Bukuria është brenda çdo personi e cila manifestohet nga jashtë përmes pasqyrimeve fizike dhe lumturisë emocionale. Femra që ndjehet mirë, e ka të lehtë ta pasqyroj bukurin e saj nga jashtë dhe t’i bëjë të tjerët ta ndjejnë atë bukuri nga dita në ditë. Për t’ju ndihmuar që ta pasqyroni bukurinë tuaj të brendshme ne ju këshillojmë t’i përdorni disa nga teknikat e mëposhtme. Nëse çdo ditë nga pak i kushtoni kohë dhe rëndësi këtyre teknikave, do të dukeni dhe do të ndjeheni të bukur çdo ditë.
Krijoni hapësirë e cila do t’ju mbush me bukuri
Shumë femra kalojnë një pjesë të madhe të kohës në zyre, banjë, dhomë dhe asnjëherë nuk mendojnë që atë hapësirë ta freskojnë me lule, qirinj, ngjyra, piktura që do ta kënaqin njeriun. Hapësira e këndshme dhe e zbukuruar ku e kaloni pjesën më të madhe të kohës, ju bën të ndiheni më të lumtur, më të qetë dhe më të bukur. Masazhi ditor i fytyrës
Në fytyrë janë mbi 40 muskuj. Secili muskul çdo çast pandërprerë punon që të shpreh çdo nuancë të gjendjes tonë emocionale dhe fizike. Prandaj, falënderoni fytyrën tuaj çdo ditë duke i dhuruar një masazh të butë. Përdoreni kohën gjatë përgatitjeve të mëngjesit ose gjatë largimit të grimit në mbrëmje, duke i lëvizur majat e gishtave në mënyrë rrethore, që t’i bëni masazh fytyrës. Kohë më të gjatë kushtoni masazhit të pjesëve më të tendosura të fytyrës, si vijat e nofullave dhe vendet tjera të artikulacioneve, ballin etj.
Meditoni para fytyrës tuaj
Në vend se ta urreni pamjen e fytyrës tuaj, rrudhat, shenjat tjera, shikoni anët e bukura dhe unike të fytyrës tuaj në pasqyre. Çdo ditë, nga disa minuta, derisa e shikoni veten në pasqyre, duke u përgatitur për punë në mëngjes, apo për të fjetur në mbrëmje, kujtoni çastet më të mira nga jeta e juaj, që ju kanë bërë të qesheni, të ndiheni e lumtur dhe çmoni përvojat unike nga jeta e juaj dhe po ashtu edhe nga fytyra e juaj. Gjatë buzëqeshjeve në jetë, secila fytyrë ka shenjat e veta të buzëqeshjes, që janë shumë unike. Mendoni, cila shenjë gjatë çfarë përvojave të mira është krijuar. Kjo do t’ju mbush me lumturi të brendshme e cila do të kaloj në shprehi dhe automatikisht do ta pasqyroj bukurinë tuaj të veçantë çdo ditë, duke ju bërë shumë më të bukur para syve tjerë. Aromat dhe tingujt që do t’ju zbukurojnë
Është shumë gabim që këngët me tinguj melankolik që flasin për dashuritë e pafata të konsumohen aq shumë nga ju. Nuk guxoni që jetën tuaj ta identifikoni me këngë, filma a storie të pafata. Edhe ashtu, jeta e përditshme, lajmet, varfëria bëjnë që të ndjehemi pa vullnet dhe energji. Në vend të kësaj, në hapësira ku e kaloni pjesën më të madhe të kohës, përdorni muzikë me tinguj nga natyra, cicërima zogjsh, gjallëri, rrjedhë të ujit. Ose edhe muzika e lehtë jazz do t’ju ndihmoj. Kësaj i shtoni edhe aroma të këndshme si insense (shkopinj aromatik) ose lule të gjalla. Me këtë e relaksoni mendjen dhe trupin tuaj. Do të befasoheni se si pasqyrohet bukuria e juaj për vetëm disa ditë të aplikimit të kësaj rutine. Merrni frymë thellë çdo ditë me sy të mbyllur
Frymëmarrjet tona janë shumë sipërfaqësore. Mbyllni sytë dhe merrni frymë thellë nga barku. Leni që gjitha tendosjet e ditës pas punës të ikin, ose në mëngjes pastroni mendjen tuaj me frymëmarrje të thellë. Duke marr frymë thellë, mendoni se si mbusheni me gjitha të mirat e jetës, ndërsa duke nxjerr frymën, mendoni si largohen të këqijat nga trupi dhe mendja juaj. Hapni sytë dhe shikoni shprehjet e fytyrës pas 20 frymëmarrjeve dhe 20 frymënxjerrjeve me sy të mbyllur. Përsëritni këtë ushtrim të pastrimit të mendjes çdo ditë në mëngjes dhe në mbrëmje. | |