Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ethet hemorragjike, 6 persona të infektuar People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ethet hemorragjike, 6 persona të infektuar People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ethet hemorragjike, 6 persona të infektuar

Shko poshtë

Ethet hemorragjike, 6 persona të infektuar Empty Ethet hemorragjike, 6 persona të infektuar

Mesazh nga Vizitor Sat 5 Jun 2010 - 6:51

Ethet hemorragjike, 6 persona të infektuar SpitaletBrenda një muaji sëmundja e rrezikshme, shpesh vdekjeprurëse e etheve hemorragjike ka prekur të paktën 6 persona në Kukës.

Në pavijonin e infektivit në spitalin rajonal të Kukësit ndodhen tre persona për të cilët mjekët konfirmojnë paraprakisht ethet hemorragjike.

Dy nga tri rastet e fundit janë shfaqur këto ditë në fshatin Morin, ndërsa i treti nga një fshat i Hasit.

Të tre personat e sëmurë kanë një moshë mesatare rreth 40 deri në 50 vjeç dhe paraqesin simptoma të etheve prej disa ditësh.

Siç tregojnë specialistët e repartit të infektivit, simptomat që ata paraqesin janë marrje mendsh, dhimbje e muskujve, plogështi dhe humbje të fuqisë, gjakderdhje nga goja, nga veshët, si dhe temperaturë e lartë.

Mjekët thonë se shkaktarët e etheve hemorragjike janë viruset që barten nga brejtësit e ndryshëm si minjtë, si dhe insektet kryesisht rriqrat.

Viruset e bartura përhapen kur rriqra pickon njeriun direkt ose kur infeksioni te njeriu kalon nga kafshët që kanë marrë më herët infeksionin.

Pacientët e sëmurë me ethe hemorragjike po trajtohen me terapi intensive, ndërsa një kampion për analiza është dërguar në laboratorët e specializuar jashtë vendit nga ku pritet që brenda javës të kthehet përgjigjja.

Në repartin e infektivit, duke u nisur nga simptomat që paraprakisht janë klasifikuar si ethe hemorragjike, pacientët mbahen të izoluar ndërsa personeli shërben i mbrojtur me maska dhe masa të tjera mbrojtëse.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi