Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Tiranë, krim brenda familjes, burri vret gruan dhe veten. Familjarët: Shkak, xhelozia People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Tiranë, krim brenda familjes, burri vret gruan dhe veten. Familjarët: Shkak, xhelozia People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tiranë, krim brenda familjes, burri vret gruan dhe veten. Familjarët: Shkak, xhelozia

Shko poshtë

Tiranë, krim brenda familjes, burri vret gruan dhe veten. Familjarët: Shkak, xhelozia Empty Tiranë, krim brenda familjes, burri vret gruan dhe veten. Familjarët: Shkak, xhelozia

Mesazh nga WebMaster Mon 5 Aug 2013 - 7:53

TIRANË-Krim i rëndë brenda familjes, burri vret gruan dhe më pas veten. Policia dyshon se ngjarja ka pasur si motiv vështiresitë ekonomike të familjes, ndërsa të afërmit e viktimave bëjnë të ditur se çifti kishte probleme të vazhdueshme për shkak të xhelozisë.

Ngjarja e rëndë u shënua sot pak pas mesdite në kryeqytet ne rrugen 'Irfan Tomini'. 

Policia bën të ditur se viktimë e dorës së burrit ka mbetur Dallendyshe Jazxhiu e moshës 50 vjeç, ndërsa autor është identifikuar bashkëshorti i saj, shtetasi Edmir Jazxhiu, 51 vjeç. Sipas policisë autori ka vrarë fillimit gruan dhe më pas i ka dhënë fund jetës.

Nga të dhënat e para të policisë, mësohet se krimi është kryer me pistoletë dhe brenda banesës së ciftit.

Nga vendngjarja gazetari Spartak Koka bën të ditur se autori i krimit të dyfishtë, Edmir Jazxhiu punonte herë pas here si shofer kamioni, por jo me një punë të rregullt, ndërsa bashkëshortja e papunë. Çifti ka dy fëmijë, te cilet nuk ndodheshin ne banese ne momentet e krimit.

Personi i parë që ka parë skenën e krimit ka qenë djali i vetëm i familjes dhe më pas është njoftuar dhe vajza.

KUNATA E VIKTIMES: NGJARJA PER SHKAK TE XHELOZISE 
Bashkëshortja e vëllait të viktimës Dallëndyshe Jazxhiu, tregon se kunata e saj kishte probleme të vazhdueshme me bashkëshortin, pasi ai konsumonte alkool dhe ishte tepër xheloz. 

E tronditur nga ngjarja e rëndë, Myrset Fejzo rrëfen se Dallëndyshja u kishte treguar familjarëve të saj për problemet me Edmirin, por ata e kishin këshilluar të mos kërkonte divorcin, për të mos u shkaktuar tronditje fëmijëve. 

Kunata e viktimës konfirmon gjithashtu se çifti kishte probleme të mëdha ekonomike dhe Dallëndyshja nuk punonte pasi Edmiri ishte tepër xheloz dhe nuk donte që ajo të kërkonte punë. 
 
Tiranë, krim brenda familjes, burri vret gruan dhe veten. Familjarët: Shkak, xhelozia 71349_1
MOTIVET
Policia hedh dyshimet e para mbi motivet qe mund te kene shtyre burrin deri ne vendimin ekstrem.

Nga të dhënat e para në vendngjarje policia hedh dyshimet se krimi ka ndodhur për arsye ekonomike. Familja po përballej kohët e fundit me vështirësi ekonomike dhe shkak i grindjes së sotme dhe më të fundit të ciftit, Jazxhiu ka qenë një bursë për studime jashtë vendit që vajza e tyre kishte fituar. Gazetari Koka duke cituar burime të policisë thekson se familja nuk dispononte shumën e parave që vajzës i nevojiteshin për të ndjekur studimet e larta. Sipas policisë, grindja ka pasur kete arsye duke degjeneruar më pas deri në përdorimin e armës nga ana e Edmir Jazxhiut, që fillimisht ka qëlluar me plumba bashkëshorten dhe më pas veten.
 Nuk përjashtohen as motive të tjera, por policia po heton mbi cdo pistë të mundshme që mund të hedhë dritë mbi krimin e dyfishtë. 

FAMILJA JAZXHI
Bashkëshortët ishin me origjinë nga Korca dhe prej disa kohësh familja jetonte në kryeqytet. Ata rezultonin të martuar dhe kishin 2 fëmijë, një djalë dhe një vajzë, e cila se fundmi kishte fituar nje burse per studime jashte vendit.
Gazetari Spartak Koka mëson nga vendngjarja se Edmir Jazxhiu, 51 vjeç, në vitet 2002-2004 ka punuar si shoqërues i kryeministrit të atëhershëm të vendit, z Fatos Nano. Më pas ia ka punuar me maune si transportues mallrash brenda dhe jashtë vendit. Kjo punë kryhej dhe tani nga Edmir Jazxhiu, por jo me kohë të plotë. Ndërsa bashkëshortja, Dallëndyshja rezultonte e papunë.

KRIMI BRENDA FAMILJES PERMASA TE FRIKSHME NE KRYEQYTET
Krimi po merr përmasa të frikshme në vend dhe një zonë që po tronditet tepër është dhe kryeqyteti, Tirana. Brenda dy muajsh janë regjistruar disa raste ku burri ka vrarë gruan dhe më pas veten. 

-Më 21 Korrik, në fshatin Hekal të Tiranës burri ka qëlluar për vdekje bashkëshorten e tij. Viktima ishte 18-vjecarja Anxhela Gjoshi, ndërsa autori i ngjarjes, Ersi Gjoshi, 28 vjeç, i arrestuar nga policia. 

-Më 15 korrik Ilirjan Cani ka vrarë me 5 plumba bashkëshorten e tij Alketa Cani në rrugën “Sadik Petrela”, në zonën e njohur si “Kodra e Priftit”, në Tiranë. Alketa ishte nënë e dy fëmijëve të mitur, 12 dhe 13 vjeç, por kjo nuk e pengoi burrin e saj ushtarak t’i merrte jetën, e të vetëplagosej më pas. 

-Rasti i tretë është ai i vrasjes së Valbona Çarçanit, 46 vjeçe. Ajo u godit për vdekje me thikë nga ish-bashkëshorti i saj, me të cilin ishte divorcuar dy vite më parë. Krimi i rëndë ndodhi në rrugën “Tefta Tashko Koço” në Tiranë, teksa Valbona po kthehej nga një shëtitje me qenin për në shtëpinë me qira ku jetonte me dy vajzat. Dëshmitarët thanë se gruaja bëri thirrje për ndihmë, por askush nuk mundi që ta shpëtonte atë. 

-Një rast tjetër është ai i vrasjes së Mrike Prendit 48-vjec, nga bashkëjetuesi i saj Ali Veterniku 64-vjeç. Ky i fundit ishte efektiv burgu dhe vuante nga depresioni. Ngjajra ka ndodhur në sherr e sipër, ndërsa 64-vjecari e ka qëlluar gruan me armën e shërbimit. 

(d.b/er.nu/BalkanWeb)
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi