Ismail Kadare
Faqja 1 e 1
Ismail Kadare
Ismail Kadare lindi më 1936 në Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm; më 1958 mbaroi degën e gjuhës e të letërsisë në Universitetin e Tiranës. Më pas shkoi në Moskë me studime për dy vjet në Institutin "Gorki". Është poet dhe prozator, dhe një nga përfaqësuesit më të shquar të letërsisë shqiptare.
Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit, por u bë i njohur sidomos me vëllimin 'Shekulli im' (1961), që u pasua nga vëllimet e tjera poetike, si: 'Përse mendohen këto male' (1964), 'Motive me diell' (1968) dhe 'Koha' (1976). Vepra më e shquar poetike e Kadaresë është poema liriko-epike 'Përse mendohen këto male' (1964) një pasqyrim i përgjithësuar artistik i rrugës dhe fatit historik të popullit shqiptar dhe të Partisë së Punës së Shqipërisë. Vepra poetike e Ismail Kadaresë shquhet për idetë e thella dhe për figuracionin e pasur e origjinal; rol me rëndësi për pasurimin e poezisë shqiptare.
Në fushën e prozës, Ismail Kadare ka lëvruar tregimin, novelën dhe romanin. Prozën e tij e karakterizojnë përgjithësimet e gjëra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike. Ideja e romanit 'Gjenerali i ushtrisë së vdekur' (1964) është shpirti liridashës i popullit shqiptar. Temën e shpirtit të pamposhtur të shqiptarëve nëpër shekuj autori e trajtoi edhe në romanin 'Kështjella' (1975). Në romanin 'Kronikë në gur' (1970) Kadare kritikoi psikologjinë provinciale dhe traditat prapanike. Probleme të rëndësishme të historisë janë trajtuar edhe në përmbledhjet me tregime e novela 'Emblema e dikurshme' (1977), 'Ura me tri harqe' (1978) dhe 'Gjakftohtësia' (1980). E veçanta e talentit të Ismail Kadaresë shfaqet sidomos në trajtimin, nga një këndvështrim i ri, i temës historike dhe në tingëllimin e mprehtë aktual që është i aftë t'i japë asaj. Një nga krijimet më të shquara të Ismail Kadaresë dhe të të gjithë letërsisë së re shqiptare është romani 'Dimri i madh' (1977). Veprat më të mira të Ismail Kadaresë janë përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe janë pritur shumë mirë nga publiku lexues.

Alberti- Legjendë
- Postime : 41743
Gjinia :
Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha : 36
Hobi : Tenisi
Re: Ismail Kadare
Lista e veprave të përkthyera
Frymëzime djaloshare - 1954
Shekulli im - (1961)
Gjenerali i ushtrisë së vdekur - roman- 1963
Përse mendohen këto male - 1964
Dasma - 1968
Motive me diell - (1968)
Kështjella - roman - 1970
Kronikë në gur - roman - 1971
Koha (1976)
Dimri i madh - roman - 1977
Ura me tri harqe - 1978
Prilli i thyer - 1980
Gjakftohësia - përmbledhje novelash - 1980
Koha e shkrimeve - 1986
Koncert në fund të dimrit - 1988
Vepra Letrare - 1981-1989
Dosja H - 1990
Piramida - 1992
Shqipëri - 1995
Pallati i ëndërrave - 1996
Dialog me Alain Bosquet - 1996
Spiritus - roman- 1996
Kushëriri i engjëjve - ese- 1997
Poezi - 1997
Kombi shqiptar në prag të mijëvjeçarit të tretë - ese- 1998
Tri këngë zie për Kosovën - triptik - 1998
Ikja e shtërgut - tregim - 1999
Qorrfermani - roman - 1999
Vjedhja e gjumit mbretëror - tregime - 1999
Ra ky mort e u pamë - ditar për Kosovën, artikuj, letra - 2000
Kohë barbare (Nga Shqipëria në Kosovë) - biseda - 2000
Breznitë e Hankonatëve - 2000
Bisedë përmes hekurash - 2000
Elegji për Kosovën - 2000
Lulet e ftohta të marsit - roman - 2000
Unaza në kthetra - 2001
Eskili, ky humbës i madh - 2001
Qyteti pa reklama - roman - 2001
Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut - roman - 2002
Pasardhësi - roman - 2004
Identiteti europian i shqiptarëve - 2006
Hamleti, princi i vështirë - Sprovë - 2006

Debati: Kadare - Qosja
Debati Kadare - Qose, është një epitet për shkëmbimin e gjatë disamujor të akuzave dhe kundërakuzave në planin moral, intelektual dhe politik mes shkrimtarit Ismail Kadare dhe akademikut Rexhep Qosja mbi "Identitetin Kombëtar të Shqiptarëve". Debati nisi nga një "sprovë", një libërth i Kadaresë që arsyetonte rreth Identitetit Kombëtar të Shqiptarëve. Ndonëse nuk pati ndonjë arsye konkrete dhe se gjuha e përdorur nga Kadare ishte shumë e butë, Qosja iu përgjigj me një seri shkrimesh në gazetën Shqip të Tiranës duke e akuzuar shkrimtarin për rracizëm ndaj muslimanëve shqiptarë dhe muslimanëve në tërësi. Pas kësaj vijuan akuzat për pandershmëri, për konformitet përballë rregjimeve etj.
Debati Kadare-Qose u shoqërua në të njejtën kohë nga rigjallërimi i diskutimit publik mbi rolin e Kadaresë në persekutimin e ish- të dashurit të vajzës së saj gjatë kohës së rregjimit politik, ku kryesisht për arsye tregtare, media e Tiranës u nda në mbështetëse të Kadaresë dhe sulmuese të saj. Për rrjedhim, TV Klan, gazetat Shekulli e Korrieri, mbështetën shkrimtarin. Pozicioni i TV Klan u kondicionua nga pragmatizmi komercial, pra Kadare dha intervistën ekskluzive të sqarimit në këtë televizion. Për rrjedhojë, Gazeta Shqip, Gazeta Shqiptare dhe Top Channel, zunë pjesën anti-kadare të tregut të medias.
Gjatë intervistave të mëvona, Kadare kërkoi falje në një farë mënyre për deklaratat e tij për “identitetin europiano-kristian të shqiptarëve”, duke thënë se kur i pati propozuar Ramiz Alisë rihapjen e kishave, nuk e kishte menduar se Islami do të vazhdonte të ekzistonte në Shqipëri pas rënies së komunizmit.

Ismail Kadare: Pse më sulmojnë
INTERVISTA Shkrimtari i njohur, në një intervistë për emisionin “Opinion” përballë gazetarit Blendi Fevziu, shpjegon për herë të parë debatin me Rexhep Qosen dhe Kristo Frashërin. Qëndrimi i tij për komunizmin e Enver Hoxhën, deklaratat e Paskal Milos dhe marrëdhëniet me Dritëro Agollin e Besnik Mustafajn, si dhe çështja e Janulla Rrapit
Zoti Kadare, u bë pothuajse një muaj që mediat shqiptare kanë patur në qendër të vëmendjes një debat që lidhet me ju dhe që ka nisur fillimisht me qëndrimin ndaj hapjes së dosjeve, figurës së Enver Hoxhës dhe më pas me një problem që familja juaj ka patur në fillim të viteve ’80 me një familje tjetër në Tiranë, familjen Rapi. Si e keni përcjellë këtë fushatë?
“Unë mendoj se nuk ka shkrimtar normal në botë që do të jetë në qendër të vëmendjes për gjëra të tilla. Shkrimtarët, po, mund të jenë në qendër të vëmendjes kur botojnë një libër, kur ka diskutim për të, qoftë mendime të ndryshme qoftë dhe kur atij nuk i pëlqejnë, por që të jetë në qendër të vëmendjes për marrëzira, për fantazira, për përralla, për shpifje, për deformime, sigurisht që nuk i pëlqen askujt. Megjithatë, unë nuk jam i imunizuar nga kjo, herë pas herë kam qenë objekt i sulmeve, fushatave, gjysmë-fushatave, gjysmë të hapura, gjysmë të fshehta kështu që e kam përcjellë dhe këtë herë. Kjo ka qenë më e forta nga të gjitha…”

Më e forta nga të gjithë fushatat?
“Më e ulëta do të thosha, më e pamoralshmja nga të gjitha, dhe e kam përcjellë, nuk mund të them me shpërfillje, kurrsesi, por jo dhe në mënyrë tragjike, siç mund ta mendojë ndokush, sepse në thelbin e saj, kishte një mashtrim të madh, dhe asgjë tjetër. Kur njeriu e di si është e vërteta, dhe e ka ndërgjegjen e qetë, trazimi është i sipërfaqshëm.”
Shpresoj që në vijim të intervistës t’ju pyes me hollësi për të gjitha këto…
“Patjetër. Shkrimtari është njeri publik, dhe e ka detyrë, kur lexuesit e tij, kur publiku, do të dijë, ta sqarojë. Unë jam kundër asaj që thonë se: “po ç’merresh me këto gjëra, me këto poshtërsi, me këto meskinitete”. Njeriu duhet të sqarojë, derisa je njeri publik ke disa detyrime publike.”
Doja t’ju bëja një pyetje që nuk ka lidhje me thelbin. A është e mundur realisht që të sqarohen probleme të tilla?
“Është e mundur. Është e mundur kur nuk ka imoralitet, kur nuk ka dinakëri, dhe kur ka një nivel qytetar të shtypit dhe të opinionit që qëndron mbi mesataren. Kurse në një atmosferë të ndotur moralisht, duken të vështira, por dhe në këtë rast, kjo gjë duket e mundur.”
Si shpjegohet atëherë që në Shqipëri nuk arrihet të sqarohen probleme thelbësore prej kohësh?
“Sepse Shqipëria nuk ka traditë demokratike. Nuk ka traditën e të folurit shoqëror. Shqiptarët nuk dallohen për kurajo civile. Trimëria shqiptare është një trimëri e veçantë ballkanase dhe shqiptare, me pak traditë civile. Dmth është shprehur trimëria shqiptare, e pranojmë se populli ynë nuk është popull frikacak, se ka disa popuj që nuk i përballojnë dot ndeshjet me vështirësitë, ka popuj që kanë ulur kokën, që ulin kokën...”

Pse thoni që nuk kemi kurajo civile?
“Përsa i përket kurajos civile, Shqipëria ka traditë shumë të pakët, se nëqoftëse kemi jetuar pesë shekujt në një shtet totalitar, pushtues, koncepti i trimërisë është grumbulluar tek koncepti i lirisë. Lirisë si të thuash në kuptimin kombëtar, patriotik, por duke bërë një jetë të pakët civile, qytetëruese, ende ajo nuk është përpunuar me mekanizmat e jetës shoqërore dhe institucionale, ne kemi pasur një periudhë të shkurtër, ajo që quhet republika e parë, pastaj mbretëria, dhe pastaj erdhi diktatura komuniste, dhe liritë civile, jeta civile u zhduk përsëri, për arsye të tjera, nuk është më pushtimi otoman, por është një gjë ndoshta dhe më e rrezikshme për jetën civile.”
Që ishte?
“Ishte regjimi komunist. U shuan të gjitha institucionet civile.”
Si vjen jehona e shtypit dhe debatit të shoqërisë shqiptare, deri tek ju, në Paris?
“Është shumë e lehtë. Përpara ndoshta nuk do të vinte, por ...”
Jo thjesht si kanale, por a vjen e përthyer, e shumëfishuar, më alarmante sesa është?
“Çdo shkrimtar ka një mekanizëm për të kapur atë gjë që është më thelbësore, hyn në mjeshtërinë e tij, hyn në teknologjinë e krijimit, të dijë të kapë atë çka është thelbësore, dhe atë që është e dorës së dytë, të tretë dhe çka është krejt kot, kashtë. Unë besoj se herë pas herë, ky mekanizëm funksionon. Edhe në këtë rast.”

Zoti Kadare, do doja, përpara se t’ju pyes për atë që quhet çështja e Janulla Rrapit, dhe që ka patur shumë debat në shtyp, të shkoja një hap më përpara, aty ku nisi debati. Në një intervistë që i keni dhënë VOA, shërbimit shqiptar, ju u shprehët, pa ekuivok, për hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit. A mund të ma riformuloni për shikuesit tanë, idenë që keni dhe që keni pasur për hapjen e dosjeve. Ç’konceptoni ju me hapje dosjesh, dhe ç’domethënë të hapen dosjet e ish-Sigurimit?
“Vetë fjala dosje dhe hapje dosjesh në Shqipëri ka filluar të deformohet, kuptohet në mënyra të ndryshme. Pak a shumë ideja ime ka qenë kjo, është një ide e vjetër, kam thënë, duhet të hapen arkivat e fshehta; e kam formuluar kështu, të dalë e vërteta. Një shtet, një vend, një komb, një ndërgjegje kombëtare nuk mund të funksionojë normalisht në qoftë se mban xhepa të errët brenda saj. Unë e kam thënë në disa esse të miat, se në qoftë se kemi qytetërim grek, kyçi ku ai filloi ishte se Greqia hapi një xhep për një krim që kishte bërë, dmth asnjë popull s’mund të fshehë, asnjë shtet, asnjë administratë nëse është e përlyer në krim. Dhe shoqëria shqiptare e të gjithë shoqëritë që kanë qenë komuniste duhet ta bëjnë këtë proces dhe për çudi erdhi tashi vonë, u përtërit kjo gjë nga Këshilli i Europës. Ai ia kërkoi vendeve ish-komuniste ta bëjnë këtë proces, ose ta kryejnë gjer në fund. Procesi nuk është kryer, Shqipëria është e fundit. Unë nuk kam dashur as të marr flamurin, as të dallohem, as të spekuloj me këtë, unë nuk kam kohë, unë jam shkrimtar, e kam mendjen kryesisht tek vepra ime. Kur më është kërkuar një mendim e kam dhënë, kur nuk më është kërkuar nuk kam marrë iniciativë. Kjo ka qenë një intervistë e “Zërit të Amerikës”, që ndoshta nuk do të hapej fare me emrin tim, nëse një ditë nuk do më merrnin në telefon dhe të më kërkonin mendim.”
Gjithsesi, pse ju keni kërkuar vazhdimisht që hapja e dosjeve të jetë një lloj katarsisi?
“Unë nuk mund ta konceptoj një shoqëri demokratike, një shoqëri që del nga një gjendje post-diktatoriale, të mos e bëjë këtë. Gjermania nuk mund të ishte kurrsesi ajo që është sot në qoftë se nuk do ta bënte këtë proces. Asnjë shtet, asnjë popull, asnjë komb, nuk mund t’i shpëtojë kësaj, është qëndrimi normal, si të thuash, shëndeti normal, nuk është luks kjo gjë, kjo është e detyrueshme që të bëhet.”

Similar topics
» ISMAIL KADARE
» Ismail Kadare: Pse u largova në vitet ‘90
» Poezi Nga I madhi Ismail Kadare
» Ismail Kadare: Kosova, nje “luan” i ri ne Evrope
» PERSE MENDOHEN KETO MALE - Ismail KADARE

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi