KRIJUESIT TANË QË FILLOJNË ME A
Faqja 1 e 1
KRIJUESIT TANË QË FILLOJNË ME A
Do te fillojmë të bëjmë prezentimin e Krijuesve shqiptare qe emri u fillon me A
Vizitor- Vizitor
Re: KRIJUESIT TANË QË FILLOJNË ME A
Abdylazis Islami
Shenime per Shkrimtarin Abdylazis ISLAMI
Abdylazis ISLAMI lindi me 29 Korrik 1930 ne fshatin Gajre te Tetoves. Rrjedh nga nje familje kurbetqare. Shkollen fillore e kreu ne vendlindje, kurse gjimnazin e ulet gjate okupacionit ne Tetove. Shkollen normale dhe Akademine Pedagogjike, Gjuhen dhe Letersine Shqipe ne Shkup. Njehere punoi si mesues e mandej si arsimtar i gjuhes shqipe ne Tetove. Kjo pune i zgjati prej vitit 1952-1970. Ne vitin 1970-1979 qe gazetar prane Radio Shkupit, ku edhe doli ne pension. Prej atehere jetoi dhe punoi ne Tetove. Prej vitit 1981-1991 qe redaktor teknik ne revisten letrare e kulturale ne Shkup. Ne vitin 1990 qe anetar i Keshillit Iniciativ ne Prishtine per pajtimin e gjakut ne Tetove e rrethine. Pajtoi, bashke me krushqit e pajtimit, 98 familje.
Qe ne shkolle te mesme merrej me shkrime, shkruante poezi,tregime , romane, drama; merrej edhe me kritike letrare dhe eseistike, merrej me mbledhjen dhe studimin e folklorit shqiptar te Sharrit; merrej edhe me perkthime letrare nga maqedonishtja dhe kroatishtja.
Deri tash eshte perkthyer ne gjuhet: turqishte, maqedonishte, arabishte, italishte, kroatishte, sllovenishte, gjermanishte, anglishte, suedishte, rusishte, rumunishte, hungarishte, vietnamishte, disa me panorama e disa me antologji.
Vdiq me 16 Gusht 2005 ne Tetove.

KUR FOLA UNE TI S'ISHE ME
Kishe deshire te riinim prane e prane,
Kur shpjegoje te degjoja me kujdes,
Si shpuza ujin t'i thithja mendimet tua
S'te kisha pare ne tjeter vend kurre.
Kur flitje heshtjen e kisha urti,
Te degjoja me kujdes deri ne harrim
Ti ne dashurine time ishe fare e rralle,
Dhe kisha deshire te flitje sa me shume.
Une te kurseja pa mase nga harresa,
dhe me heshtje shpreha nderrimin ndaj teje.
Por, kur mora te flas une, ti me s'ishe;
heshtjes sime aktive i dhash pergjigje
Ne vetmine time krejtesisht te qete
Kurse ti u ndave pa u pershendetur.
Qe atehere telat e lyres u ben all,
Ajo gjithmone te kerkon me nate e me dite,
Po meqe s'je me ne poezine time e rralle
Borxh ta pata thjeshtesine e kesaj kenge.
Abdylazis Islami - Poezia eshte e marre nga vellimi poetik "OAZA"

[b]Abdullah Konushevci lindi në vitin 1958 në Prishtinë, është shkrmtar i shquar shqiptar.
Në Prishtinë mbaroi shkollimin fillore dhe të mesmë dhe të lartë. Studio letërsinë krahasimtare në Universitetin e Zagrebit dhe punoi mbi 20 vjet si gazetar në Bota e Re dhe Rilindja
Mungesa e lirisë
Ti ishe
Një mëngjes i freskët
Që lëshonte
Tinguj të kthjellët
Dhe ishe një kopsht i derdhur
Zot sa i derdhur
Me erë me ngjyrë
Mbytje çdo gjë përreth
Nga duart nga yjet
Si nga një libër i hapur
Mund të parathoshe çdo gjë
Si fatthënë e rysur që ishe
Po jepeshe lehtë
Si një kafshë
E lodhur nga ndjekjet
Se në flokë
Në ballë
Në sy
Kudo
Të vihej re
Mungesa e lirisë
Vizitor- Vizitor
Re: KRIJUESIT TANË QË FILLOJNË ME A
Abdullah Zeneli
Abdullah Zeneli, lindi më 25 mars të vitit 1952, është poet, prozator dhe editor i shtëpisë botuese Buzuku, Prishtinë, Kosovë. Ka kryer studimet e larta në Fakultetin Filologjik të Prishtinës, dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe.

Agim DOÇI
Qyteti pa Dashuri ….
Qyteti mbeti pa një Romeo
Askund nuk gjëndet qoftë një Zhulietë
Ku ikën çiftet e dashuruar
Gjithshka beton…pemët pa fletë!?...
Një stol i hedhur në mbeturina
Më tej dëgjoj një ulërimë…
Zgjebosur qentë…macet stërvina
Një vajzë e fishkur merr…petidinë
Deti i pshurrun…traget i ndryshkur
Policë që qelben veç era gjizë
Ikin…veç ikin, kush mbet pa ikur
Nuk ka gomone…nuk ka as vizë
Shoh djem e vajza, që shkojnë tek Blloku
Vend i mallkuar për krim të fshehtë…(!)
Mesnata çmëndet nën ritëm rroku
Nuk ka Romeo…nuk ka Zhulietë

Agim Pepa
Mos m`u tremb dashuri
Me shtrojne ne shtreter cmendurie,
Se merrem me vjersha dhe ngre gota .
Pas ijesh te hijshme bukurie,
Me duket se fshihet gjithe bota.
Imazhet me joshin ne deshira,
Sa humbas ne jerm si femi.
Shungulloj i teri neper marrezira,
Dhe dukem se s`njoh as perendi.
Djallushkat me bejne ziliqar,
Ne c`hone me hedhin se di ?!....
Nese bota me quan mekatar ,
Ti mos m`u tremb dashuri !
Mos m`u tremb dashuri
Me shtrojne ne shtreter cmendurie,
Se merrem me vjersha dhe ngre gota .
Pas ijesh te hijshme bukurie,
Me duket se fshihet gjithe bota.
Imazhet me joshin ne deshira,
Sa humbas ne jerm si femi.
Shungulloj i teri neper marrezira,
Dhe dukem se s`njoh as perendi.
Djallushkat me bejne ziliqar,
Ne c`hone me hedhin se di ?!....
Nese bota me quan mekatar ,
Ti mos m`u tremb dashuri !
Vizitor- Vizitor
Re: KRIJUESIT TANË QË FILLOJNË ME A
Poeti Ne Kalvarin E Mundimeve Te Letersise
Nga "Vallja e kalldrëmeve" në Gjirokastër tek "Loti Alpin" në Zvicër të Agim Shehut
Nga "Vallja e kalldrëmeve" në Gjirokastër tek "Loti Alpin" në Zvicër të Agim Shehut
Kolec Traboini
Boston 20 Qershor 2003
Brezi yne i viteve 70-te është rritur dhe ngrohur shpirtërisht në kohë të vështira tiranie me poezinë sa lirike e të dhimbëshme aq epike tronditëse të poetit Agim Shehu.
Poeti AGIM SHEHU dhe libri i tij LOTI ALPIN Tirane 2002
Sa herë që lexoja poezitë e tij, më vinte në përftyrim qyteti i gurtë dhe i hirtë i Gjirokastrës ("Vallja e Kalldrëmeve"), ku ai ishte per mjaft kohë mësues letërsie, me faniteshin lartësitë e mureve të kështjellës, nga bodrumet e të cilës vinte një zhurmë disi e mbytur si përplasje e hekurit mbi gurë, por me një ritëm të rregullt që sa vinte e shtohej.
Vizitor- Vizitor
Re: KRIJUESIT TANË QË FILLOJNË ME A
Agim Shehu
Naganti i Isa Buletinit
Bënë udhë të gjatë
te ingilizi vinin
Ismail Qemali
Isa Buletini
Hynin dy shqiptarë
brenda në pallat
njeri luftëtar
tjetri diplomat.
Shqipëri e tyre
kish halle e mjera
armë zotërinj
regull, rinë te dera.
U ngrys luftëtari
sytë i shkrepën cikë
lëre diplomati
i tha me qerpikë.
Dhe ua la tek dera
Isa Buletini
poshtë nën brez, të voglës
sytë i shkrepëtinin.
Faqen vënë te trupi
veshin vënë te gjaku
je edhe për mua
thosh ajo së largu.
Hapat qetë e qetë
binin në pallat
njeri luftëtar
tjetri diplomat.
Herë-herë qerpikët
si gërshërë përplasnin
thua dritë të huaj
sytë nuk u qasnin.
Dhe tha lordi i madh
gjuhën duke zgjidhur
me humor të huaj
me një gaz të hidhur.
Ja dhe carmatosur
zotërinj shqiptarë
si kallkan i ngrirë
ngriu fjal e parë.
Pa nagantit sipër
brezit më si pritej
por nën brez e vogla
zu të hasharitej.
Mblidhte xixa zjarri
përmbi trup të bukur
priste luftëtarin
që ti thoshte "duku".
Sytë e diplomatit
zjarr të hidhur shkrepën
Isa Buletini
brrom nga brezi tjetrën.
Brrom aty përpara
mu te lordi pranë
"Madhëri Shqiptarin
kurrë s'e gjen pa armë".
Zbardhëlloi sermaja
shkreptiu fildishi
...ndritën malet tona
andej larg, tek ishin.
Qelqe e shandanë
dhanë dritë të ligë
Ismail Qemali
qeshi nën qerpikë.
Dhe naganti ulur
rrinte sic i duhej
dora nga i zoti
tyta nga ti duhej.
Nxinte tytë e vogël
brenda nxinin halle...
Shqipëri e vogël
në tryezë të madhe.
Naganti i Isa Buletinit
Bënë udhë të gjatë
te ingilizi vinin
Ismail Qemali
Isa Buletini
Hynin dy shqiptarë
brenda në pallat
njeri luftëtar
tjetri diplomat.
Shqipëri e tyre
kish halle e mjera
armë zotërinj
regull, rinë te dera.
U ngrys luftëtari
sytë i shkrepën cikë
lëre diplomati
i tha me qerpikë.
Dhe ua la tek dera
Isa Buletini
poshtë nën brez, të voglës
sytë i shkrepëtinin.
Faqen vënë te trupi
veshin vënë te gjaku
je edhe për mua
thosh ajo së largu.
Hapat qetë e qetë
binin në pallat
njeri luftëtar
tjetri diplomat.
Herë-herë qerpikët
si gërshërë përplasnin
thua dritë të huaj
sytë nuk u qasnin.
Dhe tha lordi i madh
gjuhën duke zgjidhur
me humor të huaj
me një gaz të hidhur.
Ja dhe carmatosur
zotërinj shqiptarë
si kallkan i ngrirë
ngriu fjal e parë.
Pa nagantit sipër
brezit më si pritej
por nën brez e vogla
zu të hasharitej.
Mblidhte xixa zjarri
përmbi trup të bukur
priste luftëtarin
që ti thoshte "duku".
Sytë e diplomatit
zjarr të hidhur shkrepën
Isa Buletini
brrom nga brezi tjetrën.
Brrom aty përpara
mu te lordi pranë
"Madhëri Shqiptarin
kurrë s'e gjen pa armë".
Zbardhëlloi sermaja
shkreptiu fildishi
...ndritën malet tona
andej larg, tek ishin.
Qelqe e shandanë
dhanë dritë të ligë
Ismail Qemali
qeshi nën qerpikë.
Dhe naganti ulur
rrinte sic i duhej
dora nga i zoti
tyta nga ti duhej.
Nxinte tytë e vogël
brenda nxinin halle...
Shqipëri e vogël
në tryezë të madhe.
Vizitor- Vizitor
Re: KRIJUESIT TANË QË FILLOJNË ME A
Agron Tufa
III. RRETHINAT E ATLANTIDËS
(vargje heraldike)
PROLOG
Ditën e shtatë të lëngatës rrëshkita nga kurthet e hijeve: marsi sybuhavitur e buzmavijtë shkiste si uji në kofshët e kolme të vashave; po ishte dikush që kish vënë kujën: "a të khashë! - se s'mund të pritej gjë tjetër në më të humburin spita ushtarak që kishte provinca. Ai ia kishte kallur sytë përsheshit me shkronja që ftohej mbi komodinë. Më kot rrihja ta mbledh fillin e tretur ndër fasha të trasha resh mbi objekte: do ta mblidhte ardhja e numërorit nga Peqini.
Ai kish sjellëdy-tri fije të njoma dorzonjash, shkulur me gjithë rrënjë nga shpatet e Sheldisë. "A të khashë" - përsëriti ai pikëllueshëm, dhe gjithçka tjetër zhvishej nga perceptimi. Precipitonte veçse thelbi - "a të khashë", thelbi-shkronjë. Përsheshin me shkronja e ngjyroste "kh - ja " grykore. Numërori nga Peqini u zhduk pas dyerve të nginjura me erë ilaçesh duke lënë të ftohen dorzonjat ndanë përsheshit me shkronja, ndërsa mua, - të rrotullohesha ankthshëm si një predhë, në vijaskat e asaj zgafelle mijvjeçare, asaj "kh - je" të pamort që oshëtinte nëpër labirintin e laringut të shqipes në Peqin.

EKZISTENCË
Njëmijë vjeshta rrodhën gjak në ijet tona.
Njëmijë vera gjaku eshkej dhe në grykë
Shtjellej Qenia, kutullohej shkronja,
Frushullonte verb' i shqipes, kallej thikë
Mbi dremitjen fusharake - pelte trush,
Ku lakorja e horizontit puthej epshëm
Dhe skajonte rrjedhën lumi krejt në tush
Nga kujtesën nxin i Letës breg i mnershëm.
Përsëthelli shkulme ngrinte prapë shtërngata.
Tjetër sy cikloni mbarsej shkrepëtima.
Nga themel' e thelb' i Qenies trandej Fryma -
O baticë që vdekjen vetë vure në kllapa!
Dhe n'u kthefsh në atë thelb Zanafillor, -
Kthen sërish të pish ambrozin tënd hyjnor.

Ali Podrimja lindi më 1942 në Gjakovë, Kosovë, ku pati një fëmijëri të vështirë.Ali Podrimja është autor i më shumë se dhjetë vëllimeve me poezi dhe mbahet sot nga kritika si përfaqësuesi më tipik i poezisë së sotme shqiptare dhe si një poet me emër dhe në shkallë kombëtare. Botën e vet poetike poeti e artikulon përmes një sistemi figurativ të konsoliduar (veçanërisht me simbolin dhe metaforën) dhe me një shkallë mjaft të lartë ndjeshmërie.
Vizitor- Vizitor
Re: KRIJUESIT TANË QË FILLOJNË ME A
Emrin e ka Dashuri
Ali Podrimja
Per kete toke gjaku ka rrjedhur e prinderit tane
kryet e kane lene; kambana te medha kane mbetur
ne jeten tone per kete toke ata qe nuk jane me -
e ju si te doni quajeni kete toke - muze emrin e ka,
dashuri emrin e ka; o si te doni quajeni
por asnje fjale te keqe per prinderit tane,
njerez te mire, asnje fjale, se kutjimi na i verbon syte.
Asnje fjale te keqe, thashe, se ata gjithcka jane bere
per kete toke, se ata ishin trima mbi trima
dhe, - nese ndokush ka vdekur duke kenduar -
ata vdiqen maje hanxharit te dushmanit me kenge ne goje,
nese ndokush s'ka kthyer nga rruga - ata i
kerkuam;
nese ndokush ka dashuruar me jete lirine - ata
ishin.
Se ata mikun kurre ne bese nuk e kane prere
dhe, - nese ndokush ka vdekur duke kenduar,-
ata vdiqen maje hanxharit te dushmanit me kenge ne goje, -
nese ndokush s'ka kthyer nga rruga, - ata i
kerkuam,
nese ndkush ka dashuruar me jete lirien, - ata
ishin.
E ju si te doni quajeni kete toke - muze emrin e ka,
dashuri emrin e ka; o si te doni, vetem
mallkim jo
se per kete toke gjaku ka rrjedhur, i nxehte ka
rrjedhur...

Alma Papamihali
Alma Papamihali |
Alma Papamihali ka lindur ne Qershor te vitit 1974, ne Tirane. Arti i te shkruarit ne pergjithesi dhe poezia ne vecanti, ka qene nje talent i spikatur tek ajo qe ne moshe te vogel. Prezantohet per te paren here perpara lexuesit shqiptar, me nje permbledhje me 100 poezi lirike, nen titullin "Nen tingujt e nates", ne te cilin spikatin poezi me nje tematike te larmishme dhe ndjeshmeri filozofike, ku nder te tjera dallojne tema e dashurise, nostalgjise, mallit per vendlindjen etj.
Vizitor- Vizitor
Re: KRIJUESIT TANË QË FILLOJNË ME A
KOHA IME
Së fundi kuptova,
që s´është e thënë
të dashurosh sytë,
apo buzëqeshjen...
Ka dhe të tillë
njerëz në botë,
që dashurojnë kohën,
më shumë se prekjen...
Së fundi kuptova,
që s´është e thënë
të dashurosh sytë,
apo buzëqeshjen...
Ka dhe të tillë
njerëz në botë,
që dashurojnë kohën,
më shumë se prekjen...
Vizitor- Vizitor
Re: KRIJUESIT TANË QË FILLOJNË ME A
Portreti krijues i Agim Vinces
Sivjet bëhen 60 vjet të lindjes dhe 40 vjet të krijimtarisë letrare e shkencore të Prof. dr. Agim Vincës, i cili tani është profesor i letersisë moderne shqipe në Universitetin e Prishtinës. Me Agim Vincën jemi takuar për herë të parë më 1967, në provimin e letërsisë popullore, të cilin ai e kishte kaluar me dhjetëshe, ndërsa unë me nëntëshe.
Në takimin e parë Agim Vinca të linte mbresën e një djaloshi simpatik, kureshtar e ambicioz, që vinte nga gjimnazi i Strugës në Fakultetin Filozofik të Prishtinës.( A.Vinca lindi më 22 maj 1947 në Veleshtë të Strugës.)
Atëherë në vitin e parë të Degës së Albanologjisë ishim nja 25 studentë të rregullt, në mesin e tyre edhe disa pena poetike të afirmuara, ndërsa Agimi dhe unë teksa po dukeshim në horizont.
Agimi shquhet shpejt si student i dalluar. Kryen studimet shkëlqyeshëm dhe vazhdon ato shkencore( magjistron më 1974, ndërsa doktoron më 1983 për letërsi).
Që nga koha e studimeve me Agimin kemi mbetur miq të jetës dhe të krijimtarisë.
Agim Vinca ka ecur me ritmin e kohës. Ai përherë ishte i shqetësuar dhe i angazhuar në ngjarjet dramatike të kohës.

Grykë e Kaçanikut mbuluar me borë
Grykë e Kaçanikut mbuluar me borë
Lepenci zvarritet si gjarpër i hollë.
Rrugës patrullojnë uniforma blu,
Me helmetë në sy e helm gjithashtu.
Shtëpizat në shpat pa fjolla tymi,
As borë e bardhë s’e fsheh dot krimin.
Grykë e Kaçanikut mbuluar me borë,
Lart bjeshkës së sharrtë sogjon
një grykëhollë.
18 mars 1999
Grykë e Kaçanikut mbuluar me borë
Lepenci zvarritet si gjarpër i hollë.
Rrugës patrullojnë uniforma blu,
Me helmetë në sy e helm gjithashtu.
Shtëpizat në shpat pa fjolla tymi,
As borë e bardhë s’e fsheh dot krimin.
Grykë e Kaçanikut mbuluar me borë,
Lart bjeshkës së sharrtë sogjon
një grykëhollë.
18 mars 1999
Vizitor- Vizitor
Re: KRIJUESIT TANË QË FILLOJNË ME A
ALBANA MELYSHI |
Albana Mëlyshi |
Ka mbaruar fakultetin e gazetarise ne Tirane ne vitet 73. Prej vitit 1992 ndodhet me banim ne Nju Jork
Eshte autore e disa librave ne proze dhe poezi si "Kafe Shkodra e Nju Jorkut" 1999, "Fundjave ne Hillsajd" 2000, "Poezi" nen pseudonimin Blerta Tirana, 2000. Ne tregimet e saj si edhe ne poezi autorja dallohet per sinqeritetin e krijimt e nje stil te rjedhshem e clodhes. Po kete vit Albana mbledh dhe boton me shpenzimet e saj Antologjine me poezi te te rinjve ne mergim me titull "Zera Nga Larg" Albana M Lifschin eshte autorja e librit te mirenjohur "Children Of Kosova - Stories of Horror" (anglisht dhe shqip) ku pershkruhet tragjedia e Kosoves nen kendveshtrimin e femijeve kosovare. Libri eshte konsideruar si nji dokumentar i tragjedise kosovare . Aty shihet egersia njerezore kunder qenjeve njerezore qe nuk kane te njejten kombesi, besim, ose bindje politike.' Libri u vleresua jo vetem nga komuniteti shqiptar por nga Bordi i Edukimit i Nju Jorkut i cili e aprovoi si tekst shkollor per studimet sociale, per klasat e 6-12. Libri i fundit i autores Alban M Lifschin "Udhëtim në Historinë Amerikane" eshte nje kontribut tjeter i saj per komunitetin shqiptar ketu ne SHBA por edhe per te gjithe atdhetaret brenda e jashte atdheurt qe jane te interesuar te mesojne historine e Amerikes. Libri ka marre vlersime maksimale nga profesore te nderuar, kopetente shqiptaro-amerikane dhe intelektuale te degjuar botuar ne organet e shtypit shqiptar.

Drejt Diellit te JuguT
Kaq dite udhetimi
drejt Diellit te Jugut
sa shtete kalova e ndrova nje stine,
per te ardhur tek ty
shoku im!
Dhe ç'qe ai moment aq i bukur,
(O Zot, sa i bukur qe!)
Drejt meje ti rendje i lumtur
"O mikja ime,
ja tek me ke!"
Ç'qe ai mall aq i madh
O shoku im ç'qe!
Zemr'e lodhur pritjes se gjate
si s'me leshonte
perdhe!
Ç'qe ai mall aq i bukur
O mikja ime, ç'qe!
xhaketa dimerore
e rrudhosur,
priste me kot
t'i ktheheshe atje!
drejt Diellit te Jugut
sa shtete kalova e ndrova nje stine,
per te ardhur tek ty
shoku im!
Dhe ç'qe ai moment aq i bukur,
(O Zot, sa i bukur qe!)
Drejt meje ti rendje i lumtur
"O mikja ime,
ja tek me ke!"
Ç'qe ai mall aq i madh
O shoku im ç'qe!
Zemr'e lodhur pritjes se gjate
si s'me leshonte
perdhe!
Ç'qe ai mall aq i bukur
O mikja ime, ç'qe!
xhaketa dimerore
e rrudhosur,
priste me kot
t'i ktheheshe atje!
Vizitor- Vizitor
Re: KRIJUESIT TANË QË FILLOJNË ME A
Aida Dizdari
Aida u lind ne vitin 1981 ne qytetin e Durresit ku ka kryer arsimin e detyrueshem si edhe ka frekuentuar shkollen e mesme "Naim Frasheri" ne Durres, se ciles i detyrohet shume per sa i perket pergatitjes se saj si shkollore ashtu edhe jashteshkollore. Ne vitin 1997, Aida fitoi nje burse studimi dhe si rrjedhoje u diplomua prane "Red Cross Nordic United World College" ne Norvegji. Tani ajo studion ne Fakultetin e Shkencave Nderkombetare e Diplomatike prane Universitetit te Triestes ne Itali.
Aida ka filluar te shkruaje qe ne moshe fare te vogel kryesisht ne gjuhen shqipe. Pervec publikimeve sporadike neper gazeta dhe atyre online, ajo nuk ka botuar asgje te rendesishme deri tani, por se shpejti ajo do te dale neper librari me nje dialog poetik
Aida Dizdari |
Aida ka filluar te shkruaje qe ne moshe fare te vogel kryesisht ne gjuhen shqipe. Pervec publikimeve sporadike neper gazeta dhe atyre online, ajo nuk ka botuar asgje te rendesishme deri tani, por se shpejti ajo do te dale neper librari me nje dialog poetik
Vizitor- Vizitor
Re: KRIJUESIT TANË QË FILLOJNË ME A
Nje cast reflektimi
Karkasat e njerzve te dikurshem cirren shkretetirave
ndersa njerez therrasin korbat, t'i mbledhin nje me nje
qe valesh
njerez te tjere te vijne
e te ngrene kollonat e shfajesimit e perligjjes...
Nuk i kam marre vitet e mia qe te veshtroj ne heshtje...
Por teksa therras
zeri me vjen i dobet,
gati i padegjueshem
dhe veten qe cirret
e degjoj vetem une...
Janar 2002

Albana Cufaj Zhuta
E lindur ne 13 Gusht 1977 ne qytetin e Pukes ku dhe perfundoi shkollen fillore dhe te mesme. Studimet i ka mbaruar ne Tirane ne Fakultetin Filologjik Dega Gjuhe-Letersi. Jeta e saj e ndare ne dy mentalitete, femijerine e kaluar ne Bjeshket e Malesise nga te cilat mori qendresen dhe forcen e brendshme dhe tek gjyshrit e saj ne Vlore nga ku mori puhizen e lehte te detit, shijen e kripur te tij dhe ku zbukuroi poezine dhe jeten e saj me koralet e Jonit duke i dhene krijimtarise se saj koloritin shumengjyresh.Krijimet e saj te mbajtura ne sirtar me nxiten te shprehem se Albana krijon per kenaqesine e saj per ate marrdhenie qe ajo e ka aq intime dhe te veçante me vargun, fjalen dhe poezine. Mendimi i saj se eshte me mire per te mos botuar poezi ne kete periudhe ku ka vershuar poezia gjithmone me ka ngacmuar dhe ja ku jam sot te shkruaj kete jeteshkrim te shkurter per ti krijuar mundesine per te ndryshuar mendimin Albanes por edhe per tju krijuar juve mundesine e leximit te shpirtit te saj. Librin e saj te pare akoma te pabotuar ajo e ka titulluar “Petalet e dhimbjes”. Motoja e saj eshte te mos jetoje jeten si nder shekuj eshte jetuar ndoshta ndaj edhe shpesh shprehet duke kerkuar falje me shprehjen: “Me fal o jete qe te poshterova duke te jetuar si nder shekuj te jetuan”...
Albana Cufaj Zhuta |
Vizitor- Vizitor
Re: KRIJUESIT TANË QË FILLOJNË ME A
Poezi nga vëllimi ''Petalet e dhimbjes
Momentet
Cmenduria ka fazat e veta
Vjen si vese e embel mbi lulen e etur
Ne vape shkaterruese gjer ne tharje
Cmenduria ka muziken e vet
momenti kritik
rrahja e pare e zemres se cilter
vetekenaqesia stadi final
fundi i trurit te dehur nga vera e kuqe
imazhi i fundit i nje qenieje vulgare
endur nga pelhura e perendimit te zjarrte
14 tetor 2007

Aulona Goxhaj
Aulona Goxhaj u lind ne 21 Prill 1983 ne qytetin e Fierit. Qe ne femijeri ajo kishte nje pasion te vecante per fjalen e shkruar, pasion i cili u rrit edhe me teper me kalimin e viteve. Vazhdoi gjimnazin "Janaq Kilica" ne qytetin e lindjes, ku perkrahja e miqeve edhe e mesuesve e shtyn te shkruaje...
Vizitor- Vizitor
Re: KRIJUESIT TANË QË FILLOJNË ME A
Gozhdova shpirtin në një letër
Unë skutat, shpirtit ia vështrova,
ia studiova ngadalë kaq gjatë,
në tokë i zbraza të gjithë brilantet
derisa shpirti më ngeli i thatë.
I theva portat e çava hijet,
ndërtova harta e rrugën lashë hapur.
U zgjatën engjëjt që mi njohin ëndrrat,
erdhën edhe djajtë me vesh të kalbur.
E derdha shpirtin në një fletë,
këtë shpirt që e rrita me duart e mia,
e kapa për fyti dhe e gozhdova mbi letër:
Masaker a lavdi
Flatra të reja do të lindin, e dija!

Albina Idrizi
Albina Idrizi u lind në fshatin Tërnoc të Bujanocit më 1966. Kreu Fakultetin Filologjik në Universitetin e Prishtinës-në Degën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe.
Në vitin 1997 botoi përmbledhjen me poezi për të rritur HESHTJA E MBARSUR në botim të Rilindjes për të cilën recensent Agim Vinca thotë:’ Është një zë i veçantë, i pjekur që në start.’ Më pas, në nëntor të vitit 2007 boton përmbledhjen me poezi për fëmijë ËNDËRRA ME YLBERË .
Jeton në Gjilan.
Albina Idrizi |
Në vitin 1997 botoi përmbledhjen me poezi për të rritur HESHTJA E MBARSUR në botim të Rilindjes për të cilën recensent Agim Vinca thotë:’ Është një zë i veçantë, i pjekur që në start.’ Më pas, në nëntor të vitit 2007 boton përmbledhjen me poezi për fëmijë ËNDËRRA ME YLBERË .
Jeton në Gjilan.
Vizitor- Vizitor
Re: KRIJUESIT TANË QË FILLOJNË ME A
DUKE KËRKUAR EMRIN TIM
Në këtë cast
kur krahët e ftohtë të vetmisë
përqafojnë trupin tim,
loti merr rrugën e dhembjes.
Shoh veten të tretur larg
në shkretëtirën e harresës.
Dhe ashtu e dërmuar bredh
se mos gjej
një pike shpresë
për frymën time të etur.
Më bëhet se atje tej
shoh të shkruar në rërë
emrin tim.
Pluhuri i gjurmëve
më bie në fytyrë
duke fshehur qartësinë
e shikimit tim.
Sikur të pushonte era…
është e pamundur, e di.
Më kot
mundohem t’i ndalë psherëtimat
të mos dëgjohem më larg se dhembja,
të mos shkojnë më larg
se emri im i shkruar në rërë.
Sepse për të bredh dhe luftoj me erën.
Me frymën time të etur për jetë.
Me zemrën time të etur për dashuri.
Në këtë cast
kur krahët e ftohtë të vetmisë
përqafojnë trupin tim,
loti merr rrugën e dhembjes.
Shoh veten të tretur larg
në shkretëtirën e harresës.
Dhe ashtu e dërmuar bredh
se mos gjej
një pike shpresë
për frymën time të etur.
Më bëhet se atje tej
shoh të shkruar në rërë
emrin tim.
Pluhuri i gjurmëve
më bie në fytyrë
duke fshehur qartësinë
e shikimit tim.
Sikur të pushonte era…
është e pamundur, e di.
Më kot
mundohem t’i ndalë psherëtimat
të mos dëgjohem më larg se dhembja,
të mos shkojnë më larg
se emri im i shkruar në rërë.
Sepse për të bredh dhe luftoj me erën.
Me frymën time të etur për jetë.
Me zemrën time të etur për dashuri.
Vizitor- Vizitor
Re: KRIJUESIT TANË QË FILLOJNË ME A
Agim Shehu
Lindi në Progonat të Kurveleshit më 1934. Studioi gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës...
Vizitor- Vizitor
Re: KRIJUESIT TANË QË FILLOJNË ME A
Naganti i Isa Buletinit
Bënë udhë të gjatë
te ingilizi vinin
Ismail Qemali
Isa Buletini
Hynin dy shqiptarë
brenda në pallat
njeri luftëtar
tjetri diplomat.
Shqipëri e tyre
kish halle e mjera
armë zotërinj
regull, rinë te dera.
U ngrys luftëtari
sytë i shkrepën cikë
lëre diplomati
i tha me qerpikë.
Dhe ua la tek dera
Isa Buletini
poshtë nën brez, të voglës
sytë i shkrepëtinin.
Faqen vënë te trupi
veshin vënë te gjaku
je edhe për mua
thosh ajo së largu.
Hapat qetë e qetë
binin në pallat
njeri luftëtar
tjetri diplomat.
Herë-herë qerpikët
si gërshërë përplasnin
thua dritë të huaj
sytë nuk u qasnin.
Dhe tha lordi i madh
gjuhën duke zgjidhur
me humor të huaj
me një gaz të hidhur.
Ja dhe carmatosur
zotërinj shqiptarë
si kallkan i ngrirë
ngriu fjal e parë.
Pa nagantit sipër
brezit më si pritej
por nën brez e vogla
zu të hasharitej.
Mblidhte xixa zjarri
përmbi trup të bukur
priste luftëtarin
që ti thoshte "duku".
Sytë e diplomatit
zjarr të hidhur shkrepën
Isa Buletini
brrom nga brezi tjetrën.
Brrom aty përpara
mu te lordi pranë
"Madhëri Shqiptarin
kurrë s'e gjen pa armë".
Zbardhëlloi sermaja
shkreptiu fildishi
...ndritën malet tona
andej larg, tek ishin.
Qelqe e shandanë
dhanë dritë të ligë
Ismail Qemali
qeshi nën qerpikë.
Dhe naganti ulur
rrinte sic i duhej
dora nga i zoti
tyta nga ti duhej.
Nxinte tytë e vogël
brenda nxinin halle...
Shqipëri e vogël
në tryezë të madhe.
te ingilizi vinin
Ismail Qemali
Isa Buletini
Hynin dy shqiptarë
brenda në pallat
njeri luftëtar
tjetri diplomat.
Shqipëri e tyre
kish halle e mjera
armë zotërinj
regull, rinë te dera.
U ngrys luftëtari
sytë i shkrepën cikë
lëre diplomati
i tha me qerpikë.
Dhe ua la tek dera
Isa Buletini
poshtë nën brez, të voglës
sytë i shkrepëtinin.
Faqen vënë te trupi
veshin vënë te gjaku
je edhe për mua
thosh ajo së largu.
Hapat qetë e qetë
binin në pallat
njeri luftëtar
tjetri diplomat.
Herë-herë qerpikët
si gërshërë përplasnin
thua dritë të huaj
sytë nuk u qasnin.
Dhe tha lordi i madh
gjuhën duke zgjidhur
me humor të huaj
me një gaz të hidhur.
Ja dhe carmatosur
zotërinj shqiptarë
si kallkan i ngrirë
ngriu fjal e parë.
Pa nagantit sipër
brezit më si pritej
por nën brez e vogla
zu të hasharitej.
Mblidhte xixa zjarri
përmbi trup të bukur
priste luftëtarin
që ti thoshte "duku".
Sytë e diplomatit
zjarr të hidhur shkrepën
Isa Buletini
brrom nga brezi tjetrën.
Brrom aty përpara
mu te lordi pranë
"Madhëri Shqiptarin
kurrë s'e gjen pa armë".
Zbardhëlloi sermaja
shkreptiu fildishi
...ndritën malet tona
andej larg, tek ishin.
Qelqe e shandanë
dhanë dritë të ligë
Ismail Qemali
qeshi nën qerpikë.
Dhe naganti ulur
rrinte sic i duhej
dora nga i zoti
tyta nga ti duhej.
Nxinte tytë e vogël
brenda nxinin halle...
Shqipëri e vogël
në tryezë të madhe.
Vizitor- Vizitor
Re: KRIJUESIT TANË QË FILLOJNË ME A
ANDON ZAKO CAJUPI ,,,,po po te shkruje ka shume ai
gjakush
rifati- I/e Regjistruar
- Postime : 2973
Anëtarësuar : 07/02/2009
Similar topics
» KRIJUESIT TANË NË DIASPORË
» "DIELL LIRIE LIBRI" I XV I KRIJUESIT DEMIR KRASNIQI
» BIJA E KRIJUESIT TË MADH RIZAH SHEQIRI MARSHON SUKSESEVE
» Kur duhet të fillojnë të lexojnë fëmijët
» Kur fillojnë përgatitjet e vajzës për martesë?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi