Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Historia e Njerëzimit (fakte e kuriozitete) People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Historia e Njerëzimit (fakte e kuriozitete) People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Historia e Njerëzimit (fakte e kuriozitete)

Shko poshtë

Historia e Njerëzimit (fakte e kuriozitete) Empty Historia e Njerëzimit (fakte e kuriozitete)

Mesazh nga Alberti Wed 30 Dec 2009 - 13:56

KURIOZITETE: Historia e Njerëzimit


Të nderuar antarë të Top Board!
Kjo temë përfshin kuriozitete më të ndryshme dhe më të rëndësishme për Historinë e njerëzimit që nga viti 8000 Para Erës Sonë deri në ditët e sotme. Të përmbledhura nga ngjarjet më interesantë, të seleksionuara me kujdes të veçantë po ua sjell në faqet në vazhdim të kësaj teme të hapur, ku ju ftoj t’i lexoni për t’i mësuar më mirë dhe për të dhënë edhe ndonjë koment mbi ndonjë gabim eventual qoftë gjuhësor ose kronologjik, ose pse jo edhe për të shtuar diçka që mund të më ketë ngelur jashtë përfshirjes.

Ju lutem, kini parasysh që informatat i kam kopjuar nga një faqe e huaj dhe i kam përkthyer vetëm për lexuesit e Top Boardit. Për çdo gabim drejtshkrimor ose sintaksor, ju kërkoj falje që tani!

Shkurtimisht, do mundohem që sa më shpesh të sjell informacione dhe postime të reja në këtë temë.
Ju uroj lexim të këndshëm!

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e Njerëzimit (fakte e kuriozitete) Empty Re: Historia e Njerëzimit (fakte e kuriozitete)

Mesazh nga Alberti Wed 30 Dec 2009 - 13:56

8000 P.E.S. – 2050 P.E.S.

8000 P.E.S.
    Shpikja e rrotës ka qenë një nga ngjarjet që kanë shënuar më së shumti këtë periudhë.

    Me kultivimin e drithërave në luginat e lumejve, fillon dhe era e bujqësisë. Vera dhe bira fillojnë të prodhohen në këtë kohë.

7000 P.E.S. Përdorimi i qeramikës.

6000 P.E.S. Bëhen tesha nga bima e lirit.

5000 P.E.S.
    Civilizimi e Mesopotamisë.

    Zhvillimi i ujitjes.

    Kultivimi i misrit.

    Përdorimi i bakrit.
4241 P.E.S. Është viti i parë që është regjistuar në kalendarin e Egjiptit.

4000 P.E.S.
    Meslim, Mbreti i Kish, sundon Sumerinë (Babilonia Jugore).
    Zhvillimi i lërimit dhe zbutja e kuajve.

3760 P.E.S. Viti i parë i kalendarit hebre.

3500 P.E.S. Shkrimi i parë fonetik dhe formimi i sistemit të numrave nga Sumerianët, të cilët poashtu ishin te parët që përdorën karrocat për transportimin e ushqimeve dhe njerëzve.

3000 P.E.S.
    Ndërtimi i tempujve dhe kanaleve në Sumeri, nën drejtimin e Ur-Nina.

    Dinastia e katërt e Egjiptit u themelua nga Snefru.

    Është shkruar Epi i Gilgameshit në forme poezie (një nga veprat më të vjetra letrare.

    Fragmente te Epit të Gilgameshit u gjetën në tablo argjili në shekullin e XIX në qytetin antik të Nineveh. Flet për një mbret gjysëm hyjnor të quajtur Gilgamesh i cili kërkonte pavdekshmërinë. Figura e mbretit me siguri bazohej në një mbret historik të Urukut në Mesopotami.)

2850 P.E.S. Fu-Hi bëhet imperatori i parë kinez.

2800 P.E.S.
    Zhvillimi i kalendarit.

    Revolucioni i parë i regjistruar: banorët e qytetit Lagash të Sumerisë rrëzuan byrokratët të cilët u zbraznin xhepat qytetarëve duke ngritur taksat.

2680 P.E.S. Përfundoi ndërtimi i Piramidës se Madhe të Gizas.

2650 P.E.S. Formohet Perandoria Akkadian në Mesopotami nag Sargon.

2637 P.E.S. Viti i parë i kalendarit kinez.

2600 P.E.S. Dinastia e gjashtë në Egjipt i jep fund Perandorisë Egjiptase. Pepy II sundon 94 vite, qe është dhe mbretërimi më i gjatë në histori.

2550 P.E.S.
    Perandoria e vjetër Egjiptase nën Khufu, djalin e dij Khafre, dhe nipin e tij Menkure, fillojnë ndërtimin e piramidave të mëdha.

    Shënohet dhe shpikja e qelqit.

2500 P.E.S.
    Zbutja e deveve.

    Bibliotekat e para happen ne Asiri, Egjipt dhe Kinë.

    Përdoret për herë të parë sapuni.

2400 P.E.S. Ur-Engur themelon Dinastinë Ur në Sumeri.

2350 P.E.S. Mbretërit e Mesopotamisë formulojnë ligjin e parë të shkruar, i njohur si Kodi i Urukaginas. (Ky kanun s’është zbuluar asnjëherë por është përmendur në shumë dokumenta tjerë.)

2300 P.E.S. Shpiket letra nga bima papyrus në Egjipt.

2100 P.E.S. Dinastia e parë e Babilonit themelohet nga Sumu-Abu. Lind Abrahami në Ur të Mesopotamisë.

2050 P.E.S. Kodi më i vjetër ligjor që njihet, Kodi i Ur-Nammit, daton nga kjo periudhë. Edhe pse njihet si Kodi Ur-Nammit, në përgjithsi është e njohur se është shkruar nga djali i tij Shugli. (Kodi urdhërontë shkarkimin nga puna e njerëzve të korruptuar, mbrojtjen e të varfërve, dhënien e dëshmisë nën betim, dhe aftësinë e gjykatësve të urdhërojnë palën dëmtuese t’i paguajë dëmshpërblim palës së dëmtuar.)

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e Njerëzimit (fakte e kuriozitete) Empty Re: Historia e Njerëzimit (fakte e kuriozitete)

Mesazh nga Alberti Wed 30 Dec 2009 - 13:57

2000 P.E.S. – 1020 P.E.S.

2000 P.E.S.
    Dinastia e dymbëdhjetë Egjiptase fillon, me Tebën si kryeqytet.
    Hammurabi, Mbreti i Babilonit, reformon ligjet dhe paraqet përmirësime bujqësore.
    Abrahami largohet nga Ur.

1850 P.E.S. Verdikti më i vjetër që njihet. (Një tabelë argjile shfaq rastin e vrasjes së një të punësuari në një tempull nga tre burra. Bashkëshortja e viktimës kishte të dhëna për vrasjen por kishte heshtur. Përfundimisht, vrasja u zbardh dhe u fajësuan për vrasje tre burrat dhe vejusha. Dy dëshmitarë dëshmuan se gruaja nuk ishte pjesë e vrasjes dhe se kishte qenë e keqtrajtuar nga burri, dhe se ishte akoma më keq pas vdekjes të së shoqit. Burrat u ekzekutuan përpara shtëpisë së viktimës por gruaja shpëtoi.)

1800 P.E.S. Kyksos sundon me Egjiptin.

1750 P.E.S. Hammurabi, një mbret i Perandorisë Babilonase, vendos ligjin për shumë aspekte të jetës së përditshme, përfshire martesën, divorcin, tregëtinë dhe çmimet. Ndëshkimet e këtij ligji përfshijnë prerjen e gishtit ose të dorës në rast vjedhjeje, prerja e gjuhës për shpifje, dhe prerja e pjesës së poshtme të buzës nëse puth një burrë ose grua të martuar me dikë tjetër. Kodi përfshinte edhe ligjin e hakmarrjes, nga ku doli dhe shprehja e famshme "sy për sy, dhëmb për dhëmb."

1700 P.E.S. Assyria pavarësohet nga Babilonia.

1500 P.E.S.
    Libri i Punës shkruhet nga një Izraelit i panjohur.
    Veprat e shejta për Hindusët, Veda, një përmbledhje himnesh shkruhet në Sanskrit.

1446 P.E.S. Pesë librat e parë të Biblës janë shkruar midis viteve1446 dhe 1406 PK.

1400 P.E.S. Përdorimi i hekurit nga Hititët në Anadolli (Asia Minor).

1415 P.E.S. Amenofis IV i Egjiptit zëvendëson besimin e vjetër me adhurimin e Diellit.

1375 P.E.S. Ikhnaton zhvillon religjionin monoteist në Egjipt.

1355 P.E.S. Ramzesi I fillon Dinastinë e Nëntëmbëdhjetë në Egjipt.

1300 P.E.S. Moisiu pranoi Dhjetë Urdhërat direkt nga Zoti.

1280 P.E.S. Ligjet indiane të Manusë u shkruan, që rregulluan pothuajse të gjitha aktet ligjore, nga marrëveshjet deri tek ligjet kriminale. Poashtu përbën bazën e sistemit të kastave, ku njerëzit klasifikoheshin nga pozita sociale. Antaret e kastave më të larta dënoheshin shumë më rreptë se ata të klasave të ulëta.

1250 P.E.S. Exodi izraelit nga Egjipti gjatë sundimit të Ramzesit II.

1200 P.E.S. Ramzes III udhëheq dinastinë e Njëzetë të Egjiptit.

1193 P.E.S. Grekët shkatërrojnë Trojën.

1186 P.E.S. Lufta e Trojës.(Troja u sulmua disa herë.)

1020 P.E.S. Saul bëhet mbreti i parë Izraelit.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e Njerëzimit (fakte e kuriozitete) Empty Re: Historia e Njerëzimit (fakte e kuriozitete)

Mesazh nga Alberti Wed 30 Dec 2009 - 13:57

1000 P.E.S. – 438 P.E.S.

1000 P.E.S.
    Epoka e Hekurit fillon.

    Davidi është mbreti i Izraelit.

990 P.E.S. Davidi pushton Jerusalemin.

970 P.E.S. Solomon është mbreti i Izraelit.

950 P.E.S. Solomon ndërtoi Tempullin.

930 P.E.S. Vdes mbreti Solomon - Mbretëria hebreje ndahet në Izrael dhe Judah.

900 P.E.S. Homeri shkruan Iliadën dhe Odisenë përafërsisht në këtë kohë.

810 P.E.S. Fenikasit themelojnë Kartagjenën.

800 P.E.S. Koha e profetëve Amos, Hosea dhe Isaiah.

776 P.E.S. Lojërat e para Olimpike në Greqi.

753 P.E.S. Themelohet Roma nga Romulus.

721 P.E.S. Sargon, mbreti i Asirisë, merr Samarinë dhe zhvendos një numër të madh Izraelitësh në Media dhe Mesopotami: mbretëria veriore e Izraelit nuk rilind kurrë.

691 P.E.S. Paraqitet Akuadukti për të sjellë ujë nga burimet e largëta për një popullatë të gjerë urbane. Një nga akuaduktet (ujësjellësit) e parë të njohur u urdhërua të bëhej nga mbreti i Asirisë Sennach për Ninevenë - ishte afër 90 km i gjatë.

660 P.E.S. Grekët themeluan Bizantin.

621 P.E.S. Drako shkruan kodin e parë ligjor për Athinën dhe Greqinë. Dënimet për shumë kundërvajtje ishin shumë të rrepta nga ku dhe erdhi fjala "drakonik" që përdoret sot.

606 P.E.S. Nabopolasari i Babilonisë dhe Cyaxares i Medias shkatërruan Ninevehnë; i jepet fund Perandorisë Asiriane.

604 P.E.S. Nebuchadnezzar sundon Babiloninë.

598 P.E.S. Nebuchadnezzar merr Jerusalemin.

586 P.E.S. Nebuchadnezzar shkatërron Jerusalemin.

585 P.E.S. Fabulat e Ezopit besohet të jenë shkruar në këtë kohë. (Ato përfshijnë “Lepuri dhe Breshka” si dhe “Dhelpra dhe Rrushi.” Mësimet morale të Ezopit zakonisht janë përfshirë në alegori brenda një fjalie në fund të fabulave të tij, siç është “mos i numëro pulat përpara se të dalin nga veza.”) Shumë pak dihet për autorin, disa dijetarë besojnë që Ezopi ishtë një skllav, disa besojnë që ishte një legjendë.

563 P.E.S. Buda lindi në Indi.

551 P.E.S. Konfuçie lindi në Kinë.

550 P.E.S. Cyrus pushton Median dhe themelon Perandorinë e Persisë.

538 P.E.S. Cyrus pushton Babiloninë.

536 P.E.S. Është shkruar Libri i Dënimeve në Kinë. Dënimet përfshinin dhe tatuazhin si një mënyrë për tu shënuar kriminalët, prerjen e hundës, tredhjen, amputimin e këmbëve si dhe vdekjen.

535 P.E.S. Paraqitet Kalendari i parë Romak: kishte dhjetë muaj, me
304 ditë dhe fillonte me muajin Mars.

532 P.E.S. Pitagora përshkruan marrëdhëniet midis anëve të trekëndësh*t kënd-drejtë dhe dridhjet e zërit.

525 P.E.S. Teatri i tragjedisë dhe komedisë fillon shfaqjet. Këngë kremte dhe vallëzime bëheshin për nder të Dionisit, zotit Grek të verës dhe argëtimit, dhe ishin pjesë e shfaqjeve të para.

515 P.E.S. Ndërtohet tempulli i dytë në Jerusalem.

500 P.E.S.
    Fundi i monarkisë në Romë, themelohet Republika.

    Përfundohen dorëshkrimet origjinale hebreje të cilat përbëjnë 39 Librat e Dhjatës së vjetër.

    Talesi (624 P.E.S.? – 548 P.E.S.?) nga Mileti kalkulon gjeometrinë në rreth.

490 P.E.S. Grekët i mundin Persianët në Betejën e Maratonës.

486 P.E.S. Spurius Cassius nga Roma miraton ligjin e parë Agrar (reformat e tokës).

480 P.E.S. Vdes Buda.

471 P.E.S. Lex Publilia miratohet në Romë; tribunët zgjidhen nga Comitia Tributa (kunvendi popullor).

470 P.E.S. Lind Sokrati afër Athinës. (Ai solli traditën e madhe të Filozofisë Perëndimore. U ekzekutua në vitin 399 P.E.S.)

458 P.E.S. Ezra drejton hebrejtë nga Babiloni në Jerusalem.

450 P.E.S. Dymbëdhjetë Tablotë u shkruan nga 10 Romakë për të vënë sistemin gjyqësor legal të Romës. Të shkruara në bronzë dhe në dru dhe në tablo, ligjet mbronin klasat më të ulëta (plebet) nga keqpërdorimi ligjor nga klasa udhëheqëse (patrikanët, aristokratët); gjyqtarët nuk kishin të drejtë të komentojnë ligjin; shpallet organizimi i akuzave publike; palët e lënduara (të prekura) kishin të drejtën e kompensimit nga palët fajtore. Dymbëdhjetë Tablotë konsiderohen si themelimi i të gjitha ligjeve moderne. (Tablotë u shktarruan nga Galët në vitin 390.)

445 P.E.S. Nehemiah fillon rindërtimin e mureve të Jerusalemit.

438 P.E.S. Ndërtimi i Partenonit.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e Njerëzimit (fakte e kuriozitete) Empty Re: Historia e Njerëzimit (fakte e kuriozitete)

Mesazh nga Alberti Wed 30 Dec 2009 - 13:57

400 - 1 P.E.S.
(Viti 0 nuk është regjistruar)

400 P.E.S. - 300 P.E.S.
    Pesë librat e parë të Dhjatës së Vjetër zhvillohen.
    Hipokrati, babai i medicinës, regjistron raste mjekësore. Eudoksi teorizon lëvzijet planetare.

399 P.E.S. – Sokratit i kërkohët të pijë kukutë (një lëng helmues) pasi u shpall fajtor për degjenerimin e rinisë së Athinës.

350 P.E.S. Aristoteli shkroi librin Meteorologica, libri i parë mbi motin.

347 P.E.S. - 322 P.E.S. Aristoteli identifikon dhe klasifikon format e jetesës.

336 P.E.S. Leka i madh (Alexander the Great) bëhet Mbret i Maqedonisë dhe gjeneral suprem i grekëve.

330 P.E.S. Vdes Darius II – fund i perandorisë Persiane.

325 P.E.S. Teofrasti (Theophrastus), filozof dhe student i Aristotelit, merr nën udhëheqje shkollën e Aristotelit, Liceun. Shkrimet e tij përfshijnë Kërkimet mbi Bimët dhe Rritjen e tyre. Teofrasti llogaritet themelues i botanikës.

300 P.E.S. Filloi ndërtimi i ca pjesëve të Murit Kinez, Euklidi, një grek nga Aleksandria, shkruan “Elementet”, duke prezantuar gjeometrinë (që në shqip dmth “matje toke”)

264 P.E.S. Lojërat e para të gladiatorëve Romakë.

240 P.E.S. Livius Andronicus është poeti i parë Romak.

221 P.E.S. Kina bashkohet kur mbreti i K’in mund mbretërit e gjashtë mbretërive tjera.

214 P.E.S. Vazhdon ndërtimi i Murit Kinez nga Perandori Shih Huang Ti.

212 P.E.S. Arkimedi sqaron sipërfaqen e rrethit.

200 P.E.S. Përfundimi i dorëshkrimeve greke Septuagint të cilat përfshijnë 39 librat e Dhjatës së Vjetër DHE 16 libra Apokrife.

194 P.E.S. Eratosteni përcakton madhësinë e Tokës dhe parashtron teoritë e klimës.

150 P.E.S. Kinezët bëjnë letër nga fijet e zbutura të kërpës, lëvoret e bimëve, të formuar mbi rrjeta të vjetra peshkimi.

120 P.E.S. Hiparku i Rodës (161 P.E.S.?-122 P.E.S.?) sqaron strukturën e kosmosit në gjerësi dhe gjatësi gjeografike; dhe bën matjet trekëndorë te lundrimit qiellor.

100 P.E.S. Zhvillohet përdorimi i letrës në Kinë.

51 P.E.S. Sundimi i Kleopatrës në Egjipt (deri në 30 P.E.S.). [Në histori njihen shtatë Kleopatra – por vetëm njëra u bë legjendare.]

50 P.E.S.
    Jul Cezari kalon Rubikonin për të luftuar me Pompein.
    Heroni i Greqisë shpiku fuqinë me avull në 50 P.E.S., por udhëheqësit e kohës menduan se do shkaktojë papunësi e cila mund të sjellë shqetësim dhe kështu shpikja mbeti e pashfrytëzuar.

45 P.E.S. Roma ndalon qarkullimin e të gjitha mjeteve transportuese brenda qytetit – dhe në disa qytete tjera mjetet e transportit, përfshirë dhe kuajt, ishin të lejuara vetëm natën për shkak se gjatë ditës rëndonin trafikun.

44 P.E.S. Vritet Jul Cezari.

30 P.E.S. Vetëvrasja e Antoni dhe Kleopatrës.

6 P.E.S. Viti i mundshëm i lindjes se Jezu Krishtit, besohet të ketë qenë muaji Mars.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e Njerëzimit (fakte e kuriozitete) Empty Re: Historia e Njerëzimit (fakte e kuriozitete)

Mesazh nga Alberti Wed 30 Dec 2009 - 13:57

1 – 32

04 Vdekja e Herodit.

06 Judea bëhet provincë Romake.

23 Gjeografi grek Strabo boton Gjeografinë, një punë që mbulonte botën e njohur nga Romakët dhe Grekët e kohës së Perandorit Augustus – është i vetmi libër i tillë që ka mbijetuar nga Antika.

26 Pont Pilati bëhet administrator romak i Judeas.

27 Besohet të jetë viti kur është kryqëzuar Jezu Krishti.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e Njerëzimit (fakte e kuriozitete) Empty Re: Historia e Njerëzimit (fakte e kuriozitete)

Mesazh nga Alberti Wed 30 Dec 2009 - 13:57

34 – 64

34 Apostuli Pal fillon udhëtimet misionare.

41 Dioskoridi shkruan mbi bimët mjekësore.

43 Ura e parë në Londër ndërtohet nga Romakët në formë të një trapi (ponton)

50
    Heroni shpik fuqinë e avullit.

    Shën Pali fillon punën si misionar në Evropë.

    Pedanius Dioscorides shkruan tekstin e para farmakologjik, De Materia Medica (që u bë
    burimi primar në farmakalogji gjatë 16 shkekujvë të ardhshëm).

54 Nero bëhet Cezari i fundit (i familjes Cezar) i Romës.

63 Vdes Shën Pali në Romë.

64 Zjarri i madh në Romë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e Njerëzimit (fakte e kuriozitete) Empty Re: Historia e Njerëzimit (fakte e kuriozitete)

Mesazh nga Alberti Wed 30 Dec 2009 - 13:58

65 – 95
65 Persekutimi i parë i Krishterëve në Romë.
68 Nero bën vetëvrasje.
70 Shkatërrohet Jerusalemi nga Titus. Tempulli digjet dhe shkatërrohet.
71 Ndërtohet Koleseumi në Romë (mbaroi në vitin 80)
73 Rrethimi i Masadës.
82 Sipas Suetonit, Perandori Domitian bëri që femrat gladiatore të luftojnë në dritë kandili natën.
95 Ripërsëritet persekutimi i Krishterëve.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e Njerëzimit (fakte e kuriozitete) Empty Re: Historia e Njerëzimit (fakte e kuriozitete)

Mesazh nga Alberti Wed 30 Dec 2009 - 13:58

100 – 132

100 Krishterët Çifutë detyrohen ta leshojnë shoqatën e Çifutëve.

107 Persektuimi i Krishterëve.

117 Adrian sundon Romën (deri në vitin 138), vendos sistemin postar dhe kodifikon ligjet Romake.

122 Jul Cezari pushton Anglinë. Adriani fillon ndërtimin e një muri të gjatë 117 km midis Anglisë dhe Skocisë. (Pjesë të këtij muri ekzistojnë akoma.)

125 Persektuimi i Krishterëve.

127 Astronomi, kartografi dhe matematicieni nga Aleksandria (Ptolemeu) boton Almagestin, në të cilin janë përfshirë 1022 yje - meqë deri atëherë njiheshin vetëm 850. Puna e tij ndikoi në studimet astronomike për 14 shekuj me rradhë.

132 Seizmoskopi i parë në Kinë; zbuloi një tërmet 400 mile larg.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e Njerëzimit (fakte e kuriozitete) Empty Re: Historia e Njerëzimit (fakte e kuriozitete)

Mesazh nga Alberti Wed 30 Dec 2009 - 13:58

133 – 271

136 I jepet fund revoltës së çifutëve – shpërndarja e racës çifute.

149 Fjalori Kinez me 10.000 karaktere i përgatitur nga Hu Shin.


158 Klaudius Galen shkruan se arteriet bartin gjak, dhe përshkruan

veprimin e muskujve dhe nervit.


219 Themelimi i Akademisë “Sura” në Babiloni.


238 Në këtë vit kishte 6 Perandorë Romakë: Maksimini, Gordiani II,

Gordiani II, Balbinusi, Pupienusi, Maksimusi dhe Gordiani III.


250 Matematicienti grek nga Aleksandria, Diofanti, boton Aritmetikën,

tekstin e parë të njohur nga Algjebra, një libër mësimor në 13 pjesë, 6 prej të cilave

ekzistojnë akoma.


271 Busulla e parë përdoret në Kinë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e Njerëzimit (fakte e kuriozitete) Empty Re: Historia e Njerëzimit (fakte e kuriozitete)

Mesazh nga Alberti Wed 30 Dec 2009 - 13:58

300 – 399


300 Këshilli kishtar i Elviras, në Spanjë, ndalon martesën midis çifutëve

dhe krishterëve, gjithashtu duke ua ndaluar edhe ngrënien bashkë.


313 Dekreti i Milanit i lëshuar nga Konstantini I (Konstantini i Madh,

perandori i parë krishter Romak – që u konvertua në shtratin e vdekjes në vitin 337),

duke i lejuar të krishterët të ushtrojnë besimin e tyre në Perandorinë Romake.


325 Konstantini i Madh shpall të dielën si ditë të shenjtë në javën

shtatëditëshe. Poashtu paraqiti dhe festat e lëvizshme (Pashkët) dhe ato të

palëvizshmet (Krishtlindjet)


326 Konstantini i Madh dhe nëna e tij Helena fillojnë një fushatë të

ndërtimit të kishave në Palestinë për të shënuar vendet e shenjta për Krishterizmin,

përfshirë dhe kishën e Holy Sepulchre në Jerusalem dhe kishën e Lindjes së Krishtit në

Betlehem.


330 Themelimi i Konstantinopolit (Stambolli i sotëm), që u bë dhe

qendra e Krishterizmit.


337 Konstantini i Madh konvertohet në krishter në shtratin e vdekjes.


359 Nën udhëheqjen e Sanhedrin, Nasi Hillel II, udhëheqësi i

Sanhedrin, rregulloi kalendarin sipas një sistemi të standardizuar llogaritjesh (kalendari

që përdorim sot). Më parë, kalendari bazohej në dëshmitë okulare të pamjes së hënës së

re.


390 Publikohen dorëshkrimet e Jerome's Latin Vulgate, që përmbanin

të gjitha 80 librat e Shkrimeve të Shenjta (39 të Dhjatës së Vjetër, 27 të Dhjatës së Re,

14 Apokrife).


395 Ndarja e Perandorisë Romake, me vdekjen e Perandorit Teodosi

I. (Dy djemtë e tij të caktuar si pasardhës: 17 vjeçari Arkadius sundoi lindjen, 10 vjeçari

Honorius sundoi perëndimin, por udhëhiqte nga qyteti i Milanos e jo nga Roma).

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e Njerëzimit (fakte e kuriozitete) Empty Re: Historia e Njerëzimit (fakte e kuriozitete)

Mesazh nga Alberti Wed 30 Dec 2009 - 13:59

400 – 450

432 Shën Patriku kthehet në Irlandë për të filluar punën misionare.


440 25 Dhjetori nuk është festuar si ditlindje e Krishtit deri në këtë vit.


450 Konvertimi i Irlandës në Krishterizëm. (Puna misionare filloi nën
peshkopin Palladius 431,por shumica e Irlandezëve ia atribuojnë këtë meritë Shën Patrikut)

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e Njerëzimit (fakte e kuriozitete) Empty Re: Historia e Njerëzimit (fakte e kuriozitete)

Mesazh nga Alberti Wed 30 Dec 2009 - 13:59

500 – 599


500 Shkrimet e shenjta deri në këtë vit ishin përkthyer në më shumë

se 500 gjuhë.


521 Boethius paraqet notat muzikore Greke Perëndimit.


529 Kodifikimi i Ligjit Romak, Kodit të Justinianit, në një seri librash të

quajtur Corpus Juris Civilis, nga Perandori Bizantin. Shumë parime ligjore do jenë bazuar

në këtë kod, që përfshin dhe artikullin “ Gjërat që janë të përbashkëta për të gjithë (dhe

që s’pronësohen dot) janë: ajri, uji, deti dhe bregdetet.”

Fjala drejtësi që në shumë gjuhë njihet si "justice" rrjedh nga Kodi i Justinianit.


537 Sundimi i Shën Benediktit.


542 Murtaja e Evropës. Zgjati deri në vitin 593, duke vrarë gjysmën e

popullatës së Kontinentit të Vjetër.


556 Shpjegimet e para të shkruara mbi përbindëshin Loç Ness të

Skocisë.


597 Shën Augusti sjell Krishterizmin në Britani.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e Njerëzimit (fakte e kuriozitete) Empty Re: Historia e Njerëzimit (fakte e kuriozitete)

Mesazh nga Alberti Wed 30 Dec 2009 - 13:59

600 – 799


601 Fjalët më të hershme të anglishtes janë 'Town' dhe 'Priest', të dyja

të përfshira në Ligjet e Etelbertit.


604 Një regjent i princit japonez shkruan Shtatëmbedhjetë Artikujt,

Kushtetutën e Japonisë. Vlen të theksohet parandalimi i grindjeve (konflikteve) në vend

të zgjidhjes së tyre, siç qëndronte në ligjet Perëndimore.


622 Profeti Muhamed, themeluesi i islamit, shpresonte në fillim se

Çifutët do e pranonin për profet të tyre por kur ata e mohuan, dhe pasi e zhvendosi

qendrën e lëvizjes së tij nga Meka në Medina, ai u mundua t’i shpërngulte fiset çifute nga

Arabia.


638 Pushtimi i Jerusalemit nga Muslimanët. Çifutët lejohen të kthehen.


660 Kalifi musliman Abd el Malik ndërton xhaminë Al Aksa në

Jerusalem.


691 Abd el Malik ndërton Kuben e Shkëmbinjëve mbi vendin ku kishte

qëndruar Tempulli i Davidit në Jerusalem.


700
    Paraqitet koncepti i Zeros (edhe pse mbase ishte përdorur

    më herët dhe nga Babilonasit).

    Paraqitet dhe porcelani.

    Në Kinë merren shenjat e gishtërinjëve si mjet për identifikimin e njerëzve.


711 Pushtimi i Spanjës nga muslimanët.


732 Për herë të parë përdoret fjala Evropë.


748 Gazeta e parë e shtypur paraqitet në Peking, Kinë.


780 Musa al-Kwarizmi (780-850) lindi në Bagdad. Ai paraqiti numrat /

shifrat Arabe në librin e tij Kitab al-jabr wa al-mugabalah.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e Njerëzimit (fakte e kuriozitete) Empty Re: Historia e Njerëzimit (fakte e kuriozitete)

Mesazh nga Alberti Wed 30 Dec 2009 - 13:59

800 – 999


800 Kurorëzimi i Çarlemagne, mbretit të Frankëve dhe tashmë

Perandori i parë romak i shenjtë, në ditën e Krishtlindjeve të këtij viti. I kurorëzuar nga

Papa Leo III në Bazilikën e Shën Pjetrit në Romë, ai do bëhet Karli i Parë i Francës i

njohur si Karli i Madh.


829 Ngrin lumi Nil (ndodh përsëri në vitin 1010).


850 Për herë të parë përdoret letra e tualetit në Kinë.


861 Zbulohet Islanda.


869 Vëllezërit grekë Shën Kirili dhe Metodij zhvillojnë alfabetin cirilik, të

bazuar në alfabetin grek të asaj kohe, për sllavët. (Alfabeti cirilik përdoret në Bullgarisht,

Rusisht, Serbisht, Maqedonisht, etj.) Alfabeti origjinal kishte 43 shkronja, por gjuhët

moderne kanë më pak. Bullgarishtja 30, Rusishtja 32, Serbishtja 30, etj.


900 Vikingët e zbulojnë Grenlandën.


960 Mieczyslaw i Parë bëhet udhëheqësi (sunduesi) i Polonisë.


969 Për herë të parë përmendet loja me letra në Kinë.


976 Përdorimi i parë i zeros në Evropë.


982 Eriku i Kuq vendos koloninë vikinge ne Grenlandë.


987 Hugh Capet zgjidhet Mbret i Francës. (Dinastia Kapetiane sundon

deri në vitin 1328)


990 Sistematizohen simbolet muzikore (notat).


995 Përkthimet Anglo-Saxone (Rrënjët e vjetra të Anglishtes) të

Dhjatës së Re.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e Njerëzimit (fakte e kuriozitete) Empty Re: Historia e Njerëzimit (fakte e kuriozitete)

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi