Cifti jetim i mbetur pa strehë, rrëfen dramën në NEWS24
2 posters
Faqja 1 e 1
Cifti jetim i mbetur pa strehë, rrëfen dramën në NEWS24
TIRANË- Mjaftoni Xhymertaj dhe burri i saj, jetimë, bashkë me djalin e tyre të vogël Mikelin prej tre javesh janë nxjerrë me forcë nga konvikti i shkollës teknologjike ku banonin prej vitesh, me motivacionin se nuk kanë status jetimi dhe si të tillë janë braktisur si nga shteti dhe pushteti vendor në mëshirë të fatit, që nuk duket aspak pozitiv për ta.
Momentalisht familja Gjyrmetaj është strehuar tek një tjetër familje jetimësh që ndodhet në katin e parë të konviktit të shkollës teknologjike, ku atyre u është lëshuar një dhomë e vogël, vetëm për disa ditë, e më pas i pret sërish rruga.
“U bënë 3 javë që më kanë nxjerrë nga konvikti, kur mbaruan shkollën konviktorët. Drejtori na tha s’keni më punë këtu…shkoni ku të doni, flini ku të doni…një ditë kemi fjetur nëpër stola. Na hoqën ujin dhe drituat dhe ne u detyruam të dalim. Kam 3 vjet me bashkëshortin, Linda një cun, të dy jemi të papunë dhe nuk marrim asnjë ndihmë…Dikur merrja ndihma, tani na I kanë ndërprerë”, thotë Mjaftonia.
Por vuajtjet e nënës 22-vjecare dhe foshnjes 11 muajshe duket se nuk kanë të sosur. Mjaftonia me lot në sy tregon sesi fëmija e tyre u ftoh ngaqë fjetën disa netë jashtë, ndërkohë që pas shtrimit të Mikelit në spital nuk kishin lekë as për të blerë ilace për të.
“Ngaqë flinim jashtë djali u ftoh…në spital kërkonin që të blinim vetë ilace, por nuk na ndihmuan as kur thamë që jemi jetimë…Shteti duhet të na ndihmojë, të mendojë për këtë fëmijë të vogël…është gjynah që të flejë rrugëve”, rrëfen më tej Mjaftonia.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)

Re: Cifti jetim i mbetur pa strehë, rrëfen dramën në NEWS24
Sa keq qe me vjen dhe ky shtet qe nuk sherben per asgje.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Cfare mendoni per femijet jetim...
» Ajo që na ka mbetur nga Migjeni
» Ku kanë mbetur vlerat europiane?
» Cana rrefen eksperiencen te Lacio
» Noizy rrëfen historinë me vajzën kosovare

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi