Yjet e shtanges akuzojne: Shteti na ka braktisur!
Faqja 1 e 1

Sikur të mos mjaftonin telashet e njëpasnjëshme të peshëngritjes shqiptare me rastet e përsëritura të dopingut që kanë nxirë imazhin e saj në arenën ndërkombëtare, tani janë sportistët më elitarë që kërcënojnë seriozisht me bojkot dhe largim. Shkak është bërë mospagesa e shpërblimeve financiare dhe detyrimeve që u takojnë peshëngritësve elitarë, të cilët në vitet e fundit kanë fituar medalje në arenën ndërkombëtare, por nuk janë shpërblyer nga shteti shqiptar. Daniel Godelli dhe Romela Begaj, dy nga figuruat më përfaqësuese të shtangës, nuk kanë ngurruar të paralajmërojnë për bojkot të Botërorit të Varshavës në tetor nëse nuk u paguhen detyrimet e prapambetura.
Në një konferencë për shtyp të organizuar gjatë ditës së djeshme, Romela Begaj dhe Daniel Godelli nuk kanë ngurruar të bëjnë publik kërcënimin e tyre për bojkot, duke akuzuar MTKRS-në dhe ministrin Bumçi për indiferentizëm.
“Ne të dy, bashkë me trajnerët tanë, kemi vendosur që të pezullojmë çdo garë ndërkombëtare. Nëse kjo situatë nuk zgjidhet, kjo që themi do të verifikohet në tetor, kur të zhvillohet kampionati botëror”, deklaroi Romela Begaj.
“Isha në MTKRS, takova ministrin dhe përgjigjja që dha ai ishte kontakto me zëvendësministrin. Më vjen keq, pasi jemi tre sportistë që kemi marrë medalje në Lojërat Mesdhetare dhe nuk është dhënë asnjë lloj përgjigje për shpërblimet tona. Është turp, sepse jemi në vitin 2013 dhe akoma diskutojmë për trajtimet. Dua të them se në të gjithë vitin, vetëm një herë kemi marrë trajtimin ushqimor. Është turp! Ne nuk kemi asnjë lloj pune tjetër. Ne jemi vetëm sportistë, me këtë ushqehemi, me këtë jetojmë. Shpërblimet e medaljeve akoma nuk e dimë se ku janë, cili është ngërçi që i bllokon. Jemi me borxhe dhe jemi sportistë elitarë. Është një turp ajo që do të them unë tani, se nuk kemi bukë për të ngrënë”, ishte apeli i nënkampiones së Europës, të cilës vetëm me shpërblime për medaljet e marra deri tani, shteti i detyrohet 1 milion lekë.
Ndërkohë, Daniel Godellit, Kampion Europe në fuqi në peshën 69 kilogram në shtytje, shteti i detyrohet 4 milionë lekë, pa harruar këtu trajtimin ushqimor. Ndaj peshëngritësi ka bërë të qartë se në rast se situata nuk ndryshon shpejt, ai mund të marrë vendimin drastik për të përfaqësuar një shtet tjetër.
“Pas tre muajsh është kampionati botëror dhe kishim shpresa që të paraqiteshim mirë. Kërkojmë mbështetje që të vazhdojmë stërvitjen, pasi nuk mund të vazhdojmë më kështu, është kot të bësh më sport. Duam djersën tonë, atë që na takon. Këtë vit kam pasur tri oferta nga shtete të ndryshme. Nuk po e mendoj akoma, pasi dua të rri me Shqipërinë. Para dy javësh dhashë një deklaratë se mund të iki nga Shqipëria, por pres që të rregullohen gjërat. Nëse gjërat nuk rregullohen, do të shoh edhe këtë anën tjetër, sepse sporti nuk bëhet kështu. Unë dua të bëj sport, dua të synoj të bëhem më i miri në botë”, tha Godelli./shqiperia.com

An0nim- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Sarande
Postime : 2383
Gjinia :
Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha : 34
Similar topics
» Dyfishohen fëmijët e braktisur
» Thuaji dy gjera qe nuk te kane braktisur kurre?
» Durrës, vdes në shtëpinë e fëmijës foshnja e braktisur
» Top 10 Yjet E Rinj
» C'thone yjet per ju?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi