Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Sekrete të vogla bukurie People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Sekrete të vogla bukurie People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sekrete të vogla bukurie

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shko poshtë

Sekrete të vogla bukurie Empty Sekrete të vogla bukurie

Mesazh nga Anakonda Thu 27 Nov 2014 - 2:07

Sekrete të vogla bukurie

Qumësht pastrues për lekurën të yndyrshme


Shtrydhni një grejpfrut dhe e përziejni lëngun e tij me një gotë qumështi të ftohtë. Ruajeni në frigorifer dhe përdoreni për të pastruar fytyrën para gjumit. Njomni një cope pambuku të pastër dhe kaloni me të gjithë fytyrën. Shpërlajeni me ujë të vakët dhe fshijeni fytyrën me pecetë të pastër.

Ujë trëndafili për sy të ënjtur


Zieni 1 litër ujë dhe pasi ta hiqni nga zjarri hidheni në të 20 petale trëndafili. Lëreni rreth 30 minuta, më pas kullojini. Lëreni ujin e trëndafilit të ftohet pak dhe bëni me të kompresa në sy.

Maskë me patate për rrathët e zinj të syve


Pastroni një patate dh eprijeni në feta shumë të holla. Shtrojeni fetat në sy dhe leni rreth 10 minuta. Më pas hiqeni dhe shpërlani fytyrën .

Tonifikues për flokë të dobët


Në një tas të vogël rrihni 1 kokërr vezë dhe ½ filxhani çaji me kos. Masazhoni me këtë maskë flokët tuaj. Lëreni tonifikuesin në flokë rreth 10 minuta. Më pas shpërlajeni.


Zbutës për flokët e thatë
Në një enë përzieni 2 kokrra vezë të rrahura me 1 lugë vaj ulliri, 1 lugë glicerinë dhe pak uthull. Kalojeni këtë maskë në flokët dhe lëreni rreth 15 minuta. Në vazhdim lajeni .


Krem pastrues për fytyrën


Nevojiten:
¼ kastravec(me lëkurë të prerë hollë ), 1/8 patate (me lëkurë të prerë hollë), 1 lugë sodë buke, 1 kokërr vezë, ¼ filxhan kos. 

Përgatitja:
Hidhni në makineri grirëse otaten dhe kastravecin. Shtoni sodën dhe vezën dhe vazhdoni përzierjen. Hidhni kosin. Nëse keni lëkurë të yndyrshme, shtoni 2 lugë kafeje lëng limoni. Kremi ruhet ne frigorifer për 2 ditë. Shtrojeni në një pambuk ose pecetë të pastër dhe pastroni me të fytyrën. Më pas hiqeni dhe shpërlajeni fytyrën.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekrete të vogla bukurie Empty Re: Sekrete të vogla bukurie

Mesazh nga Anakonda Thu 27 Nov 2014 - 2:07

Maskë me mjaltë dhe vaj ulliri...

Kjo maskë është shumë e favorshme për flokë të ashpër dhe të thatë
Hidhni 3 lugë vaj ulliri dhe 2 lugë mjaltë në një enë, përziejini për një kohë të gjatë. Më pas përhapeni këtë masë kudo në flokë,sidomos në majën e flokëve. Mbështillini flokët me qeskë plastmase ose me një kapuç dushi dhe lërini për rreth 15 min. Pastaj shpërlajini me ujë të ftohtë dhe lajini me shampon që është posaçërisht për këtë tip floku.
Kjo maskë, pas aplikimit të saj prej më shumë se 4 herë do fillojë të japë rezultate të dukshme.

Si ta tonifikoni ngjyrën natyrale të flokëve tuaj
Në një tigan zieni ngadalë për 20 min 1 litër ujë me 2 lugë erëza çfarëdo të thata. Lëreni lëngun të ftohet dhe më pas kullojeni. Lagini mirë flokët me këtë lëng disa herë. Në vazhdim, fshijini flokët me një peshqir, duke i lënë të thahen në mënyrë natyrale, pa përdorur tharëse. 

Maskë me banane dhe vaj bajamesh

Përzieni dy pika vaji eterik bajamesh me një banane të shtypur si pure. Vendoseni këtë maskë në flokë, kryesisht te rrënjët, dhe lëreni të veprojë për 15 minuta. Më pas shpëlajeni kokën me ujë të ftohtë dhe në fund lajeni me shampon që ju përdorni zakonisht. Nuk rekomandohet të përdoret maska e gatshme që ju aplikoni vazhdimisht. Realizoni këtë maskë për dy muaj dhe ju do të vini re që floku juaj është më i shndritshëm. 

Kundër flokëve me zbokth
Gjatë tharjes së flokëve me tharës, duhet ta mbani atë, të paktën 15 cm larg kokës. Preferohet që të jetë i graduar në gradën mesatare. Megjithatë, më e këshillueshme është që t’i lini flokët të thahen vetë.
Nëse keni problem zbokthi dhe lyeni flokët, duhet t’i lyeni sa më rrallë që të mundeni. Për krehjen e flokëve përdorni krehër ose furçë me majë të butë, në mënyrë që të mos e irritoni lëkurën. Gjatë larjes,masazhojeni kokën me majat e gishtave, dhe jo me thonj. Këshillohet për këtë tip flokësh shampo me pH 

Pastrues për flokët e yndyrshëm

Përzieni dy lugë gjelle lëng limoni me katër lugë gjelle kos. Me këtë masë bëni masazh të lehtë në flokë dhe lëreni për 20 min. Në vazhdim shpëlajini flokët me ujë të vakët. Kjo maskë është e këshillueshme për dy muaj rresht.
Tonifikues për flokë të dobët
Në një tas të vogël rrihni një kokërr vezë dhe një filxhan çaji me kos. Masazhoni me këtë masë flokët tuaj. Lëreni tonifikuesin në flokë rreth 10 minuta. Më pas shpëlajeni.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekrete të vogla bukurie Empty Re: Sekrete të vogla bukurie

Mesazh nga Anakonda Thu 27 Nov 2014 - 2:08

Të shumta janë gratë që pyesin se cili produkt është më i përshtatshmi për fytyrën e tyre, make up i lëngshëm apo pudër? 
Make up i lëngshëm është më i lehtë në përdorim dhe krijon një përfundim të mirë në përhapjen e barabartë dhe të lëmuar. Shkon me më të shumtat llojet e lëkurave dhe sidomos në lëkurat e thata, sepse favorizon yndyrën. 
Pudra është me të vërtetë metoda më e zakonshme për mbulim dhe natyrisht përbën zgjedhjen më të përshtatshme, nëse keni lëkurë të yndyrshme. Pudrat e mira luftojnë shkëlqimin antiestetik dhe ju japin mundësinë e lyerjes së herë pas herëshme.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekrete të vogla bukurie Empty Re: Sekrete të vogla bukurie

Mesazh nga Anakonda Thu 27 Nov 2014 - 2:09

Për të krijuar një imazh sa më të pëlqyeshëm dhe të bukur, së pari, duhet të kemi parasysh që të jemi të mirinformuar lidhur me mënyrën se si duhet të mirëmbajmë vetveten. Shumë probleme dalin nga amatorizmi në fushën e kozmetologjisë, si rrjedhojë e mospasjes së një ligji profesional, një licensë të ushtrimit të profesionit për të cilën duhet të testohesh si dhe të krijosh kushtet e sigurisë për klientin. Disa këshilla të domosdoshme dhe praktike se si duhet të mbrohemi kur jemi të pranishëm në një ambient që nuk ju pëlqen, ku nuk keni siguri për profesionalizmin e kozmetistit. Kozmetologjia është shkenca që përfshin artin e Parukerisë, Estetikës dhe Dermatologjisë estetike
Sekrete të vogla bukurie Cr1562632sd5

Boja nuk e dëmton flokun

Së pari, duhet të kemi informacionin e duhur për shkallën e profesionalizmit të parukierit apo estetistit që zgjedhim. Më shumë rëndësi duhet t’i jepet momenteve kur do të na duhet të përdorim prodhimet kimike siç janë koloret, permanentet, produktet për shtrirjen e flokut, shampot e ndryshme, xhel, brilantinë etj.
Nuk është e vërtetë që kolori e dëmton flokun. Më shumë dëmtimi i tyre vjen nga vetëpërdorimi jo i saktë dhe pa kriter i produkteve të caktuara, i produkteve të ndryshme për mirëmbajtjen e flokut ose në disa raste, nga pakorrektësia dhe paaftësia, mungesa e informacionit mbi estetikën e zbatuar.
Nga studimet e bëra, struktura e flokut ka një element të rëndësishëm, pigmentin melaninë, i cili prodhon kolor, kështu që depozitimi i kolorit artificial nga një profesionist brenda rregullave, nuk e dëmton por e përmirëson gjendjen e flokut.
Edhe në përdorimin e bojërave popullore duhet të tregoni kujdes sepse koloret që ekzistojnë, pavarësisht nga çmimi, duke mos qënë nën një sistem kontrolli, kanë mungesë produktesh mbrojtëse, dhe ushqyes për flokun që duhet ta kenë në përbërjen e tyre. Si rezultat i mungesës së cilësisë së koloreve, konstatohet një prishje, dëmtim i strukturës së flokut. Një nga bojërat popullore është kënaja 

Henna (Këna)- është një produkt natyral që preferohet nga shumë persona pasi është me përbërje organike. Në përdorimin e saj duhet të tregoni kujdes pasi shkakton tharjen e flokut si dhe krijon zbokth. Si rezultat, shkakton rënien e flokut. Përdorimi i kënasë, këshillohet në flokë të yndyrshëm, por gjithmonë pasi konstatimi të bëhet nga specialisti.

Korrektorët. Në shumë raste, për kolorimin e flokut , përdoren korrektorët. Korrektorët janë korrigjues të kolorit të flokut dhe përdoren në rastet kur gjatë kolorimit janë bërë gabime si krijohen vende të pangjyrosura, apo nuk del ngjyra e kërkuar. Një parukier profesionist nuk duhet të përdorë korrektorin në një klient të përhershëm, për arsye të dizavantazheve të përdorimit të tij.


1. Qëndron shumë pak në flokë. Pas 1 apo 2 larjeve bie.
2. Humbet shkëlqimin e flokut dhe e nxjerr atë të zbehtë.
3. Dëmton strukturën e flokut
4. nuk është “ kolor”, nuk hyn tek koloret e qëndrueshëm.


Nëse në flokun tuaj është përdorur korrektor, ju e vini re shumë shpejt dhe sërish do të ktheheni tek profesionisti për të konstatuar problemet me flokun. Në përgjithësi korrektori përdoret tek klientët që vijnë vetëm një herë, siç janë turistët apo klientët e rastësishëm, por lidhur me efektet që ka në flok këshillohet të evitohet përdorimi i tij.


Formula të gatshme për kolorimin e flokëve nuk ka. Pas konsultimeve me specialistin dhe testimit që i bëhet llojit të flokut, atëherë mund të vendosni të qetë se cili do të jetë kolori i flokut tuaj. Koloret profesionale janë të ndara në 4 tipe;


Temporan- aplikohet gjithmonë tek klientët që më parë nuk kanë bërë kolorime, pra në flokë natyralë.



Semipermanente- aplikohet për të provuar kolore të ndryshme në tufa të vogla flokësh për të parë reagimin e kolorëve të ndryshëm në të njëjtin flok. Dhe për të patur një siguri 90-100% për kolorin që do të jetë përfundimtar.
Kuazipermanente- një kolor që bëhet për të përcaktuar kohën e operacionit dhe forcën e produktit që do të përdoret.

Permanente - Është tipi i kolorimit gjatë të cilit floku ndikohet tërësisht nga kolori dhe kolori zgjat në kohë.

Në varësi të shkakut për të cilin bëni kolorimin e flokut dhe në konsultim me parukierin, bëhet dhe përzgjedhja e tipit që do të përdoret. Ajo që përcakton saktë se cili nga tipet e kolorit është i përshtatshëm për flokun tuaj është analiza që i bëhet flokut. Përpara se të bëni një operacion kolori , duhet të kryeni disa teste:

1. Testi i alergjisë.
2. Testi i zgjedhjes së ngjyrës.
3. Testi i elasticitetit dhe porozitetit të flokut.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekrete të vogla bukurie Empty Re: Sekrete të vogla bukurie

Mesazh nga Anakonda Thu 27 Nov 2014 - 2:10

Flokë të thata

Humbja e flokëve
Përderisa flokët tuaja rigjenerohen është normale që gjatë një dite nga koka juaj të bijnë 35- 60 fije të flokëve. Ka disa raste që bëjnë përjashtim dhe në të cilat kërkohet kujdesi mjekësor, mirëpo kjo nuk do të thotë që diçka nuk është në rregull me ju. Gjithë çka ju duhet është higjiena, pastrimi i rregullt dhe dietat e shëndosha dhe të balancuara (ekuilibruara). Pirja e duhanit dhe alkoolit janë faktorët kryesorë të humbjes së flokëve. Këshilla jonë është që ju t'i kushtoni më shumë kujdes vetes suaj. Kështu që kur t'i pastroni flokët së pari shamponin e vendosni në duar, e përhapni nëpër flokë dhe ngadalë+ e lezëm i bëni masazhë kokës suaj pastaj i shpërlani mirë ato. Për problemet e tilla është gjetur se vitaminat A dhe E janë shumë efektiv.

Flokë të thata, të dëmtuara dhe të çara në maje


Nëse e keni këtë problem atëherë pas larjes së flokëve tuaja e largoni ujin e tepërt me anë të peshqirit dhe pastaj e vendosni një sasi të vogël të kondicionerëve (maskave) për flokë të ngjyrosura ose permanente. I bën kokës një masazh dhe pastaj i krihni flokët tuaja duke i kushtuar kujdes fundit të flokëve. I len flokët për një kohë më të gjatë 10- 15 minuta dhe pastaj i shpërlanë mirë. Për produkte të tilla është mirë që të këshilloheni me floktarin tuaj. Kurse në raste kur nuk ju gjindet afër asnjë kondicionerë mund të përdorni vaj të bimëve ose të kuqtë e vesë, të cilën e vendosni në flokë e leni të qëndrojë për rreth gjysmë ore dhe i pastroni flokët mirë.

Rrënjë të yndyrshme- maje të thata ( problem i kombinuar)


Shumë njerëz që vuajnë nga ky problem nuk dijnë çfarë të bëjnë. Meqenëse nuk ka asnjë produkt për flokë të tilla ne ju rekomandojmë të përdorni shampon neutral, i cili nuk e eliminon njërin problem duke e keqësuar tjetrin. Duhet të përdoret maskë vetëm në fund të flokëve -duke mos e prek lëkurën asnjëherë- një herë në javë dhe e leni të qëndrojë për së paku 15 minuta përpara se t'i shpërlani flokët.


Zbokthi
Zbokthi është problem që përfshin shumë faktorë si: trashëgëminë, dietat, hormonet etj. Në të njejtën mënyrë sekrecioni dhjamor, djersa, pluhuri dhe të gjitha infeksionet mikrobiale shpiejnë deri te luspat e lëkurës ( zbokthi). Preferohet që flokët të pastrohen shpesh ( çdo 3- 4 ditë) me shampon special kundër zbokthit. Me kujdes t'i bëhet kokës një masazhë dhe të fërkohet lëkura e kokës me kujdes për një kohë më të gjatë. Duhet të veprohet për disa javë kështu dhe zbokthi juaj do të zhduket, mirëpo ka raste kur ai nuk zhduket dhe bëhet më i ashpër atëherë nevojitet të këshilloheni me dermatologun.
Si t'i mbaj flokët që të duken të shëndosha dhe mirë
Ka shumë këshilla se si flokët tuaja të duken bukur dhe të jenë të shëndosha. 
• Duke e mbajtur kokën poshtë, ju mund t'i krihni flokët tuaja çdo mbrëmje dhe kështu do ta largoni pluhurin dhe ta aktivizoni qarkullimin e gjakut në lëkurën e kokës.
• Duhet të përdorni shamponin adekuat për tipin e flokut tuaj, i cili do ta mbaj balancën natyrale të tyre. Flokët tuaja mund t'i pastroni sa herë që dëshironi sepse formulat e shamponave të sotëm nuk dëmtojnë flokun tuaj.
• Kur t'i pastroni flokët, e fërkoni lëkurën e kokës dhe i bëni masazh asaj derisa në kokën tuaj të formohet shkumë e bardhë. I shpërlani mirë dhe nëse dëshironi mund t'i pastroni prapë me shampon. Në fund preferohet që flokët t'i shpërlani me ujë të ftohtë ( aq sa ua duron koka) sepse kjo e mban shkëlqimin natyral të flokut.
• Krihni flokët me një krahër të rrallë duke filluar nga majet e pastaj duke shkuar kah rrënjët.
• Para se t'i thani flokët me tharëse, së pari largoni ujin me peshqir. Përdoreni tharësen me një fuqi më të ulët ose leni flokët të thahen vetë. Një herë në javë përdorni tretmane të cilat ndihmojnë në riparimin e flokut tuaj dhe e mbajnë freskinë e tyre. 
• Së fundi duhet ta kujtoni se pamja e flokut tuaj varet nga ajo se si i trajtoni ato. Pra, nëse dëshironi që flokët tuaja të duken bukur dhe të relaksuara vizitoni më shpesh floktarin tuaj. Floku do ta vlerësoj këtë!
Rrënjë të yndyrshme dhe lëkurë të yndyrshme të kokës
Flokët të cilat janë të yndyrshme, të drejta dhe të ngjyrosura nuk do të qëndrojnë mirë për më shumë se një ditë sepse do të bëhen menjëherë të yndyrshme te rrënjët. Ka shumë faktorë që shkaktojnë yndyrën: mund të jetë trashëgimia, dietat e ndryshme të pasura me karbohidrate dhe yndyra dhe ndonjëherë mund të jenë edhe kontraceptivët oral. Mënyra më e mirë për të eliminuar këtë problem është të përdorni ushqim të shëndoshë dhe me pak yndyrna. Është shumë me rëndësi të përdorni produktet e duhura si janë shamponi për flokë normale, i cili duhet të vendoset në kokë dhe të bëhet masazhë me kujdes, duke mos e fërku shumë kokën dhe duke i shpërla flokët me ujë të vakët.

Largimi i ngjyrës nga fundi i flokëve

Ky është një rast shumë special dhe i vështirë. Gjëja më i sigurt është t'i leni flokët të ju rriten për disa muaj dhe t'i preni ato ngapak në maje. Gradualisht do të shfaqet ngjyra juaj natyrale. Është mënyra më e mirë që flokët tuaja të mos vuajnë.
Mirëpo nëse dëshironi të mos prisni atëherë mund të shkoni të specialisti për flokë i cili mund t'ua largojë ngjyrën me preparate speciale dhe mund t'i bëjë flokët tuaja që të dëmtohen më pak.
Ngjyrosjet dhe shatirimet
Ngjyrosja dhe shatiri janë procese kimike, të cilat nuk rekomandohet të bëhen pa pasur eksperiencë profesionale. Ne ju këshillojmë [/color]që në raste kur doni t'i ngjyrosni ose shatiratni flokët tuaja të vizitoni sallonin ku shkoni zakonisht ose ndonjë sallon tjetër dhe t'i lejoni profesionistët që t'i bëjën flokët tuaja ashtu si ju dëshironi.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekrete të vogla bukurie Empty Re: Sekrete të vogla bukurie

Mesazh nga Anakonda Thu 27 Nov 2014 - 2:11

Nëse doni që të blini bojëkuq, merreni një pasqyrë me vete. 

Pasi që ta provoni bojëkuqin, largohuni nga raftet me grim, meqë aty zakonisht ka shumë dritë, me ç'rast bojëkuqi mund të duket tepër i errët apo i çeltë. 

Merreni pasqyrën dhe shikoni sesi duket bojëkuqi në dritë të diellit. Mënyra më e lehtë për përcaktimin e ngjyrës adekuate të bojëkuqit është që ta kapni faqen lehtazi pisk, me ç'rast faqja do të marrë një ngjyrë të veçantë. E, mu ajo ngjyrë duhet të jetë ngjyra e bojëkuqit që duhet ta blini. 
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekrete të vogla bukurie Empty Re: Sekrete të vogla bukurie

Mesazh nga Anakonda Thu 27 Nov 2014 - 2:11

Si të zgjedhim kremërat e syve

Për kremërat bazë preferohen formulat e pasuruara me vitamina C, A dhe grupin B. Këto vitamina, në fakt aksion antioksidues dhe ngacmojnë metabolizmin e lëkurës, zgjojnë ngjyrën dhe ndriçimin. Të dobishme janë dhe formulat përbërëse me efekt “plumping”. Përforcojnë me substanca irritues si p.sh specka djekëse që fryjnë lehtësisht lekurën dhe e bëjnë të duket menjëherë më tonike. Ashtu si e theksuam, është e rëndësishme që kremi i përdorur të ketë dhe një faktor mbrojtës, që të mbrojë lëkurën nga rrezet e dëmshme të diellit edhe për në qytet.
Kura të veçanta rezervohen perqark syve. Lodhja dhe mundimi i syve mund të theksojë parapërgatitjen për zhvillimin e rrathëve të syrit. Mund të jetë e dobishme të përdoret një krem përreth syrit me vitaminë K, e cila riaktivizon qarkullimin e gjakut në zonë dhe ngadalëson krijimin e rrathëve. Efekti është pak i dukshëm por mund të përmiresohet me një masazh të lehtë në të dyja anët e zgavrave të syve duke filluar nga hunda në drejtim të tëmthave
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekrete të vogla bukurie Empty Re: Sekrete të vogla bukurie

Mesazh nga Anakonda Thu 27 Nov 2014 - 2:11

Besojeni apo jo, modeli i flokeve ju ndihmon për te vënë ne dukje apo për te zbehur një tipar te fytyres suaj. Me poshtëë do të gjeni disa këshilla mbi modelet e flokeve qe vënë me ne pah tiparet tuaja me te veçanta: FYTYRE E RRUMBULLAKET - Nëse i mbani floket me vijë ne anë fytyra juaj do të duket me e holle dhe me e gjatë. FYTYRE E HOLLE - Kacurrelat apo volumi anash fytyres do ti jape një formë me te gjerë një fytyre te holle. HUNDE E MADHE - Floket e leshuara mbi fytyren e bëjnë më pak te dukshme hunden e madhe. TIPARE TE MPREHTA - Floket me onde ose kacurrela i japin një pamje me te bute një fytyre me molleza te theksuara. BALLE I MADH - Baluket mbi ballë ndihmojne për ti dhënë një pamje me te rregullt një fytyre me ballë të madh.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekrete të vogla bukurie Empty Re: Sekrete të vogla bukurie

Mesazh nga Anakonda Thu 27 Nov 2014 - 2:12

Për ta mbrojtur lëkurën tuaj nga efektet anësore të preparateve të ndryshme artificiale të cilat i ofrojnë prodhuesit, ja disa këshilla natyrale për kujdesin ndaj fytyrës suaj.

Maskë për ngritje të natyrshme
Rrihni mirë të bardhën e vesë, vendoseni në fytyrë dhe le të qëndrojë 15 minuta. Pastaj lajeni fytyrën me ujë pak të ngrohtë, dhe lyeni lëkurën me krem hidratues. Efektet e këtij trajtimi vërehen menjëherë dy orë pas larjes së fytyrës, mirëpo nëse këtë e përsëritni disa javë, rezultatet do të jenë të përhershme.

Maskë për lëkurë të thatë 

Rrihni mirë një ve të plotë, dhe vendoseni në fytyrë. Kur të thahet e leni dhjetë minuta të shfaq efektin e vet në lëkurën e fytyrës suaj. Pastaj lani fytyrën me ujë të ftohtë dhe e lyeni me vaj bajameje ose me vaj ulliri. 

Tretësirë uthulle kundër akneve 
Në një litër ujë të vluar, të ftohur, shtoni një lugë uthulle të mollës. Me një pambuk vendoseni tretësirën në fytyrë çdo natë para se të flini dhe skuqja do të pakësohet nga dita e dytë, po ashtu to të zvogëlohet edhe numri i akneve. Ndërsa nëse kjo nuk ka sukses atëherë duhet ta vizitoni dermatologun.
Majdanozi i largon mitiserat 
Majdanozin e imtësuar mirë vendoseni në vendin ku keni mitisere. Pastaj me ujë të nxehtë lajeni fytyrën, me qëllim që lëngu i majdanozit të depërtojë thellë në lëkurë. Pastaj shumë lehtë do të mund ta largoni mitiserin me ndihmën e një pambuku.
Maskë nga mjalti
Disa lugë mjalti i ngrohni dhe i përzieni me një lugë lëngu të limonit. Pasi t’i keni përzier disa minuta, i leni që të ftohen. Vendosni në fytyrë dhe i leni të qëndrojnë 10-15 minuta. Pas kësaj kohe, fytyrën lajeni me ujë të ftohtë. 
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekrete të vogla bukurie Empty Re: Sekrete të vogla bukurie

Mesazh nga Anakonda Thu 27 Nov 2014 - 2:12

Ndikimi i frutave ne lekuren tuaj



Aknet do të zhduken menjëherë nga fytyra, nëse i lyeni disa herë brenda ditës me një pambuk të lagur në lëngun e limonit. Të njëjtën gjë përsëriteni disa herë brenda ditës, derisa aknia të tërhiqet. 

Maska nga avokado për lëkurë të thatë
Përzieni dy lugë mjaltë me ca avokado të shtrydhur, një lugë uthulle të mollës, tri lugë vaj ulliri dhe tri lugë të ndonjë kremi i cili ka pH-faktorin neutral. Mbajeni këtë maskë në fytyrë 20 minuta dhe pastaj lajeni me ujë të vakët. Në këtë mënyrë lëkura fiton lagështi të posaçme, bëhet e njomë, ndërsa acidet esenciale të avokados ndihmojnë në përtëritjen e indit lëkuror.

Maskë për lëkurë të yndyrshme dhe format tjera të lëkurës
Një lugë tharmi të freskët me dy lugë nga gjethet mendër, të zbutura në ujë, dhe dy lugë të ndonjë kremi me pH-faktorin neutral, vendosini në fytyrë dhe i leni të qëndrojnë 15 minuta, pastaj fytyrën e lani me ujë të vakët. Në fund vendoseni kremin të cilën zakonisht e përdorni.

Maskë nga dredhëzat

Përzieni disa dredhëza dhe vendosini në fytyrë. Pas 10 minutash largojeni maskën. Fytyrën lajeni, në fillim me ujë të nxehtë, pastaj me ujë të ftohtë dhe lyejeni me vaj nga bajamja ose me vaj ulliri. Kjo maskë rekomandohet vetëm për ata të cilët nuk janë alergjik në dredhëza.

Maskë përkëdhelëse

Përzieni dy lugë nga lëvozhga e grimcuar e limonit, dy lugë mielli të misrit, gjashtë lugë bajame të grimcuara dhe dy deri tri lugë ujë. Maskën vendoseni në fytyrë dhe bëni masazh të butë me lëvizje rrethore për disa minuta. Lajeni fytyrën me ujë të vakët dhe fshijeni me peshqir të butë dhe në fund vendosni krem hidratues.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekrete të vogla bukurie Empty Re: Sekrete të vogla bukurie

Mesazh nga Anakonda Thu 27 Nov 2014 - 2:13

Duart tona jane gjithmone ne levizje te vazhdueshme dhe pikerisht per kete motiv duhet nje kujdes i vecante.E ne fakt,punet qe behen me dore,kontakti me ujin,reaksioni qe u ben i ftohti dhe ndotja perbejne rreziqe per lekuren e tyre dhe per bukurine e duarve.
Keshtu qe le te japim disa keshilla per mirmbajtjen e duarve

Kur i lajme.

Mbi te gjitha nese lajme duart me shume se disa here ne dite eshte e rendesishme qe detergjentet,sapuni te jene te pershtatshem e delikat dhe me PH.
Pasi lajme duart,eshte e rendesishme ti thajme me kujdes,uji qe mbetet ne lekure mund ta beje ate te ashper.
Masazhojini duart me nje krem hidratant per duart,sa here qe i lan.


Ne vere.

Per te evituar qe dielli i veres te shkaktoje rrudha,mbroje lekuren e duarve me nje krem protektiv.


Ne dimer.

Klima e ftohte i ben duart tona te thata sepse alteron qarkullimin e gjakut,dhe lekura nuk merr ne menyre te duhur substancat ushqyese.Ashpersia duhet luftuar me kremra ushqyese ose edhe me trajtime antiage dhe antinjolla.
Ne kete periudhe eshte mire ti mbrojme duart me dorashka.
Kunder fryrjeve nga te ftohtit nje menyre e mire eshte te aktivizosh qarkullimin duke altrenuar ujin e ftohte dhe te nxehte e te fusni duart.
Keshilla te dobishme
Vaji i ullirit eshte shume efikas per ti bere lekuren duarve te buta e te lemuara.Prandaj para se te flini,mund te jete shume mire,ti masazhoni duart me vaj ulliri sikur te ishte nje krem.
Kontakti me detergjent lares mund ti demtoje duart;e keshtu pra,perdorni gjithmone dorashka gome per ti mbrojtur.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekrete të vogla bukurie Empty Re: Sekrete të vogla bukurie

Mesazh nga Anakonda Thu 27 Nov 2014 - 2:13

Lapsi me ngjyre

Keshilla: Qe te shtosh drama tek syte, perdor laps me ngjyre blu, zeze, lejla e erret (ngjyra te errta). Ngjyros reth e rrotull syrit me laps, eshte e lehte dhe shum e bukur per nje nate jashte ne disko.

Shtresa me ngjyra

Trendi: perdor ngjyra te ngjashme shtrese pas shtrese.

Keshille: Perzie ngjyra te errura kumbulle me lejla te hapur qe te krijosh nje perzjerje te lezecme. Buzet lyej natyrale qe mos terheqesh vemendjen nga syte. 
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekrete të vogla bukurie Empty Re: Sekrete të vogla bukurie

Mesazh nga Anakonda Thu 27 Nov 2014 - 2:14

KËSHILLË + USHQIMI PËR FLOKËT


Menyja për flokët të shëndoshë 

Sa herë ke pasur rast të dëgjosh fjalën e urtë: "Bukuria buron nga brenda!? Kjo vlen edhe për bukurinë flokëve, sepse atë që e hamë (apo nuk e hamë) ndikon në pamjen e flokëve. Flokët patjetër duhet të furnizohem me sasi të mjaftueshme të materieve ushqyese dhe ndërtuese që janë tepër të domosdoshme për rritjen dhe cilësinë e tyre. Burimet më të mëdha të elementeve të tilla të rëndësishme gjenden në vitaminat dhe mineralet. Andaj, kujdes të plotë kushtoji ushqimit tënd!

Cilat vitamina dhe minerale ndikojnë në shëndetin dhe bukurinë e flokëve: 

• Vitamina B5: vezët, mishi, mish peshku, drithërat, tharmi 
• Vitamina H: të kuqtë e vezës, kërpudhat 
• Vitamina A: mëlçia, gjalpi, vezët, karota, spinaqi, kajsia 
• Vitamina C: magdanazi, lule lakra, patatja, molla, spinaqi, domatja, limoni, portokalli 
• Sulfuri: peshqit e detit dhe guacat, bizelja, spinaqi 
• Zinku: guacat, peshqit, mishi 
• Bakri: bananet, dardhët, kumbullat, tharma e birrës, kakaoja 
• Hekuri: pemët e thara, spinaqi, vezët.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekrete të vogla bukurie Empty Re: Sekrete të vogla bukurie

Mesazh nga Anakonda Thu 27 Nov 2014 - 2:14

Çfare te besh nese thonjte jane:

1.Te ngrene 

Përdor një manikyr të hidhur, që u jep shije shumë të keqe thonjve 
Merru vetë me lyerjen dhe rregullimin e thonjve. Kështu, duke u kujdesur vetë për ta, do të kesh një arsye më shumë për të mos i "ngrënë". Mbaj thonj fals, të cilët u lejojnë thonjve natyralë që të rriten pa u dëmtuar

2.Te brishte

Evito prerjen e tyre, sepse prerësja e thonjve i bën më të dobët. Përdor më mirë limën
Përdor një manikyr që i mban më të fortë
Mos i mbaj shumë të gjatë
Evito tretësit më bazë acetoni 

3.Te verdhe

Limo sipërfaqen e thonjve
Kur të kesh eliminuar me limë cipën e ngjyrës së verdhë, vendos një krem ushqyes
Dhe në fund vendos një shtresë mbrojtëse.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekrete të vogla bukurie Empty Re: Sekrete të vogla bukurie

Mesazh nga Anakonda Thu 27 Nov 2014 - 2:15

Kujdesi për flokun


Dëmtimet dhe faktorët që shkaktojnë dëmtimin e flokut si dhe kujdesi, trajtimi estetik i përshtatshëm. 
Flokët janë qeliza të caktuara të organizmit të njeriut dhe quhen Keratinë. ëdo fije floku është e mbështjellë me shtresa në formën e luspave dhe të gjitha këto japin pamjen e zakonshme të fijes së flokut, shëndetin dhe bukurinë e tij. 
Gjithashtu, floku “dashuron ujin”. Një flok i bukur është floku me lagështirë. Nuk duhet të kemi një flok të thatë, ndaj dhe tregohet kujdes për të pasi edhe kushtet atmosferike ndikojnë jashtë mase në shëndetin dhe mirërritjen e tij. Edhe flokët pësojnë sëmundje dhe ërregullime organike, kimike të cilat lidhen me organizmin apo trajtimin estetik dhe mirëmbajtës që aplikojmë mbi to. Disa nga këto sëmundje janë:

1.Yndyra:
Një nga sëmundjet më të rëndësishme të lëkurës së kokës e cila në qoftëse se nuk luftohet menjëherë, ëon në një moment të caktuar në rënien e flokut. Për të eleminuar rënien e tyre këshillohet përdorimi i shampos kundra yndyrës në mënyrë që të pengohet sekretimi i herëpashershëm i yndyrës. Për personat që kanë flok me shumë yndyrë, larja e flokut nuk duhet bërë me mollëzat e gishtërinjve por me gjithë sipërfaqen e pëllëmbës së duarve.

2. Zbokthi:
është shtresë e qelizave të vdekura të cilat paraqiten mbi epidermë në formë pllakash dhe qëndrojnë mbi fijen e flokut, njëkohësisht bien mbi veshje. Këto s’janë tjetër veëse qeliza të vdekura, zbokth i thatë.

3. Ekziston edhe një tjetër lloji zbokthi, zbokth me yndyrë.
Zbokthi me yndyrë janë copëza të mëdha të cilat qëndrojnë mbi lëkurë dhe kur largohen nëpërmjet larjes së kokës, tërheqin edhe fije të flokut, sëmundjet më të rrezikshme sepse ndër të tjera krijon një erë të rëndë të lëkurës së kokës dhe një pamje jo të këndshme të flokut. Produktet kerastase kanë në përbërjen e tyre substanca për eleminimin e këtyre sëmundjeve. Shfaqja e këtyre sëmundjeve kryesisht konsiston në ërregullimet hormonale, karakteristikat e organizmit të individit, si dhe substancat ushqyese në të ngrënë luajnë një rol të rëndësishëm në përhapjen e tyre.
Për të gjitha tipet dhe gjendjet e flokut, asnjëherë nuk bëhet larje me thonj sepse shkaktohet acarim i epidermës.

4. Kur maja e flokut është e dobësuar, e ndarë më dysh, është një tjetër sëmundje e tyre, djegia (gr. Psolidha). Zakonisht shfaqet në flokë të hollë dhe të thatë. Shkaktohet nga përdorimii shpeshtë i tharëses dhe nga një krehje “ agresive” që ushtrohet mbi flokun. Në trajtimin e tyre hapi i parë është prerja, heqja e të djegurave dhe më pas të tregohet kujdes në ushqimin e flokut, trajtimin e tij.


Për ata që nuk duan të bëjnë një prerje të tyre dhe floku pëson një djegie kronike, në mënyrë të vazhdueshme gjatë gjithë kohës, atëherë bëhen trajtime specifike, me produkte mbrojtëse, duke filluar nga ampulat Aqua, shampo, kremra, deri tek maska e flokëve. Përdorimi i këtyre produkteve gjithmonë bëhet nën këshillimin e estetistit pasi ëdo sëmundje, dëmtim apo ërregullim i flokut përcaktohet vetëm nga ky i fundit, për një trajtim specifik.


Normalisht flokët prishen nga tharësja, ajri i ndotur në përgjithësi i ambienteve dhe mikrobet e ndryshme që gjenden në të, larja jo shumë e kujdesshme, lyerja, dekolorimi, permanenti, pra faktorët kimikë. Disa nga këta faktorë ndikojnë më shumë në dëmtimin e flokut e disa më pak, dhe për t’u kujdesur për mbrojtjen e flokut nga këta dëmtues, duhet që të keni kontakte me parukier specialist pasi floku është i veëantë për secilin nga ne.shkaktojnë rënie të flokut. Në këtë rast duhet të tregohet më tepër vëmendje, trajtim i kujdesshëm dhe terapi e veëantë. Zbokthi me yndyrë konsiston si një nga 
a). Floku i lyer i dëmtuar:
Një flok i lyer është gjithmonë i dëmtuar dhe për ta sjellë në gjendjen normale natyrale do të na duhet së pari të përdorim shampon e duhur në përshtatje me cilësitë e fijes së flokut dhe pas shampos të përdorim krem ushqyes i cili të ketë veëori dhe të depërtojë më thellë në përbërjen e flokut, jo thjesht një balsam i zakonshëm. Mund të përdoren edhe vitamina ushqyese. Kjo nuk do të thotë që të ndalohet lyerja. Në qoftë se bojërat e dëmtojnë flokun, thjesht duhet të jemi më të kujdesshëm në zgjedhjen e cilësisë së bojërave që përdorim dhe këto bojëra në përbërjen e tyre duhet të kenë substanca trajtuese për flokun.

b). Gjithashtu edhe floku natyral mund të shkatërrohet nga faktorët e mësipërm duke përjashtuar proceset kimike. Sigurisht që edhe ky flok ka nevojë për një trajtim për të mbetur akoma i shëndetshëm dhe me shkëlqim. Ekzistojnë produkte të posaëme për trajtimin e flokut natyral si dhe këshillohet që të mos krihet shumë here, veëanërisht një flok natyral dhe i thatë. Furëa për krehjen e flokut do të preferohej të ishin me fije natyrore bishtkali, ose me dhëmbëza plastike në majën e të cilave kanë disa kokrriza (si gjëlpëra me kokë). 
Sekrete të vogla bukurie 2646d1225396991-sekrete-t-vogla-bukurie-floket-jpg

Sekrete të vogla bukurie 2647d1225396998-sekrete-t-vogla-bukurie-floket-1-jpg
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekrete të vogla bukurie Empty Re: Sekrete të vogla bukurie

Mesazh nga Anakonda Thu 27 Nov 2014 - 2:16

Manikyri me të zezë fillon dhe mbaron me një lëvizje të brushës, ngase nuancat e errëta e mbulojnë thoin shumë mirë, me ç’rast nuk ka nevojë për shtresa të tjera

Kur flitet për ngjyrat e thonjve që do të dominojnë këtë sezon, atëherë mund t’ju këshillojmë që të përcaktoheni për nuanca të errëta të së kuqes, të kaltrës metalike dhe të së zezës “midnight”. Këtë trend e preferojnë edhe krijueset e trendëve (trendsetters), siç është Dita Fon Tis dhe këngëtarja e re e muzikës R&B, Rihana. Manikyri me të zezë, fillon dhe mbaron me një lëvizje të brushës, ngase nuancat e errëta e mbulojnë thoin shumë mirë, me ç’rast nuk ka nevojë për shtresa të tjera. Por, edhe ky trend i ka rregullat e veta – ngjyrat e errëta duhet të përdoren vetëm për thonj të shkurtër, mirë të rregulluar. Thonjtë e gjatë do t’i theksonin edhe më shumë nuancat intensive, me ç’rast duart do të humbnin në pamjen femërore
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekrete të vogla bukurie Empty Re: Sekrete të vogla bukurie

Mesazh nga Anakonda Thu 27 Nov 2014 - 2:17

Ushtrime per muskulaturen e fytyres dhe te qafes dhe te gjoksit. 

Per te kompaktesuar muskujt e fytyres dhe te qafes, mund te ushtroheni vete, mjafton te jeni te predispozuar. Per rrudhat anash gojes qe jane ne forme gjysem rrethi, mund te fryni faqet ne maksimum duke percjelle ajrin here tek njera dhe here tek tjetra! Per pjesen nen mjeker, harkohet gjuha brenda gojes dhe shtyn me force pjesen e poshtme te nofulles. Per muskujt anesore te qafes duhet te shqiptohet germa X me force derisa sa te ndihet levizja e muskujve. Per muskujt e pjeses se perparme te qafes duhet shqiptuar germa Y derisa te bindeni qe ky ushtrim funksionon mire! Per muskulaturen e gjoksit mund te merrni 2 shishe plastike, te mbushura me uje(n.q.s. nuk keni mjete te tjera gjimnastikore), ne te dyja duart dhe ne pozicion shtrire, krahet te shtrire plotesisht levizin derisa te afrohen me njera - tjetren. Krahet gjate levizjes qe kryejne nuk duhet te perkulen por qendrojne plotesisht te tendosur. Ky ushtrim perseritet disa here. 
Te gjitha ushtrimet duhet te kryhen gradualisht dhe me perpikmeri.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekrete të vogla bukurie Empty Re: Sekrete të vogla bukurie

Mesazh nga Anakonda Thu 27 Nov 2014 - 2:18

Krehje qe mbulojne difektet


Nje krehje e sakte, u jep fytyrave te parregullta nje kontribut te sigurte per te krijuar harmonine dhe te nenvizoje personalitetin pertej tendencave te modes. E gjate apo e shkurter qofte, krehja eshte element i domosdoshem per t'u pelqyer dhe per te te pelqyer.

NESE KE FYTYRE RRUMBULLAKE
Krehja duhet te te ndihmoje per ta zgjatur fytyren: shmang zbulimin e aneve dhe perfero qe floket te perkedhelin lehte mollezat dhe nofullat qe fytyra te duket me e hequr. Duhet te frysh pjesen e siperme te flokut, duhet te mbash edhe baluke te cilat fillojne qe siper duke lene te zbuluar disa centimetra nga balli.

NESE KE FYTYRE KATRORE
Zgjedhja qe duhet bere duhet te "embelsoje" shprehjen e fytyres; duhet shmangur ndarja qendrore, floket e leshuar apo te terhequr pas zverkut. Preferohet nje krehje e lehte dhe e hapur qe te menjanohet nga nofullat dhe mollezat dhe te minimizoje katrorin.

NESE KE FYTYRE TREKENDORE ME KULMIN POSHTE
Nese ke floke me gjatesi mesatare mund te praktikosh ndarjen qendrore me dy fije qe bien lehte dhe kthehen per te perkedhelur nofullat duke shtuar volumin e tyre.
Nese ke floke te shkurter floket duhet te mbulojne mollezat. Shmangni zbulimin e vesheve dhe te ballit.

NESE KE FYTYRE TREKENDORE ME KULMIN LART
Zgjidh krehje qe i japin volum majes se kokes dhe aneve te fytyres. Mund te ndihmojne edhe baluket. Shmang veshet e zbuluar, floket e leshuar.

NESE KE FYTYRE TE GJATE

Gjatesia e flokeve duhet te arrije deri tek nofullat dhe nje krehje qe te mbushe anet. Nese ke mjeker te dale, shmang baluket gjeometrike, ndarjen qendrore dhe floket e drejte.




KESHILLA TE TJERA

1. Nese je me shume se 30 vjec, apo nese je e mbushur dhe me trup te vogel, shmang floket e gjate.

2. Kujdes, baluket vene ne dukje syte e medhenje dhe zvogelon ata te vegjel.

3. Kush mban syze duhet te shmange krehjet e terhequra pas qe ashpersojne tiparet.

4. Eshte me mire te mbash floke me gjatesi te vogel dhe tipare delikate.

5. Nese je trupvogel, floket e kapur ne maje te kokes do te te bejne te dukesh pak me e gjate; nese je e gjate mund t'i kapesh ne zverk.

6. Nese ke qafe te shkurter shmang baluket dhe floket e terhequra pas.

7. Vetem nese ke floke bjonde beji floket e dredhura; nese i ke te zinj apo te kuq me mire te synosh per togje te buta.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekrete të vogla bukurie Empty Re: Sekrete të vogla bukurie

Mesazh nga Anakonda Thu 27 Nov 2014 - 2:18

Semundjet e flokeve dhe si t'i kurojme ato


1. Rënja e flokut (alopekiasi)
- është një sëmundje ku kemi mungesë të flokut por ndryshon nga tullacimi sepse kjo është shëruese shkaktohet nga stresi, ankthet, shqetësimit etj.

2. Mos lindja e flokut (trihodhisi agjenisia)
- është mungesa e flokut që në lindjen e njeriut dhe mungojnë qimet në ato vende që normalisht duhet të kishte.

3. Lindja e kufizuar e flokut (monotrihosi)
fëmijët lindin me flokë shumë të hollë që të cilat bien pas disa javësh. Në qoftë se floku do të rritet përsëri ato do të jenë në ngjyrë hiri dhe nuk rriten më shumë se 3-4cm.

4. Djegja e flokut (psalidha)
ketë kemi të bëjmë me hapjen e majave të flokut në dy pjesë kjo sëmundje shkaktohet nga përdorimi i shpeshtë dhe jo i rregullt i tharëses së flokut, nga substancat alkalike dhe mund që te kurohet në disa mënyra:
a. Prerja e majave
b. Prerja e majave të djegura marrim seksione të holla flokësh dhe i fusim ndërmjet gishtërinjve i rrotullojmë gishtërinjtë duke lëvizur dorën nga lartë poshtë dhe presim ato maja që dalin tepër jashtë tufës së flokut .
c. Djegia me qiri kapim tufa te holla flokësh dhe i përdredhim i ngrehim lartë me gishta në mënyrë që të dalin majat e djegura dhe i djegim me qiri ose çakmak, më pas marrim një copë gazetë dhe pastrojmë hirin që mbetet dhe provojmë përsëri dhe në qoftë se dalin përsëri maja të djegura atëherë e përsërisim prapë.

5. Gjëndja në formë pushi (hnudhosi)
floku është shumë i hollë dhe nuk rritet më shumë se 3-4cm, nuk kanë ngjyrë dhe kanë pamje pushi.
6. Rënja e flokut (trihoriksia)
në këtë sëmundje shohim një fryrje të fijes së flokut dhe dalin disa nyje në gjatësinë e flokut dhe kjo shkaktohet nga përdorimi i shpeshtë i procese alkalike. Shmanget duke bërë prerje dhe terapi.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekrete të vogla bukurie Empty Re: Sekrete të vogla bukurie

Mesazh nga Anakonda Thu 27 Nov 2014 - 2:20

Masazhi I Qafes


Qafa e bukur nuk e tregon moshen. Nese vereni se lekura e qafes eshte e thate dhe jokompakte, koha eshte per aksion. Shumecka mund te beni edhe vete - zgjidhni midis trajtimeve kozmetike, masazhave dhe 
dietave. Nese keni durim, qafa e bukur do t'ju shperbleje me pamje rinore! Eshte shprehi e gati cdo femre qe te kete kujdes te madh per mirembajtjen e fytyres, por qafa, ai simbol f feminitetit dhe gra -ciozitetit, shpeshhere harrohet. Pergjigje per pyetjen se cfare eshte lekura e qafes tuaj mund ta merrni me nje test te lehte e te shpejte para pasqyres. Per fat, sot ekzistojne menyra shume efikase qe qafes t'ia kthejme rinine dhe te thehen paragj'ykimet se ne nje moshe te caktuar nuk mund te eliminohet paraqitja e vijave te thella 
rrethore rreth qafes. Prandaj, pervilni menget. Bashke me rrudhat dhe lekuren e leshuarte qafes, paraqiten edhe njolla te murrme, ndersa shumicen e femrave i pengon edhe paraqitja e nenmjekres (kajmakut). Keto paraqitje nuk kushtezohen vetem me moshe dhe trashesi, por me 
shpesh jane rezultat i qendrimit te femrave: prane tavolines se punes, prane kompjuterit, makines, kur gati ne te gjitha rastet koka mbahet e ulur. Ne lufte per qafe rinore, rezultatet me te mira arrihen me ndihmen e kirurgjise estetike. Por, qe te mos i hyni ketij mundi e shpenzimi te madh, mjafton mirembajtja e rregullt dhe e pershtatshme, ne radhe te pare ne shtepi. Rezultatet mund te shihen pas disa javesh, e deri atehere, ju propozojme dy truqe te vogla, te pershtatshme per ditet e ftohta qe po vijne mbani doleevita (rollka) dhe shalla!
Qafa ne testim
Lekura e qafes vazhdimisht i eksponohet veprimit agresiv te ndikimeve te jashtme. E holle dhe pa gjendra yndyrore (te cilat tajisin sebum), eshte e thate prandaj duhet qe rregullisht te ushqehet me krema me hidratacion te larte. Muskuli me i madh i qafes (platizma) eshte shume i 
ndjeshem, prandaj ate nuk duhet terhequr shume. Megjithate, qafa ka nevoje per nje gjimnastike te lehte. Duhet patur kujdes edhe per nje detaj - nese vereni pueerrz, mos e prekni! Per shkak se muskuli tjeter i qafes gjendet thelle nen lekure (ndersa proceset inflamatore fillojne mu aty), sherimi do te jete specifik dhe i gjate.
Armiqte kryesor Rrezet e demshme te diellit, ndotja dhe te ftohtit, jane armiqte kryesore te lekures se qafes. 
Dietat e varfera me proteina dhe vitamina, por edhe shprehite e demshme (tymi i duhanit), do ta shpejtojne procesin e mplakjes. Ndersa, predispozitat gjenetike jane edhe nje faktor 
rendues.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekrete të vogla bukurie Empty Re: Sekrete të vogla bukurie

Mesazh nga Anakonda Thu 27 Nov 2014 - 2:20

Maska Te ndryshme



Maska per fytyre te yndyrshme!

1 te bardhte e vese 
1 luge te gjelles lenge te karrotave
2 luge miell
I perzien mire te gjitha keto, dhe masen e fituar e shperndane ne fytyre... e len te qendroje 20 minuta,pastaj fytyren e shperlane me uje te nxehte.


Maska nga vezet (per lekure me te bute)


1 te bardhte e vese 
2 luge miell
1 luge mialte
Se pari perzihet te bardhte e vese e pastaj i shtohet mialti e mepastaj edhe mielli. Maska e fituar shperndahet neper fytyre dhe e len te qendroje derisa te teret. Pastaj fytyra shperlahet me uje te nxehte.


Maska me Mialte
Mund ta lyeni fytyren me mialte pasi ta keni pastruar ate mire. Pas 20 minutash mund ta shperlani fetyren me uje te vaket.
Mialti ndihmon per ta stabilizuar hidratimin e qelizave.
Per te sheshuar rrudhat

1 te verdhte e vese 
1luge kos
1 luge mialte
Perzihen te gjitha keto bashk deri sa te fitohet nje krem te bute. Shperndajeni neper fytyre dhe ne qafe dhe lereni te veproje 15 minuta,,, e mepastaj shperlajeni fetyren me uje te vaket.


Maska me Portokall dhe Mialte


Eshte ideale per te krijuar nje efekt energjidhenes ne lekure. Kjo maske pergaditet shume shpejt. 

Lyhet fytyra me 3 luge mialte (duke evituar zonat rreth syve) dhe pastaj shperndaje mbi te lekuren e portokallit (kjo e grire imet). Lereni te qendroje 10 minuta dhe shperlajeni fytyren me uje te vaket.


Maske me banane (per lekure te yndyrshme)


1 banane e pjekur dhe e shtypur
1 luge kafeje kos natyral
1 luge kafeje leng limoni


Pasi te jene perzier te gjitha keto, e lyejme fytyren dhe e leme te qendroje 20 minuta.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekrete të vogla bukurie Empty Re: Sekrete të vogla bukurie

Mesazh nga Anakonda Thu 27 Nov 2014 - 2:21

Mendohet se se kujdesi ndaj trupit dhe fytyres eshte i shtrenjte, por kjo nuk eshte gjithmon keshtu. 
Qumeshti dhe disa prodhime te tij qe nga kohet e vjetra njohen si eliksir i bukurise.
Qumeshti per shkak te perberjes se pasur, e ngadalson plakjen e lekures.Permbane vitaminat A dhe E, qe i luftojne me shume sukses rrudhat,pastaj proteina qe i japin lekures pamje kadife,kurse enzimat e qumeshtit ndihmojne ne regjenerimin e lekures.
Qumeshti me yndyre te plote eshte shume i dobishem per lekuren e thate,sepse proteinat e tij e rrisin lagashtine dhe elasticitetin e lekures.
Prodhimet e qumeshtit dhe ate Jogurti,Ajka dhe Diathi poashtu jane te mire per lekuren.Ata mund te vihen vec e vec apo ne forme te maskave koktej,ku jane te perzier me perberes te tjere.




Banja e Kleopatres

Te perzihet nje liter qumesht me plote yndyre ,,, 10 ml vaj jojobe dhe te qiten ne ujin per larje.
Ne vasken ku keni qitur kete uje duhet te rrini 20 minuta, e mepastaj te shperlaheni me uje te ftohte.






Maska per lekuren rreth syve
Dy luge djathi jo me yndyre te perzihen me nje luge caj te zi. Ketu shtohen edhe 3 pika leng limoni. Ne kete tretesire te zhyten dy copa pambuk dhe te mbahen mbi kapake te syve per 20 minuta.
Pastaj duhet te shperlahen me uje te vaket.



Maska nga Qumeshti dhe Kamomili(per te gjitha llojet e fytyres)


Nje grusht lulesh Kamomili te pervelohen me 100 ml qumesht dhe te lihen te qendrojne 20 minuta.
Te kullohen,,,perseri te nxehen edhe pak dhe te shtohet edhe nje luge humus pluhur dhe gjysme luge mialte.
Te vihet ne fytyre dhe dekolte, te mbahet 15 minuta.
Te shperlahet me uje te ftohet.



Trajtimi per trup me Jogurt


Nje gote Jogurt te perzihet nje luge vaj ulliri dhe te vihet ne trup. Te lihet te qendroje per 10 minuta dhe pastaj te shperlahet me uje te ftohte.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekrete të vogla bukurie Empty Re: Sekrete të vogla bukurie

Mesazh nga Anakonda Thu 27 Nov 2014 - 2:23

Manikyri sipas llojit te thonit


Thonj te shkurter, thonj te zverdhur, thonj me rripa... probleme te vogla, te zakonshme dhe 
sigurisht jo estetike. 
Por si duhet te veprohet ne raste te tilla, per te pasur gjithmone thonj te bukure 

Thonjte e shkurter

Shpeshhere te qellon qe thonjte te thyhen. Por si tia bejme kur kjo nuk ndodh rralle, 
por gjithnje e me shpeshe 
Si te veprojme kur thonjte thyhen dhe nuk arrijne kurre te rriten per ti dhene nje forme 
te bukur dhe ate qe preferojmee Ne raste te tilla, problemi duhet pare nga brenda, duke u 
siguruar se do te ndiqni nje diete te ekuilibruar, te pasur me proteina, minerale. 
Nje tjeter problem eshte zakoni i keq i te kafshuarit te thonjve. Ky eshte nje ves qe, me shume 
se nga merzia, zakonisht stimulohet nga nje gjendje shpirterore jo e mire, nervozizem, ankth 
apo stres. Ndersa perballimi i ketij problemi, ndoshta eshte ne pamje te pare shume i thjeshte, 
te evitohen momentet e stresit. Por meqe kjo shume here eshte e veshtire per tu
realizuar, ja nje keshille e mire per te kaluar situaten dhe, ndoshta per te shpetuar nje here e 
mire nga ky ves, qe duhet thene se eshte i shemtuar. Per lyerjen e thonjve keshillohet te 
perdoret nje manikyr i veeante, qe ka nje arome dhe shije te keqe, aq sa te te kujtoje te mos 
kafshoni me thonjte. Nje tjeter metode shume e efektshme eshte edhe mbajtja e nje eumeakizi, 
ne menyre qe stresi te kalohet duke pertypur eumeakizin. Shpeshhere kafshimi i thonjve 
sherben per shplodhjen e muskujve te fytyres, qe ne momentet e stresit jane shume te 
tendosura. Nderkohe qe per te realizuar kete mjafton te pertypin edhe nje eumeakiz, pa pasur 
nevojen e thonjve, pasi nje nga shkaqet kryesore te thonjve te shkurte eshte edhe kafshimi i 
tyre. Ne rast kur keni thonj te shkurter, eshte shume e rendesishme lyerja e tyre. Keshtu per 
keto lloj thonjsh keshillohet te mos jene shume te dukshem. Ne rastet kur thonjte jane te 
shkurter dhe te erregullt evitoni theksimin e tyre. Pra, jo manikyreve me ngjyra te forta dhe te 
shkelqyeshme, ndersa keshillohet te mos lyhet i gjithe thoi, por duke lene nje rrip te holle nga 
te dyja anet te palyer. Kjo do te beje qe thoi te duket me i holle dhe me i gjate. 


Thonj me rripa

Ka thonj qe duket sikur jane te shtresezuar apo rripa-rripa, qe mund te jene per se gjeri apo per 
se gjati. 
Rripat horizontale shpeshhere mund te shkaktohen edhe nga semundje, nga perdorimi i 
medikamenteve apo edhe nga probleme te perkohshme, qe jane shfaqur gjate rritjes se thoit. 
E rendesishme eshte te percaktohet shkaku i tyre, dhe per ta arritur kete, eshte e nevojshme 
ti drejtoheni mjekut te familjes. Ndersa per rripat vertikale, ne gjatesine e thoit, mund te 
krijohen me kalimin e viteve. Ashtu sie ndodh me njeriun, edhe thoi plakjet. Me plakjen e tyre 
thonjte humbasin elasticitetin dhe behen si lekura, me pak te hidratuar. Ne raste te tilla 
keshillohet perdorimi i nje kremi te veeante apo nje vaj qe eshte posaeerisht per thonjte, qe 
duhet te perdoret rregullisht. 
Per thonjte me rripa keshillohet perdorimi i nje manikyri te veeante, qe arrin te zbuse siperfaqen 
e thoit. Pas saj, duke perdorur nje manikyr me ngjyre te ndezur apo te erret, do te arrihet te 
mbulohen rripat e thonjve. Nderkohe ne qendrat estetike mund te realizohet edhe zbutja e 
thonjve dhe limimi i siperfaqeve te tyre per eliminimin e rripave. Por duhet pasur parasysh se, 
kjo metode nuk keshillohet te aplikohet shpesh, pasi ajo i ben thonjte me te holle dhe me 
delikate. 


Thonj te zverdhur

Thonjte e zverdhur mund te jene te tille per shume arsye, si perdorimi i vazhdueshem i 
manikyreve me ngjyra te forta, 
Duhani, por edhe disa lloje kerpudhash. Nderkohe qe per kete rast keshillohet konsulta me 
mjekun, ndersa ne dy rastet e para menyra me e mire eshte te eliminohen shkaqet. Keshtu te 
mos perdoren me manikyret me ngjyra te forta si dhe te mos pini me duhan. Gje jo e lehte kjoe 
Por nese eshte keshtu, atehere te mundohemi te eliminojme ngjyren e verdhe, qe nuk eshte 
aspak estetike. Kjo mund te realizohet duke prere nje limon ne dy pjese dhe duke vendosur te 
limoni thonjte te pakten per 10 minuta, ne menyre qe acidi qe ka limoni te zbardhe thonjte. Nje 
tjeter metode shtepiake eshte edhe te futen thonjte ne uje te ngrohte, ne te cilen me pare eshte hedhur kripe e zeze. Te dyja keto metoda jane shume te efektshme, por qe nuk jane te 

tilla nese do te behen vetem nje here. Per te arritur rezulatin e deshiruar eshte e nevojshme 
perseritja e shpeshte e tyre. 
Nderkohe, nese e keni shume te veshtire per manikyrin, atehere ju keshillojme te perdorni 
ngjyrat e eelura dhe nuancat e hapura. Evitoni manikyret me tonalitetet e forta dhe te erreta, 
qe nuk bejne gje tjeter, veese te perforcojne ngjyren e verdhe te thonjve. 


Kujdes te vecante per thonjte

Duart ne pergjithesi jane te parat qe bien ne sy gjate komunikimit midis personave, ndaj eshte 
shume i rendesishem kujdesi per lekuren dhe thonjte. Fjala kye, ashtu si edhe per trupin, eshte 
hidratimi. Nje nga problemet kryesore te thonjve eshte hidratimi, qe mund te evitohet nese per 
duart dhe thonjte do te perdorej nje krem-hidratues, sa here qe keni qene jashte, sidomos kur 
eshte shume nxehte apo kur eshte ftohte. Nderkohe qe ky krem duhet te perdoret pas edo 
larjeje. Perdorimi i kremit eshte mese i nevojshem per te perballuar plakjen e lekures se duarve 
si dhe te thonjve. Keshillohet qe te perdoren kremra me vitamina dhe filtra ultraviolet, si dhe te 
pasura me acidet fruktoze. Per ti pasur duart dhe thonjte sa me te bute, evitoni 
perdorimin e sapuneve apo detergjenteve qe ju acarojne, dhe ne raste te tilla perdorni 
dorashka. Gjate sezonit te plazhit mos harroni asnjehere te perdorni nje krem mbrojtes. Mos i 
ekspozoni duart ndaj te ftohtit te madh dhe perdorni dorashka. Nje kure e mire ne ambientet e 
shtepise eshte edhe banjoja e duarve dhe thonjve me vaj ulliri. Kjo metode eshte shume e 
lehte per tu perdorur. Ne nje ene, pasi te keni ngrohur vajin e ullirit zhysni gishtat dhe i 
mbani ne ene per disa minuta, per te lejuar thithjen e nevojshme te vajit. Nderkohe qe per te 
pasur nje siperfaqe te lemuar dhe te njetrajtshme, mund te perdorni te njejten maske qe 
perdorni edhe per fytyren. Por nese thonjte ju thyhen shpesh, atehere ata kane nevoje te 
qendrojne te palyer per disa jave. Por edhe ne kete rast mos harroni te perdorni kremin 
hidratues te pakten nje here ne dite. Per ti forcuar para se te perdorni manikyrin,
keshilloheni te perdornin nje baze mbrojtese. Vete manikyri duhet te aplikohet ne dy shtresa. 
Per nje manikyr te persosur mundohuni qe peneli te marre pak manikyr, beni nje lyerje ne mes 
te thoit dhe me pas ne dy anen e tij. Edhe per shtresen e dyte perdorni te njejten metode, por 
kur te jete thare shtresa e pare. Kjo eshte e gjitha. Nese do ti ndiqni rregullisht keto 
hapa, do te keni nje manikyr perfekt dhe per tu admiruar.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekrete të vogla bukurie Empty Re: Sekrete të vogla bukurie

Mesazh nga Anakonda Thu 27 Nov 2014 - 2:24

Si te heqim kilet e teperta


Keshilla te thjeshta dhe efikase per te hequr kilet e teperta te belit dhe vitheve dhe per teiu rikthyer formes se humbur. Ja disa sugjerime, qe me pak vullnet te mire, por qe duhet te zbatohen rregullisht, do teju ndihmojne te tonifikoni muskujt e barkut dhe te vitheve, dhe ne te njejten kohe te ulni barkun qe ju bezdis kaq shume 

Sekreti per te qene ne forme


Keshilla te thjeshta dhe efikase per te hequr kilet e teperta te belit dhe vitheve dhe per teiu rikthyer formes se humbur. 

Me vere vjen edhe periudha ku nga trupi heqim rrobat e trasha, komode dhe qe mbi te gjitha mund te mbulojne edhe ndonje defekt te vogel. Pra, me pak fjale vjen momenti per teu dukur. Por jo gjithmone kjo periudhe na gjen ne formen maksimale. Por si te bejme per te rifituar linjat e bukura dhe te heqim kilet e teperta. 

Dhe, ndersa gjate dimrit gjithmone kishim gjetur justifikime per te hequr dore nga palestra, tani nuk kemi me asgje per te kundershtuar. Koha eshte e bukur, ditet jane zgjatur, eshte ngrohur, pra eshte koha ideale per te rifituar formen e trupit. 

Ja disa sugjerime, qe me pak vullnet te mire, por qe duhet te zbatohen rregullisht, do teju ndihmojne te tonifikoni muskujt e barkut dhe te vitheve, dhe ne te njejten kohe te ulni barkun qe ju bezdis kaq shume. 

1: Shume here lihet pas dore, por do te ndalim se keshilluari te shkoni ne nje palester per te marre edhe ndihmen e specialisteve te fitnesit. Kjo eshte menyra me e mire per te pasur rezultate te mira. Ne nje palester do te keshilloheni nga nje trajner dhe do te beni edhe ushtrimet e duhura per problemin qe keni, pasi persona te ndryshem, trupa te ndryshem dhe sigurisht edhe shqetesime te ndryshme. 
2: Nderkohe, ne rast se palestra nuk ben per ju, ja disa keshilla qe mund tei realizoni edhe ne shtepi. Levizni vazhdimisht. Mundohuni te ecni sa me shume, mos hipni ne ashensor, por ngjisni shkallet, shetisni shume dhe, nese keni mundesi edhe me bieiklete. Asnjehere mos neglizhoni rendesine e levizjes fizike, edhe nese ju duket e lodhshme, pasi keshtu do te arrini te digjni kalorite e teperta, dhe ne kete menyre edhe yndyren e tepert ne trup. 

3: Kushtojini te pakten 5 minuta ushtrimeve fizike per barkun. Ato duhet tei beni edo mengjes pasi te zgjoheni. Ndoshta ditet e para do te ndieni ndonje dhimbje te vogel te muskujve, por mos hiqni dore. Forcimi i muskujve eshte rezultati me i mire. Mos lini asnje dite pa bere ushtrime. 

4: Mundohuni te pakesoni konsumimin e alkoolit dhe te pijeve me sheqer, sidomos ato te gazuara. 

5: Mundohuni te pini sa me shume uje qe te mundeni. Kthejeni kete ne zakon. Pini uje edhe kur nuk keni etje. Uji nuk te shendosh, madje e kunderta. Ai ndihmon ne eliminimin e toksines qe mblidhet ne trup. Mungesa e ujit ne organizem ul ritmin e metabolizmit, gje qe duhet evituar. Ndaj pini shume uje. 

6: Nese kaloni shume ore ne dite te ulur mundohuni te levizni here pas here per te shkrydhur muskujt, sidomos ato te barkut dhe te vitheve. 

7: Evitoni konsumimin e ushqimeve qe nxisin fryrjen e barkut. edokush e di se cilat nga produktet qe konsumon i shkaktojne fryrjen e barkut, ndaj evitojini ato. 

8: Evitoni ushqimet me yndyre. Mundohuni gjithashtu qe tei shperndani vaktet. 4-5 vakte ne dite jane ideale. Nese ju merr uria mundohuni te mbani me vete, per ta konsumuar ne moment, nje produkt me pak kalori, p.sh. nje molle. Ne mengjes evitoni qumeshtin e paperpunuar, marmelatat dhe beni kujdes me kalorite e biskotave. Ka raste qe jane te mbushura me gjalpe dhe sheqer. 


9: Nese ndonjehere nuk hani nje vakt apo ndonjehere ne nje vakt e teproni me ushqim, mos u ndjeni ne faj. Nese e shkelni rregullin nje here nuk eshte ndonje gje e madhe, por ama te ndodhe vetem nje here. 

Mundohuni tei ndiqni keto keshilla te thjeshta, pasi nese do te zbatohen per disa jave do te japin rezultatet e deshiruara. Te provosh nuk te ben dem, nese gjithmone deshironi te keni nje trup te bukur gjate sezonit te veres. 


Aerobia me ngjyrat e Indise


Tendenca e fundit vjen serish nga India. Pas kinemase, modes dhe kuzhines, tani edhe fitnesi po merr ngjyrat e Indise. Ne palestrat amerikane po emenden pas emasala bhangrae (qe perbehet nga dy fjale indiane, Masala qe do te thote pikante dhe Bhangra, qe eshte vallezimi tradicional indian, eshte nje lloj aerobie e bute, qe duket se po pushton edhe Evropen. 

Duart ngrihen lart, beli leviz, trupi djersit si ne nje maratone dhe te gjithe jetojne te lumtur dhe duke rikthyer trupin e tyre ne format e deshiruara. Muzika indiane duket se po infekton moden, kinemane, sportin dhe tani edhe palestrat. eshte e embel, plot ndjenja, humor dhe pasion, romantike dhe ende shume e lidhur me tradicionale. Ajo te ben te zbulosh feminilitetin dhe butesine, levizjet jane me sensuale, sfondi eshte i kendshem dhe argetues. 

Ndoshta eshte vetem nje tendence e re, por eshte edhe nje menyre shume e mire per teu njohur me nje kulture te larget, dhe ajo qe vlen edhe me shume eshte fakti se te ndihmon shume ne rigjetjen e linjave ideale te trupit, duke te lehtesuar nga kilet e teperta te akumuluara gjate sezonit te dimrit. 
Ne baze te aerobise indiane, e rendesishme eshte te mesosh te levizesh edo pjese te trupit ne harmoni. Kjo aerobi nxit te qenin te lirshem gjate levizjeve, te interpretosh sipas fantazise dhe ndjesive personale muziken, si dhe duke qene te lire ne stil. Varianti indian i aerobise ka nje avantazh te madh, pasi nderthur shume mire jogen me vallezimet indiane elegante, ne kerkimin e sensualitetit te levizjes. 

Fitnesi indian eshte ne kerkim te emocioneve, pasi nuk mjaftojne me vetem rritja e adrenalines, ndersa duket se kane dale jashte modes perzierjet latino-amerikane dhe afrikane. Pra, duket se nuk ka asgje me te mire se sa fitnesi indian per te hequr kilet e teperta, ne ritmet e tambureve, muzikes rege, hip-hop, salsa, etj. 

Terheqese, argetuese dhe e shendetshme. 

Krahas dobesimit para sezonit te veres, duket se bejne mire edhe per ritmin kardiovaskular, tonifikimin e muskujve dhe te largon stresin.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekrete të vogla bukurie Empty Re: Sekrete të vogla bukurie

Mesazh nga Anakonda Thu 27 Nov 2014 - 2:25

Në vend të regjeneratorit, në flok mund të perdorni edhe majonezë


Nëse mbeteni pa regjenerator për flok, qumështi me yndyrë të plotë, vaji i ullirit apo majoneza mund të shkojnë mirë në raste urgjente, thotë Edris Nikëls, stilist njujorkez.
Pas vënies së shamposë, lëreni që të rrijë rreth dhjetë minuta dhe shpëlajeni mirë. Me atë rast, flokët janë të gatshme për terje dhe formësim me brushë. Nëse aroma e majonezës ju pengon apo nëse flokët ju bëhen tepër të yndyrshme, më së pari aplikojeni qumështin, e më pas shamponë. Nëse keni mbetur pa maskarë, shpërbehuni me trikun e vazelinës. Fërkoni pak vazelinë me gishta midis qepallave e më pas qiteni maskarën. Nëse maskara është aq e thatë, sa që nuk ngjitet në qepalla, qitni në brushë pak vazelinë.

Në vend të pudrës

Nëse nuk keni më pudër, merrni korrektorin për qeska të syve apo për akne dhe përziejeni me pak krem hidratues. Qiteni ngadalë me gishta në lëkurë, kurse pas kthimit në shtëpi, grimin duhet ta hiqni gjithqysh, në mënyrë që të mos ju mbyllen poret e lëkurës dhe të mos paraqiten aknet.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekrete të vogla bukurie Empty Re: Sekrete të vogla bukurie

Mesazh nga Anakonda Thu 27 Nov 2014 - 2:25

Kozmetika bimore


Tendencat e modës janë të ashtuquajturat vajzat ‘ujë e sapun’. Vajzat natyrale, origjinale në bukurinë e tyre. Kjo sepse kujdesen për lëkuren me fruta, kos, dhe bimë, të cilat i përgatisin vetë, (në kushte higjienike te larta) dhe me pas i vënë si maska në të gjithë fytyrën.
Behët fjalë për receta antike, që janë përdorur prej shekujsh. Përgatiten në shtëpi, dhe mbahen në frigorifer. Vajza ‘ujë e sapun’, nuk ikën asnjëherë nga moda, mjafton nje e krehur e lehte, dy mollëza roze, nje shnderrites në buze dhe u bë. Sot mund te bëhesh vërtet nje e tille, pa gjel, llak, tualet, vetëm ujë e sapun. Mjaft me me kremra qe duken se janë projekt i ardhur nga NASA, vajza ‘nature’, ve ne fytyre kos, dhe i çel flokët me limon, përgatit maskën me futa te thata si bajame. Rikuperon recetat e gjyshes, dhe tonet i përgatit me te bimët e kopshtit, anticelulit i pastër. Pas mësimeve te ekologjisë dhe konsumit etik, jeta natyrale, dhe shpenzimet biologjike, janë ne radhën e pare te kozmetikes se bere ne shtëpi. Natyre 100%. Fruta minerale, bimë, të vena direkt në fytyrë.
Më parë qërohen, shtypen me vaj. E gjithë kjo përgatitet ne kuzhine, ne nje grirës frutash. Molla mund te jete nje oksidues i mire. Me nje kos dhe nje luge mjaltë, mund te merret nje qumësht i ekuilibruar për fytyrën.

ikubinfo
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekrete të vogla bukurie Empty Re: Sekrete të vogla bukurie

Mesazh nga Anakonda Thu 27 Nov 2014 - 2:26

7 pyetje rreth bukurise ?


1-Cfare te zgjedh per te hequr makiazhin sapun apo qumesht tonik?

Eshte ceshtje gustosh, edhe pse qumeshti tonik eshte me i indikuar per lekure te thate dhe sensibel. Xhelet ose sapunet jane me adapte per lekure normale, miste apo me yndyre.E rendesishme eshte qe te zgjidhni ate qe eshte me e mia per lekuren tuaj.

2-Per se sherben nje kreme per rreth syve?


Lekura rreth syve eshte teper delikate, fine dhe sensibel. Per kete motiv rrudhat dalin fillimisht ne kete zone. Kremrat per rreth syve perdoren qe ne moshen 25-30 vjec per te ruajtur elasticitetin e lekures, hidratimin dhe per te vonuar rrudhat.

3-Si aplikohet nje korrektor?


Korrektori mbulon shenjat e lodhjes, qeset e syve etj.Aplikohet nje korrektor lehtesisht me i celet se ngjyra juaj e lekures, rreth syve, ne anet e hundes,dhe ne balle duke e perhapur ne menyre uniforme.

4- Kur mund te fillojme te aplikojme kremrat anti-rrudhe?


Kremrat anti-rrudhe aplikohen rregullisht ne moshen 30 vjecare. Te pasur me vitamina A,C,E per te parandaluar plakjen e epidermes


5-Si te evitojme qe buzekuqi mos rreshqase?
Me kalimin e kohes,rreth buzeve paraqiten rrudha pak a shume te thella.Per te evituar rreshqitjen e buzekuqit,beni konturin e buzeve me nje lapes.Zgjidheni te per afert me ngjyren e buzekuqit qe do te perdorni.Dizenjoni me kujdes konturin e buzeve duke filluar nga qendra drejt aneve.


6-Perdorimi i nje kolinozi zbardhues eshte i mjaftueshem?


Jo!Kolinozi zbardhues me baze bikarbonatsodiumi,ndihmon ne eleminimin e gurezave,por nuk arrin te heq ngjyren e dhembeve.Por duke e perdorur here pas here ne vend te nje kolinozi te zakonshem do te bej ndryshim ne ngjyren e zverdhur te dhembeve nga duhani,kafeja etj.Por per te zbardhur totalisht dhembet duhet te shkoni tek dentisti cdo 6 muaj.


7-Kur skadojne produktet e kozmetikes?


Varet nga tipi dhe lloji i perberjes.Ne pergjithesi eshte: 3 vjet per pluhrat (blush,tonet e syve etj) 1 vit per kremrat te cilat kane perberje ujore apo vajore. 6 muaj per toniket (fytyre,trup),fondotintat,rimel,buzekuq.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekrete të vogla bukurie Empty Re: Sekrete të vogla bukurie

Mesazh nga Anakonda Thu 27 Nov 2014 - 2:27

Sy të mistershëm 

1.GOTIK

Vështrimi misterioz luan me dritëhijet e të zezës dhe lejlasë me shkëlqim, duke krijuar një kontrast me ngjyrën natyrale mat të fytyrës dhe buzëve. Për sytë: laps i zi i butë, i sfumuar si në majë ashtu edhe në fund të qepallës së poshtme; hije pluhuri të zi të vendosur që nga cepi i jashtëm i qepallës së sipërme deri në bisht të syrit, pjesa qendrore e qepallëve sfumohet nga një ton lejla metalike; për t'i dhënë dorën e fundit vendoset një hije lejlaje e ndritshme në cepin e jashtëm të harkut të qëpallës së sipërme.
Stili: Giorgio Armani


2.E SOFISTIKUAR

Truku i sofistikuar risjell në kohë vitet e charleston-it dhe të heroinave të kinemasë pa zë. Lëkura është e lëmuar, kurse buzët marrin vlerë vetëm nga një shkëlyes me nuancë rozë. Dhe gjithë kjo për t'i lënë sytë që të tërheqin vëmendjen vetëm me pak elemente të thjeshta: laps i kombinuar me ton të zi, që zbutet nga tone argjendi në dy cepat e jashtme të syrit. Grimi mbyllet me një gri-perlë të sfumuar që zgjate deri te fillimi i hundës.
Stili: Antonio Marras 

3.SHIK

Protagonistja e padiskutueshme e kësaj pamjeje është loja e dritës me transparencën e lëkurës, shkëlqyesin e buzëve dhe së fundmi me refleksin-perlë që përfitojnë qepallat.
Vetëm dy hije janë përdorur: e zeza vetëm në qepallën e lëvizshme dhe kafja duke u ngritur afër cepit të fundëm të vetullës dhe në qepallën e poshtme. Grija sfumohet me majë të gishtave duke krijuar një mbetje të lehtë. Dominon rimeli që duke kthyer shumë qerpikët shërben për të zmadhuar vështrimin.
Stili: Versace
4.MODERNE

Këtu, truku minimal e elegant shfrytëzon efektin e ngjyrave tqë sfumuara që përftohet çuditërisht nga ngjyrat e gjalla të pyllit. Qepallat e sipërme janë të mbuluara nga kremi pudër, ndërsa vija e sipërme e kapakut të syrit bëhet me laps të bardhë duke ndriçuar vështrimin. Ndërkohë me një laps të zi krijohen hije në të dy kapakët, dukë i thellësi vështrimit.
Stili: Fendi 
Sekrete të vogla bukurie 3492d1234219039-sekrete-t-vogla-bukurie-sy-jpg
Sekrete të vogla bukurie 3493d1234219053-sekrete-t-vogla-bukurie-sy1-jpg
Sekrete të vogla bukurie 3494d1234219063-sekrete-t-vogla-bukurie-sy2-jpg
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekrete të vogla bukurie Empty Re: Sekrete të vogla bukurie

Mesazh nga Anakonda Thu 27 Nov 2014 - 2:28

Makiazh Express


Ne mengjes ke vetem disa minuta kohe per te bere makiazh. Ke pak kohe dhe te duhet te kujdesesh per syte dhe ti japesh efekt glamur buzeve.

Si te bejme make-up shpejt dhe me precizion?


Ja disa keshilla.

Perhape fondotinten me delikates me mollzat e gishtave rreth syve.Theksoje syrin me nje teknik shume te thjeshte, me nje tonalitet te erret, hape ne mes te syrit dhe sfumoje me gishta.Buzkuqin hape me nje penel, duke e nisur nga qendra e buzeve. Zgjidh nje fard te lehte te cilin do ta perhapesh me nje furce te madhe nga qendra e faqeve duke e sfumuar drejt syve (me rradhe: hunden, mjekren dhe ballin)
Duke perfunduar me fardin jeni gati per te dal.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekrete të vogla bukurie Empty Re: Sekrete të vogla bukurie

Mesazh nga Anakonda Thu 27 Nov 2014 - 2:29

Tabela e kalorive ne 100 gr.


PIJET

Kafe pa sheqer 5 kal
coca-cola 39 kal
limonate 46 kal
raki 245-280 kal
vere 60-120 kal
whisky 245 kal

YNDYRNAT

Vaj ulliri 883 kal
margarine 696 kal
majoneze 718 kal
gjalpe 716 kal

VEZA

1 veze e pagatuar 162 kal
te verdha veze 360 kal

FRUTA

Ullinj 116 kal
portokall 49 kal
molle 58 kal
kumbulla 60 kal
rrushi i fresket 67 kal

PERIME

Karota 40 kal
patellxhane 25 kal

laker 25 kal
lulelaker 27 kal
barbunja 123 kal
fasule 338 kal
qepe 38 kal
patate 114 kal
domate 40 kal

BULMETI

Djathe 378 kal
qumesht lope 64 kal
qumesht te kondensuar
(pa sheqer) 138 kal
kos 71 kal

MISHI (i pagatuar)

mish vici 243 kal
romstek 303 kal
mish derri 341 kal

BRUMERAT

biskota 389 kal
buke 227 kal
miell 331 kal
miser 362 kal
oriz 360 kal
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekrete të vogla bukurie Empty Re: Sekrete të vogla bukurie

Mesazh nga Anakonda Thu 27 Nov 2014 - 2:29

Kombinimet e ngjyrës së bardhë, të përshtatshme për dimër


Me gjithë faktit që ngjyra e bardhë është ngjyrë verore, kurse e zeza bartet më shumë gjatë dimrit, ekspertët e modës propozojnë që ta harroni këtë rregull të pashkruar dhe të vishni materiale të bardha, të buta dhe të nxehta. Pambuku, leshi, kadifeja dhe mëndafshi i lëmuar, mund të përdoren për rroba që e ndjekin linjën e trupit. Këto rroba mund të theksohen me detaje. Rripat, këpucët, çanta apo stolitë me ngjyra intensive, e thyejnë “bllokun” e ngjyrës së bardhë dhe e theksojnë hijeshinë e materialit. Me këtë rast preferohet që të mos e teproni dhe t’u jepni përparësi aksesorëve subtilë të modës. Fustanet e bardhë, fundet apo pantallonat lirisht mund t’i kombinoni me këpucë të kuqe të kadifenjta, apo t’i përshtatni me tone të çelëta dhe të buta, të së kuqes dhe të ngjyrës së kaltër. Për variantin ditor, “casual”, krahas tunikës së bardhë, mund të vishni pantallona të zinj, kurse në mbrëmje të shkëlqeni në një pallto të bollshme ngjyrë të bardhë, nën të cilën mund të vishni rroba të leshta, ndonjë fustan të bardhë të thurur, apo edhe fund, të shoqëruar me taka të larta.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekrete të vogla bukurie Empty Re: Sekrete të vogla bukurie

Mesazh nga Anakonda Thu 27 Nov 2014 - 2:31

Bukuria në shkëlqim të flokëve

Flokët janë një pjesë shumë e rëndësishme e pamjes së jashtme. Prandaj dhe kujdesi për to duhet të jetë shumë i madh.

Si çdo gjë tjetër, edhe floku ka nevojë për ujë. Sa më e thatë të jetë një fije floku, aq më kollaj këputet ajo. Floku ka vetinë ta thithë vetë lagështirën që i nevojitet nga atmosfera. Numri i flokëve në kokë lëkundet nga 120.000-500.000. Ato ndodhen me shumicë në pjesën e prapme të kokës dhe me pakicë në pjesët e tjera. Gjatësia e flokut rritet normalisht 12-15 cm në vit, pra 1-1.5 cm në muaj. Rënia normale e flokut duhet të jetë 100-200 fije në ditë. 

LLOJET E FLOKUT


Flokët gri janë zakonisht të fortë dhe të shndritshëm. Bërja e permanentit në to është e vështirë. Për këtë arsye përdorim formulën për flokë të shëndetshëm.

Floku i dendur. Kujdes! Nuk duhet të ngatërrojmë flokun e dendur me flokun e trashë. Mund të kemi flokë të dendur dhe të hollë, të trashë dhe të rrallë. Flokët e dendur janë zakonisht flokë të shëndetshëm. 

Flokët e shkurtër dhe të gjatë. Gjatësia e flokut në permanent ka rëndësi për përmasat dhe mënyrën si do të kapen. Gjatësia e përshtatshme e flokut për permanent është nga 6-15 cm. 

Flokët porozë dhe flokët jo porozë. Flokët porozë janë zakonisht të thatë, të shkatërruar nga dekolorimet, nga lyerjet ose nga dielli. Thithin shpejt lagështirën e permanentit dhe bëhen shpejt me bukle. Kanë nevojë për permanent.
Krejt ndryshe, flokët jo porozë janë zakonisht me yndyrë. Shumë thjesht mund të përcaktoni nëse floku është poroz ose jo. Kaloni gishtin tuaj në gjatësinë e një fije floku të tendosur dhe nëse gishti pengohet dhe floku mblidhet atëherë floku është poroz dhe delikat. 

Flokët e hollë. Zakonisht, flokët e hollë janë të lehta në kapje për permanent dhe kanë nevojë për solucion për flokë natyralë delikatë. Por kujdes, disa flokë të hollë janë të vështirë për t’u bërë permanent. Janë ata që nuk kanë nerv fare dhe që nuk e mbajnë krehjen. Në këta flokë përdoret formula për flokë të shëndetshëm.

Kujdes!

Rritja e shëndetshme e flokëve tanë lidhet mjaft me dietën. Një faktor që ndikon në rënien e flokëve është edhe mungesa e hekurit e sidomos vitamina. Ajo bën që sasia e hekurit në gjak të jetë e ulët, kjo shkaktohet nga dieta e varfër me mish, vezë dhe drithëra. Frutat e freskëta dhe perimet gjithashtu janë të nevojshme, sidomos ato që mbajnë vitamina C, e cila ndihmon trupin që të tretë ushqimin e marrë nga vitaminat. 

Pritini flokët!


Mos kini frikë nga gërshëra, pasi prerja e flokëve e sidomos majave të dëmtuara, ndihmon që flokët tuaj të duken më të bukur dhe të shëndetshëm. 



Çfarë i dëmton flokët tuaj?
Edhe pse lëkura e kokës sonë është e mbrojtur nga flokët, ajo mund të dëmtohet nga maskat apo bojërat e aplikuara në mungesë njohjeje apo në sasi të tepruar. Shpesh ndodh që lëkura të jetë alergjike ndaj bojës, shampos apo kremrave, prandaj ajo nuk duhet aplikuar direkt e në kokë, por më parë, në një sipërfaqe të vogël lëkure me dorë. Sigurisht edhe me sasinë duhet të kemi kujdes. Edhe shampoja e tepërt dëmton flokun. Nuk duhet aplikuar më shumë se një lugë gjelle shampon. Larja e parë bën që yndyrat, papastërtitë dhe kimikatet të pastrohen nga flokët, ndërsa larja e dytë bën që efekti kuron shampon të veprojë. 



MASKA NATYRALE PËR FLOKË



“Vezë dhe qumësht” 
Përzieni dy vezë me gjysmë gote qumësht. Aplikojeni në flokë dhe lëreni të veprojë për 10 minuta. Shpëlajeni kokën dhe do të vëreni që shkëlqimi i flokëve tuaj do të shtohet. 


“Koktej për flokët”

Në një shishe bozë hidhni pak nga shampoja që përdorni rregullisht, bashkojini kësaj një lugë vodka. Lajini një herë në javë flokët me këtë dhe do të shihni si flokët tuaj do të jenë më pak të dëmtuar, do të bëhen më të shëndetshëm dhe më të shkëlqyeshëm.


“Për flokë të yndyrshëm”
Pudra. Një pjesë e mirë e tyre janë të parfumosur dhe me aromë të mirë. Vendoseni pak tek rrënjët e flokëve para se të flini. Nëse floku juaj është shumë i yndyrshëm, aplikoni shumë pudër për rreth 15 minuta. Më pas lajini flokët, por kujdes me balsamin dhe kremrat, pasi i bën flokët të yndyrshëm. 

“Flokë të shndritshëm në maksimum”

Për biondet: Shtoni një filxhan kafeje lëng limoni në ujin që bëni shpëlarjen. Për brunet: Shtoni një filxhan kafeje uthull në ujin që bëni shpëlarjen.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekrete të vogla bukurie Empty Re: Sekrete të vogla bukurie

Mesazh nga Anakonda Thu 27 Nov 2014 - 2:31

Fytyre pa ndricim


Kur pregatitemi per nje mbremje jasht, ose thjesht ne jeten tone ditore, bejme tualet dhe pas nje kohe te shkurtert fytyra ka nje ndricim, sodomos hunda. Ja disa keshilla:

"Bej nje maske me veze dhe sheqer, i ben mire te gjitheve!"

"Nje here ne jave une perzjej lengun e portokallit me te bardhen e vezes edhe lyej fytyren per 10 minuta. E di qe nuk eshte ideale por punen e ben!"

"Perdor krem per fytyren dhe pastaj puder siper, zjat per nja 10 ore pa ndricim."
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekrete të vogla bukurie Empty Re: Sekrete të vogla bukurie

Mesazh nga Anakonda Thu 27 Nov 2014 - 2:32

Keshilla per nuset Sekrete të vogla bukurie Smile:

1- Mos u trukoni vet. Edhe pse mund te keni dhunti nga kjo fushe, emocioni diten e dasme eshte i madhe dhe mund tju beje ndonje shaka. Keshtuqe eshte me mire te shkoni tek nje profesionist.
2- Trukuesi duhet te studioje nje makeup me baze te aspektit fizik dhe te personalitetit. Eshtee kot te krijoni nje imazh agresiv ne nje femer te thjeshte, apo nje truk uje e sapun ne nje femer seksi.
3- Trukuesi duhet te respektoje shijet e femres, duke marre parasysh ate qe i kerkohet dhe ideve te tij.
4- Trukuesi duhet te jete ne sintoni me stilistin e flokeve per te koordinuar nderhyrjet.
5- Verifikoni trukun duke bere fotografi. Nese fotografit e ceremonise do te behen edhe bardhe e zi duhet te keni parasysh su makiazhi duhet te harmonizohet te pakten 40%.
6- mos hezitoni ti vini rukuesit ne dukje difektet gjate punes, pasi mund te shihen ne fotografi
ikubinfo.


---------- Post added at 06:01 ---------- Previous post was at 05:58 ----------


Makiazhi per te ndrequr parregullsite


Ne linja maksimale parregullsit e fytyres ndahen ne 5 kategori dhe seciles mund ti pershtatesh korigjime te cilat vene ne hije difektet.


Fytyre e rrumbullaket


Eshte e karakterizuar nga rrumbullaksia e faqeve qe fshehin strukturen kockore te mollzave dhe nofullave. Kjo fytyre mund te zgjatet me nje fondotinte te erret per te hijezuar konturet e mollezave duke i sfumuar drejt buzes, me pas me nje fondotitne me te celet aplikohet ne balle dhe ne mjeker duke theksuar keshtu vertikalisht fytyren. Edhe makiazhi i syrit dhe linja e vetullave mund te studiohen per per te zgjatur fytren, vetullat duhet te kene nje dizenjo me hark dhe syte duhet te zgjaten duke perdorur laps dhe tone per te erresuar palpebren e siperme nga brenda-jashte. Ne dizenjimin e buzes sygjerohet nje buzekuqe me i celet dhe i shkelqyeshem.


Fytyre kuadrat


Eshte e karakterizuar nga pamja e struktures se kockave, balli, mollza, nofulla. Makiazhi i sygjeruar tenton ne zgjatjen e fytyres me hijezime, me fondatinte me te celet ku aplikohet ne pjsen e ballit dhe te mjekres. Makiazhi i syve dhe linja e vetullave duke i stiluar nga lart, duke nxjerre ne pah pjesen e syve me nje laps te erret ne cepat e tyre. Buzet dizenjohen duke ngritur cepat e saj ne pjesen qendrore. Buzekuqi duhet te kete nje ngjyre te celeur.





Fytyre trekendeshe



Eshte e karakterizuar zgjatja e mjekres. Makiazhi tenton te ekuilibroj te du anet e fytyres. Fondotitne e erret aplikohet ne pjesen anesore te ballit, ne molleza dhe ne mjeker, ndersa me nje tonalitet me te celet ndricohet pjesa e nofullave. Forma e syve zmadhohet me laps nga jashte duke perdorur tone te erreta. Linja e vetullave harkohet lehtesisht. Buzet duhet te ken nje dizenjo me tonalitete te ngrohta dhe te shkelqyeshem.

Fytyre e zgjatur


Eshte e karakterizuar nga gjatesia e struktures se kockave te ballit, hundes dhe mjekres. Makiazhi i sygjeruar tenton te harmonizoje fytyren duke u fokusuar te syte, faqet, buzet, sipas tre ndarjeve horizontale. Nje fondotinte e erret aplikohet e njejte ne balle, nofulla, ndersa ajo me e celet, molleza nevojitet ti jap ndricim pjeseve qendrore te fytyres. Syte duhet te jene te zgjatur horizontalisht nga jashte duke perdorur laps, penel apo dhe tone per syte te erret per te nenvizuar mbi te gjitha palpebren e poshtme. Edhe linja e vetullave duhet te keni nje orintim horizontal. Buzet, ne nje fytyre te zgjatur duhet te ne ngjyre te erret
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekrete të vogla bukurie Empty Re: Sekrete të vogla bukurie

Mesazh nga Anakonda Thu 27 Nov 2014 - 2:33

Floket e shkelqyer dhe te buta si mendafsh jane rrezultat i skalpit te kokes i cili eshte i shendetshem.




Nese eshte i ndjeshem dhe i irrituar, mund te jete shkak per daljen e zbokthit. Menyra me efikse per te "shpetuar prej tij eshte te perdorni kozmetike specifik me formula delikate, te cila reagojne mbi shkaqet qe rigjenerojne. Shampo, te formuluara me perqendrime te larta te substancave te shkumes, mund te demtojne strukturen e skalpit te kokes. Per te konstatuar me efikasitet zbokthin eshte mire te perdoren lares specifik, te cilet kujdesen per skalpin e kokes. Produkte purifikuese, me perberje dezinfektuese dhe me aksion te ngadalte. Ato me rejat, i pershtaten nevojave specifike te flokeve, duke ruajtur njekohesisht bukurine.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekrete të vogla bukurie Empty Re: Sekrete të vogla bukurie

Mesazh nga Anakonda Thu 27 Nov 2014 - 2:34

Floke me yndyre, jo me!!!


Ekspertët këshillojnë që gjëja më e rëndësishme që mund të bëni që të luftoni yndyrën në flokët tuaj, është t’a lani skalpin tuaj me shampo një herë në ditë, sidomos nëse jetoni në qytet. 

Kur I nxehti dhe lagështia stimulojnë gjëndrat e yndyrës së skalpit tuaj, do të ishte shumë e këshillueshme t’a lanit kokën dy herë në ditë- thotë professor Lowell Goldsmith, një profesor dermatologjie, I cili është I specializuar në problemet e flokut.Gjëndrat dhjamore prodhojnë yndyrë vazhdimisht- thotë ai. Ajo cfarë ju po mundoheni të bëni është të mbani nën kontroll sekrecionin dhe t’a zhdukni atë.

Zgjidhni një shampo të tejdukshme Shampot e tejdukshme, pastrojnë yndyrën më mirë, dhe nuk lënë asnjë lloj mbetje pas.

Ofrojini vetes masazh skalpi Kjo duhet bërë gjatë larjes së kokës me shampo, asnjëherë mes shampove- thotë Kingsley. Të masazhosh skalpin midis shampove, mund të bëjë që të dalë vaj nga gjëndrat.

Dopio shkumë Yndyra e tepërt ka nevojë që të lahet me shampo dy herë- thotë Dr. Goldsmith. Gabimi më I madh që shoh tek njerëzit thotë ai, është se nuk e lënë shampon në skalp aq sa duhet- thotë ai. Për njerëz vecanërisht me flokë me yndyrë, sugjerohet dopio shkumë, duke e lënë shampon në skalp 5 minuta cdo herë, Kjo nuk do t’ju dëmtojë flokun ose skalpin.

Harrojeni balsamin Nëse keni flokë me yndyrë, gjëja e fundit që do të dëshironit do të ishte të mbuloheshit me më shumë yndyrë. Mundohuni të dilni pa balsam ose krem flokësh.

Synoni vetëm fundet Nëse mendoni se keni nevojë patjetër për balsam ose kremflokësh, kërkoni për ndonjë produkt që përmban sasinë më të vogël të yndyrës. Aplikoni vetëm në maja, dhe jo në rrënjë.

Testoni për yndyrë pas shampos Cdo sasi shampoje mund t’ju largojë sasi të mëdha yndyrë, kështuqë mos e kaloni “shkel e shko” shampon. Testojeni veten. Pasi ti keni larë me shampo dhe ti keni tharë flokët, prekini flokët tuaj dhe shihni nëse I ndjeni të yndyrshëm akoma? Nëse është kështu, kjo do të thotë që nuk I keni larë ose shpëlarë aq sa duhet.

Aplikoni regjës( ashpërsues) në skalp Ju mund t’a ndaloni sekrecionin e yndyrës duke aplikuar një ashpërsues të përgatitur në kushtet e shtëpisë, direkte në skalp. Kingsley sygjeron një përbërje me sasi të barabarta bojë lajthie dhe lëng pastrues goje (psh. me mente). Aplikojeni më pambuk vetëm në pjesët e skalpit. Boja e lajthisë vepron si ashpërsues, ndërsa lëngu pastrues I gojës ka veti antiseptike. Nëse floku juaj ka shumë yndyrë, mund t’a bëni ktë sa herë I lani me shampo flokët.

Mos I krihni shumë Njerëzit me flokë me yndyrë duhet të kenë shumë kujdes dhe me krehjen. Kini parasysh se krehja nga rënjët sjell vajin nga skalpi deri në majat e flokëve tuaj.

Thajini flokët në drejtim të kundërt nga rritet Duke e lënë sic është, floku me yndyrë rri më I lëshuar dhe i drejtë. Që ti shtoni më vëllim, bëhuni krijues me tekninën e përdorimit të tharëses tuaj- thotë Kingsley. Përdoreni tharësen në drejtimin e kundërt të rrijtes, në mënyrë që ti ngrejë flokët drejt rrënjëve.

Relaksohuni Hormonet kanë një lloj efekti në prodhimin e yndyrës. Pra kur jeni nën stres, trupi juaj prodhon më shumë androgjenë. Dhe kto androgjenë nxisin prodhimin e yndyrës. Këshilla jonë? Relaksohuni sa më shumë.

Kujdes në përzgjedhjen e kontraceptivëve Kontraceptivët kanë një efekt vendimtar në balancën hormonale të një femre. Ato ndikojnë në prodhimin e yndyrës.Ju këshillojmë t’a diskutoni me gjinokologun tuaj, yndyrën e tëpërt të flokëve tuaj kur të zgjidhni kontraceptivin e duhur.

Ushqeni flokët më birrë Mbyll poret. Sugjerohet birrë e freskët si locion për flokë me yndyrë. Ruajeni në një termus që të rrijë e freskët në dush, sepse ndryshe nuk të rrijë shumë e freskët.

Freskojeni me limon Shtrydhni lëngun e dy limonëve në një gotë të mbushur me cerek ujë, ujin më të mirë që mund të gjeni. Një zgjidhje shumë e mirë do të ishtë ujë I distiluar. Kjo është një shpëlarje që ndihmon në ndalimin e yndyrës.

Provoni uthull Hidhni një lugë caji uthull në një pintë ujë dhe përdoreni si një shpëlarje përfundimtare. Kjo përbërje vepron si tonik për skalpin dhe heq mbetjet e sapunit që mund të shtojnë yndyrën e flokëve
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekrete të vogla bukurie Empty Re: Sekrete të vogla bukurie

Mesazh nga Anakonda Thu 27 Nov 2014 - 2:35

Sa kalori humbisni ne 30 minuta:

1- Shetitje - 100 kalori
2- Kercim - 110 kalori
3- Aktivitet ne palester - 120 kalori
4- Shetitje ne mal - 120 kalori
5- Te luani basketboll - 210 kalori
6- Biciklet - 220 kalori
7- Tenis - 240 kalori
8- Not - 270 kalori
9- Te lani pjatat - 35 kalori
10- Te lani xhamat - 50 kalori
11- Te ecni ne shtepi - 50 kalori
12- Te hekurosni - 60 kalori
13- Te fshihni me fshese - 90 kalori
14- Te lani dyshemen - 130 kalori
15- Te ngjisni shkallet - 200 kalori
16- Te lani rroba me dore - 70 kalori

ikubinfo
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekrete të vogla bukurie Empty Re: Sekrete të vogla bukurie

Mesazh nga Anakonda Thu 27 Nov 2014 - 2:36

Kosi është shumë i dobishëm për lëkurën: konsumi i rregullt i këtij ushqimi te çmuar e bëjnë lekuren të ndritshme dhe elastike. Kur e aplikon ne fytyre, ne trup ben me te vertet mrekulli. 

Ne persine e lashte, perberja unike e kosit ishte nje aleat i cmuar i bukurise, ne konsum ashtu dhe ne perdorim si perberes per trajtime te ndryshme, si maska per bukurine. Nje nder efektet me te mira te kosit ne lekure eshte butesia, kjo, fal aciditetit qe ka ky produkt.Perberja e pasur i ketij produkti i jep lekures hidratim dhe ushqim. Trajtimet e bukurise te cilat behen ne kushte e shtepise me baze kosin jane nje menyre e lehte, ekonomike dhe natyrale per tu kujdesur per veten. Duhen pergatitur dhe perdorur menjehere, per te pare te mirat dhe efektin e freskise, dhe ne kete menyre evitoni fermentimin e perbersve te ndryshem.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekrete të vogla bukurie Empty Re: Sekrete të vogla bukurie

Mesazh nga Anakonda Thu 27 Nov 2014 - 2:37

Makeup...anti vonese


Ndodhe kur duhet te nxitoni per ne pune, por edhe gjate veres, sidomos kur jeni me pushime. Po flasim per "momentin e fundit" ose kur duhet te behemi te bukura por nuk kemi kohe. Cte bejme te heqim dore? Ja disa keshilla te shpejta.

Ne vend te dushit: keni 2 minuta, dhe duhet te zgjidhni midis dushit dhe makiazhit? perdorni spray, spruconi uje te ftohte ne fytyre dhe ne trup, kjo levizje ju tonifikon shume mire.

Ne vend te nje makiazhi te kopmlikuar per syte: tre hapa te shpejt. Krihni vetullat me nje xhel, kaloni nje tone te shkelqyeshem ne sy, dhe me pas nje rimelin. Kaloni shkelqyesin ne buze dhe loja u be
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekrete të vogla bukurie Empty Re: Sekrete të vogla bukurie

Mesazh nga Anakonda Thu 27 Nov 2014 - 2:39

Ngjyra e pjeshkës

Sekrete të vogla bukurie Pjeshke
Keshilla per perdorim


Një truk ibutë, por i realizuar mirë: buzët e lyera, nënuancë rozë në pjeshkë natyrale, të japin në efektin final një pamje klasike.

Këshilla

Apliko një buzëkuq ‘stick’ dhe për ta zmadhuar dritën e ngjyrës mbivendos një shkëlqyes transparent me anë të një peneli, sidomos në qendër të gojës.

ikubinfo
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekrete të vogla bukurie Empty Re: Sekrete të vogla bukurie

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi