Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kadare dhe qasja ndaj femres People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kadare dhe qasja ndaj femres People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kadare dhe qasja ndaj femres

Shko poshtë

Kadare dhe qasja ndaj femres Empty Kadare dhe qasja ndaj femres

Mesazh nga Astil1 Sat 19 Dec 2009 - 0:10

Menjëherë pas kronikave të para që lajmëronin romanin e ri të Kadaresë, “E penguara”, natyrshëm, një kureshtje sa mediatike por edhe prej lexuesi, u vu në kërkim të një filli lidhës mes Linda B. e ndonjë personazhi të mundshëm real. Sigurisht të një femre. Në këtë rast, shembujt më të dhimbshëm të një jete në internim u dukën më të përshtatshëm. Prirja e vazhdueshme për të kërkuar material biografik në atë letrar nuk mungoi as në rastin e botimit të fundit të shkrimtarit të njohur shqiptar. Përveç dedikimit në faqen e brendshme, “kushtuar vajzave shqiptare, që lindën, u rritën dhe u vajzëruan në internim”, vet Kadare në ceremoninë prezantuese i dha tipare përgjithësuese Linda B. Për shkrimtarin ajo ishte një nga shumë vajzat shqiptare që fati-shtet u caktoi internimin, ato vajza të dënuara me vetmi, që iu mohuan gjithçka, të merrnin frymë lirshëm, të jetonin, të dashuronin… “Unë kam pasur gjithmonë ndjeshmëri ndaj të gjithë pjesës së popullit shqiptar që ka pësuar brenga të ndryshme dhe veçanërisht më kanë prekur shumë herë në jetën time, brengat e vajzave shqiptare. Nga udhëtimet e mia nëpër Shqipëri kam vënë re se vajzat shqiptare, në mënyrë të veçantë, kanë thithur një pjesë të brengës shqiptare, e kanë përballuar atë edhe në një tragjedi të tillë siç është internimi”, tha një natë para çeljes së panairit shkrimtari në ceremoninë prezantuese. Kalimthi përmendi edhe vjershën e shkruar vite më parë “Mësueset e fshatit”. Një vepre letrare nuk mund t‘i gjendet asnjëherë “burimi” i saktë, por të paktën nxitja. Në vitet ‘70, Kadare, atëkohë edhe gazetar, i kishte hasur në rrugëtimet e tij mbarë Shqipërisë fatet femërore. Bashkë me to, edhe prirjen për t‘i nënshtruar ato. Kadare pranon se romani i fundit është një filtrim i përjetimeve që ai ka marrë ndër vite. Nisur nga ndeshja e shikimeve me mësueset diku në një rrugë të fshatit, në ftesat e tyre për darka modeste e deri te historitë e dhimbshme të internimit. “E penguara, Requiem për Linda B.”, ky roman me një dedikim të qartë për vajzat shqiptare, duket se i qëndron karshi vërejtjes së kritikëve se femra është pak e pranishme në letërsinë e tij. Në një bisedë të shkurtër mbi grishjen për të shkruar, mbi zanafillën e një vepre letrare, Kadare tregon përjetimet e romanit të fundit.
Në promovimin e romanit tuaj të fundit “E penguara”, ju përmendët poezinë “Mësueset e fshatit”, botuar rreth 33 vjet më parë. A mund të thuhet se kjo poezi ka qenë një shenjë e parë e romanit, për fatin e vështirë të vajzave shqiptare?
Në njëfarë mënyre, po. Natyrisht, motivi i vajzave në internim, është shumë herë më tragjik se ai i mësueseve të fshatit.
Natyrisht që mësues e mësuese të fshatrave do të kishte në çdo regjim. Nxënësit e vegjël të katundeve shqiptare, ata që shpesh bënin kilometra të tëra më këmbë, midis rreziqeve dhe dimrit, për të shkuar në shkollë, meritonin gjithçka. Por në këtë vjershë është kapur njëra anë e dukurisë. Ajo nuk e përjashton tjetrën.
Këto vajza mësuese detyroheshin të iknin nga qytetet ose nga kryeqyteti me afate të papërcaktuara, tepër të gjata, për të shërbyer në zona të largëta. Në rast mosbindjeje, gjithë biografia e vajzës merrte një njollë të errët, që nuk i shlyhej tërë jetës. Pra, mund të thuhej se ishte një gjysmë internimi.
Si janë infiltruar fatet e këtyre vajzave te ju?
Në fillim të viteve gjashtëdhjetë, kur kam qenë i atashuar si gazetar në të përjavshmen letrare “Drita”, rasti e ka sjellë të njoh vajza të tilla. Largimi nga qyteti, nostalgjia për të, ua shtonte dozën e ëmbëlsisë e të fisnikërisë. Kur rasti e sillte që të ftonin të haje darkë me to, në kushte fare modeste, një makaronë e thjeshtë, e gatuar bashkërisht prej tyre, kthehej në diçka të paharrueshme.
Në vjershë jepet një mungesë dhembshurie e zyrtarëve që kalojnë me makina përbri këtyre vajzave. Është një hollësi e rastit?
E rastit ose jo, ka të bëjë me qëndrimin e zyrtarëve, që nuk e fshehin kënaqësinë që këto vajza “i kishin ulur kryet”, sipas tyre. “Ulja e kokës”, ishte programuar si pjesë e nënshtrimit. Vajzat shqiptare, të cilat me shumë vështirësi përpiqeshin të ruanin dinjitetin, pjesë e të cilit ishin, ndër të tjera edhe hijeshia, edhe eleganca, iu duhej të përballeshin me cinizmin e burokratëve kokëtrashë, për të cilët, këto cilësi quheshin sfiduese.
Ju vetë keni theksuar se nuk keni synuar të bëni një “enciklopedi të vuajtjes”. Historia e internimit vjen përmes një dashurie të ndaluar. A është edhe një “himn” për dashurinë, erosin…
Do të dëshiroja shumë të ishte ashtu. Shpresoj që të jetë.
Shpesh është theksuar se femra është shumë pak e pranishme në letërsinë tuaj. Realisht, çfarë përfaqëson figura femërore për ju?
Është bërë një vërejtje e tillë nga kritika shqiptare, madje disa herë nga e huaja. Mua nuk më duket ashtu. Megjithatë, më duhet të pranoj se mendimi im kundërshtues, nuk është i mjaftueshëm për të vërtetuar të kundërtën.
Nëse do t‘u kushtonit një roman femrave të lindura e të rritura në tranzicion, apo femrës së sotme, cila do të ishte brenga që do t‘ju motivonte?
Nuk mendoj se ndonjë shkrimtar do të mundte t‘i përgjigjej kësaj pyetjeje. Janë kaq shumë fate të larmishme dhe po aq mundësi të shkruari.
Astil1
Astil1
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 99
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi