Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
E vogla me leucemi: Dua të luaj jashtë me shoqet People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
E vogla me leucemi: Dua të luaj jashtë me shoqet People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

E vogla me leucemi: Dua të luaj jashtë me shoqet

2 posters

Shko poshtë

E vogla me leucemi: Dua të luaj jashtë me shoqet Empty E vogla me leucemi: Dua të luaj jashtë me shoqet

Mesazh nga Durrsaku Sat 17 Dec 2011 - 2:36

E vogla me leucemi: Dua të luaj jashtë me shoqet 49498TIRANE - Prej shtatë muajsh Nora Pepniku, nëna e gjashtë fëmijëve nuk mund të qëndrojë pranë fëmijëve të saj të mitur. Sëmundja e rëndë e një prej vajzave të saj e ka detyruar që t'i kalojë ditët dhe netët në spitalin e pediatrisë në Tiranë. Në pamundësi për të udhëtuar për në fshatin Grudë e Re të Rrethit të Shkodrës ku banon familja e saj, ajo i kalon ditët mes vuajtjes për vajzën e vogël dhe mallit për fëmijët e tjerë që nuk mund të kenë pranë nënën e tyre.
Misioni i saj prej nëne është shndërruar në detyrimin për t'i qëndruar pranë Laurës së vogël 7- vjeçare, e cila u diagnostikua me leuçemi para disa muajsh. Ndërkohë që pesë fëmijët e tjerë, nga të cilët më i vogli është vetëm 3 vjeç, prej shtatë muajsh janë të detyruar të rrinë me motrën e madhe e cila është vetëm 15 vjeç. "Ajo është fëmijë vetë, të vështirë e ka për t'u kujdesur për të tjerët",- thotë Nora.
Por përtej vuajtjes për sëmundjen e rëndë, familja vuan edhe varfërinë dhe vështirësitë ekonomike për të kuruar vajzën e saj. Nora nuk punon ndërsa burri i saj është mësues në një fshat të largët të Shkodrës.

"Unë jam pa punë, burri punon mësues. Të paktën burri të punonte në Shkodër, por është maleve, në një fshat, i shkon edhe tërë ai lek në rrugë të Dukagjinit",- shprehet Nora për bashkëshortin e saj, ndërkohë që disa bulëza djerse fillojnë t'i mbulojnë fytyrën.

Ilaçet për kurimin e Laurës janë shumë të shtrenjta. Ato shkojnë deri në 40000 lekë kura, ndërkohë që nëna tregon se vetëm muajin e fundit spitali mundi t'i siguronte një kurë. Për shtatë muaj rresht kurat bliheshin nga vetë familja e vogëlushes, të cilët edhe para sëmundjes kishin vështirësi ekonomike për të përballuar shpenzimet e përditshme. "Ndonjëherë i marr borxh, ndonjëherë më ndihmon vëllai i burrit edhe motra e tij",- thotë Nora me lot në sy. "Vajza duhet kuruar me ilaçe për një periudhë të gjatë, deri në dy vjet. Shtrenjtë ka shkuar por çfarë të bëjmë, jemi të detyruar se nuk mund ta le vajzën pa kuruar",- thotë Nora dhe me dorën e djathë përkëdhel Laurën e vogël që nuk ia ndan sytë të ëmës për asnjë moment. Laura këtë vit duhet të ishte në klasën e parë, por sëmundja nuk e lejoi që të ndiqte rregullisht shkollën. Ajo mundi të shkonte vetëm dy ditët e para të shkollës dhe më pas filloi marrjen e ilaçeve. "Ilaçi është shumë i fortë dhe nuk mund të shkojë më në shkollë. Në klasën e parë duhet të shkojë çdo ditë që të mësojë mirë, por ajo nuk mund të shkojë dot përditë",- na shpjegon Nora, ndërkohë që në tonin e zërit ndjehet keqardhja për vajzën e vogël.

Nëna nuk e fsheh dot dhimbjen edhe për vetminë që përjeton vajza në spital. Ajo na shpjegon se shokët dhe shoqet e saj nuk mund të vijnë ta shohin Laurën se është shumë larg. "Vuaj edhe kur shikoj vajzën këtu në spital. Ajo mërzitet edhe pse mund t'i ketë kushtet e mira",- shprehet Nora duke rënkuar. Vajzën e vogël e gjetëm teksa luante me disa domino që i fuste dhe i nxirrte në një kuti kartoni. Kur e pyetëm se për çfarë e merrte malli arriti të shkëpuste vetëm dy fjalë, por që të thëna nga goja e një fëmije që prej shtatë muajsh nuk del nga dhoma e spitalit janë tepër kuptimplota: "dua të luaj jashtë" dhe vazhdoi lojën e saj të mëparshme. Me siguri jeta është treguar e pamëshirshme me familjen Pepniku dhe me Laurën e vogël. Përveç varfërisë së tejskajshme dhe sëmundjes së rëndë të së miturës po ndan për së gjalli zemrën e dhembshur të një nëne nga fëmijët që kanë nevojën për të ndjerë ngrohtësinë dhe përkëdheljet e saj.

(Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
Durrsaku
Durrsaku
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Durres
Postime Postime : 12675
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha Mosha : 47
Hobi Hobi : cigarja

Mbrapsht në krye Shko poshtë

E vogla me leucemi: Dua të luaj jashtë me shoqet Empty Re: E vogla me leucemi: Dua të luaj jashtë me shoqet

Mesazh nga Anakonda Fri 3 Feb 2012 - 0:21

Me vjen shume keq per familjen e vajzes,pasi edhe ketu ne qytetin tone po vdesin shume femije nga kjo semundje pasherueshme.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi