CIKËL POETIK NGA MEXHID MEHMETI
2 posters
Faqja 1 e 1
CIKËL POETIK NGA MEXHID MEHMETI
Mexhid MEHMETI
PËRTEJ HARRIMIT
POEZI
RRUGË E GJATË
rrugë e gjatë
deri te ti
pritja durim
PËRTEJ HARRIMIT
POEZI
RRUGË E GJATË
rrugë e gjatë
deri te ti
pritja durim
Shaban Cakolli- Legjendë
- Postime : 6690
Anëtarësuar : 04/02/2009
Re: CIKËL POETIK NGA MEXHID MEHMETI
NË LËKURË TË HUAJ
gjithçka dhemb
e të shemb
edhe një thnegël
në lëkurë të huaj
vetëm djalli është i qetë
gjithçka dhemb
e të shemb
edhe një thnegël
në lëkurë të huaj
vetëm djalli është i qetë
Shaban Cakolli- Legjendë
- Postime : 6690
Anëtarësuar : 04/02/2009
Re: CIKËL POETIK NGA MEXHID MEHMETI
FJALË E KËPUTUR
Në bebëzën e syrit
kështjella ngrita
pa gurë
pikturën e gjakut
e bëre gabimisht
goja të mbeti hapur
fjalë e këputur
Në bebëzën e syrit
kështjella ngrita
pa gurë
pikturën e gjakut
e bëre gabimisht
goja të mbeti hapur
fjalë e këputur
Shaban Cakolli- Legjendë
- Postime : 6690
Anëtarësuar : 04/02/2009
Re: CIKËL POETIK NGA MEXHID MEHMETI
ERA
Vjen horizontalisht
me kahje e pa kahje
me ftohtësi në zemër
e me lajme gjithëfarësh
nga të gjitha anët meridianet
nata e merr n'përqafim
njerëzit e duan
vetëm kur mjegullën shpërndan
Vjen horizontalisht
me kahje e pa kahje
me ftohtësi në zemër
e me lajme gjithëfarësh
nga të gjitha anët meridianet
nata e merr n'përqafim
njerëzit e duan
vetëm kur mjegullën shpërndan
Shaban Cakolli- Legjendë
- Postime : 6690
Anëtarësuar : 04/02/2009
Re: CIKËL POETIK NGA MEXHID MEHMETI
KARADAKU
U ngrit
mbi gurë
kafka e eshtra
Burimet
ende rrjedhin gjak
Unë them
është i kuq e i bardhë
legjenda thotë
është i zi
në të zezën kujtimet
në të kuqen mundimet
në të bardhën
vetëm plisi
legjenda iku
Karadaku mbet
U ngrit
mbi gurë
kafka e eshtra
Burimet
ende rrjedhin gjak
Unë them
është i kuq e i bardhë
legjenda thotë
është i zi
në të zezën kujtimet
në të kuqen mundimet
në të bardhën
vetëm plisi
legjenda iku
Karadaku mbet
Shaban Cakolli- Legjendë
- Postime : 6690
Anëtarësuar : 04/02/2009
Re: CIKËL POETIK NGA MEXHID MEHMETI
KËMBËZBATHURIT
Maje gishti
e n' thembër
gjak
këmbëzbathurit e mi
me ëndërr në sy
Maje gishti
e n' thembër
gjak
këmbëzbathurit e mi
me ëndërr në sy
Shaban Cakolli- Legjendë
- Postime : 6690
Anëtarësuar : 04/02/2009
Re: CIKËL POETIK NGA MEXHID MEHMETI
DURO SHKËMB
Duro shkëmb
rrebeshe e stuhi
me vetëtimë
e kurrë mos plas
edhe kur dallgët
të dërmojnë
duro shkëmb
shkumë vreri të zi
e mos plas
derisa detërat
të shterrin
pa pikë uji
të mbesin
duro e mos plas
Duro shkëmb
rrebeshe e stuhi
me vetëtimë
e kurrë mos plas
edhe kur dallgët
të dërmojnë
duro shkëmb
shkumë vreri të zi
e mos plas
derisa detërat
të shterrin
pa pikë uji
të mbesin
duro e mos plas
Shaban Cakolli- Legjendë
- Postime : 6690
Anëtarësuar : 04/02/2009
Re: CIKËL POETIK NGA MEXHID MEHMETI
MOS MË THUANI PROMETHE
E AS ZOT TË MËKATIT
Unë nuk jam Promethe
as zot*
jam vetëm një dëshirë
një meteor
një lundër n'oqean
nuk jam Promethe
as zot
jam zjarri
lot malli në sy të Tanushës
s'jam zot i mëkateve
as Promethe jam
E AS ZOT TË MËKATIT
Unë nuk jam Promethe
as zot*
jam vetëm një dëshirë
një meteor
një lundër n'oqean
nuk jam Promethe
as zot
jam zjarri
lot malli në sy të Tanushës
s'jam zot i mëkateve
as Promethe jam
Shaban Cakolli- Legjendë
- Postime : 6690
Anëtarësuar : 04/02/2009
Re: CIKËL POETIK NGA MEXHID MEHMETI
ZGJIMI I KËNGËS
Në mua diçka zgjohet
rubaira të zjarrta dalin
muri i kështjellës rrënohet
dhe një këngë epshet kall
diku në qiell
kasnecët ruajnë zjarr n' qepallë
mallin ua ngrohë ai diell
si engjullin n' përrallë
fije bari t'vdekur
tinguj zemre
nga bukuria e këngës
zgjohen
Në mua diçka zgjohet
rubaira të zjarrta dalin
muri i kështjellës rrënohet
dhe një këngë epshet kall
diku në qiell
kasnecët ruajnë zjarr n' qepallë
mallin ua ngrohë ai diell
si engjullin n' përrallë
fije bari t'vdekur
tinguj zemre
nga bukuria e këngës
zgjohen
Shaban Cakolli- Legjendë
- Postime : 6690
Anëtarësuar : 04/02/2009
Re: CIKËL POETIK NGA MEXHID MEHMETI
Mexhid Mehmeti |
Disa vjet ishte mësimdhënës i gjuhës dhe letërsisë shqi-pe në qendrën arsimore “Skënderbeu” në Preshevë, ndërkaq kë-të profesion e ushtroi edhe në shkollën e mesme në Tërnoc të Bujanocit, si dhe në shkollat fillore të Raincës, Corroticës dhe të Preshevës. Punoi edhe përkthyes – gazetar në “Flaka e vëlla-zërimit” në Shkup, kurse që nga viti 1985 e deri në përfundim të luftës së fundit në Kosovë punoi gazetar në “Rilindja” - “Buj-ku” (korrespodent nga Kosova Lindore).
Ishte njëri ndër themeluesit dhe redaktor i revistave “Filizat” e “Panorama” të Preshevës dhe “Jehona” të Bujanocit. Për një kohë të gjatë udhëhoqi klubin letrar “Feniks” të Preshe-vës dhe edicionin botues të këtij klubi, i cili është shquar me një sërë botimesh cilësore të autorëve të asaj treve. Pas luftës deri në shuarjen e së përditshmes “Rilindja” ishte gazetar dhe redak-tor i rubrikës së kulturës.
Është prezantuar në disa antologji poetike, tekste uni-versitare, leksikone, albume, botime kritike etj., në shqip e gju-hë të tjera. Bashkëpunon gati me të gjitha gazetat dhe revistat që botohen në trevat etnike shqiptare.
Aktualisht është anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrim-tarëve të Kosovës, (i rizgjedhur edhe në mandatin e dytë), ku është angazhuar në shumë aktivitete, përfshirë këtu edhe juritë, komisionet e ndryshme etj. Është fitues i disa çmimeve për poezi, kurse më 2006, për romanin “Shtatë ditë pas vdekjes” mori çmimin “Hivzi Sulejmani”, të cilin LSHK e jep për veprën më të mirë të vitit në prozë. Që nga paslufta jeton e vepron në Prishtinë e Fushë – Kosovë.
BOTIMET. - Megjithëse poezinë e parë (“I tretuni”, kushtuar nënës), e kishte botuar qysh më 1965 në “Zani i rinisë”, si nxënës i shkollës së mesme në Preshevë dhe që nga atëherë vazhdimisht ishte i pranishëm në periodikun tonë, ai veprën e parë poetike arriti ta botojë tek më 1977 në Preshevë dhe gjatë periudhës 1977 – 2007, Mexhid Mehmeti ka botuar këto vepra letrare: “Klithje e përmallim”, poezi, (1977), “Lum-ja”, tregime, (1982), të dyja në botim të klubit letrar “Feniks” të Preshevës; “Frymëmarrje”, (1984), “Flaka e vëllazërimit”, Shkup; “Peizazh i ngrirë”, (1994), “Rilindja”, Prishtinë; “Mon-strumiada”, katër drama, (1998), Vatra, Prishtinë; “Presheva”, poemë, (1998) Vatra, Prishtinë; “Rikthim dhembjeje”, poezi, (1998), Vatra, Prishtinë; “Puthja vrastare”, tregime, (2003), Gazeta Rilindja, Prishtinë; “Hija e korbit”, novela, 2005, Lumi i bardhë, Mitrovicë; “Pikë në zemër”, poezi (2005), Ura, Prish-tinë; “Shtatë ditë pas vdekjes”, roman, (2006), Lidhja e Shkrim-tarëve e Kosovës, Prishtinë; “Pallati me yje”, poemë për fëmijë, (2006), Ura, Prishtinë; “Furtuna”, roman (2007), Ura, Prishtinë.
PËRFUNDIMI. - Në periudhën 1977 – 2007 Mexhid Mehmeti ka publikuar katërmbëdhjetë tituj, përkatë-sisht njësi bibliografike, në të cilat janë përfshirë gjithsej tetë-mbëdhjetë vepra të gjinive të ndryshme si: poezi, poema (për të rritur e për fëmijë), tregime, novela, romane, drama, me një tirazh të përgjithshëm prej 10.000 copësh, përfshirë edhe librin që e keni në dorë.
Re: CIKËL POETIK NGA MEXHID MEHMETI
KUR FLET SHPIRTI
Kur flet shpirti
lumenjtë trazohen
retë ngatërrohen
kështjellat dridhen
shpellat mbyllen
oqeanet tunden
e ndizen meridianet
kur flet shpirti
Kur flet shpirti
lumenjtë trazohen
retë ngatërrohen
kështjellat dridhen
shpellat mbyllen
oqeanet tunden
e ndizen meridianet
kur flet shpirti
Shaban Cakolli- Legjendë
- Postime : 6690
Anëtarësuar : 04/02/2009
Re: CIKËL POETIK NGA MEXHID MEHMETI
PRITJE
Tërë natën e lume
shiu rrapëtiu strehëve
një dritë e zbehtë
brenda mureve
heshtjen theu
grua nyndë
tërë natën e lume
në shi u la
GRUA
Në shtatin tënd ndjej erë bari
shndërrohem në ëndërr
ti i zgjat duart kah qielli
diçka të re kërkon
unë dua të ta gjej
uri në sy
etje në buzët e tua
sa desha të të mbaj në duar
të të ndryj në zemër
e të shkrihem
të shkrihem n'lëkurën tënde
Tërë natën e lume
shiu rrapëtiu strehëve
një dritë e zbehtë
brenda mureve
heshtjen theu
grua nyndë
tërë natën e lume
në shi u la
GRUA
Në shtatin tënd ndjej erë bari
shndërrohem në ëndërr
ti i zgjat duart kah qielli
diçka të re kërkon
unë dua të ta gjej
uri në sy
etje në buzët e tua
sa desha të të mbaj në duar
të të ndryj në zemër
e të shkrihem
të shkrihem n'lëkurën tënde
Shaban Cakolli- Legjendë
- Postime : 6690
Anëtarësuar : 04/02/2009
Re: CIKËL POETIK NGA MEXHID MEHMETI
NUK DI TË THUR VARGJE
PËR DASHURI
Pëllumbi im
krahëthyer e sqeppërgjakur
dhimbën tënde ma jep
dhimbës sime t'ja shtoj
e të nisem vrap
në prehër të dashurës t'i bie
lotin n'vetmi t'ja pi
se unë nuk di të shkruaj
vargje për dashuri...
PËR DASHURI
Pëllumbi im
krahëthyer e sqeppërgjakur
dhimbën tënde ma jep
dhimbës sime t'ja shtoj
e të nisem vrap
në prehër të dashurës t'i bie
lotin n'vetmi t'ja pi
se unë nuk di të shkruaj
vargje për dashuri...
Shaban Cakolli- Legjendë
- Postime : 6690
Anëtarësuar : 04/02/2009
Re: CIKËL POETIK NGA MEXHID MEHMETI
MESNATË NË DHOMË
Në dhomë
unë ti e mesnata
me një trëndafil në buzë
e një gazele të harbuar
qerpikun rëndon heshtja
trishtim përpinë
lehja e qenve
sirenat e ndihmave të shpejta
mesnata vetëvritet
në mua në ty
e kush s'dëshmon
Në dhomë
unë ti e mesnata
me një trëndafil në buzë
e një gazele të harbuar
qerpikun rëndon heshtja
trishtim përpinë
lehja e qenve
sirenat e ndihmave të shpejta
mesnata vetëvritet
në mua në ty
e kush s'dëshmon
Shaban Cakolli- Legjendë
- Postime : 6690
Anëtarësuar : 04/02/2009
Re: CIKËL POETIK NGA MEXHID MEHMETI
KLITHJE E PËRMALLIM
- Ridvan Shabanit, gruas së tij Mevludes dhe bijve të tyre Arburimit e Mërgimit nga Miratoca e Preshevës, të cilët një natë me shi u dogjën në zjarrin që u shkaktua në ndërtesën ku banonin në Kopenhagë të Danimarkës
1.
Vjeshtë e vdekur e natë e errët
gjethe të zverdhura e shi
në sytë e përlotur
larg nga ju
rrapllon llamarina e dritareve të mia
e në xham currilet e ujit
vizatojnë rrugët e gjata të mallit -
rrugët e klithmave
2.
Zjarri në shi
vdekjet po i radhit
e vaji i trishtimit
shpërthen kupën e qiellit
3.
Hej,
nata e zjarri nuk kanë mëshirë
për shpirtërat njomakë
4.
Vjeshtë e vdekur
në sytë e përlotur
shi në natën e errët
rrapllon
dritareve t'mia
currilet
vizatojnë rrugët e gjata
të pritjeve
5.
Natë
shi i imtë
vjeshtë e vdekur
në sytë e mi të përlotur
larg nga ju
me mija kilometra
rrapllon
rrapllon
llamarina e dritareve t'mia
e në xham
currilet e ujit
vizatojnë rrugët e gjata -
mallin klithmave
1975
- Ridvan Shabanit, gruas së tij Mevludes dhe bijve të tyre Arburimit e Mërgimit nga Miratoca e Preshevës, të cilët një natë me shi u dogjën në zjarrin që u shkaktua në ndërtesën ku banonin në Kopenhagë të Danimarkës
1.
Vjeshtë e vdekur e natë e errët
gjethe të zverdhura e shi
në sytë e përlotur
larg nga ju
rrapllon llamarina e dritareve të mia
e në xham currilet e ujit
vizatojnë rrugët e gjata të mallit -
rrugët e klithmave
2.
Zjarri në shi
vdekjet po i radhit
e vaji i trishtimit
shpërthen kupën e qiellit
3.
Hej,
nata e zjarri nuk kanë mëshirë
për shpirtërat njomakë
4.
Vjeshtë e vdekur
në sytë e përlotur
shi në natën e errët
rrapllon
dritareve t'mia
currilet
vizatojnë rrugët e gjata
të pritjeve
5.
Natë
shi i imtë
vjeshtë e vdekur
në sytë e mi të përlotur
larg nga ju
me mija kilometra
rrapllon
rrapllon
llamarina e dritareve t'mia
e në xham
currilet e ujit
vizatojnë rrugët e gjata -
mallin klithmave
1975
Shaban Cakolli- Legjendë
- Postime : 6690
Anëtarësuar : 04/02/2009
Re: CIKËL POETIK NGA MEXHID MEHMETI
DHEMBJA E PAMBARIM
(Nënës)
Nëpër motet e lëvarura
mallin n'shami t'ditës e shkeva
Nënë, dhembja ime - valë
loti im i parë
Ngushllim i shpirtit
dhembjen time
stinëve ia fala
në bebëza të kohës
Nënë, rrufe malli në shpirtin tim
lot të pambarim...
(Nënës)
Nëpër motet e lëvarura
mallin n'shami t'ditës e shkeva
Nënë, dhembja ime - valë
loti im i parë
Ngushllim i shpirtit
dhembjen time
stinëve ia fala
në bebëza të kohës
Nënë, rrufe malli në shpirtin tim
lot të pambarim...
Shaban Cakolli- Legjendë
- Postime : 6690
Anëtarësuar : 04/02/2009
Re: CIKËL POETIK NGA MEXHID MEHMETI
GJETHET MA PËRKUJTOJNË
VDEKJEN TËNDE
(Demir Demirit)
Ec e ec e ec në kujtime
gjethet bien të zverdhura, në kurriz toke -
bien edhe në zemrën time
o, mjerë ajo loke!
shpirti turbullohet me retë,
nëpër hapsirë rigojnë
shiu e stuhitë, gjethet - na mbulojnë.
ec e ec e ec në kujtime,
nëpër atë hark jete -
plot mallëngjime!
medet - sa i vogël ai plumb i vdekjes
e sa i madh loti për ty!
- Oh, edhe gjethet në pikëllim janë ndry!
1971
VDEKJEN TËNDE
(Demir Demirit)
Ec e ec e ec në kujtime
gjethet bien të zverdhura, në kurriz toke -
bien edhe në zemrën time
o, mjerë ajo loke!
shpirti turbullohet me retë,
nëpër hapsirë rigojnë
shiu e stuhitë, gjethet - na mbulojnë.
ec e ec e ec në kujtime,
nëpër atë hark jete -
plot mallëngjime!
medet - sa i vogël ai plumb i vdekjes
e sa i madh loti për ty!
- Oh, edhe gjethet në pikëllim janë ndry!
1971
Shaban Cakolli- Legjendë
- Postime : 6690
Anëtarësuar : 04/02/2009
Re: CIKËL POETIK NGA MEXHID MEHMETI
PËRHERË ME TY
H. D.
Kur zbardh dita
horizonteve të pambarim
shoh buzëqeshjen tënde
në çdo lule të çelur
SHTEGTAR DITËSH
Çdo ditë më shpërthen nga një dëshirë në gji
që atë zog ta prekë n'krahërorin mitar
dëshiroj të më agojë ajo pranverë, inxhi
e të më sjellë më të bukurin thesar
një det dëshirash përditë rritet në mua
e unë si në ëndërr, ua ndiej thirrjet stuhi
po, këngën e zjarrtë me gjithë shpirt e dua
ajo le të mbetet më e dashura mrekulli
... ditët ikin, në dukje, pa kuptim të vërtetë
unë gjendem përherë më afër qëllimit -
pluhuri i harresës kurrë s'do të më tretë
kjo është dashuri e flakë ngadhnjimi
rrugë gjer te freskimi i haresë që s'përsëritet,
të më shpjerë në breg të atij lumi të blertë.
H. D.
Kur zbardh dita
horizonteve të pambarim
shoh buzëqeshjen tënde
në çdo lule të çelur
SHTEGTAR DITËSH
Çdo ditë më shpërthen nga një dëshirë në gji
që atë zog ta prekë n'krahërorin mitar
dëshiroj të më agojë ajo pranverë, inxhi
e të më sjellë më të bukurin thesar
një det dëshirash përditë rritet në mua
e unë si në ëndërr, ua ndiej thirrjet stuhi
po, këngën e zjarrtë me gjithë shpirt e dua
ajo le të mbetet më e dashura mrekulli
... ditët ikin, në dukje, pa kuptim të vërtetë
unë gjendem përherë më afër qëllimit -
pluhuri i harresës kurrë s'do të më tretë
kjo është dashuri e flakë ngadhnjimi
rrugë gjer te freskimi i haresë që s'përsëritet,
të më shpjerë në breg të atij lumi të blertë.
Shaban Cakolli- Legjendë
- Postime : 6690
Anëtarësuar : 04/02/2009
Re: CIKËL POETIK NGA MEXHID MEHMETI
SHTEGTAR DITËSH
Çdo ditë më shpërthen nga një dëshirë në gji
që atë zog ta prekë n'krahërorin mitar
dëshiroj të më agojë ajo pranverë, inxhi
e të më sjellë më të bukurin thesar
një det dëshirash përditë rritet në mua
e unë si në ëndërr, ua ndiej thirrjet stuhi
po, këngën e zjarrtë me gjithë shpirt e dua
ajo le të mbetet më e dashura mrekulli
... ditët ikin, në dukje, pa kuptim të vërtetë
unë gjendem përherë më afër qëllimit -
pluhuri i harresës kurrë s'do të më tretë
kjo është dashuri e flakë ngadhnjimi
rrugë gjer te freskimi i haresë që s'përsëritet, të më shpjerë në breg të atij lumi të blertë.
Çdo ditë më shpërthen nga një dëshirë në gji
që atë zog ta prekë n'krahërorin mitar
dëshiroj të më agojë ajo pranverë, inxhi
e të më sjellë më të bukurin thesar
një det dëshirash përditë rritet në mua
e unë si në ëndërr, ua ndiej thirrjet stuhi
po, këngën e zjarrtë me gjithë shpirt e dua
ajo le të mbetet më e dashura mrekulli
... ditët ikin, në dukje, pa kuptim të vërtetë
unë gjendem përherë më afër qëllimit -
pluhuri i harresës kurrë s'do të më tretë
kjo është dashuri e flakë ngadhnjimi
rrugë gjer te freskimi i haresë që s'përsëritet, të më shpjerë në breg të atij lumi të blertë.
Re: CIKËL POETIK NGA MEXHID MEHMETI
flm.znj.Klea
Shaban Cakolli- Legjendë
- Postime : 6690
Anëtarësuar : 04/02/2009
Re: CIKËL POETIK NGA MEXHID MEHMETI
skp zoti shaban te kam thene e perseris gjerat qe bjen ti edhe te tjeret kan vlere sepse jep shum per te mesuar te flm shume edhe rrespektet e mia
Re: CIKËL POETIK NGA MEXHID MEHMETI
po,por ju jeni pishtare e vertete,ju gjithnje zbukuroni postimet e mia
Shaban Cakolli- Legjendë
- Postime : 6690
Anëtarësuar : 04/02/2009
Similar topics
» CIKËL POETIK NGA PETRIT RUKA
» NJERIU, NJË LEGJENDË (Cikël poetik)
» CIKËL POETIK PËR PAVARËSINË-AVNI BIQKU
» Cikel poetik nga Viola Isufaj
» CIKËL POETIK NGA KALOSH ÇELIKU
» NJERIU, NJË LEGJENDË (Cikël poetik)
» CIKËL POETIK PËR PAVARËSINË-AVNI BIQKU
» Cikel poetik nga Viola Isufaj
» CIKËL POETIK NGA KALOSH ÇELIKU
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi