Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ethet e operacionit 'fshesa' People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ethet e operacionit 'fshesa' People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ethet e operacionit 'fshesa'

2 posters

Shko poshtë

Ethet e operacionit 'fshesa' Empty Ethet e operacionit 'fshesa'

Mesazh nga An0nim Sat 13 Jul 2013 - 21:46

Ethet e operacionit 'fshesa' 1373710131-operacioni_fshesaPolitika është përfshirë në akuza dhe kundërakuza për fatin e nëpunësve civilë, që sa herë ka pasur ndryshime pushtetesh janë shkarkuar prej të sapoardhurve, që në këtë mënyrë kënaqin një masë të madhe të atyre që i kanë votuar të vijnë në pushtet. “Dy” kryeministrat, ai në ikje e ai në ardhje, këmbëngulin: I pari për “revansh mavi” dhe “oreks të madh” të kundërshtarëve që vijnë në pushtet, të cilët po punësojnë administratë në zyra partie. I dyti: Për ndryshim të skemës së emërimeve të deritanishme në administratë. Konkurrencë, meritokraci dhe krijim të një database ku do të mblidhen më të talentuarit “për të rilindur vendin”  


Tirana në këto ditë të nxehta vere nuk duket më ndryshe sesa ato përshkrimet me të përmbysur e përmbysës në romanet e Ismail Kadaresë (Dimri i madh apo Nëntori i një kryeqyteti, zgjidhni kë të doni). Ajo për të cilën flitet në kafenetë e qendrës ka të bëjë me administratën dhe vendet e punës që paguhen nga buxheti i shtetit, të cilat lakmohen prej pjesës më të madhe të militantëve mbështetës të krahëve të ndryshëm që presin pas derës sa herë zgjedhjet përfundojnë me rotacion si ky i fundmi. Fjalori nuk është ai i pasluftës së 1944, ndoshta edhe pse pritshmëritë nuk janë të njëjta, por dallimi është i vogël. Është një fjalor jo shumë i zgjeruar që fillon dhe mbaron me: vende pune, revansh, reformë, fshesë, militantë, të aftë të atij dhe këtij, të partisë dhe të shtetit, të korruptuar, fitimtarë, humbës, ne, ata dhe sigurisht mbyllet me një listë krahinizmash të padenja për t’u përmendur. Gjasat janë të mëdha që drejtori në ikje apo ai që pritet të vijë ta njohin mirë njëri-tjetrin dhe të përballen me njëri-tjetrin në kafenetë e qytezave, madje edhe të shihen vëngër, ku fitimtari merr tashmë pozën triumfuese dhe i humburi atë të inatçorit (prit se bota është me rrota). Gjasat janë edhe që ata ta kenë ndërruar edhe më herët vendin me njëri-tjetrin.

Atmosfera është më e ndjeshme në Tiranë, ku edhe vendet e punës në administratë janë më të shumta dhe më të lakmuara, por ndërkohë është e ngjashme në të gjithë vendin. Përfytyrojeni Shqipërinë ku mijëra punonjës (kryesisht drejtorë apo nëndrejtorë) po bëjnë gati valixhet për t’u larguar në shtator (shumë janë ndërkohë duke dhënë dorëheqjet deri dhe publikisht, si në rastin e një drejtuesi të Televizionit Publik Shqiptar, i cili prej vitesh është në funksion të partive në pushtet që prej emërtesave e deri tek informacioni që përcjell) dhe më anën tjetër, mijëra të tjerë bëhen gati për të njëjtat vende pune që i kanë lakmuar prej vitesh, por që i shihnin të pamundura për shkak të bindjeve politike apo madje i kishin humbur pikërisht për shkak të tyre.

Në fakt, numri në total nuk është aq i madh. 87 710 është sipas të dhënave numri i atyre që paguhen nga buxheti i shtetit, prej të cilëve, pjesa dërrmuese janë mësues (38 mijë) që në një masë të madhe kanë më shumë se 20 vjet në punë, ndërsa pjesa e mbetur ndahet mes policive të sektorëve të ndryshëm dhe një grushti punësh të privilegjuara pas skrivanive në zyra ministrish apo institucionesh. Numri i atyre që i presin këto punë dhe numri i atyre që u janë premtuar këto punë janë disa herë më shumë sesa numri i karrigeve që do jenë në treg pas instalimit të qeverisë së re. Këtu duket se fillon edhe telashi i parë dhe ngërçi para të cilit thuajse kanë dështuar gjithë qeveritë, përfshi atë në ikje. Krijimi i një administrate efikase dhe larg duarve të politikës, emërimeve nepotike apo partiake, nuk mund të thuhet se ka qenë pika e fortë e qeverisjes (ndoshta një nga më të dobëtat).

Komisioni i Shërbimit Civil në raportin e 2012-ës thotë se administrata qendrore apo vendore nuk ka marrë parasysh asnjë prej vendimeve të tij që kryesisht kanë të bëjnë me kthimin në detyrë të personave të shkarkuar padrejtësisht. “100 për qind e vendimeve nuk janë zbatuar”, thoshte kryetari i KSHC, i  cili pohonte se dëmi ekonomik prej kësaj është i madh, por se institucioni i tij nuk mund ta llogariste atë.

Vendi është prej kohësh në një rreth vicioz ku politika, e paaftë të ofrojë më shumë sesa vendet e punës në administratë, josh me këto të fundit militantë dhe ofiqarë partie. Skema është e thjeshtë, partia apo partitë e opozitës janë ato që kanë një listë të gjatë personash në pritje për një vend pune. Nuk bëhet fjalë thjesht për qeverinë hije, por për një administratë të tërë në hije. Mijëra që rrinë kafeneve në pritje të rotacionit që ndryshon edhe ngjyrat e flamurit në institucione e për rrjedhojë sjell edhe shkarkimet masive në administratën shtetërore.

2005 ishte një prej kulmeve të këtyre shkarkimeve. Lista partiake njerëzish që duhej të emëroheshin dhe lista partiake njerëzish që duhej të shkarkoheshin përfshinë në pak muaj gjithë vendin ( pa llogaritur këtu listat nepotike apo të paguara në dorë të drejtorëve të sapoemëruar). Ata që iknin nuk ishin gjithmonë të dështuarit apo të korruptuarit. Në fakt një gjykim i tillë thuajse mungoi. Pavarësisht nëse kishin qenë të suksesshëm apo dështakë, drejtorë, nëpunës e deri mësues fshati u shkarkuan nga puna dhe në vend të tyre erdhën të rinj po ashtu të patestuar dhe pa ndonjë gjykim fillestar nëse ishin të aftë ta bënin apo jo një punë që u besohej.

Mijërat e shkarkuar ndërkohë iu drejtuan gjykatave dhe një numër jo i vogël, për të mos thënë një shumicë e madhe fituan në çështjet kundër shtetit. Ky i fundit arriti të paguante deri tre persona njëkohësisht për të njëjtin vend pune, ndërkohë që puna ashtu siç ndodh rëndom në Shqipëri mbetej pa bërë. Raste flagrante u regjistruan në drejtori të rëndësishme, Policia e Shtetit, dogana dhe tatime. Dëmi që këto të fundit i kanë shkaktuar arkës së buxhetit nga shkarkimet e padrejtat llogaritej në 2012 rreth 1.7 milion dollarë dhe vetëm për 7 punonjës të lartë të kësaj pjese të administratës (Ministrisë së Financave), shteti duhej të paguante 200 mijë dollarë si dëmshpërblim për largimin nga puna, nga ana tjetër 200 mijë dollarë paguheshin edhe për 7 zëvendësuesit e tyre.

Bashkimi Europian dhe institucionet e asistencës ndërkombëtare në Tiranë, i mbushën raportet plot me këshilla për të ndalur sëpaku shkarkimin e personave për të cilët shteti shqiptar dhe partnerët e huaj kishin paguar mijëra euro në trajnime. Një prej kërkesave themelore për të avancuar në procesin e integrimit është stabilizimi i një administrate publike jo-partiake dhe mbi bazë meritokracie. Një ndër ligjet e shumëpërfolura që u tha se penguan marrjen e statusit të vendit kandidat ishte ai për nëpunësin civil, statusi i të cilit është nëpërkëmbur sa herë janë ndërruar pushtetet. Raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili shënon edhe dëmin financiar të shkaktuar nga shkarkimet e paligjshme dhe të paargumentuara, thonë se vendi vazhdon ende të paguajë faturë financiare prej vitit 2006, kur ishte dhe masa më e madhe e lëvizjeve në administratë pas ardhjes në pushtet të së djathtës. Kjo faturë sipas raportit rritet edhe për shkak të mos respektimit të vendimit të gjykatave për të kthyer në vendin e punës të larguarit.

Partia Socialiste që pritet të marrë drejtimin e vendit bashkë me aleatët e saj në shtator do të jetë pikërisht përballë kësaj dileme. Njerëzit që kanë punuar që ajo dhe partitë aleate të saj (LSI për të përmendur më të rëndësishmen) të vinte në pushtet në një numër të madh presin vendet e punës që deri tani i mbajnë demokratët në administratën publike. Kjo ndoshta është edhe arsyeja se ndërsa janë përfshirë në fushatë për të zgjedhur zëvendësuesin e kryetarit në detyrë Sali Berisha në PD, dy kandidatët nuk kanë lënë pa “kërcënuar” opozitën që do marrë pushtetin që të mos prekë punonjësit e administratës të emëruar në 8 vitet e qeverisjes së tyre. Vetë kryeministri Berisha në një nga pak prononcimet publike për të cilat tashmë po përdor rrjetet sociale shkroi se nga PS pritej revansh, duke komentuar në këtë formë një nismë të kreut të socialistëve Edi Rama për të mbledhur CV online për personat që siç thoshte ftesa duan të kontribuojnë në ringritjen e vendit.

5280 CV ishin dorëzuar deri dje në mesditë menjëherë pas kësaj ftese të Ramës, të ndara thuajse gjysmë për gjysmë mes grash e burrash pjesa dërrmuese  e të cilëve jetojnë në Shqipëri. Zyrtarë të PS këmbëngulin që plani i tyre nuk është të bëjnë revansh. “Po kërkojmë të talentuar për të vënë në vijë punët e vendit”, thonë ata. Një shqiptare që jep mësime mjekësie dhe punon si mjeke në Itali i shkroi kreu të Socialistëve dhe ky e bërë publike letrën për të konfirmuar në një farë mënyre se këta ishin njerëzit që kërkoheshin. Ndërkohë zyrtarë të Socialistëve thonë se në morinë e CV të nisura online apo dorazi ka njerëz që japin mësim në Harvard dhe që kanë kryer doktoraturën atje.

Por për qeverinë që po bëhet gati në opozitë ky është tregues i fillimit të revanshit. “Oreksi vjen duke ngrënë! Të dashur miq, në selinë mavi revansh i paparë. Pas hapjes se tenderit online për fshesën ndaj administratës, z.Rama njofton se konkurset për vendet e punës në administratë nuk kanë qenë të hapura (paçka se botoheshin në të gjitha mediat e kontrolluara prej tij), prandaj për t’i hapur ato ai ka vendosur që çdo njeri për të marrë pjesë në konkurse për punësim në administratë duhet më parë të aplikojë online dhe të presë biletën në selinë e PS”, shkroi në faqen e tij në Facebook kryeministri Berisha.

Njoftim që u pasua nga qindra komente ku akuzohej PS se ishte duke vjedhur (edhe pse kjo e fundit ende nuk ka marrë në administrim çelësat e zyrave të shtetit). Kryeministri madje pretendon se fshesa do të prekë edhe sektorin privat që sipas tij do të punësojë njerëz në bazë të rekomandimeve që do i shkojnë nga partia socialiste. Kryeministri me ironi shkon edhe më tej: “Kjo është lule. Prisni, prisni tenderin e miellit. Aty deti bëhet jo kos por flori. Tepron edhe për ndonjë mik të çmuar që çmendet pas gjahut dhe trafiqeve! Ndryshim!! Me vrap drejt të shkuarës! Sb”, mbyll ai mesazhet kur për shumë që njohin gjuhën e akuzave të demokratëve gjatë kohës që ishin në opozitë termat “miell”, apo “flori” nuk janë rastësorë dhe as të hedhur në ajër. Nga ana tjetër kryeministri për herë të parë jep publikisht një përfytyrim që një pjesë e madhe e shqiptarëve kanë për zyrat e shtetit. Atë të një vendi ku të emëruarit shkojnë me lugë në brez pasi “deti është bërë kos”. Ndërkohë nga ana e tij as kryeministri dhe as pjesa tjetër e qeverisë nuk kanë dhënë deri tani shpjegime të sakta për numrin e madh të të shkarkuarve që kanë fituar ndërkohë gjyqet kundër qeverisë apo të emëruarve prej tyre dhe për të cilat ata janë detyruar të paguajnë mjaft prej buxhetit të shtetit.

Në anën tjetër socialistët janë mes dilemës për të kënaqur militantët në kërkim të revanshit dhe sigurisht vendit të punës dhe njëkohësisht kërkesës për të prishur rrethin vicioz të shkarkimeve. Vendi edhe kështu i varfër me në kurriz borxhe e dëmshpërblime (për pronarë tokash të shpronësuar që më 1944 apo të persekutuar politikë), rrezikon të ketë më shumë dëmshpërblime për të paguar. “Nuk do të ketë revansh me top”, na thonë në PS duke treguar se qeveria e re do të tentojë të jetë e kujdesshme dhe nuk do të bëjë shkarkime të pamotivuara për të cilat më pas do duhet të paguaj ekstra.  Deputetja Milena Harito e cila lexoi edhe numrin e CV dhe ndarjen e tyre në kategori ritheksoi dje se ky ishte “Sqarojmë përsëri se ky nuk është një premtim për punë një hap  i rëndësishëm drejt lirisë së konkurrencës dhe vlerësimit sipas meritës në këtë vend”. Harito këmbëngul se nuk bëhet fjalë për ndarje pune por për një bazë të dhënash ku sipas saj, për një vend pune do të ketë një garë reale dhe me shumë konkurrentë. Ajo përsërit faktin se baza e të dhënave do t’i shërbejë edhe biznesit privat në kërkim të krahut të punës ndërsa thekson se ky është fillimi i krijimit të një sistemi që do të ketë informacion mbi krahun e punës të pranishëm në vend dhe informojë këtë krah pune për vendet që do të krijohen dhe ku ata mund të gjejnë veten. “Nga e thëna në të bërë është një det i tërë”, përsëriste kreu i socialistëve sërish një shprehje me det në letrën përgjigje për shqiptaren mjeke në Itali. Rama thotë se gjërat nuk do të bëhen shpejt dhe në këtë mënyrë ai njëkohësisht tenton të ftohë edhe pritshmëritë e mbështetësve të tij që presin zgjedhje dhe një vend pune. Nga ana tjetër, pa paragjykuar askënd, mjaft janë pesimistë se PS dhe aleatët do mund ta prishin rrethin vicioz të shkarkimeve politike. Në Tiranë atmosfera dhe njerëzit flasin për të përmbysur në ikje me valixhe në duar dhe përmbysës që presin pas derës edhe pse nuk mund të thuhet nëse janë me apo pa lugë në brez.

5280 persona kanë aplikuar në atë që Partia Socialiste e quan krijim database për vendet që do të krijohen në administratën publike dhe që sipas saj do ta bëjë më konkurrues emërimin dhe që njëkohësisht do t’i japë mundësi qeverisjes së re të zgjedhë më të mirët mes tyre

273 është numri i aplikantëve nga jashtë në sistemin e krijuar nga Partia Socialiste. Më herët edhe demokratët tentuan të joshin në vend përmes një projekti të quajtur “Brain Gain”, shqiptarë të diplomuar jashtë vendit, por kjo ka rezultuar mjaft më e vështirë sesa duket

1.7 milion dollarë llogaritet dëmi në buxhet vetëm për të shkarkuarit në mënyrë të padrejtë në administratën tatimore dhe të kthyer në punë nga gjykatat prej vitit 2005 deri në 2012. Kjo sipas raporteve të Kontrollit të Lartë të Shtetit; një faturë financiare për totalin e shkarkimeve të parregullta nuk ka.

87710 është numri total i punonjësve që paguhen nga buxheti i shtetit, ku pjesa më e madhe janë mësues, punonjës të shëndetësisë apo punonjës të policive të ndryshme, ndërsa numri tjetër i përket zyrtarëve të lartë apo të mesëm në zyrat e administrimit./shqiperia.com
An0nim
An0nim
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Sarande
Postime Postime : 2383
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha Mosha : 34

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ethet e operacionit 'fshesa' Empty Re: Ethet e operacionit 'fshesa'

Mesazh nga Anakonda Wed 17 Jul 2013 - 3:45

hihihi hihihi hihihi hihihi sa e fort sidomos kjo karikatura
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi