Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Fjalembledhesi i thjeshte i gjuhes amtare People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Fjalembledhesi i thjeshte i gjuhes amtare People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fjalembledhesi i thjeshte i gjuhes amtare

Shko poshtë

Fjalembledhesi i thjeshte i gjuhes amtare Empty Fjalembledhesi i thjeshte i gjuhes amtare

Mesazh nga Astil1 Sat 19 Dec 2009 - 0:09

Një dorë fjalësh e shprehjesh frazeologjike. Ja më në fund fryti i thjeshtë i një pune, duke u endur poshtë e lart te ky vend plot gjurmë, që të çojnë deri në thellësitë më të largëta të lashtësisë. E ndoshta, mjeshtërve të thesarit gojor të popullit do t‘u duhet një punë shumë e madhe për t‘i bërë këto fjalë e shprehje të vlefshme për gojën e brezave të ardhshëm! Këtë dorë fjalësh e shprehjesh të mbledhur nga goja e popullit, në krahinë dhe jashtë saj, jam munduar ta pasqyroj ashtu siç duhet, me sa më pak të meta dhe mbi të gjitha t‘i qëndroj besnik folësit, qoftë nga ana e shqiptimit të fjalëve apo shprehjeve, ashtu edhe nga ana kuptimore e tyre, në raste të ndryshme të të folurit. Siç do të shihet, në këtë material numri i fjalëve si kategori leksiko-gramatikore të ndryshme, është i paktë dhe më tepër zënë vend shprehjet frazeologjike, të cilat jam munduar t‘i paraqes ashtu siç i kam dëgjuar gjatë bisedave të lira nga persona të moshave të ndryshme. Kjo dorë e vogël fjalësh le të jetë vazhdimi i një pune të thjeshtë, filluar 7 vjet më parë dhe guri i parë në themelin e veprës së ardhshme pa emër të një fjalëmbledhësi të thjeshtë, në gurrën e pashtershme të gjuhës amtare!
Genc Leka
Bërzeshtë, më 4 tetor 1970
Historia tragjike e jetës së Genc Lekës dhe Vilson Blloshmit tregohet e ritregohet sa herë trazohen arkivat. Gjatë viteve të fundit, studiuesit, tashmë me lirinë që nuk ua mohon kush, u janë qasur herë si fenomene letrare gjatë diktaturës, herë si personalitete kulturore. Dy të rinjtë nga Librazhdi i bashkonte pasioni i poezisë, një pasion që i çoi deri në ekzekutim. Vetëm një vit pas botimit të veprës së Vilson Blloshmit (e prezantuar në dy vëllime në Ministrinë e Kulturës), dje në Akademinë e Shkencave, në prani të një grupi studiuesish dhe të afërmeve të poetëve erdhi edhe vepra e Genc Lekës. Është një vëllim me më shumë se 500 faqe që ka synuar të prezantojë, jo në mënyrë shteruese, krijimtarinë e Lekës, asnjëherë të vlerësuar publikisht siç e meritonte. Bedri Blloshmi, i vëllai i Vilson Blloshmit, që është kujdesur për veprën e dy poetëve, shprehet se ky promovim i mëvetësishëm ka lidhje veç me vështirësinë për të nxjerrë materialet arkivore. “Vepra” e Genc Lekës është një sintezë e gjithë procesit të tij krijues, angazhimit kulturor që ndërmori për aq sa e lejuan të jetonte. Genc Leka nuk ishte thjesht dhe vetëm një poet. Qindra faqe tregojnë për angazhimin e madh në studimet shkencore. Mblidhte fjalë dhe shprehje të rralla nga krahina, bënte studime etnografike dhe leksikologjike. Më pas, ia niste Institutit të Gjuhësisë në Tiranë. Ishte një punë e heshtur dhe e padukshme. Genc Leka ka qenë një nga bashkëpunëtorët këtij instituti. Ai gjurmonte, mblidhte e studionte fjalët dhe shprehjet popullore, letërsinë gojore popullore, doket e zakonet në krahina të ndryshme, elemente të tjera të kulturës shpirtërore e materiale të popullit tonë. Një letërkëmbim i viteve ‘70 me profesor Androkli Kostallarin, dëshmon qartë një ndërmarrje personale, e nxitur thjesht nga pasioni për gjuhën. Pjesën më të madhe të vëllimit të vetëm të veprës së Genc Lekës, veç poezive, e zënë tri studime të plota etnografike: një për familjen, një për martesën dhe tjetri për blegtorinë në Bërzeshtë. Prej këtij të fundit, që është cilësuar edhe si më i miri në rreth 200 faqe, vijnë edhe fjalë e shprehje të rralla të shoqëruara me shpjegime të karakterit leksikologjik dhe etnografik. Nga ky material i gjerë gjurmues dhe studimor përvijohet profili i një studiuesi, i një bashkëpunëtori shkencor të vlerësuar edhe nga institucionet e kohës. Këto studime janë të plota e të pasura dhe me një gjuhë të përpunuar e kultivuar të ligjërimit shkencor. Një fjalor i vendosur në pjesën përmbyllëse është dëshmi e kësaj pune. Pak vend i janë lënë faksimileve të nxjerra nga arkivat që dëshmojnë për përndjekjen e Genc Lekës, të cilat kulmuan me vendimin për ekzekutim. Vepra, ndonëse një përpjekje për të përvijuar këtë personalitet kulturor, quhet e paplotë. Vetë djali i Gencit, Petrika Leka, që sot banon në Korçë shprehet me bindje se puna e të atit nuk është vetëm kaq. “Duke e njohur tim atë dhe duke e parë nga afër punën voluminoze që bënte, besoj se ka shumë materiale të tjera, ende të pagjetura. Nuk janë përfshirë edhe aspekte personale apo marrëdhënie që ai kishte atëkohë me njerëz të njohur të kulturës. Ende nuk është folur për miqësinë e madhe që im atë ka pasur me poetin e njohur Lasgush Poradeci. Ne sot nuk zotërojmë asnjë material që të mund ta dokumentojë atë. Njësoj ka ndodhur edhe me poezitë apo studime të tjera”, thotë ai. Duke iu kthyer studimeve të realizuar prej Genc Lekës si etnograf dhe si mbledhës i leksikut, studiuesi Sadik Bejko thekson se ajo është bërë me pasion dhe me durim, me këmbëngulje dhe me profesionalizëm të admirueshëm. Ai vijon më tej duke thënë se ky kthim nga puna studimore ishte në përputhje edhe me prirjen e familjes së tij. I lindur në një fshat si Bërzeshta që kishte kujtimet e shkollës së parë në krahinë, me babanë mësues, me gruan dhe me motrën mësuese, ata ishin një familje e përgatitur për të dhënë mësim, për t‘u marrë me gjuhën shqipe, me studime. Ishte pra kthimi në vazhdën e një tradite. Por edhe për të hapur një portë tjetër, atë të studiuesit, meqë atë të poetit ia mbyllën. Ishte një përpjekje për mbijetesë intelektuale për t‘u mbajtur me thonj e me dhëmbë, për të mos i hedhur armët para të gjitha pengesave që i dilnin përpara. Kjo punë me gjuhën, dorëshkrimet e tij me fjalë të rralla, me të dhëna folklorike dhe etnografike, mbeten për t‘u studiuar nga specialistët e kësaj fushe. Profesor Emil Lafe kujton se në kohën kur Genc Leka filloi bashkëpunimin me Institutin e Historisë e të Gjuhësisë dhe deri në fundin e tij tragjik e të dhimbshëm i jepej rëndësi e madhe masivizimit të shkencës dhe krijimit të bërthamave shkencore në rrethe. Në raportet e analizave vjetore të punës, masivizimi i shkencës zinte një vend të veçantë, vlerësohej puna e bashkëpunëtorëve, përmendeshin më të dalluarit dhe shtroheshin detyra për t‘i shtuar radhët e tyre dhe për të ngritur në një nivel më të lartë kualifikimin e tyre shkencor. Sipas tij, ky vëllim përmbledh materiale të cilat Genci i ka mbledhur për 12 vjet, siç shkruan ai vetë “nga mendja dhe zemrat e njerëzve” me të cilët jetoi e punoi, të cilëve ua njohu mençurinë e zemërgjerësinë… “Kur lexon fjalët dhe shprehjet që Genc Leka ka mbledhur nga ata njerëz të mirë e të thjeshtë me të cilët punoi e ndjeu gëzimin e punës kur lexon letërkëmbimin me prof. Androkli Kostallarin të del përpara një djalë i ri e i mençur e shumë i edukuar, i mbrujtur me pasionin e mësuesisë dhe me dashurinë për fjalën shqipe nga mësuesit e shkollës pedagogjike të Elbasanit”, shkruan Lafe në nderim të Genc Lekës, duke shtuar ndër të tjera se Genci ishte një djalosh plot shpresa e dëshira të larta që përpiqet të mësojë sa më shumë, që e ndien si detyrë të tijën që veç punës si mësues të bëjë diçka me vlerë për gjuhën shqipe, të vërë edhe ai disa gurë sado të vegjël e të palatuar mirë, pranë atyre gurëve të mjeshtërve të mëdhenj të gjuhës shqipe. Fjalët e mbledhura nga Genci pasuruan jo vetëm Kartotekën e Leksikut të Shqipes, por edhe Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe të vitit 1980. “Në letërkëmbimin me Androkli Kostallarin të bën përshtypje këmbëngulja e këtij të fundit për të kërkuar sqarime në lidhje me fjalën ‘albër‘ dhe gjithashtu shpjegimet e hollësishme të Gencit lidhur me kuptimet dhe përdorimin e kësaj fjale. Sipas shpjegimeve të tyre, më pas fjala ‘albër‘ dhe ‘albërishte‘ u bënë pjesë e fjalorit”, komenton Lafe duke e konsideruar Genc Lekën si një dëshmor të gjuhës shqipe.
Astil1
Astil1
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 99
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi