Pacolli?
Do beje dicka per Kosoven ?

Daku- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : N'metropolt
Postime : 1998
Gjinia :
Anëtarësuar : 09/02/2011
Mosha : 45
Hobi : Japraku
Re: Behxhet Pacolli
Eshte person qe ka njohuri shume pse mos ti japin nje shans per te pare se sa eshte i Afte meqe ska nevoje per lek ..pse popullsia e mohon per cfar arsyeje ku eshte arsyeja e tyre sepse per te mohuar nje njeri qe ka aftesi edhe njohuri ne bote Kosova duhet te eci para
Re: Behxhet Pacolli
president i ligjshem i zgjedhur ne menyr te jashtligjshme
Tonii- V.I.P Anëtarë
- Postime : 5860
Gjinia :
Anëtarësuar : 11/12/2009
Re: Behxhet Pacolli
E drejt po e leme menjane menyren e te zgjedhurit se dhe ne shqiperi pak a shume kshu ndodh , ca mendon per te ardhmen e Kosoves me ne krye Kosoven.
Daku- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : N'metropolt
Postime : 1998
Gjinia :
Anëtarësuar : 09/02/2011
Mosha : 45
Hobi : Japraku
Re: Behxhet Pacolli
.. tani ku ishte ky pacooli ne 1998 ..1999 ne kosove .. ka kontribu per clirimin e kosoves .. apo shikonte bizneset e tije ne kete kohe ..Daku shkruajti:Po degjoj nje Interviste te presidentit te Kosoves Behxhet Pacolli ( dhe me sa kam pare ska mbeshtetje ne popull, nuk e duan) te cilen po e jep nga vila e tij Superluksoze me vlere 25 milione Euro qe shtrihet ne 22 Ha toke.
Doja te diskutonim per kete gje, duke qene se mban statusin e shqiptarit me te pasur ne bote me nje pasuri te deklaruar prej 400 milion Eurosh , pra kemi te bejme me nje person te pasur qe tashme ka nevoje per tu bere dikushi per popullin e tij pasi per lek s'besoj se ka shume nevoje, pra te jete nje Politikan qe te lere gjurme ne politiken e Kosoves , te beje diçka per kombin e tij .
Keni besim tek Pacolli?
Do beje dicka per Kosoven ?
ku i ka investu keto 400 milion euro .. ne kosove .. apo neper europe a rusi 724516
dajti modh- V.I.P Anëtarë
- Postime : 17309
Gjinia :
Anëtarësuar : 19/01/2010
Re: Behxhet Pacolli
po DAJTO KE TE DREJT KU NA ISHTE KY ZOTRIA NE KOHEN E MASAKRES 1998- 99 ??? !!!!
nje gje eshte e sigurt se ishte pran nje femer ne shtartin e tij te ngroht
pasurohej ende dhe me shume
ashtu sikur nje gje eshte e sigurt qe ne ato vite djemt erdhen nga te kater anet e botes per te luftuar ben aq sa paten mundesi lan familjet e privilegjet e u baltosen e u vran per atdhe
nje gje eshte e sigurt se ishte pran nje femer ne shtartin e tij te ngroht
pasurohej ende dhe me shume
ashtu sikur nje gje eshte e sigurt qe ne ato vite djemt erdhen nga te kater anet e botes per te luftuar ben aq sa paten mundesi lan familjet e privilegjet e u baltosen e u vran per atdhe
Tonii- V.I.P Anëtarë
- Postime : 5860
Gjinia :
Anëtarësuar : 11/12/2009
Re: Behxhet Pacolli
Kosovaret e urrejne sepse Ka taku Milloshevicin, ka qene truproje e Titos , eshte Mik, i Rusise ,ka dhene dhe ca deklarata pak kontradiktore ne lidhje me Kosoven ,por tashme doni sdoni e keni president sepse po ata njerez qe bene luften PDK i dha votat me e bo president , pertej kesaj si e shikoni ne te ardhmen , ja degjova qe me leket e tij do i ndertoj nje ndertese qe do sherbej per PResidentet e Kosoves dhe sdo te marre asnje lek rroge .
Daku- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : N'metropolt
Postime : 1998
Gjinia :
Anëtarësuar : 09/02/2011
Mosha : 45
Hobi : Japraku
Re: Behxhet Pacolli
Behxheti, buxheti, dhe shteti
“E vetmja gjë e domosdoshme për fitoren e së keqes, është që njerëzit e mirë të rrinë duarkryq” – Edmund Burke
Tri pikëpyetje të mëdha e përmbyllin muajin mars 2011 në Kosovë. E para, vendimi i Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen kundër kushtetuese të kryetarit të Kosovës. E dyta, miratimi i buxhetit të shtetit me pasiguri se sa do të jetë i qëndrueshëm dhe nga do të sigurohen të hyrat për shpenzimet buxhetore që janë më të mëdha. E treta, kriza e përgjithshme dhe vetë qenia e shtetit që duket se nuk i vjen as era shtet.
Behxheti në politikë – biznes për veti dhe Hashim Thaçin
Shumë njerëz të painformuar kanë menduar se Behxhet Pacolli (ai e shkruan emrin me “gj” të butë) po futet në politikë për t’i ndihmuar Kosovës. Disa nuk kanë dashur ta dinë të kaluarën dhe planet e tij për të ardhmen, që i shkojnë përshtati interesave ruso-serbe. I janë bashkangjitur në parti si llaskuca disa të ashtuquajtur intelektualë, profesor doktorra, akademikë, klerikë dhe ekspertë, madje edhe femra të bukura. Të gjithë (me përjashtim të bukurisë së femrave) ishin fals në atë për çka thirren. Kontributi i tyre në partinë e Pacollit kishte vetëm një qëllim – bindja për të përfituar para. Nuk e dinin këta se Pacolli, kur është në pyetje përfitimi nga të tjerët, është më i rryer se të gjithë këta, pavarësisht se paraqitet si jo i mençur ose edhe budalla.
Ende nuk janë kthjellur një pjesë shumë e vogël e popullsisë rreth qëllimeve kur biznesmenët e mëdhenj bëhen politikanë dhe synojnë kreun e shtetit sikur Pacolli. Argumenti i vetëm që u sjellin këta, është një hamendje deklarative se kjo ndodh edhe në shtetet e Perëndimit me demokraci të zhvilluar. Në fakt, nuk është kështu. Janë tepër të rrallë biznesmenët e mëdhenj në Perëndim që vijnë në krye të shtetit. Ndoshta rasti më i njohur është ai i kryeministrit të Italisë, Silvio Berluskoni, i cili në qarqet evropiane cilësohet si një kryeministër skandaloz me shumë afera korruptive. Aleati më i ngushtë i tij jashtë Evropës është diktatori libian Moamer Gadafi. Nëse në Perëndim biznesmenët e mëdhenj hyjnë në politikë dhe synojnë hierarkinë më të lartë të shtetit, këtë e bëjnë për prestigj dhe ta përdorin pasurinë e tyre private për të mirën e përgjithshme. Kështu ka vepruar Xhorxh Uashingtoni.
A ndodh sot që biznesmenët e mëdhenj të garojnë në politikë për majat e shtetit në Perëndim siç u tregojnë një numër i vogël këtu në Kosovë? Të marrim shembullin e SHBA-ve. Bill Gejtsi, Stiv Xhobsi, Xhorxh Sorosi, të gjithë janë biznesmenë të fuqishëm. Asnjëri prej tyre nuk ka garuar për nivele më të larta të shtetit edhe pse munden shumë lehtë, pavarësisht se mund të financojnë parti politike. Sorosi dha afër 24 milionë dollarë për fushatë kundër Xhorxh W. Bushit, por kjo ishte një shumë simbolike dhe dukej se nuk e ka seriozisht. Bill Gejtsi ka formuar fond humanitar nga kapitali i vet për ndihma edhe Afrikës dhe nuk përzihet në politikën e SHBA-ve. Barak Obama nuk është biznesmen i madh.
Kthehemi në Evropën Perëndimore. Cili kryetar është biznesmen i madh? Thuajse asnjë. Kryetari i shtetit duhet të ketë integritet të lartë moral dhe të kaluar shumë të pastër. Kryetari i Gjermanisë, Horst Kohler, ish-drejtor i Fondit Monetar Ndërkombëtar, u detyrua të jap dorëheqje pas një deklarate rreth prezencës së ushtarëve gjermanë në Afganistan. Ministrin gjerman të mbrojtjes Rudolf Scharping e shkarkuan për 76,000 euro (e Thaçin dhe Pacollin jo për 2.5 milionë vetëm me një rast!). Pacolli i ka hyrë politikës për t’u bërë si Gadafi, Suharto, mbretërit dhe sheikët në Lindjen e Mesme, dhe diktatorë tjerë që akumuluan kapital privat duke shfrytëzuar pasurinë e shtetit.
Rusisë i ka konvenuar eksploatimi i shqiptarëve
Pacolli i ka hyrë politikës për të bërë biznes në llogari të tij, Serbisë dhe interesave strategjike të Rusisë. Këtë e dinë shumë mirë edhe ata “intelektualë, ekspertë, atdhetarë, dhe femra”. Të gjithë këta janë gabuar nëse ndonjëherë u ka shkuar mendja se Pacolli, përkundër serbofilizmit krejt të hapur prej gjyshit dhe babait, ndoshta mund të ndërroj mendje dhe të kaloj në favor të shqiptarëve. Nëse shumëkush nga shqiptarët ka qenë i lidhur mish e thua me ta dhe tani mundohet të ndërroj kahjen, Pacolli nuk mundet kurrsesi, sepse e kanë në grusht. Nuk janë në pyetje vetëm deklaratat dhe intervistat skandaloze të Pacollit në mediet serbe kundër shqiptarëve, ndaj të cilave ky sot paraqitet si budalla dhe nuk mund t’i përgënjeshtroj. Sigurinë personale më kritike e ka nga serbët. Dy pilotët e aeroplanit të tij privat janë serbë. Drejtoreshë e hotelit Swiss Diamond në Zvicër është Milica e Kragujevcit. Montazha e Beogradit ia kryen të gjitha punët instaluese. Gruan e ka ruse. Etj, etj, etj.
Për punët në Rusi dhe Kazakistan, nuk ka paguar shumë shqiptarë që kanë punuar atje. Rusisë i ka konvenuar ky eksploatim i shqiptarëve dhe t’ia jep tenderin Pacollit, sepse kështu rinovoheshin ndërtesat e Kremlinit më lirë kur disa shpenzime për pagesën e punëtorëve janë të hequra. Rusëve dhe serbëve nuk ka mundur dhe guxuar t’ua bëjë kështu, se do ta kishin eliminuar. Derisa në Rusi ka mundur t’i fitoj tenderët në kurriz të disa shpenzimeve të fuqisë punëtore shqiptare për ta kursyer buxhetin e Rusisë, në Kosovë merr tenderë me buxhet më të lartë se ofertuesit tjerë. Këtë ia mundëson Hashim Thaçi për rinovimin e Pallatit të Shtypit në shumën prej afër 15.5 milionë euro, ose afër 2.5 milionë më shumë se ofertuesi më i lirë. Ky rast i korrupsionit nuk u hetua zyrtarisht. Kështu synon Pacolli ta ndërtoj Kosovën me paratë e tjetërkujt dhe duke i mbetur një pjesë e tyre si fitim ilegal.
Rast tjetër i ndërtimeve të Pacollit në Kosovë, është rinovimi i hotelit Iliria, i cili është dashur të lëshohej në përdorim në muajin shkurt, por punët kanë stagnuar edhe në ditët e sotme shkaku, siç thuhet, i mungesës së mjeteve financiare. Po të ishte Pacolli milioner ose miliarder, ai do ta kishte ndërtuar një hotel shumë më të madh se Iliria me kapital të vetin, e jo ta lë renovimin të papërfunduar për disa dhjetëra ose eventualisht qindra mijëra euro. Strategjia e Pacollit për ndërtimin është kjo: M’i jep ti mua milionat e miliardat se unë e ndërtoj Kosovën. Kush nuk do të ishte në gjendje ta bëjë të njëjtën gjë? Aferim nëse investon diçka prej kapitalit tuaj privat, se për buxhet të shtetit dihet. Është e logjikshme se hyrja e Pacollit në politikë kishte dhe ka në agjendë strategjike të njëjtin qëllim sikur të politikanëve tjerë – pasurimi me pasurinë e tjetërkujt.
Buxheti i klientelizmit dhe i pamjaftueshëm për diktaturë të mirëfilltë!
Buxheti i shtetit është miratuar nga Qeveria e më pas edhe Kuvendi në vlerën e shpenzimeve prej 1,434 milionë euro, përballë të hyrave të planifikuara që llogariten 1,264 milionë euro, që do të thotë deficit i madh buxhetor. Ndonëse edhe të hyrat e planifikuara nuk është e sigurt se do të sigurohen në nivelin e paraparë, Qeveria ka futur edhe privatizimin ose shitjen e ardhshme të PTK-së për ta mbuluar deficitin. Deputetët e opozitës kanë shfaqur kundërshtimin ndaj nenit 4, ku përfshihet shitja e PTK-së, duke kërkuar heqjen e tij nga Ligji për buxhetin.
Në projekt buxhet është përfshirë edhe rritja e pagave për shërbyesit civilë sipas premtimeve të Qeverisë, gjë që ka hasur në kundërshtime nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), i cili kishte premtuar një ndihmë prej 200 milionë dollarëve, po që se nuk tejkalohen parametrat që rrezikojnë stabilitetin buxhetor. Hashim Thaçi duket se po mundohet ta imitoj Sali Berishën në raport me FMN-në. Po mendon se mund t’i mbajë këta shërbyes civilë si të punësuar të vet me buxhetin e shtetit për zgjedhjet e ardhshme, dhe kështu ta ndërtojë një pushtet të përjetshëm, duke harruar se vetë Thaçi është i përkohshëm.
Rritja e pagave për 50 për qind apo edhe dyfishimi i tyre mund të sigurohet edhe me buxhet dyfish më të vogël se ky që është miratuar. Thaçi dhe grupi i tij nuk mërziten se çka ndodh me sektorët tjerë të shtetit. Me këtë strategji, Thaçi deshi t’i tregoj popullsisë se nëse doni paga, duhet të më nënshtroheni mua, përndryshe unë kam aftësinë ta dyfishoj papunësinë. Mirëpo, fundi i turpshëm i kësaj doktrine të mbrapshtë e njohur si “thaçizëm”, mund të jetë çështje e orëve, e jo aq shumë e ditëve ose javëve. Sot është e enjte, 31 mars 2011. Të shohim se çfarë do të ndodh të premten ose më 1 prill.
Shteti i turpit, shoqëria e deleve, dhe ujqit e hajnisë
Krahas Behxhetit, buxhetit dhe Thaçit, duhet të kërkojmë llogari nga secili simpatizantë i këtyre aktorëve. Në asnjë periudhë historike Kosova nuk ka qenë moralisht më e diskredituar se sot. Shoqëria, me apo pa vetëdije, i është nënshtruar një frike të pashembullt që nuk keni mundur ta vëreni edhe gjatë luftës kur ju ishit duarthatë, ndërsa armiku me tanke. Ka lejuar t’i futet në gjak si mënyrë normale e jetës dhe vlerë: korrupsioni, nepotizmi, klientelizmi, anti-kombëtarizmi, ryshfeti, shantazhi, falsifikimi dhe gënjeshtra. Pa i praktikuar disa nga këto veprimtari ose të gjitha në bashkëveprim me pushtetin e tanishëm të Kosovës dhe shumicën e partive politike, duke përfshirë edhe parapolitikën e quajtur “shoqëri civile”, mund t’iu cilësojnë si të marrë. Por, kështu nuk u cilëson pjesa e tjetër e botës, e cila vlerat e “thaçizmit” dhe praktikat e shumicës dërmuese të partive tjera i njeh ashtu si janë, si ndodhin dhe pasojat që i sjellin, pra si anti-vlera.
Posa të këndellet pak shoqëria nga anti-vlerat e “thaçizmit”, dhe kjo këndellje do të vjen nga jashtë (sepse shoqëria kosovare duket sikur nuk ka gjene për të reaguar!), poshtërimi më i madh që mund t’ua bëjnë njerëzit në të ardhmen, nuk do të jetë nëse keni qenë pjesë e çfarëdo sistemi të identifikuar si: fashist, komunist, titist, rankoviçist, tradhtarë i kombit, e të tjera. Mjafton t’u sjellë dikush dëshmi se keni qenë thaçist, dhe atë përvojë si njollë nuk do të mund ta lajë as Drini i Bardhë!
Isa Mulaj, mars 2011.

Gjeto Gjetani- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : Dukagjin
Postime : 1969
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha : 55
Hobi : leximi
Re: Behxhet Pacolli
aiii po ky bexheti ska lidhje me politik..veq qe ka pare aaa...ma mir qe e kan hjek se si ka pas hije aspak...shum palidhje qe u terhek fatmir sejdiu sepse ne opinionin tim ai ka qen shum president i mir( alla kosovarqe ka dit me fol me ven). Nejse te kqyrim se qysh po na del atifetja hehe celebrate005
LaDescarada- Princeshë
- Postime : 11767
Gjinia :
Anëtarësuar : 29/12/2009
Similar topics
» Pacolli: Do të kthej serbët në Kosovë
» Pacolli prane blerjes se klubit italian
» Fondacioni “Behgjet Pacolli” shpërndau ndihma në Shkodër
» Ish-presidenti Pacolli miqësohet me bosin e rrëmbimeve Basri Bajrami

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi