Kalendari i ri futbollistik
2 posters
Faqja 1 e 1
Kalendari i ri futbollistik
Është përcaktuar kalendari i sezonit të ri futbollistik 2013/2014 për Kategorinë Superiore. Ndryshe nga sezoni i shkuar, skema për kampionatin e ardhshëm do të rikthehet tek ajo e përdorur për disa vite radhazi, me tre faza dhe me 12 skuadra. Dy fazat e para do të luhen me nga dy takime, pra me ndeshje vajtje-ardhje, ndërkohë që në fazën e tretë do të luhet vetëm nga një ndeshje në skemë rrethi. Që në fillim të shortit, dy numrat e klubeve të para ishin ato të derbit kryeqytetas që rikthehet në këtë sezon, Tirana dhe Partizani.
Në bazë të skemës, për sezonin një nga ndeshjet derbi më të mëdha të historisë do të luhet javën e shtatë që zhvillohet më datën 5 tetor dhe është skuadra e Partizanit pritëse. Ndërkohë, kampionët në fuqi të Skenderbeut do të luajnë që në javën e dytë në Vlorë me Flamurtarin për t'u përballur në javën e tretë me Kukësin, skuadrën surprizë të edicionit të kaluar. Ndërsa në javën e 4-të, Skëndërbeut i duhet të përballet me një tjetër rival të fortë, të paktën në letër, si Tirana, me të cilën prej mëse 3 vitesh i kanë shndërrar ndeshjet mes tyre në një lloj derbi të veçantë.
Ndërsa me Partizanin, një emër i madh i rikthyer pas 4 vitesh orvatjeje në kategoritë inferiore, Skëndërbeut do t'i duhet të përballet në javën e 10-të. Ky sezon i ri i Superligës do të fillojë më 24 gusht dhe do të përfundojë me 10 maj të vitit 2014-të. Në bazë të skemës, edhe në kjëtë vit në fund të kampionatit do të bien 4 skuadra nga Superliga dhe do të ngjiten 2 nga Kategoria e Parë, që do të thotë se sezoni i ardhshëm i Superligës 2014/2015 do të jetë me 10 skuadra./shqiperia.com

An0nim- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Sarande
Postime : 2383
Gjinia :
Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha : 34
Re: Kalendari i ri futbollistik
shpresoj tfitojm ne po he
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Hidhet kalendari i Botërorit, Shqipëria me një plan kaotik
» Kalendari i femrave me përmasa 90-60-90
» Kalenderi Historik.
» "Kalendari Maja, i keqinterpretuar"
» Kalendari me meshkuj lakuriq shkakton probleme

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi