Plazhi vendi ideal për të flirtuar
2 posters
Faqja 1 e 1
Plazhi vendi ideal për të flirtuar
Ardhja e sezonit të verës për mijëra beqarë duket se është edhe një kohë e përshtatshme për të gjetur një person të dashur.Por cilat janë rregullat për të zënë të dashur në buzë të detit. Nëse pranvera është sezoni i joshjes, vera pa dyshim që është sezoni i dashurisë, flirteve dhe historive vetëm për një natë. Burrat ndjehen më shumë si “gjela” dhe femra është më koketë. Ndoshta për të shtyrë orët që në plazh ka ditë që duken shumë të gjata, dhe të gdhihesh duke zënë miqësi të reja gjatë kësaj periudhe, është më se e zakonshme. Ndoshta kjo, sepse vera është sinonim i nxehtësisë, një efekt që i bën njerëzit më të eksitueshëm, apo edhe sepse sezoni i bukur i verës na shtyn të veshim rroba më të lehta dhe që zbulojnë më shumë trupin. Por, ajo që ka më shumë rëndësi për disa, është se për shumë persona pushimet e verës në plazh nuk mund të kuptohen pa një flirt. Por kjo lojë nuk është edhe aq e thjeshtë sa duket. Është një “lojë” që ka shumë rreziqe dhe si të gjitha lojërat e tjera kanë disa rregulla që duhen zbatuar. Gjatë një afrimi, hapi i parë është të biesh në sy, hapi i dytë të tregoheni jo i rrezikshëm, hapi i tretë të nxirrni në hap fuqinë tuaj seksuale dhe, së fundi, hapi vendimtar, të ndizni dëshirën për të thelluar miqësinë.
Kur gjuan femra
Burrat dhe gratë kanë mënyra të ndryshme të afrimit dhe joshjes. Zakonisht është femra ajo që jep sinjalin e parë të nisjes së lojës, ajo që zgjedh prenë dhe që vendos se si do të zhvillohet loja. Fillimisht, ajo nis të shfaqë trupin e saj, merr poza që janë shumë natyrale, por të parezistueshme. Hedh shikime provokuese përreth, bën shëtitje buzë detit dhe lëviz me shumë sensualitet. Bën sikur nuk e ka mendjen, por “të përzgjedhurit” i hedh shikime të vazhdueshme. Përveç këtyre edhe gjeste të tjera si lëvizjet e kokës, ledhatimi i qafës apo shpatullave etj. Në këtë moment, “preja” bie viktimë menjëherë dhe përgjigjja e tij janë disa fjalë banale dhe pakuptim, që në rast se marrin përgjigje nga femra, do të thotë se loja vazhdon në një etapë të dytë. Pas kësaj nisin shkëmbimet e mesazheve gojore, por që synojnë të nxisin tjetrin të shfaqin edhe më shumë qëllimet. Pastaj vijnë ftesat për të pirë diçka bashkë, ndoshta për të bërë një shëtitje, dhe kështu loja hyn në një fazë intensive.
Kur gjuan mashkulli
Por gjërat nuk shkojnë gjithnjë kaq mirë nëse është mashkulli ai që hedh hapin e parë. Që, zakonisht nis garën për të mundur konkurrencën. Nëse femra shprehet e gatshme për të flirtuar dhe tërheq vëmendjen e mashkullit duke e provokuar atë, me burrat nuk ndodh kështu, të cilët nuk shprehin ndjenja entuziazmi. Në këtë rast mos qëndroni vetëm me një “viktimë”. Strategjia është të lëvizni, pasi sa më shumë të lëvizësh, aq më e madhe është mundësia të gjendet dikush që është i interesuar. Sigurisht, mos synoni më të bukurën e plazhit, se do ta keni shumë të vështirë dhe do të ndesheni me një konkurrencë të egër. Kërkimi është gjithnjë një fazë e vështirë, ndaj idealja është të zgjidheni. Synoni atë që ju ka dhënë një sinjal, edhe nëse nuk është gruaja juaj ideale. Por të dyja palët s’duhet të harrojnë se vetëm 5 për qind e flirteve në plazh kanë një përfundim. Nëse keni mendimin të kaloni një verë argëtuese, këto janë rregullat që bëjnë për ju. E rëndësishme është të argëtoheni, pasi jeta e vërtetë është në qytet dhe jo buzë detit.
10 këshilla për të flirtuar
1- Buzëqesh. Është ngjitëse, shumë shpejt do të shohësh se edhe personi i dëshiruar të buzëqesh, dhe aq më tepër nuk kushton. Buzëqeshja të afron me personin tjetër. Një buzëqeshje ndriçon fytyrën dhe tërheq njerëzit drejt teje. Kështu do të jesh një person magnetik.
2- Bëj komplimente. Më të mirët janë ata që bëhen papritur dhe plot fantazi, gjithkujt i pëlqen t’ia bësh të ditur se ka diçka të veçantë dhe tërheqëse. Mbani mend që komplimentet duhet të jenë të ndershëm, të sinqertë dhe origjinalë. Nëse edhe ju juve iu bëjnë ndonjë kompliment, përgjigjja duhet të jetë thjesht faleminderit.
3- Shikimi. Shikoje personin tjetër në sy, dhe këtë bëjeni ëmbëlsisht, por jo më shumë se disa sekonda, e pastaj kalojeni shikimin tek diçka tjetër. Mos e kontrolloni kurrë me sy sepse do ta vini në siklet.
4- Dëgjo. Ke dy veshë dhe një gojë sepse duhet të dëgjosh dyfishin e asaj që flet. Të dish të dëgjosh është një art i vërtetë. Personi që të intereson do të vijë direkt tek ty. Mbani mend: të gjithëve u pëlqen t’i dëgjojnë.
5- Bëj hapin e parë. Afrohu tek personi që të intereson dhe thuaji “përshëndetje”. Çdo moment bisedimi varet nga një prezantim domethënës e aspak arrogant. Qëndrimi yt duhet të duket i sinqertë dhe aspak tallës apo ironizues.
6- Mundohu të jesh brilant. Ndryshojeni sjelljen tuaj nga i ftuar në ftues. Nuk jeni një person pasiv që pret arritjen e një historie, jeni ju vetë ai që dëshironi të arrini gjithçka që keni ëndërruar.
7- Përdor ndihmësat. Mos dil nga shtëpia pa ndihmësat: janë aksesorë për të filluar një bisedë natyrale. E mbajnë të gjallë bisedën dhe i bën të tjerët të flasin me ty. Ndihmësit më të mirë janë: qeni, aksesorë të pazakontë, parfum shumë i mirë, bluza juaj e preferuar, kravata interesante, gazetë apo një libër i bukur.
8- Argëtohu. Mundohu të jesh i qeshur, i ëmbël, shakaxhi dhe thjesht spontan. Trego dobësitë e tua për t’u bërë sa më i afërt. Vetëm kështu mund të arrish të bësh dikë për vete, duke i treguar se në praninë tënde momentet argëtuese dhe çlodhëse nuk do të mungojnë. Kush do të mund të rezistonte para tyre!
9- Fillo një bisedë. Mënyra më e mirë është përshëndetja. Flit për atë që keni përreth, bëj një pyetje, kërkoji ndihmë ose shpreh një opinion. Nëse të bisedosh me të, ngjall simpati, atëherë mos nguro t’ia shprehesh atë, si dhe të guxosh edhe për më tepër.
10- Flirtimi është një dhunti. Një joshës apo joshëse e mirë ka besim në vetvete dhe nuk ka frikë nga rreziqet. Mundohuni të jeni entuziastë e sidomos pozitivë. Nëse kjo që po bëni është ajo që ju pëlqen dhe ju bën të ndiheni mirë nuk keni pse të nguroni për asnjë çast.
Joshje, joshëse, seksi, fjalë magjike
Të jesh seksi është art më vete, përveç atyre që kanë lindur për të joshur, që e kanë në gen seks appeal-in e tyre. Të jesh seksi dhe tërheqëse nuk është çështje minifundi, por çështje truri, thonë psikologët. Sensualiteti është pjesë integrale e personalitetit të njeriut, është aftësia për t’u bërë interesantë në sytë e të tjerëve. Mund të jemi seksi në çdo moment të jetës sonë: në punë, në shtëpi, teksa luajmë, kur rrimë me miqtë. Por ajo çka jep një kombinim perfekt, është adoptimi i elementeve seksi me stereotipin tonë, pasi të gjithë jemi të ndryshëm, kështu që edhe kjo pjesë nuk ka se si të jetë e stampuar tek gjithsecili. Megjithatë nuk mund të mohojmë faktin se persona seksi konsiderohen ata që kanë karakteristika fizike të pëlqyera, por edhe mënyra të rafinuara në të ecur, në të folur, në sjellje, një sensibilitet të lartë, një simpati në raportimin me të tjerët.ikub.al

An0nim- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Sarande
Postime : 2383
Gjinia :
Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha : 34
Re: Plazhi vendi ideal për të flirtuar
plazhet o zot
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Londra, vendi ideal për shopping
» Bikini te ndryshme Per Plazh
» Plazhi më i çuditshëm në botë
» Skica e partnerit ideal
» Pub-i, vendi më i keq për të "gjuajtur"

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi