Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kosova dhe bukurit e saj People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kosova dhe bukurit e saj People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kosova dhe bukurit e saj

5 posters

Shko poshtë

Kosova dhe bukurit e saj Empty Kosova dhe bukurit e saj

Mesazh nga Naki Mon 23 Feb 2009 - 14:09

Mali i Sharrit
Prezantojnë zonën kryesore për vlera botanike, faunistike, ekologjike, turistike, rekreative, sportive, edukative dhe kulturore të Kosovës. Malet e Sharrit kanë diversitet biologjik mjaft të theksuar. Flora dhe vegjetacioni është i pasur me lloje. Në mesin e këtyre llojeve 86 sosh, janë të deklaruara me rëndësi ndërkombëtare, 26 lloje janë të përfshira në “Listën e Kuqe”Evropiane të shtazëve dhe bimëve si të kërcënuara dhe 32 janë në “Listën e Kuqe”të bimëve të kërcënuara sipas IUCN - it. Duke u bazuar në këto fakte mund të konsiderohet si qendër e jetesës së llojeve diversitare të Ballkanit dhe Evropës. Një pjesë e Maleve të Sharrit është shpallur Park Kombëtar në vitin 1986. Zona e mbrojtur me ligj ka sipërfaqe prej 39 000 ha dhe shtrihet në kufijtë e katër komunave: Prizren, Shtërpcë, Therandë dhe Kaçanik.
Gjeomorfologjia – Në formimin morfologjik të Sharrit kanë ndikuar lëvizjet tektonike të tokës me çka janë krijuar ngjeshje gjeomofologjike, gjithashtu edhe me forca të jashtme të cilat kanë pasur ndikim në akullnaja, rrjedha të ujit etj. Si rezultat i veprimeve akullnajore janë krijuar thellësira të cilat janë shndërruar në liqene akullnajore siç janë Liqeni i Livadhit, liqeni i Jazhincës dhe liqenet tjera mjaft atraktiv të cilët në popull njihen si “Sytë e maleve.” Në përbërjen gjeologjike të Sharrit marrin pjesë shkëmbinjtë e periudhës paleozoike, shkëmbinjtë gëlqeror, të mermertë etj.
Klima – është nën ndikimin e klimës kontinentale me dimra të gjatë dhe reshje të mëdha të dëborës dhe verëra të freskëta. Si shkak i kësaj klime, temperaturat e ajrit janë më të ulëta për 10 – 15 0C se sa në fushat e Kosovës. Kjo klimë ofron mundësi të jashtëzakonshme për zhvillimin e turizmit si gjatë dimrit ashtu edhe të stinëve të tjera.
Kosova dhe bukurit e saj Sharri10
Hidrologjia – Si rezultat i reshjeve të shumta atmosferike, regjioni i Parkut Nacional të Sharrit është jashtëzakonisht i pasur me ujëra që përfshijnë një numër të madh të liqeneve me origjinë glaciale, burime dhe rrjedha të disa lumenjve. Territorit të maleve të Sharrit i takojnë derdhjet e dy lumenjve, Lepenci dhe Lumëbardhi i Prizrenit. Lepeci krijohet me bashkimin e ujë-rrjedhave që burojnë nga malet e Cerevcit dhe Jezercit e në rrjedhën e vet pranojnë degë të shumta. Lumëbardhi i Prizrenit buron në rajonin e Prevallës i cili gjithashtu mbledh shumë degë të pasura me ujë. Në territorin e Maleve të Sharrit janë 25 liqene në lartësi mbidetare mbi 1900 m. të cilët përfaqësojnë vlerat e veçanta natyrore të Masivit të Sharrit. Liqeni më i madh është Liqeni i Livadhit(2173 m. )
Peizazhet - karakterizohen me vlera të lojllojshme natyrore. Tërësinë atraktive peizazhore e përbëjnë pyjet, kullosat, livadhet të shoqëruara me degëzime të relievit shpesh të krijuara nga prerjet e luginave nëpër të cilat kalojnë lumenj dhe përroska, vende – vende në formë të kanioneve dhe grykave me ujëvara apo liqene, duke pasqyruar përjetim të këndshëm të kësaj natyre të bukur.
Kosova dhe bukurit e saj Deltar10
Pastori Ilir autokton nga Sharri

Përveç vegjetacionit pyjor, si komponentë më e rëndësishme e vlerave natyrore të këtij territori, vend të rëndësishëm zë edhe vegjetacioni i livadheve dhe kullosave.
Territori i Sharrit me biotopet e ndryshme është shumë i pasur në pikëpamje faunistike. Në të janë prezent lloje të veçanta të shtazëve të cilat ekskluzivisht janë të lidhura për biotope specifike që dmth. se përhapja e tyre është e ngushtë. Ndërsa llojet e tjera që hasen në biotope të ndryshme janë të përhapjes së gjerë. Fauna e Sharrit dhe në përgjithësi Mali Sharr, deri sot nuk është hulumtuar sa duhet, mirëpo në bazë të të dhënave të literaturës mund të konstatohet se fauna e Sharrit është mjaft e pasur. Në pyjet e larta të Sharrit jetojnë llojet e rëndësishme të gjitarëve siç janë ariu i murrmë (Ursus arctos), rrëqebulli (Lynx lynx), kaprolli (Capreollus capreolus) etj.
Gjithashtu në këto male gjejnë kushte të volitshme për folenizim edhe lloje të shumta të shpendëve siç është shqiponja e maleve (Aquila chrysaetos) pastaj lloje të tjera të familjes së grabitçarëve si dhe shumë lloje të tjera të grupit të këngëtarëve. Për shkak të pasurisë ornitofaunistike Malet e Sharrit janë të evidentuara në listat ndërkombëtare si Regjione të rëndësishme ornitofaunistike (IBA-Region).
Kosova dhe bukurit e saj Sharri11
Në kuadër të Maleve të Sharrit, gjenden edhe lokalitete me specifika të veçanta natyrore, siç janë:
Luboteni - maja më e lartë e Maleve të Sharrit (2496 m). Është karakteristike se përbërja gjeologjike e tij është kryesisht gëlqeror, që dallohet nga malet tjera zinxhirore me përbërje gjeologjike nga silikati. Deri tani janë konstatuar 649 lloje të
bimëve vaskulare të grupuara në 81 familje dhe 21 asociacione bimore. Në kuadër të
florës së Lubotenit gjenden edhe lloje të rralla dhe të kërcënuara.
Gryka e Dulës -është e pasur me ujëvara dhe me lloje të ndryshme të bimëve të rralla drurore, siç janë : Acer heildreichii, Sorbus aucuparia, Ulmus glabra, Pinus peuce etj.
Livadhi i Mbretit – Liqeni i Jazhincës shtrihet në pjesën shkëmbore të Maleve të Sharrit nën majen e Bistrës. Është i gjatë 120 m, i gjerë 80 m dhe ka thellësi 10 m.
Në këtë lokalitet gjenden këto bashkësi bimore: Fagetum Montanum, Sescerio -Pinetum heldreichii, Ajugo - pinetum peucis, ndërsa në pjesët më të larta: Rhododendron – Pinetum peucis, lloji Dëllinja (Juniperus sp.)etj, ndërsa në pjesën e epërme: Ranunculetum -Cerenati, Potentillo doerfleri - Juncetum trifidi dhe Carex laevis - Sesleria comosa.
Lumi i Bukuruvaqës - lokacion i bukur me peizazhe interesante dhe shumë atraktive për vizitorët. Këtu ka një numër të madh të bimëve të rralla dhe autoktone si: Pinguicula ballkanica, Alyssum sardicum, Crocus Sardicus, Anemone relics –narcissifolia, Draba doerfleri etj.
Ostrovica – këtu gjendet bashkësia bimore: Ptillotricho bruckenthalio – Pinetum mughi). Vlenë të përmenden llojet Bornmuellera diecki dhe Cerastium neoscardicum, si bimë autoktone të këtij vendi. Pyjet me arnen (Pinus heldreichii) përfaqësojnë një shembull të rrallë të bashkësisë pyjore në Siujdhesën Ballkanike e cila së bashku me ahun, i jep një pamje të veçantë këtij lokacioni. Vlerat turistike, kulturore, shkencore
dhe edukative të Maleve të Sharrit I tërë territori i maleve të Sharrit ka vlera të
rëndësishme natyrore dhe estetike. Karakteristikat e ndryshme dhe specifike të elementeve të veçanta të mjedisit natyror dhe lidhja ndërmjet tyre ofron kushte të
veçanta të pushimit, edukimit dhe rekreacionit. Studimet e shumta, dhe projektet turistike tregojnë se në territorin e maleve të Sharrit, ekzistojnë shumë mundësi të zhvillimit të aktiviteteve turistike, rekreative e sportive, gjatë verës dhe dimrit. Atraksionet natyrore dhe afërsia e regjionit me zonat e populluara, mundëson zhvillimin e formave të ndryshme të turizmit në këtë territor. Kushtet gjeografike dhe klimatike të këtij territori nxisin dhe përkrahin shfrytëzimin rekreativ të zonës për aktivitete vjetore. Kushtet e volitshme për zhvillimin e aktiviteteve sportive,rekreative, etj ofrojnë mundësi të mira për zhvillimin e turizmit dimëror dhe veror.
Kosova dhe bukurit e saj Shqipo10
Shqiponja e maleve AQUILA CHRYSAETOS e cila jeton ne Malet e Sharrit


Edituar për herë të fundit nga Naki në Mon 23 Feb 2009 - 14:14, edituar 1 herë gjithsej
Naki
Naki
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Prishtinë
Postime Postime : 1460
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/01/2009
Mosha Mosha : 55
Hobi Hobi : Peshkimi

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kosova dhe bukurit e saj Empty Re: Kosova dhe bukurit e saj

Mesazh nga Naki Mon 23 Feb 2009 - 14:11

Rajoni i Mirushës është një ndër rajonet më të bukura dhe më interesante të natyrës së Kosovës. Këtë e dokumentojnë të dhënat për diversitetitn biologjik në këtë rajon. Ky rajon ka sipërfaqe prej 63.21 km2. Lartësia mbidetare e rajonit sillet prej 340 -1006 m.
Kosova dhe bukurit e saj Kanion10
Lumi Mirusha është një ndër lumenjtë më të bukur të Kosovës. Ai në pjesën përfundimtare të rrjedhës së tij kalon nëpër një grykë e cila njihet si Kanioni i lumit Mirushë. Parku natyror i Mirushës gjendet në të dy anët e rrjedhës së lumit Mirusha që nga fillimi i kanionit deri gati në derdhjen e tij në lumin Drini i Bardhë. Ndodhet në territorin e komunave Klinë, Malishevë dhe Rahovec. Nga Prishtina është larg 65 km.
Lartësia mbidetare e Parkut sillet prej 340 600 m. Sipërfaqja e territorit të mbrojtur të Parkut Regjional të Mirushës është 556 ha. Përgjatë territorit të Parkut të Mirushës kalon lumi Mirusha i cili gjatë rrjedhës së tij krijon 13 ujëvara dhe 16 liqene të cilët së bashku krijojnë një fenomen të rrallë morfohidrologjik, tepër atraktiv për vizitorë.
Kosova dhe bukurit e saj Mirush10
Liqeni më i madhë është liqeni i 16 (55m X 45m) me thellësi 5m. Ky është liqeni më i vizituar nga vizitoret ngase është pjesa më e afërt dhe më e lehtë për vizitë.
Kosova dhe bukurit e saj Ujvara10
Ujëvara më e lartë është ajo në mes të liqenit 8 – 9, gjatësia e së cilës është 21m. Klima e rajonit të Mirushës është e butë kontinentale e ndikuar nga klima mesdhetare.
Naki
Naki
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Prishtinë
Postime Postime : 1460
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/01/2009
Mosha Mosha : 55
Hobi Hobi : Peshkimi

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kosova dhe bukurit e saj Empty Re: Kosova dhe bukurit e saj

Mesazh nga Naki Mon 23 Feb 2009 - 14:13

Shpella e Gadimes
gjendet në fshatin Gadime në afërsi të Lipjanit, Kosovë ajo është e gjatë 1500 metra. Mirëpo për turistët e shpellës është i mundshem shikimi i vetëm 800 metrave të para të shpellës, pasi që për pjesën tjetër të shpellës ende nuk janë të mundshme kalimet. Gjatë verës temperatura në brendi të shpellës është 8-11 gradë celsius dhe gjatë dimrit 11-13 gradë.
Kosova dhe bukurit e saj 98726688nb5
Shënimet e para të shkruara për ekzistimin e shpellës duket se janë marruar nga një fshatar i cili në oborrin e shtëpisë së vet gjatë punimit (thyerjes) së gurëve kishte hasur në një gropë të vogël nga e cila vinin reflektime të dritës. Pasi që fshatari kishte shikuar me vëmendje ai ishte magjepsur nga bukuria dhe shkëlqimi i kristaleve stalagmite. Për datën në të cilën janë futur në aktet zyrtare këto shënime nuk dihet. Por në fshat flitet se fshatarit fatlumë për lajmërimin që kishte bërë i janë dhuruar katër shtëpi mesatare të asaj kohe.
Personat e angazhuar për matjen e gjatësisë së shpellës kanë vërtetuar pohimin e gojëdhënës së fshatarëve e cila thotë se: një lepur dhe qenë (zagar) kanë hyrë në gryken e shpellës në Gadime dhe pas disa ditësh kanë dalurë në sipërfaqe në Janjevë. Dhe më të vërtet largësia ajrore në mes të këtyre dy fshatrave është 12 km.
Personat të interesuar për brendinë e shpellës dhe që si duket kanë provuar të hynë aty, kanë lajmëruar se edhe brendia e saj është po aq e bukur sikurse ajo që shohin turistët dhe ndoshta edhe më e bukur. Në shpellë si duket ka edhe disa dukuri tjera natyrore siç është liqeni madhësia e të cilit ende nuk është matur. Fshatarët e këtyre viseve tregojnë për disa gjëra për të cilat ata thonë se i kanë mbajtur pasi që janë frikësuar që ato do të keqpërdoreshin nga sistemet shtetërore që sundonin në Kosovë. Se sa janë të vërteta këto pohime i mbetet kohës dhe personave të specializuar për vërtetimin e gjërave të tilla.

Shpella e Mermert - Gadime e Ulet, Lipjan
Eshte zbuluar rastesisht nga Ahmet Diti, duke punuar ne meremetimin e shtepise se tij, ne vitin 1969.
Pastaj eshte hulumtuar nga ekipet e ndryshme speleologjike nga ish-Jugosllavia, por me se shumti nga speleo-klubet vojvodinase, dhe ate nga Prof. Jovan Petrovic, gjate viteve te 70-ta.
Kjo eshte shpella e vetme turistike ne Kosove, dhe eshte hape per turizem ne vitin 1976, pas shume punimeve qe jane bere per heqjen e dheut dhe zhavorit, per t`i hapur kanalet apo korridoret e saja. Eshte hulumtu ne nje gjatesi prej 1260m, por pjesa me e madhe e saj eshte ende e pahulumtuar per shkak se eshte e bllokuar nga materialet e ndryshme qe i ka sjell lumi i aferte. Hulumtimet e metejme speleologjike te hapesirave te supozuara, jane te mundshme dhe ate ne katin perdhese dhe te siperm. Ka tri hyrje natyrale dhe ato gjinden ne nje lartesi mbidetare prej 576-584m, dhe 6-10m mbi nivelin e lumit. Temperatura brenda ne shpelle sillet prej 9.6-16 grade celzius, varesisht nga stina e vitit dhe galleria.
Pjesa turistike eshte e gjate diku reth 500m, dhe shiqimi i shpelles behet ne menyre te organizuar, dhe ate gjdo dy ore. Shpella gjindet afer fshatit Gadime e Ulet,ne kodren e Murturit,ne shtratin e lumit Klysyre, 20km nga kryeqyteti i Prishtines, ne afersi te magjistrales per Shkup.
Kjo shpelle eshte e zhvilluar ne nje thjerrez te gelqeroreve te mermerizuar me dimensione te vogla hapesinore e nderfutur ne rreshpet permotriasike.
Eshte formuar nga lumi nentokesore i cili kalonte neper kodren e Myrtyrit, para se ky lume te formonte shtratin e tij, ku mepastaj eshte mbushur me balte gjate kohes kurre tere fushen e Kosoves e mbulonte liqeni.
Karakteristike per kete shpelle jane formacionet e aragonitit, por edhe pembajtja e shkembinjeve te mermert prej nga e merr edhe emrin, dhe eshte mjafte e dekoruar me dekorime te mineraleve nga me te ndryshmet.
Ja disa foto nga Shpella e Gadimes - Lipjan
Kosova dhe bukurit e saj El6laq10
Kosova dhe bukurit e saj 0i5p0n10
Kosova dhe bukurit e saj 1fgh7f10
Kosova dhe bukurit e saj 7dkzgj10
Kosova dhe bukurit e saj 8bctnx10
Shpella e Mermertë në Gadime të Ulët është një ndër shpellat më të bukura jo vetëm në Kosovë por edhe në Ballkan dhe më gjerë. Në Shpellën e Gadimes paraqiten të gjitha llojet e stolive karakteristike për shpellat. Më së shumti ka stalagmite dhe stalaktite që paraqiten në të gjitha pjesët e shpellës, në forma dhe madhësi të ndryshme. Ato janë formuar gjatë të gjitha fazave të zhvillimit të shpellës dhe gati të gjitha janë aktive edhe në etapën e tashme. Shtyllat masive të kalcitit paraqiten vetëm në galerinë veriore. Këto shtylla të shkurtra kanë trashësi gati 1 m dhe kryesisht lidhen me shkrirjet në formë kupe. Këto shkrirje janë formuar mbi kupa të përbëra prej deltinës së shpellës. Për këtë paraqiten në të gjitha pjesët e shpellës. Ato kanë forma të ndryshme, por më tepër dallohen perdet me formë gjuhe të dhëmbëzuar që i përngjasin sharrës. Basene cërmoku ka në të gjitha shkrirjet, por janë me dimensione të vogla. Në numër mjaftë të madh janë të pranishëm edhe zbukurimet e tejdukshme në formë gypash me trashësi cigareje dhe gjatësi deri 3 m. Këto janë stolitë më të reja të shpellës. Posaçërisht tërheq vëmendjen stolia aragonite. Nuk ekzistojnë shpella në botë të kenë kaq stoli aragonite dhe në kaq forma të shumëllojshme. Kanali i aragonitit në Galerinë veriore është rast unikat. Plafoni i tij është mbuluar me gërshetim aragonit kristalesh të formave të ndryshme me ngjyrë të bardhë dhe të kaltër të cilët i ngjajnë rrjetës së shpeshtë të merimangës. Disa kristale prej tyre janë të orientuar në të gjitha drejtimet, të lakuar dhe me thyerje brrylore me gjatësi deri 30 cm. Në xhepa, në zbrazëtira të vogla e të mëdha në plafon, gërshetimet e kristalit argonit zëvendësohen me “ iriqë” të stolisur me gjilpëra shumë të gjata kristali. Ngjyra e stolive në Shpellën e Mermertë është e shumëllojshme dhe e niansuar. Mbizotrojnë zbukurimet e ngjyrës së bardhë-verdhë, si psh. Stalaktitet dhe stalagmitet e Sallës së margaritarëve. Ndërsa kemi edhe stalaktite të bardha të ngjashme me miell që mbarojne me frytëza të kuqërremëta. Ngjyrë të bardhë kristali apo ngjyrë të bardhë në të kaltërt, kanë edhe zbukurimet në formë “cigare”- gypëza të bardhë e të biruar. Perdet kanë ngjyrë të kaltërt në të bardhë ose në të verdhë, duke përjashtuar Korridorin e kaltërt, në të cilin paraqiten zbukurime të shpellës në të kaltër.
Naki
Naki
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Prishtinë
Postime Postime : 1460
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/01/2009
Mosha Mosha : 55
Hobi Hobi : Peshkimi

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kosova dhe bukurit e saj Empty Re: Kosova dhe bukurit e saj

Mesazh nga Bukuria shpirterore Mon 23 Feb 2009 - 19:29

Kosova dhe bukurit e saj 13
Bukuria shpirterore
Bukuria shpirterore
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : **Deutschland**
Postime Postime : 1179
Anëtarësuar Anëtarësuar : 28/01/2009
Mosha Mosha : 50

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kosova dhe bukurit e saj Empty Re: Kosova dhe bukurit e saj

Mesazh nga Bukuria shpirterore Mon 23 Feb 2009 - 19:30

ja dhe bukurit e Drinit te Bardh
Bukuria shpirterore
Bukuria shpirterore
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : **Deutschland**
Postime Postime : 1179
Anëtarësuar Anëtarësuar : 28/01/2009
Mosha Mosha : 50

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kosova dhe bukurit e saj Empty Re: Kosova dhe bukurit e saj

Mesazh nga Vellai Mon 23 Feb 2009 - 20:16

mendoj qe bukurit me te cmuara te kosoves jan vajzat e saj si ujvare
Vellai
Vellai
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : ne mes te oqeanit
Postime Postime : 3943
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/01/2009
Mosha Mosha : 112
Hobi Hobi : po e kerkoj akoma

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kosova dhe bukurit e saj Empty Re: Kosova dhe bukurit e saj

Mesazh nga Vizitor Mon 23 Feb 2009 - 23:51

Vertet pamje te bukura ,kurre s'kam qene ne Kosove ,shpresoj qe kete behare te vete !!
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kosova dhe bukurit e saj Empty Re: Kosova dhe bukurit e saj

Mesazh nga Shaban Cakolli Tue 24 Feb 2009 - 0:30

flm,per keto bukuri kam mall te pa shuar
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kosova dhe bukurit e saj Empty Re: Kosova dhe bukurit e saj

Mesazh nga Anakonda Sat 18 Oct 2014 - 19:26

Kosova dhe bukurit e saj 280px-Prishtina_1
Prishtina përfshinë një sipërfaqe prej 572 kilometra katrorë. Prishtina ndodhet në pjesën veriperëndimore të Kosovës dhe shtrihet buzë rrafshnaltës së plleshme rrëzë maleve të argjendta. Ka pozitë të përshtatshme gjeografike, pasi gjendet në kryqëzimet parësore kontinentale.
HISTORIKU I PRISHTINES:
Gjurmët e banimit në Prishtine dhe rrethine i gjejmë që në parahistori. Lokalitetet e Neolitit të hershëm, si në Matiçan, Graçanicë, Ulpianë etj. pastaj në epokën e bronzit, deri te etnokultura dardane që nga shek. VIII e VI p.e. sonë e vërteton ketë. Në të dhënat historike të shkruara deri në shek. XIV, për Prishtinën kemi të dhëna të pakta e fragmentare. Shkrimet e para për Prishtinën si një fshatë janë bërë nga Johan Kantakuzes, perandor i Bizantit i cili përmend kishën e Shën Mërisë. Duket se qendra e Prishtinës së sotshme gjatë periudhave historike ka lëvizur nga kohërat e vjetra si Ulpiana (Ulkiana) deri te mesjeta e hershme Artana si qytet xehetarësh. Gjatë sundimit Osmane qyteti fillon të fitoi edhe rendësin tregtare për regjionin. Nga popujt e regjionit të Ballkanit, Prishtina është e njohur si tregu i arit.

EDUKIMI:
Komuna e Prishtinës ka 17 biblioteka publike. Biblioteka kryesore e Qytetit ka përafërsisht 58.475 libra dhe 16 degë: Pallatin e Rinisë, Bibliotekën Përkujtimore të shkrimtarit Hivzi Sylejmani, bibliotekën e "Përrallave" dhe, në Llukar, Koliq, Hajvali, Llaplleselë, Graçanicë, Çagllavicë, Slivovë dhe Viti të Marecit me 108.541 libra, në përgjithësi me 167.016 libra.
Gjatë masave të dhunëshme serbe të viteve 1990-1999 dhe luftës, "Dora e zezë" e ka djegur bibliotekën në Hade, ka shkatërruar një numër të librave në bibliotekën e Obiliqit, dhe ka djegur bibliotekën në Koliq dhe Viti të Marecit. Numri i librave të djegur është rreth 23.000.

SPORTI:
Basketbolli në vitet pas luftës 2000 - 2005 është njëri ndër sportet më të popullarizuara në kryeqendër. Në kë të sport në eliten e klubeve Kosovare, Prishina është e prezentuar nga dy skuadrea.
Futbolli Prishtinas ka një traditë të gjatë sportive. Prirës i kësaj tradite është skuadra që mbanë emrin e qyteti KF Prishina e cila ndeshjet vendase i zhvillon në Stadiumin e Qytetit.
Kosova dhe bukurit e saj 120px-Prishtina_maj_2005
Objekte turistike dhe kulturore:
Ndër objektet turistike dhe kulturore më të vizituara në Konunen e Prishtinës janë:
Monumenti „Skënderbeu“
Ky monument i përkushtruar heroit kombëtarë Gjergj Kastriot-Skenderbeut gjendet në qendrën administrative të qytetit dhe është ndërtuar pas luftës së fundit. Banorët e shumtë që jetojnë në diasporë e viztojnë këtë objektë dhe vendasit që me një ceremoni e kanë përcjellur sjelljen e satujës së Skenderbeut e konsiderojnë si ardhje të lirisë.
Teatri Kombëtar
Teatri kombëtar gjendet përballë monumetit "Skendebeu" dhe i argëtonë Prishtinait me shfaqjet e shpeshtuara pas luftës.
Parku Nacional „Gërmia“
Është vendi në të cilin Prishtanisit e kalojnë kohen e lirë kryesisht gjatë ditëve të ngrohta. Ky parkë është i paisur me liqenin dhe restorante e pushimore të ndryshme rreth tij.
Biblioteka Kombëtare Universitare e Kosovës
Vetë objekti i kësaj Biblioteke ka një hstori të veten që paraqet rrethanat politike e shoqërore kosovare të viteve të gjysmës së dytë të shekullit të kaluar. Objekti nga pamja e jashtëme është i ndërtuar me disa kupe të cilat në kohrat e kaluara për vendasit simbolizonin "Plisin" simbol i veshjes kombëtare. Përndryshe në këtë objekt ruhen libra të ndryshëm të cilët qytetarët kanë mundësi ë i lexjnë brenda objektit.
Muzeu i Kosovës
Galeria e Arteve

Disa Pamje nga Prishtina
Kosova dhe bukurit e saj 157551
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kosova dhe bukurit e saj Empty Re: Kosova dhe bukurit e saj

Mesazh nga Anakonda Sat 18 Oct 2014 - 19:27

Kosova është rajon në jug përendim tëBallkanit dhe kufizohet në veri dhe lindje me Sërbinë,në jug me Maqedoninë,në jug përendim me Shqipërinë dhe në veriperendim me Malin e Zi.Pas humbjes dhe largimit të Perandorisë turke nga Ballkani,Kosovapushtohet nga një pushtues edhe më i egër Serbia,e cilae mbanë në pushtim deri më 12 qershor 1999,kur në Kosovë fitimtare po marshonin trupat e NATO-s dhe UÇK-ja.Kosova ishte një krahinë e Republikës së Sërbisë me okupim(1946-1968),pastaj Krahinë autonome e RSFJ(1968-1989)KRAHINë E OKUPUAR SERISH nga Sërbia(1989-1999)ndërsa tani është vendosur në Administratën e kombevetë bashkuara,përkatësisht nën Misionin e Kombeve të Bashkuara(UNMIK)në Kosovë.Tani Kosova gjindet në fazën e njohejes së pavarësisë,nga OKB-ja,përkatësisht shtetet mike.Pas luftës,me fitoren e lirisë,duket se Kosova kamarrë hov zhvillimi.Këtë e dëshmon kryeqyteti i saj Prishtina.Kosova shtrihet me fusha e rrafshira të rrethuara nga malet.Bjeshkët e Nemura dhe malet e Sharrit,lartësohen deri në 2640metra.Një vend me pasuri të shumta minerale(plumb,zink,linjit,nikel,magnezit),etj....Edhe pse aq e pasur me minerale,pushtimi i gjatë serb e la ndër rajonet më të varfura të Evropës.Prodhimet kryesore bujqesore janë:gruri,misri dhe elbi,ajo është e pasur edheme pemë dhe perime gjitha kulturash,si dhe prodhimi i drurit shtrihet me shumicë.

Sipërfaqja e Kosovës është 109081 kilometra katrorë.Dendsia e popullsisë kur dihet se Kosova kambi dy milion banorë,shtrihet rreth 193 persona për km,katrorë.Kosova është e ndarë në 30komuna.Kosova ka një gjatësi kufitare prej 700,7km ndërkaq gjatësia e kufirit me shtetet fqinje është:

Shqipria 111,8 km
Maqedonia 158,7km
Mali i zi 78,6km
Serbia 351,6km.

Lumejtë kryesor mbrenda teritorit të Kosovës
Drini i Bardhë 122km
Sitnica 90km
Lumbardhi i Pejës 62km
Morava e Binqes 60km
Lepenci 53km
Ereniku 51km
Ibri 42km......

Liqejt kryesor të Kosovës:
Gazivodë
Radoniq
Batllavë
Badovc

Malet kryesore dhe lartësiae tyre:
MALI Ilumbardhit(PEJË)2335 m
Majrash-Pejë, 2530 m
Luboteni 2469,m
Koproniku2640,m
Mali i Strellcit-2377,m
Gjeravica 2656,m
Bistra,2640,m

Kosova ka shtatë rajone në të cilat shtrihen 30komuna:

Rajoni i Gjakoves komunat e Gjakoves dheDeqanit
Rajoni i Gjilanit,komunat ;Gjilan ;Dardanë,Viti

Rajoni i Mitrovices,komunat:Mitrovicë,Vushtri,Zveqan,Zubinpotok,Leposaviq,Skënderaj.
Rajoni iPejës me komunat:Pejë;Burim,Klinë
Rajoni i Prizrenit me komunat:PRIZREN,Rahovec,Sharr,Therandë,Malishevë
Rajoni i Prishtinës me komunat:Prishtinë,Kastriot,Fushëkosovë,Lipjan,Novobërd,Besjanë,Drenas.
Rajoni iFerizajit me komunat:Ferizaj,SHtime,kaçanik dhe Shtërpcë.
Këto komuna pastaj kanë edhe qyteza e fshatra ku në përgjithësi ka
1466 vend banime:
Deqani40
Rahoveci36
Gjakova 88
Gjilani 63
Dardana76
Vitia 43
Skenderaj 49
Vushtria 67
Leposaviq 75
Mitrovica 47
Zveqani 35
Zubinpotoku 61
Peja 79
Klina54
Burimi 50
Obiliqi 20
Fushëkosova 18
Lipjani 70
Prishtina49
Besjana 77
NOVOBERDA10
Drenasi 35
Dragashi 36
Theranda 41
Malisheva44
Prizreni 77
Shtimja 23
Kaçaniku 42
Shtërpca 16
Ferizaj45
gjithsejt1.466 vendbanime.Për Kosovën mund të shkruhen libra,mirëpo unë po ndalem këtu.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kosova dhe bukurit e saj Empty Re: Kosova dhe bukurit e saj

Mesazh nga Anakonda Sat 18 Oct 2014 - 19:28

Rugova, ‘Kopshti i Eden’ në Kosovë

Kosova dhe bukurit e saj 70548
14 Korrik 2013 - 16:12
Nga: ARMIR MEHAJ

KOSOVE - Pasi ke lënë pas qytetin e Pejës, Gryka e Rugovës, një mrekulli e pashoqe e natyrës, duket se të uron mirëseardhjen. Rruga panoramike nën kreshtat e shkëmbinjve të lartë të fut në boten e “mistereve” që natyra ka ditur ti fal vetëm Rugovës. Rrjedha e Lumabardhit me ujërat e kristalta që burojnë mes shkëmbinjve e të shoqërojnë për në bjeshkët mahnitëse përmes alpeve, atje ku bjeshkët e Rugovës duket se takohen me qiellin. Mes livadhesh natyral e bjeshkëve mistike, të gdhendura mjeshtërisht nga nëna natyre, zbukuruar me bredhat e moçëm e hijerënde, plot freski dhe mister.

Rugova shpaloset krenare në trevat etnike shqiptare, si princeshë e mrekullive të natyrës, me tërë fuqinë e magjisë që ajo përcjell.

Vetë natyra,me bukuritë e saj magjepse,duket se të urojnë mirëseardhjen në 13 fshatrat e vargmaleve mahnitëse të Rugovës, në mesin e të cilave shtrihet Boga. Dikur të braktisura nga banorët e tyre në kërkim të një jetë më të mire, sot Rugova ka marr gjallërinë e dikurshme. Banorët kanë filluar të pendohen për "tradhtinë" që i bënë vendlindjes, duke u rikthyer, tashmë jo vetëm për vete, por dhe për mysafirët e shumtë që vijnë për të mos harruar të rikthehen serish!

Rugovasit të ndikuar nga fryma e civilizimit,duket se e kanë tradhtuar veshjen e tyre tradicionale, por jo mikpritjen, bujarinë dhe traditat e lashta të malësorëve, në një prej tre majave të Ballkanit, siç ndryshe njihet, Rugova.
Bujtinat karakteristike të zonës,ndërtuar mes malesh dhe në harmoni të plotë me natyrën, duket sikur të urojnë mirëseardhjen në Rugovën e lashtë të kreshnikëve të maleve, atje ku legjenda thuhet të jetë ndërtuar mbi ngjarje të vërteta.

Larg fjalëve të bukura që shpesh të imponohen nga kamerat, pushuesit në Rugove shprehen të mahnitur nga natyra me bukuritë e saj të rralla, aty ku ndërthuren si në kryeveprat e pikturës, majat e larta, pyjet e dendura, lëndinat e lulëzuara dhe gurgullimat e përrenjve dhe burimeve me ujin e "akullt" e të kristaltë.

Rugova është e bukur jo vetëm për të rinjtë. Ajo josh edhe të moshuarit, të cilët ajrin e pastër nga "kondicioneri" natyrë, e konsiderojnë si kurativ për rrugët e frymëmarrjes, të lodhur nga vitet dhe tymrat e zonave të industrializuara urbane.

Baca Bajram është një shqiptar i Kosovës i rritur në Turqi,aktualisht jeton në Belgjike. Vetë natyra e Rugovës e rikthen atë çdo vit si dallëndyshet që ndjekin pranverën, por ai rikthehet sepse aty është vendi i të parëve, është Rugova e Tij, në Kosovën e lire, në Kosovën e pavarur.

Bujtinat që po ngrihen ngadalë, mes peisazheve magjike të Bjeshkëve të Rugovës, presin çdo ditë me qindra mysafire, jo vetëm nga Kosova e Shqipëria, por edhe nga Europa dhe USA.

Një eksperiencë austriake e ndërthurur me atë vendase,një kombinim perfekt mes tradicionales dhe modernes: hotel “Magra- Austria”, me i madhi i këtij lloji në vargmalet e Rugovës pret e përcjell çdo ditë pushuesit, të cilëve u ofrohet mundësia për t’u ushqyer e për të kaluar natën si rrallëherë në netët e tyre, larg qytetërimit të zhurmshëm dhe smogut vrastar.
Teksa qëndrojmë para hotelit, diku në një cep shikojmë lëvizjet e çuditshme të disa njerëzve. Ata bëjnë ushtrime gjimnastikore dhe relaksuese për të larguar stresin e akumuluar nga ditët e mundimshme, pa qenë nevoja e përdorimit të medikamenteve. Mikpritësit tregojnë se eksperienca e sjelle nga Austria ka funksionuar. Gjithashtu sëmundjet e mushkërive kane gjetur një tjetër “ilaç” në këtë hotel, ndërsa SANA një bare që gjendet në lartësitë mbi 1500 metër mbi nivelin e Detit është një tjetër mundësi për trajtimin dhe relaksimin e sistemit muskulo-skeletore, mundësi këto që ofron kjo bujtine, në mesin e maleve te Rugovës.

Pronari i këtij hoteli, Skender Thaçi nga Shqipëria, i apasionuar pas maleve, nuk resht së shpjeguari për Rugovën, rugovasit dhe mikpritjen e tyre.

Ecja malore, ajo sportive,ngjitjet alpine dhe kalërimet të joshin duke e ngulitur thellë në mendjen e çdo vizitori, Rugovën e të sotmes dhe të shkuarës!

E njohur si djep mitesh e legjendash, Rugova vijon te pres e te përcjellë vizitorët e saj, të cilët nga viti në vit sa vijnë e shtohen, ndërsa rugovasit presin krahëhapur kryesisht vëllezërit shqiptarë.

Vera me lulet e shumëllojshme të lëndinave që lëshojnë aromën gjallëruese, pyjet e bredhit, kreshtat e maleve me borën që ende nuk ka shkrirë dhe Bjeshkët e Namuna, vijojnë të presin vizitorët, të cilët si askund tjetër mrekullohen nga bukurit e natyrës, dhe nga mikpritja e banorëve fisnikë të Rugovës.
(er.nu/news24/BalkanWeb)
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kosova dhe bukurit e saj Empty Re: Kosova dhe bukurit e saj

Mesazh nga Anakonda Sat 18 Oct 2014 - 19:31

Pozita gjeografike

Prishtina kryeqyteti i Kosovës nga qendrat e tjera të Gadishullit Ballkanik është 90 km nga Shkupi, 120 nga Nishi, mbi 200 ngaSofja rreth 300 km Tirana dhe Beogradi, rreth 350 Selaniku, pastaj me Podgoricën dhe Sarajevën diçka më larg. Edhe gjat historisë nëpër Kosovë kalonin rrugë të rëndësishme, qoftë nga Adriatiku (Lezha), nga veriu ( Evropa Qendrore-Beogradi), nga lindja (Stambolli) ose nga jugu ( Selaniku). Kosova ka formë shum të përshtatshme. Në skajet e saj shtrihen malet e larta, të mesme dhe të ulta, ndërsa në pjesët e brendshme janë fushat, luginat dhe malet e ulëta. Kosova ka një sipërfaqe prej 10.887 km2. me sipërfaqe është vend i vogël, më i vogël se Shqipëria për 2,6 herë.
Kosova kufizohet me Shqipërinë, Maqdoninë, Serbinë dhe Malin e Zi. Kufiri i Kosovës me vendet fqinje kryesisht kalon nëpër male dhe ka karakter natyror. Edhe pse është kufi natyror, ai nuk është etnik sepse rreth kufirit të Kosovës jetojnë shqiptarët në trojet e veta. Pos në Shqipëri shqiptarët jetojnë edhe në krahinën e PlavësGusisëRozhajës dhe në Peshter, në Luginën e Preshevës,Medvegjës( Serbi), në Karadakun e Kumanovës, Karadakun e Shkupit, në Fushën e Shkupit,në malet e Sharrit, në fushën e Pollogut ( Maqedoni).
Koasova ka lidhje të shumta me shtetet fqinje, disa rrugë me Serbinë, dy me Maqedoninë, dy me Shqipërinë, tri me Malin e Zi. Përmes hekurudhës Kosova lidhet me Maqedoninë dhe Serbinë, kurse përmes aeroportit të Prishtinës lidhet me shumë vende të botës.

Tërësia tokësore Shqiptare

Pobullit shqipatr gjatë gjithë historisë i kushtoi shtrenjtë pozita e volitshme gjeopolitike dhe gjeostrategjike. Si popujt e Lindjes ashtu edhe ata të Perëndimit tërësinë tokësore të shqiptarëve kishin bërë udhëkryqin më të ngarkuar të planetit. Prandaj këtë truall vazhdimisht e kanë rrahur besime, ideologji dhe politika të ndryshme, që është pasuruar shpirtërisht nga kulturat e të dy anëve, por edhe është rrezikuar nga interesat e tyre të kundërta.


Ndërtimi gjeologjik

Kosova dhe bukurit e saj 220px-%C5%A0ar_Mountains%2C_view_from_the_Republic_of_Macedonia
Kosova dhe bukurit e saj Magnify-clip
Malet e Sharrit
[size]
Kosova edhe pse ka një sipërfaqe të vogël ka përbërbërje të llojlljshme gjeologjike me shkëmbinjë prej kohërave më të vjetra e deri në epokën më të re gjeologjike. Hapësira e Kosovës në aspektin tektonik ndahet në disa zona:
[/size]

  • Zona Dardane ( Rodope) Kësaj zone i takon pjesa lindore e Kosovës.Në lindje hasen shkëmbinjtë metamorfik, serpentinorë, shtrsa vullkanogjene e Trepçës, e cila përmbanë xehrore plumbi, zingu etj.
  • Zona e Vardarit, kësaj zone i takojn vist në anën e majt të lmit Vardar.
  • Zona Dinarite, kësaj zone u takon pjesa perëndimore të Kosovës.Dinaritet e brndshme – Mali Mokna, mali I Thatë dhe Bjeshkët e Nemuna janë të përbëra në pjësën më të madhe prej gëlqerorëve të mezozoikut. Pos gëlqerorëve hasen edhe konglomeratet, kuarcitet, rënorët, argjilet, pastaj shtresat vullkanogjne etj.
  • Zona e Korabit në Kosovë i takon pjesa e Sharrit dhe pjesa jugore e basenit të Dukagjinit. Këtu shtresat e mezozoikut kanë përhapje të gjerë. Ato e përbëjnë Koritnikun, Cvilenin, Oshllakun etj.



  • Shkëmbinjtë më të vjetër të erës së kembriut në hapsirën e Kosovës janë shistet kristalore në pjesën më lindore të Kosovës.
  • Shesat paleozoike janë gjetur në Sharr, në Bjeshkët e Nemuna, në Mokan dhe në rrethinën e Trepçës.
  • Shkëmbinjtë magmatik të moshës së paleozoikut janë granitet e masivit të Bujanocit dhe tëzonës së Sharrit. Shkëmbinjtë mezozoik në Kosovë kanë shtrirjetë gjerë dhe paraqiten si shtresa të gëlqerorëve.
  • Shtresat e terciarit në Kosovë gjenden në basenin e Kosovës, të Dukagjinit, të Drenicës, të Llabit dhe të Anamoravës. Të kohës së terciaritjanë edhe derdhjet vullkanike të Stantërgut, Kishnicës Janjevës, Strezocit,Novobërdës dhe Moravës së Binçës
  • Formacionet neogjene janë zhvilluar liqenet me shtresa të thella të qymyrit dhe krijesat vullkanogjene. Shtresat e miocenit i kanë mbushur basenet e Dukagjinit, te Moravës së Binçes, të krivarekës. Këto shtresa janë të përbëra prej argjilli, ranorëve, zhavorit, konglomerateve, gëlqerorëve, tufeve etj.
  • Shtresat e pliocenit i kanë mbushur basenet e liqeneve ujëëmbël të Kosovës, të Dukagjinit, të renicës, anën perëndimore të basenit të Anamoravës dhe bregoret e ulëta. Formacionet e pliocenit përbëhen prej zhavorit, argjileve ranore, më rrallë prej rënorëve, argjilit lapor dhe shtresave të thella të qymyrit.
  • Formacionet e kuaternarit në Kosovë I mbulojnë pjesët e rrafshta dhe shtretërit e lumenjëve, sidomos të Drinit të Bardhë, të Sitnicës, të Moravës së Binçës etj., pastaj terracat lumore, rrafshet aluiviale, shtresat deluviale, materialet morenore etj.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kosova dhe bukurit e saj Empty Re: Kosova dhe bukurit e saj

Mesazh nga Anakonda Sat 18 Oct 2014 - 19:31

Relievi



Relievi i Kosovës përbëhet prej vargmaleve, maleve, fushëgropave dhe luginave (të krijuara me lëvizje tektonike, forma erozive dhe akumulative) etj.
Malet përbëjnë rreth 63% të territorit dhe ndahen në disa grupe: malet periferike dhe qendrore, të larta, të mesme dhe të ulëta.Malet periferike kan pozit skajore ne form vragmalesh,grupmalesh,dhe malesh te vequara


Klima



Klima e Kosovës ka lidhje me pozitën gjeografike të saj. Shtrirja në gjerësinë e mesme gjeografike, klima e Kosovës varet nga sasia e nxehtësisë që vjen nga Dielli, afërsia e detit Adriatik, lugina e Vardarit, hapja ndaj veriut, lartësia mbidetare mbi 400 m, shtrirja e maleve të larta në perëndim, jug e veri dhe e maleve të ulëta e të mesme në lindje e juglindje.
Rrethanat e tilla gjeografike ndikojnë që klima e Kosovës të ketë tipare të veçanta në pjesën perëndimore e lindore, në fusha, kodrina e male. Pra,veçoritë klimatike ndryshojnë nga perëndimi në drejtim të lindjes dhe prej veriu kah jugu. Për të kuptuar më mirë veçoritë klimatike të Kosovës duhet njohur elementet e klimës si: diellosjen, temperaturën, reshjet, shtypjen atmosferike , ererat Malet periferike kane pozite skajore ne forme vargmalesh dhe malesh te vequara. Malet qendrore jane me te ulta , zene me pak siperfaqe dhe shtrihen ne territorin e Kosoves .


Hidrografia

Hidrografia është element i rëndësishëm natyrorë. Pasuria në ujëra sipërfaqësor dhe nëntokësore varet nga përbërja gjeologjike.(shtresat ujëmbajtëse e ujëlëshues), format e relievit, klima (temperatura, reshjet, erërat etj), mbulesa vegjetative dhe ndikimi i njeriut në rregullimin e shtretërve dhe shfrytëzimit të ujit për nevoja të ndryshme. Kosova ka rrjet mjaft te pasur te lumenjëve ku me te rendësishmit janë:Drini i bardhe,Ibri,Lepenci,Sitnica etj.Gjithashtu është e pasur edhe me liqene(artificiale)si :Liqeni i Batllavës,Liqeni i Badovcit,Liqeni i Ujëmanit etj.


Tokat



Në territorin e Kosovës për shkak të llojllojshmërisë së relievit, përbërjes gjeologjike, kushteve klimatike, hidrografike, floristike dhe veprimit të njeriut për kohë të gjatë historike, janë formuar toka të ndryshme, e një pjesë e tyre edhe ka pësuar ndryshime. Mirëpo pjesa më e madhe e territorit ( 56%) është e mbuluar me toka të cilësisë së dobët, një pjesa tjetër e konsiderushme (29%) është me toka të cilësisë mesatare dhe pjesa më e vogël (15%) me toka të cilësisë së mirë. Tokat e cilësis së mirë dhe mesatare zën rreth 44% të fondit të tokës dhe ato përbëhen prej tokave humusore(11%,kryesisht ne Rrafshin e Kosovës),tokave te murrme karborante(8.4%), aluviale(7.8%), smonicave,renzinave dhe tokave të zeza.


Bota bimore e shtazore



Relievi i llojllojshëm, përbërja e larmishme pedologjike, klima e llojllojshme dhe pasuria me ujra , kan ndikuar në llojllojshmërinë e botës bimore dhe shtazore të Kosovës. Hapja e sipërfaqeve nën pyje, kullosa e livadhe si dhe prerja e pandërprerë e pyjeve, dukshëm e kanë varfëruara pasurinë bimore dhe shtazore. Bashkësia e bimëve livadhore është mjaft e pasur, sidomos në pjesën perëndimore, ku ka më shumë livadhe e kullosa për shkak të reshjeve më të shumta dhe mundësisë së ujitjes së sipërfaqeve nën livadhe. Drunjtë endemik të vjetërsisë terciare janë disa: rrubulli, arneni, pisha e bardhë, pisha e zezë dhe selvia.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kosova dhe bukurit e saj Empty Re: Kosova dhe bukurit e saj

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi