E kuqja befasuese e Giorgio Armani-t , Pranverë-verë 2016
Faqja 1 e 1
E kuqja befasuese e Giorgio Armani-t , Pranverë-verë 2016
Giorgio Armani, një ndër njerëzit më të fuqishëm në Itali në fushën e modës, ka prezantuar koleksionin e tij pranverë-verë 2016 në Milano. E kuqja dhe nuancat e saj ishin ngjyrat mbizotëruese të linjës së tij për femra. Veshjet ishin punuar me finesë dhe prerja ishte tejet elegante.
Stilisti 81-vjeçar, i cili ka ndërtuar një perandori globale në fushën e modës, ka përdorur ngjyrën e kuqe në xhaketa, pantallona të shkurtra, veshje dhe fustane mbrëmjeje. Tonet e ndryshme të të kuqes së theksuar ose në rozë, ishin të përziera me hije të zbehta të grisë, kremit dhe të zezës.
Pëpara një audience të gjerë ku merrte pjesë edhe aktorja e madhe italiane, Sofia Loren, modelet sfiluan me xhaketa të shkurtra, të kombinura me pantallona të lirshme të shkurtra, fustane mëndafshi, të shoqëruara edhe me kapele të mëdha të valëzuara.
I njohur ndryshe si “Mbreti Giorgio” në Itali, ai është një prej emrave më të fuqishëm në botën e modës. Në këtë sfilatë ai kishte përzier copat, dhe kishte luajtur me materiale të holla për të krijuar volumin e fundeve dhe fustaneve. Xhaketat të zbukuruara me rruaza ishin të kombinuara me pantallona të shkurtra dhe fustane.
Armani, i cili këtë vit shënoi 40 vjet në botën e modes, ka zbuluar edhe një pjesë nga autobiografia e tij. Libri që tregon për jetën e tij do të ketë një çmim prej 150$ deri në 350$, dhe të ardhurat nga shitja e tij do të shkojnë në ndihmë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Fëmijët.
“Doja të shkruaja këtë libër sepse kam kujtime dhe ndjenja, të cilat dua t’i ndaj me të gjithë ju”, tha Armani.
Java e modës në Itali është mbyllur me një lajm të mirë, pasi Dhoma Kombëtare e modës në Itali ka parashikuar një rritje pesë për qind në shitje këtë vit, ose 64.5 miliardë euro.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Tendencat e veshjeve pranverë – verë 2016 në qytetet më të mëdha të modës
» Kepuce Christian Laboutin pranvere/vere 2012
» Tom Ford zbuloi koleksionin pranvere/vere 2012
» Celsea ofertë befasuese për Paton
» Pse e kuqja eshte simbol per Festat e fundvitit?
» Kepuce Christian Laboutin pranvere/vere 2012
» Tom Ford zbuloi koleksionin pranvere/vere 2012
» Celsea ofertë befasuese për Paton
» Pse e kuqja eshte simbol per Festat e fundvitit?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi