Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Duhani: Ligji që nuk u zbatua asnjëherë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Duhani: Ligji që nuk u zbatua asnjëherë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Duhani: Ligji që nuk u zbatua asnjëherë

2 posters

Shko poshtë

Duhani: Ligji që nuk u zbatua asnjëherë Empty Duhani: Ligji që nuk u zbatua asnjëherë

Mesazh nga WebMaster Thu 27 Mar 2014 - 2:46

Duke ecur në rrugët e Tiranës, arrin të dallosh shumë lehtë një numër gjithmonë e në rritje të lokaleve. Madje, edhe nëpër rrugica të thjeshta e të “përhumbura” arrin të gjesh më shumë bare sesa hyrje pallatesh.
Shumë nga këto lokale i shpëtojnë edhe “syrit” të shtetit duke toleruar brenda ambienteve të tyre jo vetëm të rritur që konsumojnë duhan, por edhe moshën e adoleshentëve. Është ky ndoshta një nga shkaqet kryesore që sot ka një rritje të numrit të duhanpirësve adoleshentë, të cilët thonë se nuk mund ta pinë kafen pa e shoqëruar me një cigare.

Megjithëse ka një ligj që thotë qartë se ndalohet pirja e duhanit brenda ambienteve të mbyllura, ky ligj ka qenë më shumë fiktiv sesa real. Shteti ynë është karakterizuar vazhdimisht nga ligjet e rrepta, por për zbatimin e tyre nuk bën asgjë. Heshtja e organeve përkatëse për këtë fenomen bën që pirja e duhanit të rritet më tepër, madje edhe nga fëmijët në mosha shumë të vogla.

Një tjetër vend i cili e ka “legalizuar” tashmë pirjen e duhanit janë edhe shkollat 9-vjeçare e gjimnazet. Edhe aty është rritur ndjeshëm pirja e duhanit dhe nuk është bërë asgjë deri më sot për ndaljen apo uljen e numrit të duhanpirësve edhe brenda këtyre institucioneve. Shteti duket se po e lejon në heshtje rritjen e këtij fenomeni. Asnjëherë nuk i është kushtuar vëmendje e veçantë kësaj dukurie dhe gjithmonë ka kaluar në heshtje.

Një pjesë e fajit u takon edhe shitësve të këtyre produkteve, qofshin këta shitës nëpër dyqane apo edhe shitës ambulantë, të cilët i shesin cigaret pavarësisht moshës së klientit. Dikush mund të mendoj se shteti ka bërë mjaftueshëm për parandalimin e këtij fenomeni, por nëse shteti paska bërë mjaftueshëm atëherë kush është fajtor që numri i tyre është gjithmonë e më shumë në rritje?

Kjo tregon që kjo “sëmundje” nuk ka pasur vëmendjen e duhur nga ana e institucioneve, qoftë për shkak neglizhence, qoftë për shkaqe të tjera. Por si mund të parandalohet kjo dukuri që rritet gjithmonë e më shumë? Një nga rrugët e parandalimit është pikërisht kontrolli i rreptë dhe gjobëvënia apo edhe heqja e licencës së të gjitha bareve, që i mirëpresin klientët e tyre duke i lejuar të konsumojnë duhan brenda ambienteve. Duhet të merren masa edhe në shkolla për parandalimin e rritjes së duhanpirjes brenda këtyre institucioneve. Këto janë vetëm fillimi i masave që duhen marrë për të parandaluar rritjen e numrit të duhanpirësve tek moshat e reja.

Nga: Erjon Doda
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Duhani: Ligji që nuk u zbatua asnjëherë Empty Re: Duhani: Ligji që nuk u zbatua asnjëherë

Mesazh nga Anakonda Fri 30 May 2014 - 22:10

Duhani esht ber si oksigjen per te rinjt e sotshem,tdalin ligje sa te duan ajo nuk hiqet nga perdorimi
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi