VIP-atshqiptarë: Ku, si dhe me kë po i kalojnë pushimet e verës?
2 posters
Faqja 1 e 1
VIP-atshqiptarë: Ku, si dhe me kë po i kalojnë pushimet e verës?
Shumë prej tyre momentalisht po shijojnë pushimet e verës, të tjerë i kanë mbaru ar, por ka edhe nga ata që s’i kanë nisur akoma. Angazhimet e shumta profesionale, koncerte të njëpasnjëshme, lançime këngësh, albumesh, projekte nga më të ndryshmet… kanë bërë që disa nga artistët e skenës shqiptare të mos bëjnë asnjë ditë pushim deri më tani. Por, kjo nuk do të thotë se nuk do të kenë të tilla, pasi axhenda është planifikuar prej kohësh dhe shtatori duket se është muaji më i përshtatshëm për këta të fundit. Ku, si dhe me kë kanë zgjedhur t’i kalojnë ditët më të nxehta të vitit personat publikë? Ata që i kanë mbaruar ç’resorte kanë preferuar? Cilin bregdet, qytet, shtet dhe pse? Për “Koha Jonë” flasin Elvana Gjata, Çiljeta Xhilaga, Joe Ardit Fejzo, Anjeza Branka, Floriana Garo, Bledi Strakosha, Hueyda El Saied, Erion Korini, Jeta Faqolli, Shota Baraliu, etj..
ELVANA GJATA
Pushimet verore këtë vit po i kaloj nëpër koncerte (qesh) sa në Kosovë, sa në Mal të Zi, sa në Maqedoni. Ky vit ka qenë shumë dinamik për mua, më shumë se çdo vit tjetër. Kam mundur të gjej një hapësirë të shkurtër për familjen, por pushimet do t’i kalojmë jashtë vendit. Shpenzoj shumë kohë dhe energji me punën që bëj, ndaj edhe e kam shumë të kufizuar, por të shenjtë kohën që kaloj me familjen time. Mezi pres.
ERION KORINITë jem i sinqertë s’kam vendosur asgjë fare, sepse isha 10 ditë në Itali në qershor dhe u kënaqa shumë, kështu që e di që s’do kënaqem më shumë. Unë kam një shtëpi timen në Sarandë dhe ka mundësi të shkoj atje disa ditë, por ka mundësi edhe të mos pushoj fare, por meqenëse kam pushimet nga puna mendoj të merrem me ndonjë këngë të re.
ROSELA GJYLBEGU
Unë jam ende në punë, por pas gjysmës së gushtit do të iki me mikeshat e mia në Mal të Zi dhe e veçanta e këtyre pushimeve do të jetë se s’jemi bërë kurrë të gjitha bashkë, pasi një pjesë jeton jashtë dhe tani më në fund u mblodhëm. Mezi po pres.
JOE ARDIT FEJZO
Pushimet akoma nuk i kam filluar. Kemi shfaqjen e fundit të baletit në “Notte Magica dei Bambini” në Porto San Giorgio në datën 3 gusht. Më pas do i dedikohem pushimit me Alinën, vajzën, që është kthyer nga Holanda dhe Lolën, bashkëshorten time. Kishim ndërmend të shkonim në Borsh, të shijonim pak natyrën shqiptare që na mungon aq shumë, por nuk m’u dha mundësia me impenjimet që na dalin për momentin:
HUEDA EL SAYED
Unë kam bërë pushime fundjave në korrik, ndërsa nesër do të iki tek shtëpia e fshatit, 200 km larg Parisit. Kam një plan me një shoqe për të shkuar diku në fund të gushtit, por s’e kemi vendosur ende ku, megjithatë jam e sigurt që do të jenë pushime të paharrueshme, pasi të dyja jemi natyrë eksploruese dhe që na pëlqen të bëjmë gjëra të veçanta, në mënyrë që të kemi çfarë të kujtojmë më vonë.
ARTIOLA TOSKA
Këtë vit pushimet i kam planifikuar në fund të muajit shtatorit, kohë kur edhe mbaroj sezonin e punës. Kemi vendosur Turqinë bashkë me bashkëshortin tim, si një mundësi shumë e mirë për t’u relaksuar, por deri më tani nuk kam bërë akoma asnjë ditë plazh:
CILJETA XHILAGA
Këtë verë kam zgjedhur t’i bëj në Vlorë pushimet me djalin dhe burrin dhe në shtator një kroçerë. Jam e sigurt që këto pushime do të jenë të paharrueshme për të tre ne, pasi është vera e parë që pushojmë së bashku. Kjo mund të them se është edhe e veçanta e pushimeve të kësaj vere.
SHOTA BARALIU
Pushimet ende s’kanë filluar për mua, ngaqë kam pasur disa punë familjare, por edhe angazhime profesionale. Nga mesi i muajit gusht do të iki disa ditë në Dhërmi dhe Jalë me shoqet e mia si zakonisht. E veçanta e këtyre pushimeve këtë herë do të jetë fakti se do të shkoj vetëm. Pra do të pushoj dhe qetësoj trurin. S’dua të bëj jetë nate fare, sepse kam nevojë për qetësi, sepse nga shtatori më presin mjaft projekte.
FLORIANA GARO
Momentalisht kam marrë pushime nga emisioni im “Jo Vetëm Modë”, por jam ende e impenjuar me prezantimin e motit në ABC News. Megjithatë, fundjavave kam shkuar në Vlore, Jalë, Drimadhes dhe Durrës për të pushuar e për të bërë plazh. Gjithashtu pasditeve të javës kam frekuentuar edhe pishinat në kryeqytet. Bashkë me partnerin tim, Tedin po planifikojmë që këtë muaj të bëjmë një pushim të mirëfilltë diku larg. Tedi i pëlqen surprizat, kështu që as unë nuk e di tamam se ku do të shkojmë, por jam e bindur që do mbetem e kënaqur. Në shtator do t’ju tregoj të veçantat
Re: VIP-atshqiptarë: Ku, si dhe me kë po i kalojnë pushimet e verës?
JETA FAQOLLI
T’ju them të drejtën nuk jam me pushime, sepse jam në punë më shumë dhe gjej ndonjë dy orësh kohë për plazh këtu ku ndodhem, pra në Borsh- Sarandë. Por për pushime s’e kam vendosur akoma se ku do të shkoj, por me siguri jashtë do i bëj pushimet. Domethënë jo në Shqipëri.
ANJEZA BRANKA
Këtë verë do të iki në San Torino me familjen time. Është një vend që të transmeton relaks dhe bukuri pafund. Duke qenë se jam shumë e lidhur me natyrën dhe historinë mendoj se në këtë vend jo vetëm të kënaqet syri duke shijuar bukuritë, por edhe mëson më shumë mbi vendin turistik.
ALIDA DUKA
Momentalisht ndodhemi në Alanya, Turqi. Super vend, super ushqim dhe super shërbim. Kuptohet në pushime shkoj me partnerin tim dhe realisht kishim nevojë për këtë relaks. E ta mendosh që e vendosëm në minutën e fundit, ndaj s’ishte e rëndësishme se ku. Vetëm për pak qetësi kishim nevojë.
[b style="font-weight: 700;"]Pergatiti Albina Gjergji[/b]Re: VIP-atshqiptarë: Ku, si dhe me kë po i kalojnë pushimet e verës?
ehh vip hesapi vipi vip mbetet
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Dafina dhe Ledri i kalojnë pushimet së bashku në Bogë
» Rreth 1 milionë italianë i kalojnë pushimet vetëm me kafshët
» S'i kalojnë krishtlindjet bashkë?
» Will dhe Kate do të kalojnë një përvjetor privat
» Natën e martesës e kalojnë në burg
» Rreth 1 milionë italianë i kalojnë pushimet vetëm me kafshët
» S'i kalojnë krishtlindjet bashkë?
» Will dhe Kate do të kalojnë një përvjetor privat
» Natën e martesës e kalojnë në burg
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi