Cana rrefen eksperiencen te Lacio
2 posters
Faqja 1 e 1
Cana rrefen eksperiencen te Lacio
Lorik Cana, kapiteni i kombëtares shqiptare, që ka thyer barrierat e paragjykimeve në një skuadër si Lacio, tashmë konsiderohet një prej liderëve të skuadrës italiane. Pas përfundimit të fazës përgatitore me skuadrën bardhekaltër në Auronzo di Cadore, mesfushori kuqezi flet për eksperiencën 2-vjeçare në kryeqytetin italian, ku iu desh shumë punë për të fituar besimin e tifozëve dhe drejtuesve, ndërsa komenton edhe disa nga emrat më të lakuar të kombëtares shqiptare, të cilët janë në orbitën e shoqërisë së drejtuar nga presidenti Lotito:
“Nuk di të të them nëse jam një lider te kjo skuadër, por mund të them me siguri se jam përhërë gati për të ndihmuar ekipin në momente të vështira. Për mua kanë shumë rëndësi rezultatet dhe në këtë aspekt, suksesi në Kupë është i paharrueshëm”.
Nga Reja te Petkoviç, ashtu si skuadra, edhe Cana nuk e ka ndier shumë fazën e tranzicionit, sepse tekniku boshnjak diti të ruante ekuilibrat në grup:
“Besoj se jam rikthyer në formën time më të mirë pasi kam gjetur kondicionin fizik, duke lënë pas disa dëmtime jo shumë të lehta. E konsideroj veten një lojtar luftarak. Këtu në Romë ndihem mirë. Kam uri për suksese të tjera”.
Kur bëhet fjalë për merkaton e Lacios, dalin përherë në sipërfaqe emrat e shqiptarëve. Kjo, ndoshta edhe për meritë të drejtorit sportiv, Igli Tare. Kapiteni i kombëtares shqiptare, rezervon disa komente për njërin prej tyre:
“Etrit Berisha është një portier shumë i fortë, që arriti të fitojë besimin e De Biazit. Është e vështirë të flasësh për lojtarë të panjohur, por unë nuk kam asnjë dyshim rreth aftësive të tij. Nuk e di se në çfarë pike janë bisedimet me Lacion, por mund të them se është një lojtar profesionist dhe një djalë fantastik. Besoj gjithashtu se është një numër njësh, dhe i gatshëm për të nisur një aventurë në një skuadër të rëndësishme. Madje, po guxoj pak për të thënë që ai do të bëhet një nga portierët më të mirë të Serie A. Gjithsesi, te Lacio do ta ketë të vështirë të luajë që në fillim si titullar, pasi Marketi është një portier i madh dhe besoj se do të qëndrojë mes dy shtyllave edhe për shumë kohë. Në këtë aspekt mund të them se zgjedhja e tij është disi delikate”.
Në fund, Cana nuk harron të bëjë një koment edhe për mbrojtësin shkodran, Elseid Hysaj, duke theksuar është ende një lojtar i ri, që duhet të mësojë shumë, por shton se ka besim në cilësitë e tij. Mbrojtësi i Empolit u ndoq gjatë nga Lacio, por ditët e fundit me rinovimin e belgut Kavanda, duke se skuadra kryeqytetase ka hequr dorë përfundimisht nga ai./shqiperia.com

An0nim- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Sarande
Postime : 2383
Gjinia :
Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha : 34
Re: Cana rrefen eksperiencen te Lacio
sa keq per Canen qe sdo e lejokan me ne kombtaren ton,
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Lady Gaga rrëfen sekretet e jetës së saj
» Noizy rrëfen historinë me vajzën kosovare
» Kafsha shtëpiake "rrëfen" karrierën tënde
» Cana pranë largimit nga Galatasaray?
» Cifti jetim i mbetur pa strehë, rrëfen dramën në NEWS24

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi