95 Vjet E Tre Muaj Me Vone!
2 posters
Faqja 1 e 1
95 Vjet E Tre Muaj Me Vone!
95 Vjet E Tre Muaj Me Vone! Çfarë kanë bërë shqiptarët në ditët e fundit të nëntorit 1912? Shumë prej tyre ndoshta as që nuk e kanë ditur çfarë po ndodh. Mungesa e medias, e edukimit, e zhvillimit teknologjik, gjithçka, ka izoluar ngjarjen e ngritjes së flamurit nga jeta e përditshme e atyre ditëve.
Por, ankthi dhe shpresa kanë qenë bashkë në ajër, ndërsa shoqëria shqiptare ndodhej përpara një veprimi që do të vuloste fatin e shqiptarëve për gati një shekull. Lajmi më pas është përhapur shpejt, po gëzimi ka qenë i dyzuar nga hija e pushtimit ushtarak të fqinjëve dhe mungesa e vizionit të duhur për të kuptuar ndryshimin e madh. Është dashur kohë, veç të tjerash, që të kuptohej se Kosova dhe një pjesë e madhe e trungut mbarëshqiptar ishte shkëputur padrejtësisht e fatalisht.
Sot, diçka më shumë se 95 vite më vonë, një tjetër “28 Nëntor” është fare afër. Po kësaj here jetojmë në një kohë tjetër. Vendimet e udhëheqësve të fuqive të mëdha mësohen sakaq në çdo cep të humbur të tokave shqiptare. Nëpërmjet valëve televizive, e gjithë bota shqiptare do të ndjekë drejtpërdrejtë shpalljen e pavarësisë së Kosovës.
Shumë gjëra ndryshuan edhe për Kosovën pa u mbushur harku i një shekulli. Atëherë ishte e dënuar me zjarrin e armëve dhe ftohtësinë e injorimit, që të mos bëhej pjesë e ngjarjes së 28 Nëntorit. Pa armë të mjaftueshme, pa një zë në botën e madhe, e humbur e pakuptuar, e mohuar, Kosovës i ishte prerë fati që të ishte i njëjtë me atë të dhjetëra popujve e qindra komuniteteve etnike të botës që nuk kanë asnjë perspektivë për të kënaqur aspiratën e tyre të lirisë dhe vetëvendosjes.
Çfarë ndryshimi sot: me mijëra të rinj që ofruan të jepnin jetën e tyre për pavarësinë, me udhëheqësi që për vite ofruan një rezistencë moderne e të lexueshme nga pjesa më e rëndësishme e komunitetit ndërkombëtar, me një ushtri emigrantësh të vendosur për ta kthyer përparimin e tyre individual në përparim të çështjes kombëtare, me një zë aty ku Kosova nuk kishte qenë kurrë, në kancelaritë më të fuqishme të botës.
Po bota ka ndryshuar gjithashtu. Lufta e Dytë Botërore, me krimet e saj, transformuan Europën e botës. Masakrat e vitit 1912-‘13 në Kosovë mund të kenë qenë më të mëdha se ato të vitit 1998-‘99, por kësaj here bota rreth tyre kishte ndryshuar. Mbi të gjitha, një faktor i ri kishte hyrë në skenën europiane: Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Roli monumental i fuqisë më të madhe të globit meriton falënderimin më të madh sot. Një gërshetim i këmbënguljes dhe gatishmërisë shqiptare për sakrificë, brutalitetit arrogant serb, vendosmërisë parimore amerikane dhe vizionit pozitiv europian, sollën atë që për shumë popuj e komunitete të tjera në botë do të mbetet vetëm një ëndërr. Dikur e ndaluar për të qenë pjesë e një kombi e shteti, Kosova vjen sot vetë si shtet e kërkon vendin e saj mes kombeve të botës.
Ndërsa, asgjë nuk është bërë ende realitet, ne jemi ndoshta vetëm pak orë larg “28 Nëntorit” kosovar, një nga ato ngjarjet për të cilat me siguri do të shkruhet, këndohet, e hamendësohet për shekuj me radhë.
Ngjarja nuk vjen pa vështirësira, se ka edhe gjëra që nuk kanë ndryshuar pas 95 vjetësh. Serbia ka mbetur lodër në duart e Rusisë dhe kjo e fundit, lodër në duart ambicieve perandorake të udhëheqësve të saj. Pak ka ndryshuar edhe Serbia, çuditërisht, pas katër regjimesh e katër luftërash, por ky mos ndryshim është pjesë e mallkimit të saj dhe bekimit tonë.
Ende nuk e dimë nëse do të jenë forcat pozitive aq të forta saqë Kosova të mos ndahet, e që shkëputja të mos jetë shumë e dhimbshme e që prijësit e shtetit të ri të mos e shpërdorojnë shansin e madh. Po kemi arsye të besojmë se ka një ogur të mirë që ka rënë mbi këtë tokë të vuajtur e që liria e fituar me mund, do të vazhdojë të frymëzojë mirësi.
Ndryshe nga ata që nuk ditën apo nuk mundën të shijojnë ardhjen e ngjarjes së madhe rreth 95 vjet më parë, ne shqiptarët e sotëm, kemi shansin të ndalemi një çast e të ndërgjegjësohemi për atë që po vjen. Të reflektojmë që të dimë se nga po vijmë e ku po shkojmë. Papritmas, përkundër frikërave, anktheve e mosbesimeve tona, pas dy ditësh, do të jetë “28 Nëntor” përsëri për shqiptarët.

Re: 95 Vjet E Tre Muaj Me Vone!
ou sa e gjate qe qe
me mir te pyes gjyshin
me mir te pyes gjyshin
gesti- I/e Regjistruar
- Postime : 2464
Anëtarësuar : 16/01/2009
Similar topics
» Të jetosh me persona të zymtë, ju krijon depresion 6 muaj më vonë
» Steven Spielberg rrëfen “E.T” 30 vjet më vonë: Është puna ime më personale
» Heret a vone...
» Vone eshte.....
» Jam gjithmone vone per ne takime

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi