Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

Shko poshtë

Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin Empty Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

Mesazh nga Aristogata Mon 14 Dec 2009 - 4:19

1. DORA.

Një fëmijë doli të bëjë pazarin për nënën e vet.
U bë i saktë dhe i kujdeshëm.
Bakalli, për t’ia shpërblyer zellin e tij, mori nga dollapi një kuti plot me karamele, e hapi dhe ia dha ato fëmijës.
“Merre! O vogëlushë!”
Fëmija mori vetëm një karamele dhe bakalli e inkurajoi atë duke thënë:
“Merre të gjithë ato karamele që i zenë dora jote!”.
Fëmija e shikoi atë me sytë e tij të mëdhej dhe tha:
“Ah! Atëherë, merri ti për mua!”
“Pse?” vijoi bakalli.
“Sepse dora jote është më e madhe!”

Kur të luteni, mos i matni pyetjet tuaja me dobësitë e fesë tuaj.
Le të përkujtojmë se dora e Zotit është më e madhe.
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin Empty Re: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

Mesazh nga Aristogata Mon 14 Dec 2009 - 4:19

2. SHKO TI PËR MUA.

Zakonisht një burrë i thoshte gruas së vet
çdo dielë në mëngjes:
“Shko ti në Kishë e lutu për ne të dy!”
Edhe miqëve u thoshte;
“Nuk ka fare nevojë që të shkoj në Kishë.
Gruaja ime shkon dhe lutet për të dy!”
Një natë ky burrë pa një ëndërr.
Me gruan e vet te dera në parajsë
prisnin që të hynin brenda.
Dalëngadalë dera u hap
dhe dëgjuan një zë që i thoshte gruas:
“Ti mund të hysh për të dy!”
Gruaja hyri dhe dera u mbyll përsëri.
Burri u shqetësua dhe u friksua për së tepërmi,
Dhe u zgjua nga gjumi.
Më e mrekulluar qe gruaja e tij, të dielën tjetër,
kur, në orarin e Meshës burri i saj i tha:
“Sot do vij edhe unë në Kishë me ty!”


Unë, vetëm unë, pikërisht unë, o Zot,
kam nevojë për t’u lutur! (dy herë).

Jo nëna ime, jo babaj im, jam unë, o Zot,
që kam nevojë për t’u lutur…
Jo diakoni, apo shefi im, jam unë, o Zot,
që kam nevojë për t’u lutur.

Unë, vetëm unë…
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin Empty Re: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

Mesazh nga Aristogata Mon 14 Dec 2009 - 4:20

PSE VRAPON GJITHMONË?

Nga dritarja e tij
nën sheshin e tregut,
Mësuesi pa një prej nxënëzve të vet,
një farë Haikel,
duke ecur me shpejtësi,
i zënë në punë deri në grykë…
E thirri dhe e ftoi
që të shkojë tek ai.
“Haikel, a e ke parë qiellin sot?”
“Jo, Mësues!”
“Dhe rrugën, Haikel? A e ke parë rrugën këtë mëngjes?”
“Po, Mësues!”
“E tani, e sheh atë?”
“Po, Mësues, e shoh atë!”
“Më thuaj çfarë sheh”
“Shoh njerëz, kuaj, karroca, tregtarë që lëvizin,
fshatarë që ngrohen,
burra dhe gra që shkojnë e kthejnë,
ja çfarë unë shoh”.
“Haikel, Haikel,- e qortoi me butësi Mësuesi –
pas 50 vjet, pas 100 vjet
do të jetë gjithmonë
një rrugë si kjo
dhe një treg si ky.
Makina të tjera do të sjellin tregtarë të tjerë
për të blerë dhe për të shitur kuaj të tjerë.
Por unë nuk do të jem më këtu,
edhe ti nuk do të jesh më këtu.
Atëherë unë të pyes, Haikel:
‘Pse vrapon nëse as s’ke kohë
për ta shikuar qiellin?’.
A e ke parë qiellin këtë mëngjes?”
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin Empty Re: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

Mesazh nga Aristogata Mon 14 Dec 2009 - 4:25

FOLJA

Një herë, një ministër ishte ulur
në buzë të një burimi në qytet.
Për mungesë vëmendjeje,
rrëshqiti brenda atij.
Disa njerëzë,që kalonin andej,
dolën përpara,
ia zgjatën dorën
duke thënë:
“Ma JEP dorën!”.
Por politikani
nuk e dëgjoi fare
dhe nuk ia shtriu dorën atij.
Në këtë moment arriti një burrë
që e hapi rrugën nëpërmes njerëzve,
duke thënë:
“Miq të mi,
ministri ynë,
qysh prej lindjes
mësoi vetëm foljen ‘të marrësh’;
ai nuk e njeh foljen ‘të japësh’.
Duke thënë ashtu,
ia zgjati dorën:
“Mirëdita, shkëlqësia juaj:
merrni, pra, dorën time!”.

Menjëherë ministri e kapi dorën e burrit,
dhe doli nga burimi.

Njerëzit shpesh ngatërrojnë foljet.
Zoti e njeh vetëm foljen ‘të japesh’.


Edituar për herë të fundit nga ARISTOGATA në Mon 14 Dec 2009 - 4:33, edituar 1 herë gjithsej
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin Empty Re: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

Mesazh nga Aristogata Mon 14 Dec 2009 - 4:26

NJË MOTËR E DISA VAJZA.

Një motër e disa vajza,
ishin duke e pastruar Kishën e vet.
E bënin më shumë dashuri
dhe entuziazëm,
si në qoftë do të ishin
duke përgatitur një katedralë
për Hyjin e tyre.
Erdhi eproria e gjeti
një karrigë me pluhur,
nje bank jashtë vendit të zakonshëm,
një vajzë me mengët shume të shkurta,
një tjetër me fundin mbi gjunjë
një tjetër me më shumë të kuq buzësh.
Të mrekulluarar, dalluan punën
duke i fshirë djersët që kullonin
nga çdo pore e lekurës së tyre.
Pastaj eproria filloi të largohet,
nën sytë me hije trishtimit të tyre.
E kur ajo u zhduk fare,
motra tha: “Le të kthehemi në dëtyrën tonë!”

Jo gjithmonë ata që janë autoritarë
kanë edhe autoritet!


Edituar për herë të fundit nga ARISTOGATA në Mon 14 Dec 2009 - 4:33, edituar 1 herë gjithsej
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin Empty Re: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

Mesazh nga Aristogata Mon 14 Dec 2009 - 4:27

DUAR TË PASTRA.

Pas vdekjes së tij,
një burrë u paraqit tek Zoti.
Me shumë krenari,
ai ia tregoi duart e veta,
duke thënë:
“O Zot, shiko si janë të pastra duart e mia!”
Zoti i buzëqeshi atij,
por me një hije trishtimi,
dhe i tha:
“Është e vërtetë,
Janë të pastra,
por janë edhe boshe!”.


Edituar për herë të fundit nga ARISTOGATA në Mon 14 Dec 2009 - 4:32, edituar 1 herë gjithsej
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin Empty Re: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

Mesazh nga Aristogata Mon 14 Dec 2009 - 4:28

DUAR TË PASTRA 2

Shkrimtari Dostojevski tregon historinë e një zonje të pasur, por shumë
koprrace, që menjëherë pas vdekjes së saj, gjeti përballë asaj një
djallë shumë të keq që e hoqi në detin e zjarrtë të ferrit.
Engjelli i saj rojtar filloi të mendojë i dëshpëruar nëse do të ekzistonte një mundësi për ta shpëtuar atë.
Pas një kohë u kujtua për një ngjarje që ndodhi shumë kohë përpara, dhe i tha Zotit:
“Njëherë kjo zonjë ia dhuroi një qepë të kopshtit të saj një të varfëri”.
Zoti i buzëqeshi engjëllit: “Mirë. Falë kësaj qepe, mund të shpëtohet. Merre qepën,
Do ta afrosh në buzë të detit të zjarrtë në mënyrë që zonja të mund ta marrë, dhe pastaj terhiqe jashtë.
Nëse zonja do të rrijë lidhur fortë me atë vepër të mirë të vetëm që bëri, do të mund të jetë e terhequr deri në parajsë”.

Engjelli u var sa më shumë ishte e mundshme buzë të detit të zjarrtë dhe e thirri fortë gruan:
“Sa më shpejt, ngjitu për qepë!”
Kështu bëri zonja dhe filloi të ngritet kah qiellit.

Por një prej të dënuarve e kapi palën e veshjes së saj dhe u ngrit lart
me të; një mëkatar tjetër e kapi këmbën e të parit dhe u ngrit edhe ai.
Shpejt u formua një rreshtë i madh njerëzish që ngriteshin kah
parajsës, lidhur me zonjën që e kapi qepën që engjelli e kishte në dorë.
Djajtë ishin shumë të shqetësuar, sepse ferri ishte gati duke u boshatisur, i ngjitur krejt pas qepës.
Resti i madh arriti deri te dera e parajsës. Por zonja ishte me të
vërtetë, një koprrace e pandreqshme e në këtë moment e pa rreshtin e
mëkatarëve të ngjitur me veshjen e saj dhe bertiti e zemëruar: “Qepa
është e imja! Vetëm e imja! Më lëshoni…”. Saktësisht në këtë moment
qepja u shpartallua dhe gruaja me të gjithë ata që e ndiqnin, u
rrokullitën në detin e zjarrtë.

I dëshperuar, përpara kangjellave të parajsës, mbeti vetëm engjëlli rojtar.

I mbush duart e tua me duart e tjerve. Dhe shtrëngoj fortë.
Do të shpëtohemi së bashku. Apo nuk do të shpëtohemi.
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin Empty Re: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

Mesazh nga Aristogata Mon 14 Dec 2009 - 4:29

POR NE RRIMË MBI UJË.

Mbreti Milinda, një mbret shumë i fortë, ia tha një meshtari të moshuar:
“Ti thua se njeriu që bëri çdo të keqe të mundshme për 100 vjet dhe e
kërkon falje prej Zotit përpara vdekjes, do të fitojë mundësinë të
rilindë në qiell.
Dhe nëse një njeri bën vetëm një krim dhe nuk pendohet, do të shkojë në ferr.
A është kjo e drejtë? A janë ndoshta 100 krime më të lehta se një e vetme?”

Meshtari i dha këtë përgjigje: “Nëse unë do ta marrë një gurë të vogël
sa syri im, dhe e vë në sipërfaqen e liqenit, do të fundoset apo do të
rrijë mbi ujë?”

“Do të fundoset (mbytet)” përgjigji mbreti.
“Dhe nëse do t’i marrë 100 gure të mëdhej,dhe i vë në një barkë dhe e
shtyj barkën në liqe, a do të fundosen (mbyten) apo do të rrinë mbi
ujë?”
“Do të rrinë mbi ujë”.
“Atëherë 100 gurë dhe një barkë janë më të lehtë se një gurë i vogël?”
Mbreti nuk dinte çka do të përgjigj. Dhe meshtari i moshuar shpjegoi:
“Kështu, o mbret, u ndodh edhe njerëzve. Një njeri, edhe pse mëkatoi
shumë, nëse mbështetet në Zotin, nuk do të fundoset në ferr.
Përkundrazi njeriu që bën keq edhe një herë të vetme, dhe nuk e kërkon
mëshirën e Zotit, do të birret”.


Edituar për herë të fundit nga ARISTOGATA në Mon 14 Dec 2009 - 4:32, edituar 1 herë gjithsej
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin Empty Re: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

Mesazh nga Aristogata Mon 14 Dec 2009 - 4:30

FTESË.

Një njeri i pasur, pronar i një kështjelle, bëri një festë të madhe dhe
i ftoi të gjithë banorët e fshatit, që shtrihej afër murëve të qytezës
së tij.
Por mendoi se kantinët e verës, edhe pse shumë të mbushura, nuk do të
kishin pasur mundësi ta shuajnë etjen e një morie aq të madhe njerëzish.
Ky njeri fisnik u kërkoi një nder banorëve të fshatit: “Do ta vëmë në qendër të oborrit, ku do të gostitemi, një enë të madhe.
Çdonjëri prej jush le ta sjellë verën sipas mundësive të tij, dhe le ta derdhë në enë.
Të gjithë pastaj mund të marrin verën sa u nevojtet, dhe do të mjaftojë për të gjithë”.
Një fshatarë, përpara që të niset për tek kështjella, mori një katruve,
dhe e mbushi me ujë, duke menduar: “Pak ujë në një enë të madhe nuk do
të vërehet …Askush nuk do ta dijë këtë!.
Kur arriti në festë e derdhi “verën” e tij në enën e përbashkët dhe u ul në tryezë.
Kur të parët shkuan për ta nxjerrë verën, nga ventili i enës doli vetëm uji.
Të gjithë kishin menduar të njëjtë gjë. Dhe kishin sjellur vetëm ujë.

Nëse nuk kënaqemi për këtë botë, është shkaku sepse mjaft njerëz sjellin vetëm ujin.
E gjithë krijesat vuajnë për këtë.
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin Empty Re: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

Mesazh nga Aristogata Mon 14 Dec 2009 - 4:30

HIJA

Ditën e parë shkollore,
në një fshatë të shkretë,
një fëmijë ecte për në shkollë,
herët në mëngjes,
së bashku me nënën e vet.
Fëmijë ishte krejt i marrur
prej hapave të mëdha
të hijes së vet
të projektuar nga djelli i mëngjesit
që bëntë që ai të duket e të ndiet
një vigan lart më shumë se 30 metra.
Menjëherë nëna u ndal.
E shikoi djalin drejtë në sy
dhe tha: “O biri im,
mos e shiko hijen tënde në mëngjes,
shikoje në mesditë”.


Edituar për herë të fundit nga ARISTOGATA në Mon 14 Dec 2009 - 4:32, edituar 1 herë gjithsej
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin Empty Re: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

Mesazh nga Aristogata Mon 14 Dec 2009 - 4:31

DHELPRA.

Një dhelpër, duke e kundruar hijen e vet
herët në mëngjes, tha:
“Sot për drekë do të haj një deve”.
Për gjithë mëngjesin endej andej-këndej
e kërkontë deven që do të hajë.
Në mesditë, duke parë hijen e vet, tha:
“Për këtë herë, mirë,
një mi do të më mjaftonte”.


Edituar për herë të fundit nga ARISTOGATA në Mon 14 Dec 2009 - 4:32, edituar 1 herë gjithsej
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin Empty Re: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

Mesazh nga Aristogata Mon 14 Dec 2009 - 4:31

BETIMI

Një perandor i lashtë kinezë
bëri një ditë një betim solemnë:

“Do t’i pushtoj dhe do t’i fshij
nga mbretëria ime të gjitë armiqtë e mi”.
Mbas pak kohe, nënshtetasit e tij, të çuditur
e panë Perandorin e tyre
që shetiste nëpër kopshtet e pallatit mbretëror
me armiqtë e tij më të ashpër,
duke i marrë për krahë,
duke qeshur me ta,
dhe duke bërë shaka së bashku..
“Por,- i tha i mrekulluar një obortar –
nuk kishe premtuar që do të kishe fshirë
nga mbretëria jote të gjithë armiqtë e tu?”
“Me të vërtetë isha betuar dhe e kam bërë,
- përgjigj Perandori -.
Bëra që të gjithë të ndryshohen
dhe të bëhen miq të mi!”.
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin Empty Re: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

Mesazh nga Aristogata Mon 14 Dec 2009 - 4:34

Nje njeri po ecte nje dite
pergjate bregut te detit dhe po meditone.
"O Zot - thonte - sa i madh dhe
i vertete je ti. Gjithmone me ke ndihmuar dhe me
ke qendruar prane.
Te jam shume mirenjohes edhe pse e di
qe nuk te meritoj".
Vazhdonte te ecte dhe
ndonjehere kthente koken pas
dhe shihte mbi rere kater gjurme,
dhe mendonte dy jane te miat dhe
dy jane te Zotit.
Ai e udhehiqte ngado.
Kete ritual e perseriste cdo mengjes.
Kaluan shume kohe dhe ky njeri
pesoi nje fatekeqesi ne familje.
Ne nje aksident rrugor i vdiq djali i vetem.
Por ai perseri vazhdonte te luste Zotin dhe
vazhdonte te dilte cdo mengjes ne breg te detit.
Nje dite teksa po lutej iu drejtua Zotit dhe i tha:
"Cdo dite o Zot te jam lutur,
por jam ndjere vetem dhe
kur ktheja koken pas nuk shihja
me kater gjurme por vetem dy.
A mos valle me ke braktisur?"
Atehere Zoti qeshi dhe i tha:
"Po si mund ta mendosh nje gje te tille biri im,
une te kam qendruar gjithmone prane,
edhe ne momentet me te veshtira.
Kur t'i ke pare vetem dy gjurme
ne breg te detit ato kane qene te miat,
pasi une te kam mbajtur ne krahe - iu pergjigj Zoti".
Duhet te besojme se Zoti eshte gjithmone prane nesh.
Nje gje nuk duhet ta harrojme kurre:
"Zemra e nenes dhe syte e Zotit nuk na braktisin kurre!".
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin Empty Re: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

Mesazh nga Aristogata Mon 14 Dec 2009 - 4:35

MJELLJA AFRIKANE

Në një shkollë agrikulturashë në Afrikë,
mësuesi kishte shpjeguar mirë
që lopët duhet të mjelleshin mirë,
dhe që për këtë as një pikë qumshti
nuk duhej të rrinte në sisorën e tyre,
që të mos vuajnë pezmatimin e gjirit.
“A keni kuptuar mirë? – pyeti mësuesi,
një burrë i madh, i fortë, i huaj.
“Po!” – i përgjigjën ata.
Dhe shkuan në shtallë për t’i mjelë lopët.
Pas disa minuta një nxënës,
shumë i kënaqur,
ia tregoi mësuesit një kovë me disa litra qumsht.
I mjaftoi një shikim i shpejt i sisave të lopes
mësuesit që të kuptojë që gjysma e qumshtit
nuk qe mjelë dhe për të murmuruar me veten:
“Ah! Këta të prapambetur!”.

Dhe i tha nxënësit:“Aq pak?”.
Dhe nxënësi shtoi: “Pse? Nuk të mjafton?”.

Nëse ke çka të mjafton, pse shqetësohësh?
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin Empty Re: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

Mesazh nga Aristogata Mon 14 Dec 2009 - 4:36

SYRI I MARANGOZIT.

Ishte një herë, shumë kohë përpara,
në një fshat shumë të vogël,
zdrukthëtaria e një marangozi.
Një ditë, në mungesë të pronarit,
të gjitha veglat e punës së tij
u mblodhën dhe u këshilluan.

Mbledhja u bë e gjatë dhe plot me gjallëri,
disa herë edhe shumë e ashpër.
diskutohej për t’i larguar nga bashkësia e ndershme
e veglave disa prej tyre.

Një mori fjalën e tha: “Duhet ta largojmë motrën tonë Sharrën,
sepse kafshon e na bën të kërcejnë dhëmbët.
ka karakterin më kafshues të tokës”

Një tjetër në vazhdim tha: “Nuk mund ta kemi më ne vëllaun tonë Zdrugthin:
ka një karakter të mprehtë dhe pedant,
kështu që i shkul qimet gjithçkaje që ai prek”.

“Vellau Çekiçi – protestoi një tjetër –
ka një karakter të padurueshëm dhe të furishëm.
Do të them se është një boksier i fuqishëm dhe agresiv.
Është ngacmuese dhe provokuese mënyra
me të cilën ai rreh dhe rirreh pandërprerë.
Ai na nervozon të gjithë! Le ta largojmë atë!”.

“Dhe Gozhdat?
A mund të jetojmë me njerëz aq të shpuesit?
Që të ikën edhe Lima dhe Rrashpa.
Të jetosh me ta është një ferkim, një mosmarrëveshje e vazhdueshme.
E duhet të largohet edhe Letërzmerili
për arsye që nuk bën asgjë tjetër përpos që të gërvishtë të afermin e vet!”.

Kështu diskutonin, gjithmonë në mënyrë më të ashpër,
dhe me më shumë gjallëri, veglat e marangozit.
Flisnin gjithë së bashku.
Çekiçi donte ta largojë limën dhe zdrugthin,
këta kërkonin të largoheshin gozhdat dhe çekiçin,
e kështu në rallë.
Në fund të mbledhjes të gjithë kishin larguar gjithë të tjerët.

Mbledhja u ndërpre përnjëherësh nga arritja e marangozit.
Të gjitha vegla heshtën kur ai u afrua banakut.
Burri mori një dërrasë
dhe e sharroi me Sharrën kafshuese,
e zdrukthtoi me Zdrukthin që i shkul qimet gjithçkaje që ai prek.
Motra Latore që plagos me vdekje,
motra Rrasha me gjuhën e vrazhdë,
Limezmerili që rafshon dhe gërvisht,
hynë në veprim menjëherë pas kësaj.

Marangozi i mori pastaj vëllezërit Gozhda,
gjithmonë shpuesit
dhe Çekiçin që rreh dhe përplas.
Ai i përdori të gjitha vegla
edhe pse kishin një karakter të keq,
për të ndërtuar një djep,
një djep shumë të bukur
për një fëmijë që ishte duke lindur,
për të pranuar jetën.

Zoti na shikon me syrin e marangozit.
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin Empty Re: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

Mesazh nga Aristogata Mon 14 Dec 2009 - 4:37

FENERËT E FIKUR.(19)

Një shofër u ndalua dhe u gjobit nga policia
sepse voziste me fenerë të prishura.
Kërkoi një servis për t’i riparuar.
Por një makanik nuk kishte kohë,
një tjetër ishte shumë i zënë,
një tjetër, pas një orë kërkimësh,
nuk e gjeti defektin,
një tjetër, pas një shikimi të shpejt
kërkoi një shumë të madhe parash për ta riparuar.
Në fund gjeti një mekanik simpatik e të sigurtë në punën e vet.
Ky u afrua makinës, me gishtin dëftues dy tre herë e gërvishti
një vend më parë afër parafangës të djathtë,
pastaj afër parafangës të majtë,
dhe çuditërisht fenerët u ndizën.
“Sa?”, i pyeti shoferi, duke menduar që 50 centë do të mjaftonin.
“10 Euro”, tha mekaniku.
“Je shumë i shtrenjtë! Ke gërvishur vetëm kështu me thu.
50 centët mjaftojnë!”.
Por mekaniku këmbënguli: “Për gërvishjen, 50 centë. Por për të ditur ku ta bëj, 9 euro e 50 centë tjera!”.

Rëndësia e njohjes!
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin Empty Re: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi