Hile të dëshmuara për dobësim
2 posters
Faqja 1 e 1
Hile të dëshmuara për dobësim
Tani është pikërisht koha që të ndryshoni shprehitë tuaja në të ushqyer. Gjatë kohës së festave të fundvitit tavolinat janë përplot, ndërsa ju prisni që pikërisht gjatë kësaj kohe të shkëlqeni në dritën e plotë. Pra, trajnimin në të ushqyer fillojeni menjëherë. Këshillë plus: I bëni masazh stomakut, kofshëve dhe prapanicës. Kjo jo vetëm që do të shpejtojë djegien e dhjamit, por edhe do të forcojë, edhe lëkurën dhe do ta bëjë elastike. Vishni ndonjë palë pantallona të ngushtë, sepse kjo do t’u largoj nga konsumimi i tepërt i ushqimit. 16 hile të suksesshme për humbje peshe 1Pini një gotë ujë para se të filloni me shujtën. Kjo është mënyra më e sigurt dhe më e shëndetshme për zvogëlimin e oreksit. 2Motivojuni. Ngjiteni në një vend të dukshëm një foto të fustanit apo kostumit të cilin dëshironi ta vishni, por për momentin nuk mundeni. 3Përdorni mëlmesa. Në universitetin japonez Kjoto, kanë zbuluar se një lloj i caktuar i biberit për 25 për qind e rrit djegien e kalorive në trup. 4Mbani dollapët e hapur dhe shpesh shikoni në ta, posaçërisht para shujtave. Të shikuarit në rroba që nuk mund t’i vishni, e zvogëlon dëshirën për ushqim. 5Studiuesit nga Çikago thonë se metabolizmi i femrës shpejtohet për 40 për qind nëse flini mjaftueshëm. 6Kur duan të humbin peshë shpejt, modelet shmangin alkoolin, bukën dhe karbohidratet. 7Hapësirat e errësuara dhe terri e rrisin oreksin. Fusni sa më shumë dritë në hapësirat ku qëndroni. 8Gjithmonë hani mëngjes. Gjatë kohës së drekës gjithmonë do të jeni më pak të uritur. 9Mos hani në këmbë, por siguroni një vend për t’u ulur gjatë ngrënies së shujtës, sepse më lehtë do ta kontrolloni veten. 10Përqendrohuni në atë që hani. Shmangeni ngrënien gjatë kohës sa e shikoni TV apo i lexoni e-mailat. 11Gjithmonë i jepni përparësi ushqimit më të lehtë. Nevojën për ëmbëlsira, zëvendësojeni me pemë. 12Pini çaj të gjelbër. Studiuesit zviceranë kanë dëshmuar se çaji i gjelbër e forcon djegien e kalorive, ndërsa tre filxhanë në ditë do të ishte ideale. 13Pastroni dhëmbët dhe gjuhën me pastën e preferuar për dhëmbë. Me këtë e mashtroni nevojën për shije të caktuara. 14Në vend të ashensorit, zgjidhni shkallët. Sipas mundësisë, ecni nëpër secilën shkallë. 15Vishni çorape të vjetra dhe rrëshqisni nëpër shtëpi si një rrëshqitës i vërtetë. Brenda dhjetë minutave, do të humbni deri në 150 kalori. 16Ushtroni në shtëpi duke shikuar videokasetë. Sekretet e damave të famshme Aktorja Xhenifer Aniston ka hequr dorë nga sandviçët e preferuar me majonezë, ushqimin e fërkuar dhe me shujta me kalori të ulët. Ajo ka humbur më shumë se 13 kilogramë. Supermodelja Klaudia Shifer ha kryesisht pemë në orët e para ditës, ndërsa në mbrëmje merr sallata dhe perime të ziera. Pi shumë lëng domatesh dhe çajra bimësh dhe ha shumë rrush të zi. |
Vizitor- Vizitor
Re: Hile të dëshmuara për dobësim
dieta me e mire eshte te kryesh aktivitet fizik
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: Hile të dëshmuara për dobësim
1- shmang ashensorin...hyp e zbrit me shkalle.
2- ec gjysem ore ose nje ore ne kembe me nxitim.
3- gjysem ore ose nje ore kercimin qe ke me per zemer...sidomos latine..mire fare do ishte samba kjo eshte terapi dhe per trurin se te kthen humorin.
2- ec gjysem ore ose nje ore ne kembe me nxitim.
3- gjysem ore ose nje ore kercimin qe ke me per zemer...sidomos latine..mire fare do ishte samba kjo eshte terapi dhe per trurin se te kthen humorin.
Similar topics
» Hurmat për dobësim
» SI MUND TA DISH SE GRUAJA A E DASHURA VERTET TE DON PA HILE
» Medikamentet për dobësim, të rrezikshme deri në vdekje
» SI MUND TA DISH SE GRUAJA A E DASHURA VERTET TE DON PA HILE
» Medikamentet për dobësim, të rrezikshme deri në vdekje
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi