JUSUF ZENUNAJ
Faqja 1 e 1
JUSUF ZENUNAJ
Jusuf Zenunaj
Poeti dhe dramaturgu Jusuf Zenunaj u lind në Novoselë të Pejës (1958). Është diplomuar për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, në Universitetin e Kosovës. Më 1983 ishte profesor i gjuhës shqipe në dy qendra shkollare të Pejës. Që nga viti 1992 jeton dhe krijoin në Belgjikë. Krijimet e para filloi t'i botojë në shtyp, që nga viti 1980 (në Shqipëri, Kroaci, Slloveni, Zvicër). Më 1989 i botohen 11 poezi në librin Roje drite, të Klubit Letrar Karagaçi, në Pejë. Ishte anëtar i Shoqatës së Letrarëve të Rinj të Kosovës, e cila e shpërbleu me çmimin e parë të saj për poezinë Nga Ura e Qabesë (Prizren, 1991). Shkruan për fëmijë dhe të rritur. Në vitin 1996, Toena e Tiranës ia botoi veprat: Klithmë e këngë (poezi), Ma falin një varr (dramë) dhe Rrugët mi dhe ti (dramë).
Në përmbledhjen poetike Klithmë kënge, autori ka përmbledhur poezi motivesh të ndryshme, të cilat shquhen për origjinalitet. Ka botuar poezi të panumërta në gjuhën franceze, në revistat Les Elytres du Hanneton dhe Les reflet de chez nous, me të cilat bashkëpunon që nga viti 2000. Është anëtar i Shoqatës letrare Grenier Jane tony dhe i Shoqatës së Shkrimtarëve Frëngjishtfolës të Mbretërisê Belge. Më 2007 është prezentuar në Antologjinë e poezisë frënge, botim i revistës Les Elytres du Hanneton. Shkruan për fëmijë dhe të rritur, poezi e
drama. Ka botuar 4 libra për fëmijë: Pse nuk vjen Diellza në Shkollë (dramë), Dielli e ka fajin (poezi), Jam çadër në ajër (gjëegjeza), Mos e harro qytetin e lashtë (poemë). Kjo është vepra e tetë e autorit, që e sheh dritën e botimit në qytetin që sipas Lasgush Poradecit, mban emrin më të bukur të të folurit shqip.

Shaban Cakolli- Legjendë
- Postime : 6690
Anëtarësuar : 04/02/2009
Re: JUSUF ZENUNAJ
GURZIMI I FJALËS
(Poetit Azem Shkrelit)
Në frymën e fundit të poetit
Bibla e hestjes gurëzoi fjalën e tij,
pas Karvanit të bardhë,
mjegulla, Grykën e pushtoi.
Burrëria ia fali veç një lot Ujkanit
pasi luajti plisin nën shall të bardhë,
Azemi tha na la
diellin në maja pa e parë
lajmi mbërriti në Kuçishtë
te kroi afër tbanit,
ku i krihte vargjet poeti
dhe i zbukuroi
edhe mbasi i doli nami....
Bruksel, qershor 1997
(Poetit Azem Shkrelit)
Në frymën e fundit të poetit
Bibla e hestjes gurëzoi fjalën e tij,
pas Karvanit të bardhë,
mjegulla, Grykën e pushtoi.
Burrëria ia fali veç një lot Ujkanit
pasi luajti plisin nën shall të bardhë,
Azemi tha na la
diellin në maja pa e parë
lajmi mbërriti në Kuçishtë
te kroi afër tbanit,
ku i krihte vargjet poeti
dhe i zbukuroi
edhe mbasi i doli nami....
Bruksel, qershor 1997
Shaban Cakolli- Legjendë
- Postime : 6690
Anëtarësuar : 04/02/2009
Re: JUSUF ZENUNAJ
LËKURA IME
Ngrirë në akull,
lagur në shi,
lidhur në pranga,
varur në singi,
kur i binte mishi i vjetër
forcohej me të ri,
ngjyrën kurrë s’e ndërroi
Në zjarr as në hi.
Tkurrrej lëkura ime,
kur binte nata
në majë shigjetash
e në teh shpatash.
Lëkura ime e hollë,
lëkura ime e trashë,
të njoha në tokën shtatëpash
të gjeta llogoreve të perëndimit,
rrugëve të Amerikës
shkretëtirave të Afrikës.
Ngrirë në akull,
lagur në shi,
lidhur në pranga,
varur në singi,
kur i binte mishi i vjetër
forcohej me të ri,
ngjyrën kurrë s’e ndërroi
Në zjarr as në hi.
Tkurrrej lëkura ime,
kur binte nata
në majë shigjetash
e në teh shpatash.
Lëkura ime e hollë,
lëkura ime e trashë,
të njoha në tokën shtatëpash
të gjeta llogoreve të perëndimit,
rrugëve të Amerikës
shkretëtirave të Afrikës.
Shaban Cakolli- Legjendë
- Postime : 6690
Anëtarësuar : 04/02/2009
Re: JUSUF ZENUNAJ
C’TË THEM UNË SONTE
Gjakut të shprishur i këndoi De Rada,
dikush tjetër tha se e pafund qenka nata,
Din Mehmeti : « Fatin tim s’e nënshkruaj”,
ç’të them unë sonte
që edhe fjalët më janë tretur
sikur kripa në ujë?!
Bruksel, tetor 1996

KAFSHIMI
Bisha e kafshon malin egërsisht,
jo me muaj e as me ditë,
këtë e di bilbili
e di edhe qyqja e vjetër
pendlat me gjithë vaj
peng në mal i mbeten.
Bisha dhëmbët mpreh prej lisit në lis,
në kërkim të rrënjëve
bisqet ngatërron me mish.
Rrezet e përvjedhura nën re
bilbili, diellit ia sheh,
shkrepave ia thotë këngës së tij;
PRANVEREN e pret e thërret
edhe në tragjedi.
Bisha e kafshon malin egërsisht,
jo me muaj e as me ditë,
këtë e di bilbili
e di edhe qyqja e vjetër
pendlat me gjithë vaj
peng në mal i mbeten.
Bisha dhëmbët mpreh prej lisit në lis,
në kërkim të rrënjëve
bisqet ngatërron me mish.
Rrezet e përvjedhura nën re
bilbili, diellit ia sheh,
shkrepave ia thotë këngës së tij;
PRANVEREN e pret e thërret
edhe në tragjedi.
Shaban Cakolli- Legjendë
- Postime : 6690
Anëtarësuar : 04/02/2009
Re: JUSUF ZENUNAJ
MURIMI
Gërvishi gjirin nëna,
kohët gjak të pijnë
kënga e fortesës
të rritej me fëmijën.
Vajet lahen në lumë
me këngën jetime,
guri i fshejtë në urë
qumështi në buzën time.
Gërvishi gjirin nëna,
kohët gjak të pijnë
kënga e fortesës
të rritej me fëmijën.
Vajet lahen në lumë
me këngën jetime,
guri i fshejtë në urë
qumështi në buzën time.
Shaban Cakolli- Legjendë
- Postime : 6690
Anëtarësuar : 04/02/2009
Re: JUSUF ZENUNAJ
FJALA NË GUR
Me avuj misri jam përzier,
në çerepin e diellit piqem,
në ma prefshin gjuhën,
fjalën në shkëmb e keni!
Prishtinë, 1980
Me avuj misri jam përzier,
në çerepin e diellit piqem,
në ma prefshin gjuhën,
fjalën në shkëmb e keni!
Prishtinë, 1980
Shaban Cakolli- Legjendë
- Postime : 6690
Anëtarësuar : 04/02/2009
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi