Vazhdon konflikti, Acromax: Flor Mumajesi dëmtoi 600 artistë, do përballet në gjyq
2 posters
Faqja 1 e 1
Vazhdon konflikti, Acromax: Flor Mumajesi dëmtoi 600 artistë, do përballet në gjyq
Aldor Nini i “Acromax”: Hakmarrja e Flori Mumajesit për borxhin e pashlyer, bllokoi disa orë “Arkiva Shqip” në Youtube.Marrëdhënia e kantautorit Flori Mumajesi dhe kompanisë “Acromax” u acarua shumë këto ditë, me mbylljen për disa orë të kanalit “Arkiva Shqip”, që drejtuesit e “Acromax” ia kanë adresuar Mumajesit si gjest “hakmarrjeje”. Bashkë me zbulimin te “Panorama” të Mumajesit si pronar të emisioneve ku shahen artistë: “Thumb”, “Sara’s Show” dhe videove të transmetuara në kanalin “Nitro Shqip” në YouTube, kompania “Acromax” bëri publik borxhin e pashlyer prej rreth 18.000 eurosh, të pakompensuara nga pronari Flori Mumajesi. Drejtori i kompanisë “Acromax” zbulon në këtë intervistë gjithçka rreth bashkëpunimit dyvjeçar me Florin dhe një procesi gjyqësor që ka hapur në Gjermani për zgjidhjen e çështjes tashmë në rrugë ligjore.
Cili është historiku i marrëdhënies së Flori Mumajesit me “Acromax”? Pse mori fund ky partneritet?
Nisur nga ngjarjet e ndodhura së fundmi në lidhje me Flori Mumajesin, dua të sqaroj se, nëse midis dy palëve ka ekzistuar një partneritet, është më e hijshme që të mos ketë reagime si ato të Florit, pra me ndjenja agresiviteti dhe hakmarrjeje.
Në ç’formë e ka shprehur Flori këtë agresivitet ndaj jush?
Pikë së pari, Flori nuk mund të shprehet, të akuzojë apo të ngrejë akuza kundër kompanisë “Acromax” sot, pas 2 vitesh pune, kohë gjatë së cilës ai nuk u shpreh kurrë për asnjë ankesë apo padrejtësi. Mund të them së Flori dhe stafi i tij kanë qenë nga më të promovuarit nga kompania jonë, kjo për arsye edhe të miqësisë dhe marrëdhënies që ishte krijuar. Njeriu pikërisht në momente vështirësie e tregon veten dhe ideja është të përballemi të gjithë me vështirësitë dhe jo të bëjmë sikur u ikim atyre.
Atëherë mund të na tregosh se si ndodhi acarimi i marrëdhënies suaj?
Acarimi i parë nga ana e Florit ka ardhur pasi u informua për dëmin e madh të shkaktuar nga “Nitro”, një prej emisioneve që ka për pronar Flori Mumajesin. Por tani po e sqaroj në dy këndvështrime. Nga ana kontraktuale aty sqarohet shumë qartë në kontratë që Flori mban përgjegjësi të kompensojë kompaninë “Acromax” për çdo dëm që i krijohet asaj nga palë të treta, në lidhje me çdo material të kanalit “Nitro Shqip” në Youtube, si edhe specifikisht çdo video të emisionit “Sara’s Show” dhe “Thumb”, pavarësisht a e ka prodhuar ai me duart e tij ose një punonjës i tij. Gjatë kësaj periudhe, Flori ia kaloi komunikimin avokatit të tij, gjë e cila nuk u bë nga ana jonë, jo pse ne s’mundeshim t’ua kalonim komunikimin avokatëve, por ende nuk e shihja të arsyeshme të krijoja ftohtësi në marrëdhënie.
Si reagoi Flori kur e njoftuat për dëmin në para prej 34.000 eurosh, nga të cilat rreth 18.000 euro ishte ende të pakompensuara nga ai? Komunikimet kanë qenë të prera. Flori gjatë komunikimit tonë refuzoi të paguante shumën e dëmit dhe 6 javë më vonë shpjegoi si arsye: “Sepse nuk e kam upload-uar unë videon”, një gjë që në bazë të asaj të çfarë shkruan në kontratë, nuk luan aspak rol. Ne iu kundërpërgjigjëm dhe angazhuam avokaturën tonë për të vazhduar me masat e mëtejshme dhe, siç duket, hakmarrja e Florit ishte që të fillonte masa po ashtu të paligjshme kundra kanalit “ArkivaShqip”, për këngë, të cilat ai në një kontratë tjetër ia kishte licencuar kompanisë “Acromax”. Motivet nuk janë të qarta, por kjo gjë e theksoj që nuk e shpëton Florin nga detyrimet e tij.
Në faqen tuaj të “Arkiva Shqip” akuzohet Flori Mumajesi për mbylljen për disa orë të kanalit “Arkiva Shqip”, që përkthehet në dëm ekonomik për këngëtarët. Nuk keni provuar ta zgjidhni ndryshe këtë çështje?
Ne kemi qenë gjithmonë të hapur për të biseduar dhe vazhdojmë të jemi, por duam të sqarojmë se mbyllje kanalesh me lajmërime të falsifikuara (gabuara) dhe sjellje të tilla thjesht shtojnë tensionin midis nesh dhe atij, dhe borxhi për t’u paguar nga Flori bëhet dita-ditës më i madh, asgjë më shumë. Nuk varet veprimtaria e “Acromax”- it si kompani vetëm nga një kanal në youtube, nga Flori, nga shërbimet rreth materialeve muzikore ose televizive. Ideja është që gjatë gjithë periudhës me Florin kemi pasur komunikim dhe ai shumë mirë, ashtu siç bënte gjithnjë kur dërgonte video për bllokim stafit, ashtu mund të bënte edhe në këtë rast, por ideja në këtë rast ka qenë për dëmtim. Gjithashtu këtu po ju ofroj dhe komunikimin me Florin, ku shprehet se dëshiron vetë që t’i vendosen emrat poshtë këngëve që ai raporton së fundmi, një gjë që ai sot e mohon, duke u shprehur që me këtë e-mail ka kërkuar “bllokimin” e materialeve në fjalë. Besoj se çdo lexues mund ta lexojë dhe ta vlerësojë vetë këtë komunikim me Florin. Përfundimisht, gjyqi i Gjermanisë do e shqyrtojë këtë si material dhe do vendosë mbi veprimet e paligjshme të Florit.
Ky konflikt mes jush a nuk duhet sikur ua ul reputacionin të dyja palëve për bashkëpunimet e mëtejshme me artistët e tjerë?
Ne si kompani kemi një vizion më të gjerë se thjesht këto sherre pa fund, të krijura nga një pjesë e vogël e tregut muzikor. Gjithashtu ne përdorim mënyra të thjeshta bisedimesh me rezultat përfitim financiar për të dyja palët, sesa sulme që krijojnë vetëm dëme, se kjo është pjesë e strategjisë sonë.
Flori e mohon: Nuk jam unë autori i mbylljes së “Arkiva Shqip”
“Arkiva Shqip” në faqet e saj në rrjetet sociale ka sqaruar se “Arkiva Shqip” nuk është thjesht platformë e një stafi të caktuar, por është platforma e të gjithë shqiptarëve dhe e më shumë se 600 artistëve. Bllokimi i kanalit “ArkivaShqip” përkohësisht nga Florjan Mumajesi dhe Ervin Gonxhi deri tani ka shkaktuar shumë reagim nga artistët shqiptarë, të cilët kanë investuar paratë dhe mundin e tyre. Pas kësaj akuze ka qenë Flori që ka bërë një deklaratë në profilin e tij zyrtar në facebook, ku e ka mohuar të jetë ai autori i mbylljes së kanalit. “Mendoj se e meritoni të dini të vërtetën siç është dhe jo siç shtrembërohet nga informacionet që përhap kanali ‘Arkiva Shqip’ dhe njerëzit pas tij”, ka pohuar ai. “Kanalin ‘Arkiva Shqip’ nuk e kam mbyllur unë, sepse nëse do të kisha dashur ta mbyllja nuk do të bëja kërkesë për vetëm dy vepra, por për më tepër se 20 të tilla, të cilat kanë më shumë se një vit që janë të publikuara në kanalin ‘Arkiva Shqip’. Nëse kanali ‘Arkiva Shqip’ ka bërë shkelje të tjera, me autorë të tjerë, është problem i këtij kanali dhe marrëdhënieve që ky kanal ndërton (duke i shkelur) me interpretues, diskografë, menaxherë dhe autorë”, shprehet Flori.
PanoramaPlus

Re: Vazhdon konflikti, Acromax: Flor Mumajesi dëmtoi 600 artistë, do përballet në gjyq
eh nyotobe shumica kengeve sjan
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Flor Mumajesi: Kam marrëdhënie me vajza, thjesht nuk dua t’i bëj publike
» Kina: Google do perballet me pasoja
» Demat e verbojnë, dëshiron sërish të përballet me ta
» Berisha: Grushti i shtetit dëmtoi integrimin

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi