Histori të reja me heronj të vjetër
Faqja 1 e 1
Histori të reja me heronj të vjetër
Në paraqitjen e një libri artistik para pak vitesh, një diskutant tha: “Nuk e kam lexuar ende librin, por është i bukur, i mrekullueshëm”. Kujtimi i kësaj gafe realiste më bën të tërhiqem nga diskutimi i hapur rreth librit të ri për Skënderbeun, megjithëse seriozisht e vetëdijshëm përsëris dhe vetë të njëjtën gafë: do të jetë libër i çmuar, pa diskutim.
Problematika që provokohet me këtë rast, është me të vërtetë e mirëqenë, e rëndësishme. Ajo që kam pasur shpesh në mendje ka qënë raporti ynë me vetveten, me të vërtetën; a do të jemi ndonjëherë të aftë t’i qasemi vetvetes kritikisht. Është fjala për ne si shqiptarë, si tërësi, si bashkësi historike.
Cila është historia jonë? Si janë tekstet që u ofrohen shkollarëve? Nga varen e vlerësohen tërë ato mekanizma mediatikë, të cilat duam apo nuk duam ne që përpiqemi të ushqehemi mendërisht nga burime serioze, edukojnë njerëzit, krijonë te publiku masiv pikëshikime të porositura për ngjarje e persona historikë, krijojnë a rrëzojnë mite, sipas porosisë, oreksit a padijes së redaktorit përkatës e kështu me radhë..
Ende pa u shpikur televizioni, telefoni, interneti, ne shqiptarët kemi qënë viktima dhe bartës të një realiteti virtual. Rreth 90% analfabetë; të vetmet burime informacioni dhe metoda interpretimi kemi pasur bisedat rreth vatrës, duke trazuar prushin, rrëfimet kodra pas bregut të pleqve, përrallat, legjendat, gojëdhënat.
Duke shtuar dhe komponenten tjetër, varfërinë e tejskajshme, kënetat, shtëpitë prej kashte ose vetëm me mure të pasuvatuar, nuk është për t’u habitur pse u krijua te masa e madhe e popullit (fakir mileti) kulti për komunizmin, për shoqërinë socialiste, për udhëheqësin.
Ajo zbrazëtirë e tmerrshme kulturore e arsimore, në kushtet e disfavorshme kur disa vatra dijeje në Shkodër, sa për shemull, u rrafshuan me themel, u mbush sistematikisht nga frymëzuesit dhe avokatët e sistemit totalitar; u përmbyt me tekstet e ideologëve të partisë së punës; u toksifikua me helmin e urrejtes ndërklasore përhapur me kujdes prej gazetave që botonte shteti; u selit me versionet e shpëlara pseudohistorike, të pista e çnjerëzore, do të thosha pa ngurim, të Kinostudios Shqipëria e re.
Jo se është gënjyer për këdo person e për secilën epokë të historisë sonë, por, me masë përcaktuese, metodologjikisht, formimi ynë deri në vitet 90’, (edhe për ne që po arrijmë të dyzet vitet bëhet fjalë), ka në bazë gënjeshtrën, manipulimin, autosugjestionin, idhujtarinë.
Qëllimi përmbyllës ka qenë legjitimimi afatgjatë i sundimit të një kaste të caktuar dhe shfarosja, jo vetëm si qenie të gjalla, por edhe si qenie historike, e grupeve të konsiderueshme sociale. Përbaltja, denigrimi për një pjesë të shoqërisë e të ngjarjeve historike dhe lartësimi, glorifikimi deri në histeri primitive, për pjesë të caktuara të oborreve qeverisëse, ka qënë rruga më e shpejtë dhe më e sigurt për të ngjitur shkallët hierarkike në Shqipëri. E, ia kanë dalë mbanë, me sa duket edhe sot.
Ngrihet me të drejtë problemi i rishikimit të historisë e të personazheve të saj. Me gjithë dëshirën e mirë që ushqej së brendshmi, më bën skeptik fakti se kemi në masë të padurueshme mite historianësh të gjallë dhe institucione kërkimore-shekencore pa autoritet. Me ata nëpër këmbë: në akademi, në universitete, në OJQ, në lloj-lloj bordesh, stafeshe tarafesh, çdo vullnet profesional e humbet rëndësinë, shpresën dhe efektivitetin.
Edhe shteti vetë është vënë në shërbim të propagandës, të gënjeshtrës, të mashtrimit dhe vazhdon të paguajë drejtëpërsëdrejti ose tërthorazi, me mënyra mondanegënjeshtarët, propagandistët, mashtruesit e përgënjeshtruesit publikë.
Ndërsa shpenzohen miliona për gënjeshtra e opinione të freskëta të ditës, nga shteti shqiptar, në vijimësi, ka një mohim kategorik të krimit shtetëror 50-vjeçar; e çfarë mund të shpresosh a të përpiqesh individualisht, në rrugë private, për epoka më tutje, në mjegullën e shekujve?!
Dosjet, regjistrat kadastralë të pasurive të paluajtshme, në Shqipëri flenë; arkivat e qendrave perandorake që na kanë përfshirë dikur, mbeten të panjohura, të pashfletuara ende nga ne.
Ndërkohë, me të njëjtat burime të stërpërdorura historike, me të njëjtat dokumente e konspekte arkivore(!?), si kërpudhat pas shiut, pas shpalljes së tenderave, mbijnë tekstet alternativë. (çdo fshat - një kombinat, ishte motoja e revolucionit (anti)kulturor kinez).
Tekstet alternative nëpër shkolla dhe përmendoret taze buzë rrugëve automobilistike, kushtuar kryesisht hajdutëve të pasuksesshëm, janë të vetmet shenja mbizotëruese bashkëkohore të kujtesës sonë kolektive. E ne që duam t’i ikim kësaj talljeje tenderiale me historinë, çelim debate ose, si para një shekulli i kthehemi virtualizmit, kësaj here vetëm për refuzim, vetëm për higjienë vetjake.

Similar topics
» Histori e vjeter
» Histori / Histori e popullit shqiptarë / Ilirët
» Këngët antishqiptare, ultranacionalistët e “Laos”: Marinarët heronj
» LETERSIA E VJETER
» Pak Histori ne pergjithsi ...

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi