Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Skizofrenia dhe shqetesimet sociale People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Skizofrenia dhe shqetesimet sociale People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skizofrenia dhe shqetesimet sociale

2 posters

Shko poshtë

Skizofrenia dhe shqetesimet sociale Empty Skizofrenia dhe shqetesimet sociale

Mesazh nga Aяtємιѕα Mon 20 Feb 2012 - 4:37

Skizofrenia dhe shqetesimet sociale Skizofrenia-200x300Shenjat tipike të patologjisë që prek një për qind të popullsisë së rritur, ku përveç të tjerash njeriu humbet kuptimin e realitetit.
Sipas disa studimeve të kohëve të fundit, personat që vuajnë nga skizofrenia kanë ndryshime të funksionimit të trurit. Të sëmurët nuk janë në gjendje të vendosin një kufi mes vetes dhe tjetrit
Halucinacione, delir, prirje për t’u izoluar. Kush vuan nga skizofrenia, ndonjëherë e humbet fillin e realitetit dhe ndihet i trembur, konfuz. Një tipar tipik i kësaj sëmundjeje që prek një për qind të popullsisë së rritur është “mosfunksionimi shoqëror”: tjetri bëhet një enigmë e padeshifrueshme, përcjell ankth, duke çuar në çrregullimin e shumë mekanizmave të tjerë që pasqyrohen në sjelljen e të sëmurit. Ajo që mbetet ende e paqartë nga kjo sëmundje komplekse dhe shkatërruese është ndikimi i deficiteve sociale (pra, mungesa e marrëdhënieve me individët e tjerë) apo eksperiencat e hidhura që nguliten thellë në trupin tonë. Një studim italian ka dhënë përgjigje të reja për natyrën e shqetësimeve sociale që janë karakteristikë e patologjisë, duke na treguar ndryshimet e funksionimit të trurit te personat që vuajnë nga skizofrenia si dhe duke shfaqur bazat nervore të një prej çështjeve të saj më të rëndësishme, që është paaftësia për të vendosur një kufi të saktë mes vetes dhe tjetrit.
Duke përdorur teknikën e rezonancës manjetike funksionale, studiuesit italianë vunë re se te pacientët skizofrenë kishte aktivizime nervore ndryshe nga individët e shëndetshëm; sidomos në koren premotore (ku përfshihen perceptimi i ndjesive trupore me informacionet ndijore pamore, të prekshme dhe dëgjimore) dhe insulën posteriore, e rëndësishme jo vetëm në perceptimin e ndjesive trupore, por edhe në dallimin e vetes nga të tjerët në situata “emocionale sociale”. Studiuesit i publikuan përfundimet e studimit të tyre në “Social Cognitive and Affective Neuroscience 2”.
“Këto janë disa funksione të rëndësishme, sepse bëjnë të mundur kontrollimin e eksperiencave personale, si veprimet, ashtu edhe ndjesitë. Në patologjinë e skizofrenisë duket sikur ngacmohet pikërisht kjo gjë”, – shpjegon Sjoerd Ebisch, një nga bashkautorët kryesorë të studimit. “Ndryshimet nervore që janë vërtetuar nga studimi ynë mund të fshihen pas paaftësisë për të ndarë eksperiencat personale nga ato të tjetrit në planin social, si dhe për të kuptuar me intuitë sensin e këtyre bashkëveprimeve”.
Gjithçka nisi nga neuronet pasqyrë, që u zbuluan në vitin 1991 nga një grup shkencëtarësh të universitetit të Parmës. Neuronet në fjalë janë qeliza nervore që aktivizohen si kur personi bën diçka personalisht, ashtu edhe kur sheh dikë tjetër duke bërë të njëjtin veprim. Falë mekanizmave të ngjashëm, mjafton të shohësh një emocion në fytyrë apo të ndiesh prekjen e një këmbe tjetër, që në trurin tonë të nxitet një ndjesi e ngjashme. Këtë mekanizëm studiuesit e quajnë “stimulim të mishëruar”. “Para shumë vitesh mendonim se kjo mund të ishte vetëm maja e një ajsbergu dhe se e njëjta logjikë mund të përdorej në fusha të ndryshme, siç është ajo e ndjenjave dhe emocioneve”. Pas zbulimit të këtij modeli, shkencëtarët vendosën të përqendroheshin te dy patologji të veçanta: te psikoza skizofrenike dhe autizmi fëmijëror, shumë të ndryshme mes tyre, por që kishin një të përbashkët, marrëdhënien me të tjerët. Deri tani këto patologji janë studiuar vetëm “nga lart” në sipërfaqe, pa u fokusuar te përmasa “e mëshiruar” e përvojës së vetë personit. “Studimi i fundit i bashkëngjitet shumë të tjerëve që janë kryer herët në kohë, megjithatë ne jemi të vendosur të ecim përpara”, – thotë studiuesi italian.
Disa pacientë skizofrenë mbaheshin gjithmonë nën kontroll. Ata u ekzaminuan sërish gjashtë muaj pas episodit të parë të skizofrenisë. Nga ky kontroll u zbulua se gjatë “perceptimit social”, te subjektet skizofrenë zona e kores premotore aktivizohej shumë herë më pak në krahasim me grupin e atyre që po i ekzaminonin (pacientët shihnin videon e një dore që prekej nga një dorë tjetër, e cila ose ledhatonte ose gjuante). Jo vetëm kaq. Truri i skizofrenëve duket më pak aktiv kur simptomat e sëmundjes ishin më të rënda. Insula posteriore, që te individët e shëndetshëm “fiket” kur shihen eksperienca të prekshme te tjetri, te subjektet skizofrenë qëndronte aktive. “Skizofrenia karakterizohet nga një problem i kufizimit të vetes dhe që këtu shfaqen bazat natyrore të problemit në fjalë. Pra, e ritheksoj: skizofrenët janë të paaftë për të vendosur kufij të saktë mes vetes dhe tjetrit”, – thekson studiuesi.
Jashtë Italisë ky studim ka ngjallur shumë interes. Për Georg Northoff, shkencëtar në institutin “Institute of Mental Health Research”, bëhet fjalë për një studim unik, me rezultate të rëndësishme, që tregon se si pacientët skizofrenë e humbasin lehtësisht kontaktin me realitetin dhe nuk arrijnë të ndajnë veten e tyre nga të tjerët në mjedisin shoqëror. Kjo është një ndihmesë e madhe jo vetëm për të kuptuar të fshehtat e sëmundjes, por edhe për parë funksionimin e trurit.
“Kohë më parë, Frojdi kishte hedhur hipoteza se në bazë të mendimit psikotik, fshihet një ndryshim në dallimin mes ‘meje dhe tjetrit nga unë’”, – thekson Mark Solms, një përkrahës i punëve psikologjike të “babait të psikanalizës”. Për ekspertin, ky studim ofron një bazë të re shkencore për teorinë e tij.
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Skizofrenia dhe shqetesimet sociale Empty Re: Skizofrenia dhe shqetesimet sociale

Mesazh nga Anakonda Tue 21 Feb 2012 - 9:25

Shkurt semundje te cmendurish.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi