Cila janë vendet më të frikshme në botë
2 posters
Faqja 1 e 1
Cila janë vendet më të frikshme në botë
Cila janë vendet më të frikshme në botë |
Nëse jeni në kërkim të fantazmave dhe vampirë vendi më i mirë është Rumania, aty ku gjendet kështjella e kontit Drakula. Në rajonin e njohur si Transilvani, në Rumani ju do të gjeni kështjellën “Bran”. Thuhet se autori i këtij romani është frymëzuar nga pronari i vërtetë i kështjellës princi Vlad. Vendi i frikshëm tashmë është një muzeum i përbërë nga arkitektura gotike, me shkallë gjarpëruese dhe të ngushta. Sidoqoftë bëni mirë të mos vizitoni vetëm kalimet nëntokë pasi do të frikësoheni jo pak. Gjithashtu aty mund të shohin aktorë që vënë në skenë historitë se si princi Vlad u priste kokën armiqve të tij. Kështjella “Bran”, e cila ka dalë në shitje për 140 milionë dollarë tërheq rreth gjysmë milioni vizitorë në vit duke nxjerrë një shumë prej 60 milionë dollarësh nga vizitorët. |
Por kështjella Drakulës nuk ju duke e frikshme sa duhet ka plot vende të tjera që mund t’u shkaktojnë të ngjethura në mes të ditës me diell. “Vendet e magjepsura po bëhen gjithnjë e më popullore. Në disa vende, fantazmat janë kthyer një pjesë të marketingut”, shprehet Jeff Belanger, autor i enciklopedisë së vendeve më të magjepsura në botë. Kjo është dhe arsyeja pse në Luginën e Fjetur në Nju Jork, çdo tetor vizitorët mblidhen për të parë një aktor që luan roli ne kalorësit pa kokë. Vitin e kaluar në këtë luginë u mblodhën rreth 47 mijë vetë, ndërkohë që këtë vit pritet që 70 vizitorë të mbërrijnë me rastin e festave të Hallouinit. Vendet e frikshme vijojnë me katakombet që gjenden në Paris të Francës. Në një vend të nëndheshëm gjenden trupat e zhvendosur në shekullin e 18-të nga varrezat e qytetit. Për këtë arsye, shumë vizitorë janë shprehur në kohë të ndryshme se kanë dëgjuar pëshpërimat e fantazmave dhe i kanë parë ato t’u fanepsen. Kështjella “Bran” Brasov, Rumani Thuhet se autori i “Kont Drakula”, Bram Stoker e ka bazuar romanin me vampirë në personazhin e princ Vladit, i cili jetoi në kështjellë në shekullin e 15-të. Stoker është frymëzuar pikërisht nga rrëfenjat për dhunën e princ Vladit. Kështjella shërben akoma si një prej vendeve më të frikshme në botë. Kulla e Londrës Londër, Angli Thuhet se fantazma e Anne Boleyn, bashkëshortja e ekzekutuar e mbretit Henri VIII, ecën në korridore duke mbajtur në duar kokën e saj të prerë dhe duke kërkuar bashkëshortin e saj jobesnik, i cili e ekzekutoi që të mund të martohej me një grua tjetër. Katakombet Paris, Francë Këto gurë të mëdhenj gëlqerorë janë strehë e trupave të zhvarrosur në shekullin e 18-të nga varrezat e tejmbushura. Radhë të tëra kafkash dhe kocksh gjenden në mure dhe disa vizitorë pretendojnë se kanë parë fantazma e dëgjuar pëshpërimat e të vdekurve të zhvendosur. Zona 51 Nevada, SHBA E vendosur në jug të Nevadës, Zona 51 është një zonë “top-secret” e qeverisë që shërben si vend për testime të ndryshme ajrore. Por njerëzit që banojnë rreth e rrotull shprehen të kenë parë vazhdimisht ndër vite UFO. Kjo dhe ka tërhequr shumë vizitorë nga e gjithë bota, të cilët shpresojnë të shohin ndonjë alien. Lugina e fjetur Uorçester, Nju Jork, SHBA Çdo tetor vizitorët mblidhen këtu për të parë një aktor që interpreton rolin e kalorësit pa kokë, sipas personazhit të romanit “Legjenda e luginës së fjetur”. Aty mblidhen shumë vizitorë, zakonisht ata që janë të pasionuar pas historive horror. “Loch Ness” Invernes, Skoci Shumë njerëz drejtohen në “Loch Ness”, një liqen me ujë të pastër në malet skoceze në kërkim të një krijese të pakapshme dhe me gungë në kurriz. Ajo konsiderohet si një prej krijesave më misterioze dhe legjenda e saj daton që në shekullin e VI-të. Ferma “Monte Cristo” Uellsi i ri jugor, Australi Kjo shtëpi e ndërtuar në fund të vitit 1800 thuhet se banohet nga fantazmat e dhjetë njerëzve që kanë vdekur aty. Ato përfshijnë një vajzë të mitur të pronarit, një shërbëtore shtatzënë, të cilën e shtynë nga ballkoni dhe të një kopshtari që u vra nga një vizitor që po vinte në jetë filmin “Psycho”. |
Re: Cila janë vendet më të frikshme në botë
sia vlenka me shku ne keto vende
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Vendet te frikshme
» Cilat janë vendet më të paedukuara në botë ?!
» Ja cilat jane 10 vendet turistike me te lira dhe me te mira ne bote
» Hotelet më të frikshme në botë
» Femrat jane si mollet ne peme. Me te mirat jane ne majen e pemes.
» Cilat janë vendet më të paedukuara në botë ?!
» Ja cilat jane 10 vendet turistike me te lira dhe me te mira ne bote
» Hotelet më të frikshme në botë
» Femrat jane si mollet ne peme. Me te mirat jane ne majen e pemes.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi