Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kofsha e pulës shkakton sherr të madh në dasëm People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kofsha e pulës shkakton sherr të madh në dasëm People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kofsha e pulës shkakton sherr të madh në dasëm

2 posters

Shko poshtë

Kofsha e pulës shkakton sherr të madh në dasëm Empty Kofsha e pulës shkakton sherr të madh në dasëm

Mesazh nga An0nim Wed 17 Jul 2013 - 2:54

Kofsha e pulës shkakton sherr të madh në dasëm F758A9131927CAC00853AFE2502D3DC4Ben Smethurst dhe Klarisa, çifti që kishte dasmën, thanë se kanë mbetur të shokuar nga ajo që ndodhiCeremonia e dasmës së një çifti të ri është kthyer në një sherr masiv në Norfolk të Anglisë. Shkak për sherrin e pazakontë është bërë një kofshë pule.Vëllai i dhëndrit ka shkuar në tavolinën ku ndodheshin ushqimet. Pasi ka marrë një copë pule te pjekur ai është shtyrë nga një prej dasmorëve. Kjo gjë ka bërë që mes të ftuarve të nis një sherr i madh. Në sherrin me grushte janë përfshirë dhe gratë. Motra e nuses ka përfunduar në spital, po ashtu dhe i ati i dhëndrit.

Ben Smethurst dhe Klarisa, çifti që kishte dasmën, thanë se kanë mbetur të shokuar nga ajo që ndodhi. Çifti u detyrua ta kalonte natën e parë të martesës në spital, duke u kujdesur për të afërmit e lënduar./Noa
An0nim
An0nim
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Sarande
Postime Postime : 2383
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha Mosha : 34

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kofsha e pulës shkakton sherr të madh në dasëm Empty Re: Kofsha e pulës shkakton sherr të madh në dasëm

Mesazh nga An0nim Wed 17 Jul 2013 - 2:55

 Dasma që përfundoi në ndeshje boksi, 10 makina policie për të ndarë dasmorët
Kofsha e pulës shkakton sherr të madh në dasëm Thumb_250x150

Sigurisht që kur bënin planet për martesë, nuk u kishte kaluar në mendje që dita më e bukur e jetës së tyre do të përfundonte në dru.




Karyssa Smethurst dhe Ben Smethurst nga Britania kishin ftuar miq dhe të afërm për të festuar sëbashku. Por ushqimi u bë shkaku që çdo gjë të hidhej në erë dhe të afërmit të rriheshin mes tyre.




Sipas “Daily Mail”, 29-vjeçarja Krystel Coleman, motra e nuses, përfundoi me hundë të thyer dhe sy të nxirë. Mësohet se ka qenë daja e tij që e rrahu kaq shumë.




53-vjeçari Curt Hughes u nxeh keq kur pa kumbarin të shtyhej në radhë për të marrë ushqim për djalin e tij. Ai e qëlloi kumbarin, por edhe vëllain e babain e dhëndrit, 30-vjeçarin Danny Smethurst dhe 52-vjeçarin Kevin Coleman.




Mësohet se plot 10 makina policie mbërritën në hotelin “Caldecott Hall” në Norfolk ku zhvillohej ceremonia, me qëllim që të ndanin të ftuarit të cilët po rriheshin vënçe me njëri – tjetrin. Nëna e nuses, Liza Coleman i humbi ndjenjat nga gjithë ajo që i panë sytë. Nga ana tjetër, nusja, edhe pse në muajin e tetë të shtatzënisë, u detyrua që të shoqëronte motrën e saj për në spital.




Sipas dhëndrit, çdo gjë filloi kur vëllai i tij tentoi të merrte pa radhë një racion pule për djalin e tij 11-vjeçar.




“Curt e shau dhe vëllai im i tha që nuk është e nevojshme të flasin me këtë fjalor. Çdo gjë shkonte për bukuri, njerëzit kërcenin dhe kalonin bukur. Curt filloi të bërtasë, duke thënë se bëri gabim që erdhi pasi martesa ishte një... dhe ushqimi shumë i keq. Atëherë vëllai im u nxeh dhe e shau. Kaq u desh që Curt ta qëllonte”, tha ai.




Curt tentoi të largohej me taksi, por nusja i kërkoi taksistit të mos largohej derisa të vinte policia. Ai u arrestua dhe më pas u la i lirë me garanci. Por një gjë është e sigurt, që ceremonia martesore dështoi dhe të ftuarit hëngrën goxha dru. /alb-observer.com/
Kofsha e pulës shkakton sherr të madh në dasëm Dasma_580x706
An0nim
An0nim
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Sarande
Postime Postime : 2383
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha Mosha : 34

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kofsha e pulës shkakton sherr të madh në dasëm Empty Re: Kofsha e pulës shkakton sherr të madh në dasëm

Mesazh nga Anakonda Wed 17 Jul 2013 - 17:56

hihihi hihihi hihihi hihihi 
mos vall kan qen shqiptar se ska mundsi????
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kofsha e pulës shkakton sherr të madh në dasëm Empty Re: Kofsha e pulës shkakton sherr të madh në dasëm

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi