Kur festa e ndërrimit të moteve zgjat tre ditë
2 posters
Faqja 1 e 1
Kur festa e ndërrimit të moteve zgjat tre ditë
Kur festa e ndërrimit të moteve zgjat tre ditë
Rreth 30 persona kishin mbërritur në Tan Hill të Britanisë së Madhe për ta pritur aty ndërrimin e moteve, respektivisht ardhjen e vitit 2010.
Megjithatë, në këtë zonë malore, që shtrihet 520 metra mbi nivelin e detit, kishte rënë aq shumë borë, sa që ata është dashur të vazhdojnë festën e tyre edhe për dy ditë të tjera.
Askush nuk e kishte vërejtur borën e madhe që binte gjatë gjithë natës të ndërrimit të moteve, mirëpo, në mëngjes kur kishin planifikuar të ktheheshin në shtëpitë e tyre, këta persona e kishin kuptuar se kjo gjë ishte e pamundur.
Dixheji lokal nga Richmondi, Peter Richardson, ka bërë të ditur për mediat britanike, se ai është argëtuar shumë mirë këto ditë, ndërsa edhe të tjerët, sipas tij, ishin në disponim të mirë. “Njerëzit hanin fruta për darkë dhe ndihmonin në çdo punë që duhej kryer”, ka thënë Richardson.
Uniteti dhe argëtimi i mirë bëri që tre ditët të kalonin shpejt, ndërsa shkuarja drejt shtëpive u mundësua pasi bora filloi të shkrihej – dhe borëpastruesit pastruan rrugën.
Alberti- Legjendë
- Postime : 41743
Gjinia :
Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha : 36
Hobi : Tenisi
Re: Kur festa e ndërrimit të moteve zgjat tre ditë
er e habitshme
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Dashuria romantike zgjat vetëm një vit
» Kush mendoni se zgjat me teper...?
» Festa e Saj
» Shikimi në gjoksin e femrave, e zgjat jetën!
» Dashuria apo pasioni? Kush na e zgjat jetën
» Kush mendoni se zgjat me teper...?
» Festa e Saj
» Shikimi në gjoksin e femrave, e zgjat jetën!
» Dashuria apo pasioni? Kush na e zgjat jetën
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi