Skizofrenia
Faqja 1 e 1
Skizofrenia
Çfarë është skizofrenia?
Skizofrenia është formë e përseritur dhe shpeshherë kronike e sjelljes anormale që i referohet asaj që shumë prej nesh quajnë ‘çmenduri’.
Psikiatri zvicerian Eugen Bleueler ka përdorur nocionin “skizofreni” për herë të parë, fjalë kjo e cila vjen nga greqishtja dhe do të thotë “ shpirt i ndarë”. Psikiatrët e klasifikojnë skizofreninë si psikozë. Me këtë ata nënkuptojnë, sipas mendimit të tyre, një person nuk mund t’i dalloj mendimet, idetë, perceptimet dhe imagjinatat e tyre intensive nga realiteti (perceptimi i ndarë, idetë dhe vlerat që njerëzit e tjerë në atë kulturë i mbajnë si të vërteta). Përveç këtyre simptomave, personi mund të dëgjoj zëra, apo besojnë që njerëzit e tjerë mund t’ju lexojnë mendjen dhe kontrollojnë mendimet e tyre.
Shumica e psikiatrëve i konsiderojnë këto simptoma si çrregullim psikiatrik. Për t’i trajtuar këto simptoma ata zakonisht u japin pacientëve barna të forta për qetësim (benzodiazepine – tranquillisers). Megjithatë jo të gjithë pajtohen me këto mendime. Ide alternative për këtë është se këto janë reaksione natyrale dhe logjike për shkak të ndonjë ngjarje të keqe në jetë; me fjalë të tjera nga ndonjë shqetësimi të madh. Shumë njerëz preferojnë ta shikojnë skizofreninë në mënyrë të përgjithshme. Ata e theksojnë nevojën për të menduar për përvojat individuale dhe rëndësinë për të kuptuar se çfarë do të thonë këto përvoja për atë individ.
Për shembull dëgjimi zërave, në disa kultura të ndyshme dhe në disa sisteme besimtare spirituale ka kuptim tjetër domethënës.
Diagnostifikimi sipas DSM IV
Një përson skizofren duhet të ketë të paktën këto simptoma sipas manualit të diagnistifikimt, që përdorët nëpër qendra psikiatrike.
A: Simptomat karakteristike
Dy (ose më tepër) nga simptomat e më poshtme, prezente në një pjesë kohe rreth një mujore (ose edhe me pak) jane të mjaftueshme për te percaktuar pacientin si skizofren:
1. Deluzione
2. Halucinacione
3. Fjalim/mendim i çrregullt (jo i rrjedhshëm)
4. Sjellje katatone, ose çrregullsi e theksuar në sjellje
5. Simptoma negative – humbje e funksioneve normale, si psh: mungese iniciative, mungesë dëshire, varferim (ose bllokim i plotë) fjalimi, etj.
B: Çrregullimi në jetën sociale/profesionale:
Çrregullim, i tillë që rënia në prodhimtari të jetë e dukshme nga ç’ka qenë para shfaqjes fillestare të simptomave, në një ose më teper fusha të funksionimit si psh: puna, marredhenjet interpersonale, kujdesi per vetën… etj, gjatë një periudhe kohore kuptimplote pas shfaqjës së sëmundjes ose simptomave skizofrenik
C: Kohëzgjatja:
Shenja të vazhdueshme të shqetësimeve duhet të jenë shfaqur gjatë 6 muajve të fundit. Kjo periudhë 6-mujore duhet të përfshije të pakten një muaj që nga shfaqja e simptomave nga grupi A (faza aktive e simpomave), dhe mund të përfshijë periudha të simptomave si fazen aktive te keqësimit ose fazën e shfaqjës se simptomave pozitive (dmth. permirësim në funksione te ndryshme).Këto simptoma mund të jenë të njejta me sëmundjet tjera mentale siç janë çrregullimi bipolar dhe çrregullim skizoafektive apo mund të jenë rezultat i ndonjë problemi fizik. Psikiatërt dallojnë gjatë diagnozës se skizofrenisë disa sipmtomeve pozitive dhe negative.
Simptomat pozitive përfshijnë:
• Mendime të çrregulluara
• Haluçinime, si dëgjime të zërave apo tingujve
• Deluzionet
• Iluzionet
Simptomat negative përfshijnë:
• kur ndjehen të pa interesuar dhe emocionalisht të zbrazët
• pamundësi për t’u koncentruar
• dëshira për të qëndruar larg prej njerëzve
• nevojë për t’u ndjerë të mbrojtur
Marrë nga:
ikub.al
Simptomat e skizofrenisë *
Simptomat pozitive
Mendime të çrregulluara
Një person i cili përjeton mendime të çrregulluara nuk është në gjendje të vazhdojë mendimin në mënyrë logjike, dhe idetë e tyre shfaqen si të përziera dhe nuk kanë kuptim për të tjerët. Kjo mund ta bëjë bisedën me ata shumë vështirë kështu që kjo mund ti shtojë ndjenjat e izolimit dhe vetmisë. Ata e ndjejnë vetën jo të kuptuar.
Halucinimet
Halucinacionet definohen si: Eksperienca shqisore që nuk shkaktohen nga stimuj të jashtëm aktuale (të vertetë). Në shumicën e rasteve tek skizofrenët këto përjetime (eksperienca) janë auditore (zëra). Pra, disa njerëz dëgjojnë zëra që të tjerët përreth tyre nuk i degjojne.
Këto zëra mund të jenë të njohura, miqësore apo kritike. Zërat mund të bisedojnë për mendimet apo sjelljet e personit që i dëgjon zërat, apo ju tregojnë çka të bëjnë. Pra, shumica e pacientëve degjojnë zëra që komentojnë sjelljet e tyre ose ju japin instruksione. Tek pacientet skizofren në shumë raste këto zëra shkaktojnë frike, por te disa të tjerë këto zëra mund të kenë edhe efekt qetësues.
(Kujdes): Vetëm nëse dikush dëgjon zëra nuk do të thotë që janë skizofrenik.
Bazuar në disa hulumtime katër përqind i popullësisë dëgjon zëra, dhe për shumicën këta zëra nuk janë problem. Por njerëzit që e kanë diagnozën e skizofrenisë duket që ata dëgjojnë zëra më së shumti zëra kritik apo jomiqësor. Ata ndoshta kanë dëgjuar zëra gjatë tërë jetës së tyre mirëpo për shkak të ndonjë shqetësimi të madh në jetë i bënë ata që t’i dëgjojnë zërat më shumë dhe më vështirë që të jetojnë me ta. Njerëzit ndonjëherë dëgjojnë po ashtu edhe tingllime në vend të zërave.
Deluzionet
Halucinimet në shumicën e rasteve janë të shoqeruara me simptoma të tjera, dhe veçanerisht deluzionet. Njerëzit qe përjetojnë halucinacione ndjejnë nevojën t’i shpjegojnë këto zera. Këto shpjegime shpesh përfshijne ide deluzive. Këto janë ide të gabuara, të pabazuara në realitet. Shpesh deluzionet është e vështirë të percaktohen si të tilla. Ato mund të jenë edhe fakte të vërteta apo realitet. Në të shumtën e rasteve psikologët binden mbi të qenurit ose jo të një ideje deluzioni bazuar mbi insistimin dhe mbrojtjen me çdo kusht të ideve të tilla nga pacientët skizofren, shpesh e shoqëruar me fakte absurde, alogjike. Pacientë deluzivë e kanë të pamundur të perceptojnë (kuptojnë) atë çka të tjerët mendojnë lidhur me idenë e tyre, dhe janë të pazotë të ndalojnë mendimet mbi këto deluzione, si edhe të vazhdojnë të flasin mbi to papushim. Deluzionet më të shpeshta janë ato që dikush tjetër po u imponon këto mendime në kokë, njerëzit rreth e qark janë të aftë të lexojnë këto mendime nga mendja e pacientit, ose që pacienti është i kontrolluar nga forca të jashtme misterioze. Shumë deluzione kanë përmbajtje vetëmadhështie ose paranoide.
Simptomat negative
Simptomat e tjera si tërheqja nga shoqëria, humbja e interesimit, moskoncentrimi përshkruhen si simptoma negative sepse janë më pak të qarta. Mund të jetë shumë vështirë që të përcaktohet nëse këto janë pjesë e skizofrenisë apo vetëm personi është duke reaguar në simptoma të tjera të cilat për atë janë shqetësuese dhe frikësuese. Për shembull varet nga përvoja mirëpo dikush mund të jetë i palëvizshëm dhe shumë i qetë me orë të tëra përderisa dikush tjetër lëviz vazhdimisht. Këto simptoma mund të jenë rezultat i sjelljeve të njerëzve të tjerë ndaj tyre. Shpesh ndodh që njerëzit që kanë probleme me shëndet mental diskriminohen apo injorohen, që mund të shkaktojë ndenja të izolimit, depresionit apo t’i lë pa shpresa.
Shqetësime në ndjenja afektive dhe emocionale:
Këtu përfshihet ngurtësimi në shfaqjen e përgjigjeve emocionale. Keta pacientë janë të paaftë të shfaqin shënja të emocioneve ose ndjenjave. Kjo simptomë quhet ‘ndjenjë e ngurrtësuar’. Ata nuk janë as të lumtur, as të trishtuar, dhe duken krejtësisht indiferente ndaj ambjentit rrethues të tyre. Fytyrat e këtyre pacientëve janë apatike (pandjenja) dhe pashprehje. Zërave të tyre u mungon larmishmëria e intonacionit dhe ulje-ngritjeve të zërit që njerëzit i përdorin për të shprehur gjendje të ndryshme. Ata janë totalisht të pakujdesshëm për veten dhe për të tjerët (në kuptimin e kujdesit për veten, veshjes etj).
Një tjetër lloj i mungesës emocionale quhet “anhedonia”. Anhedoni do të thotë pamundësi për të përjetuar kënaqësi, mungesë të ndjenjave pozitive personale. Këta pacientë humbasin interesin në marrëdhëniet sociale dhe aktivitete të tjera krijuese.
Apatia:
Shumë persona që vuajnë nga skizofrenia janë të shkëputur nga jeta shoqërore. I ashtuquajturi “izolimi social” shpesh shfaqet edhe para shfaqjes së simptomave të para skizofrenike si halucinacionet dhe deluzionet, dhe mund të jetë një nga shenjat e para se diçka nuk shkon mirë. Izolimi social nuk është vetëm një simptomë, por edhe një startegji e përdorur nga pacientët për t’ju bërë ballë simptomave. Izolimi te shumë pacientë shoqërohet me pavendosmëri, pasiguri, dhe një humbje e dëshirës. Këta persona lënë mënjanë punën dhe qëllimet personale, dhe janë të paaftë të funksionojnë në mënyrë të pavarur. Varfërimi i procesit mendor ndryshe mund të shfaqet edhe si varfërim i procesit të të folurit. Këta pacientë thjesht nuk kanë për çfarë të flasin, apo nuk dinë se çfarë të flasin. Shpeshherë ndodh që këta pacientë të hidhen nga një mendim në tjetrin pa arritur të përfundojnë mendimin e nisur, gjë që quhet “bllokim mendimi”.
Çorganizimi:
Disa simptoma nuk janë as pozitive, as negative. Një shembull i tyre është çrregullimi i të menduarit, ndryshe i quajtur “çorganizim”. Çrregullimi i të menduarit përfshin fjalim të paorganizuar, jo të rrjedhshme. Te disa pacientë ka një tendencë për të folur pa kuptim, si psh të japësh përgjigje të pakuptimta, të shprehesh ide që nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën, dhe të përdorësh fjalët në mënyrë të çuditshme (si psh. Neologismen). Ndryshe kjo mund të quhet edhe “çrregullimi i mendimit” sepse paaftësia për të komunikuar reflekton një çrregullim në rrugët e të menduarit që drejtojnë të folurën. Disa shembuj se si mund të shfaqet çrregullimi: kalimi nga një temë në një tjetër, ripërseritja papushim e te njejtës frazë ose fjalë, etj.
Sjellja e Çuditshme
Pacientët skizofrenikë mund të shfaqin forma të ndryshme të pazakonta të sjelljeve fizike, apo motorike. Katatonia është një shembull i këtyre sjelljeve. Pacientët me katatoni shpesh qëndrojnë të ngrirë, pa lëvizur, dhe mund të qëndrojnë në çdo pozicion që dikush i vë për orë të tëra. Katatonia mund të shfaqet edhe si aktivitet i ekzagjeruar fizik. Ata janë të ndërgjegjshëm për çka ju thuhet dhe për çka ndodh rreth tyre por refuzojnë të përgjigjen ose të levizin. Një tjetër shembull i sjelljeve të çuditshme është reagimi me ngarkesë emocionale të papërshtashme me situatën. Si për shembull të qeshësh me zë të lartë gjatë një varrimi.

Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: Skizofrenia
Skizofrenia eshte nje nga semundjet mendore me te keqkuptuara dhe me te "romantizuara" (ndoshta ky shkaku i postimit te pare te kesaj teme).
Pikesepari, Skizofrenia eshte semundje mendore qe shoqerohet me simptoma qe e lene individin te demtuar nga ana personale, shoqerore dhe fizike. Karakterizohet nga prishje te perceptimit te realitetit, menyre mendimi te dis-organizuar, deluzione dhe hallucinacione. Nuk demton vetem anen cognitive por edhe anen e sjelljes personale dhe emocionale te njeriut sepse simptomat e lene ate 'gjysmak" ne funksionimin me njerezit pereth.
Ka shume kombinime te simptomave dhe per kete arsye ka debat per diagnozen ekzakte te skizofrenise.
Diagnozen mund ta beje psikiatri ose psikologu klinik. Deri sot nuk mund te zbulohet me teste biologjike (psh. me analiza gjaku), megjithese shume kerkime shkencore sugjerojne qe skizofrenia mund te kete rrenje gjenetike dhe neurobiologjike te cilat kur kombinohen me ambientin pereth shkaktojne shfaqjen e simptomave. Nje nga menyrat e pakesimit te simptomave psikotike jane ilacet te cilat bllokojne receptoret e dopamines, por keto ilace kane pasoja te tjera negative dhe nuk tolerohen mire nga shume paciente. Gjithashtu, kane zbuluar ndryshime ne strukturen e trurit ne shume paciente me skizofreni ne krahasim me popullsine normale, por kritiket sugjerojne qe differencat midis njerezve mund te jene shaktare per shume nga keto diferenca.
Zakonisht, njerezit qe vuajne nga skizofrenia nuk jane violent, por perderisa ata e kane te mjegullt perceptionin e realitetit, mund te demtojne njerez te aferm duke mos qene te vetedijshem.
Pacientet qe diagnozohen me skizofreni jetojne 10-12 vjete me pak sesa te tjeret per shkak te semundjeve te tjera fizike sikurse edhe per shak te incidentit te larte te vetevrasjeve.
Pacientet demonstrojne (pervec simptomave te psikozes (psychosis)) edhe veshtiresi ne te folur, mungese motivacioni per te kryer veprime te ndyshme, mos-aftesi ndjeshmerie per te shprehur emocione te ndyshme, demtim kujtese etc..
Zakonisht, simptomat fillojne ne fund te adoleshences dhe meshkujt i tregojne simptomat (gjithashtu kane simptoma me te theksuara) sesa femrat. Zakonisht, trauma ne femijeri apo ndodhi shume stresuese per individin, kur kombinohen me predispozime te tjera (psh. skizofrenia paraqitet me shpesh ne familje qe kane histori me kete semundje) e bejne te mundur shfaqjen e semundjes.
Skizofrenia trajtohet me nje kombinim ilacesh antipsikotike. Ngaqe simptomat jane te shumta, eshte e veshtire qe te trajtohen te gjitha me ilace dhe shume nga to kane simtpma te tjera negative si psh. Shtim ne peshe, humbja e deshires seksuale, demtim te sistemit nervor (ne disa paciente), hiperglicemi etc.
Jane permendur me perpara shume njerez te famshem qe kane demonstruar simtoma te skizofrenise (dhe nuk jane diagnozuar te gjithe me semundjen).
Parashikohet qe perqindja e manifestimit te skizofrenise eshte 1 % e popullates (reth 7 deri ne 16 njerez per 100,000 veta popullsi). Eshte e vertete qe shume njerez te famshem, si artiste, poete etc, kane vuajtur nga simptomat dhe ndoshta ne shkalle serioze, megjithate nuk do te thote qe kjo semundje eshte "lidhur" me te qenit "gjeni". Skizofrenia nuk te ben njeri te "jashtezakonshem", Eshte semundje dhe ka te gjitha anet negative te nje semundjeje dhe per kete shkak nuk eshte e sakte te parashtrohet pyetja: Sa skizofren jeni. Sondazhe te tilla nuk kane kuptim dhe do hiqen.

Disa te famshem nga ata qe e kthejne boten ne Ferr ose ne Parajse.....
ja disa skizofrene (per ne) qe e kthyen boten ne ferr:
Hitleri
Bin Laden e kompani
Kaligula
Enver Hoxha
Napoleoni e sa mbreter te tjere
etj.
ja disa skizofrene (per ne) qe e kthyen boten ne parajse:
Buda
Jezusi
Muhamedi
Pikaso e sa piktore te tjere
Herminguej e sa shkrimtare te tjere qe me vepren e tyre preken zemrat e njerezve
etj.
ja disa skizofrene (per ne) qe e kthyen boten ne ferr:
Hitleri
Bin Laden e kompani
Kaligula
Enver Hoxha
Napoleoni e sa mbreter te tjere
etj.
ja disa skizofrene (per ne) qe e kthyen boten ne parajse:
Buda
Jezusi
Muhamedi
Pikaso e sa piktore te tjere
Herminguej e sa shkrimtare te tjere qe me vepren e tyre preken zemrat e njerezve
etj.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: Skizofrenia
Skizofrenia, pacientët
nuk janë të dhunshëm
TIRANE- Skizofrenia është një sëmundje e rëndë mendore që prek rreth 7% të popullsisë së botës. Mendohet që simptomat janë pasojë e një disbalance biokimike në tru. Kërkimet e fundit tregojnë që skizofrenia rezulton nga një defekt i zhvillimit fetal të trurit, pasojat e të cilit shpërthejnë në formën e sëmundjes në adoleshencën e vonë. Çrregullimi karakterizohet nga deluzione, haluçinacione, çrregullime të të menduarit dhe komunikimit si dhe tërheqje nga aktiviteti social i përditshëm. Skizofrenia përbën një patologji të trurit e cila ndikon në aftësinë e individit për të dalluar atë çka është reale dhe atë çka jo.
Për të shpjeguar më thjeshtë skizofreninë duhet të bëjmë një përshkrim të shkurtër sesi funkdionon truri ynë.
Në të gjenden me biliona qeliza nervore të cilat janë të lidhura me njëra tjetrën në formën ë një rrjete mjaft komplekse. Këto transmetojnë dhe qarkullojnë mesazhe ndërmjet tyre nëpërmjet disa substancave kimike të quajtur neurotransmetues. Këto transferojnë mesazhet nervore nga fundi i një qelize tek fillimi i një tjetre. Në një tru të prekur nga skizofrenia ka një çrregullim në këtë sistem komunikimi.
Çrregullimi mund të zhvillohet gradualisht në mënyrë të pakuptueshme për një periudhë të gjatë kohe. Ka raste kur sëmundja shpërthen herët dhe karakterizohet nga një zhvillim i shpejtë. Haset më shpesh në moshat midis 15 dhe 35 vjeç.
SHKAQET E SKIZOFRENISE
Shpeshherë simptoma të ngjashme me skizofreninë ndodhin edhe në patologji të tjera si psh: sëmundja e Huntigtonit, sëmundja Ëilson, në epilepsi, encefalite, meningite, në Sklerozën Multiple etj. Diagnoza e skizofrenisë së vërtetë vlerësohet atëhere kur janë përjashtuar këto sëmundje si shkaktare të mundshme të simptomave psikotike.
Shkaktari i saktë i skizofrenisë mbetet edhe sot akoma i panjohur. Ndryshimet në funksionet e trurit si percepsioni, emocioni dhe sjellja indikojnë shumë në zhvillimin e kësaj sëmundjeje. Truri është vendi biologjik i skizofrenisë. Disa kërkues kanë dyshimin që në këtë keqfunksionim kanë rol edhe neurotransmetuesit si dopamina dhe serotonina. Sistemi limbik (strukturë anatomike e përfshirë në përpunimin e emocioneve), talamusi (strukturë anatomike e trurit që merret me koordinimin e mesazheve neuronale) dhe disa rregjione të tjera të trurit duket se janë të përfshira në sëmundjen e skizofrenisë.
GJENET
Aktiviteti i neurotransmetuesve është i kontrolluar nga gjenet në një shkallë të gjerë. Ka evidenca mjaft të qarta që tregojnë se janë pikërisht këto të fundit të përfshira në patogjenezën e skizofrenisë. Studimet tregojnë që ka rreth 10-15% mundësi që të zhvillohet sëmundja nëse një nga prindërit ose vëllezërit /motrat është diagnostikuar me skizofreni. Nëse të dy prindërit janë skizofrenë, atëhere risku rritet në 40-50%. Për nipërit dhe mbesat e një pacienti me skizofreni risku për të zhvilluar sëmundjen shkon rreth 3 %.
Këshillimi gjenetik ndihmon në llogaritjet e riskut për të afërmit e pacientëve skizofrenë.
Deri tani nuk janë identifikuar gjene specifike si shkaktarë kryesorë të sëmundjes, por janë gjetur disa regjione kromozomike ku mendohet që janë vendosur gjenet e skizofrenisë. Në të ardhmen kjo do të ndihmojë në diagnostimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të këshillimit gjenetik duke rezultuar në një trajtim efikas më specifik. -
STRESI DHE INFEKSIONET
Roli i stresit në skizofreni është i paqartë. Ai nuk e shkakton sëmundjen, por stresi fizik (infeksionet) dhe ai emocional mund të nxisin apo të përkeqësojnë simptomat kur sëmundja është tashmë prezente.
ABUZIMI ME DROGARET
Substancat abuzuese ( alkooli dhe drogërat e rrugës) nuk e shkaktojnë skizofreninë, por është parë që ato mund të përkeqësojnë simptomat psikotike në një pacient që tashmë është diagnostikuar me skizofreni. Disa substanca si amfetaminat apo fenciklidina (pluhuri i ëngjëllit) mund të shkaktojnë simptoma të ngjashme me skizofreninë edhe në persona të shëndetshëm.
USHQYERJA
Mungesa e vitaminave në dietë nuk e shkakton skizofreninë. Efektshmëria e kurave me terapi megavitaminike nuk janë provuar ende , përpos kostos së tyre të lartë. Ushqyerja e mire është shumë e rëndësishme në shëndetin e një pacienti skizofrenik, por ajo nuk mund të ndikojë e vetme.
Suplementi mjekesor AlMEDICUS i Shqiptarja.com, trajton në numrin e kësaj jave dhe si ndikon masmedia, simptomat, kategorite dhe shfaqja e tyre, perballja dhe ndihma e familjes, si ndikon jeta e perditshme, medikamentet.
(sg/shqiptarja.com)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi