Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Festa e Saj People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Festa e Saj People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Festa e Saj

2 posters

Shko poshtë

Festa e Saj Empty Festa e Saj

Mesazh nga WebMaster Thu 3 Jun 2010 - 6:18

Sot është festa e nënës, por Ajo nuk është më . Dhe sa herë kujtohem
për një gjë të tillë (nganjëherë mendoj se kjo më ndodh në çdo sekondë,
se një vatër e trurit rri përjetësisht e ndezur për të), gjithmonë
kujtohem edhe për një tingëllime telefoni.
Isha në zyrë dhe njoha menjëherë zërin e
saj. Më tha s e kishte shumë dëshirë të më shihte, por nuk qe nevoja të
nxitohesha, nuk ishte gjësendi urgjente. Më telefononte rrallë, por ai
shqetësimi që ndjeva në fillim m’u largua menjëherë, meqë sipas saj
mund të takoheshim edhe më vonë.
Shkova të nesërmen, e njoftova më parë, që të mos dilte për të bërë
pazaret dhe u nisa. Era e mirë e kafesë ndihej që poshtë te shkallëve.
Ajo kishte ndjerë hapat e mi,tek ngjisja shkallët dy e nga dy, si
atëherë kur isha fëmijë (dhe kjo më ndodhte vetëm me ato shkallë) dhe
doli e më hapi derën. Trupdrejtë, e gjatë, me flokë të zinj, fytyrë të
zbehtë, që e bënte aq të veçantë buzëqeshjen e saj. Një buzëqeshje që do
ta sjell ndërmend gjithnjë në orët më të zeza të jetës sime.
Nuk më tha asgjë. As edhe më pas, kur hymë në kuzhinë. As ndërkohë që
më priste që unë të ulem te vendi im i zakonshëm. Zuri vend përballë
meje. Buzëqeshi përsëri, por përsëri nuk më foli. Atë që ndodhi më pas e
kam menduar me miliona herë. Në fakt nuk ndodhi asgjë. Por vetëm se e
ndjeva se donte te më thoshte diçka. Por nuk foli. E ndjeva qe u hutua.
Ishte e vetmja dobësi që tregoi. Pastaj u ngrit menjëherë dhe shkoi në
aneks të sillte xhezven e kafesë dhe dy filxhanë.
Pimë nga një gllënjkë. Ajo uli filxhanin dhe me tonin më të zakonshëm
në botë më tha se kishte marrë analizat e biopsisë. Shtanga, por kurrë
nuk mendova më të keqen. Dhe kjo sepse tamam një çast përpara se të më
jepte atë lajm të tmerrshëm ajo në mënyrën më të thjeshtë, bëri një
gjest të vjetër sa bota, largoi një tufë flokësh që më kishin më kishin
rënë mbi sy, nga nxitimi nëpër shkallë. Pyetjes që po ulërinte në sytë e
mi të zbuluar ajo iu përgjigj : nuk janë të mira. Ke nevojë për më
shumë sheqer? Dhe më afroi një kupë sheqeri.
Nuk e di sa kohë do të ketë menduar për të konceptuar atë
mizanskenë. Di që doli të jetë e suksesshme. Atë çast nuk e realizova të
gjithë peshën e asaj që kisha dëgjuar. Po ti çmendon, e pyeta, duke
mos u ndjerë aspak mirë, megjithatë. Këtu ishte ajo që nuk më kuptoi.
Unë me atë pyetje vetëm se desha t’i them : pavarësisht nga sa thonë
analizat, ti si e ndjen veten? Them se duhet të kem edhe tre vjet jetë,
tha dhe ngriti filxhanin duke më parë në sytë ku si kontrapunkt qe
shfaqur përsëri buzëqeshja e saj magjike.
Koka më ra në tavolinë. Tamam më ra, nuk e lëshova unë.
Tre vjet më pas isha po aty. Në vend të tavolinës ku pinim kafe,
ishte arkivoli i saj. U përkula dhe pashë për herë të fundit sytë e saj
të mbyllur. E dija se po të kishte mundësi t’i hapte ajo do të më
buzëqeshte përsëri. Si ajo luga e vogël me sheqer, që nxitonte të më
jepte, pasi më kishte bërë të gëlltisja ato ilaçet e tmerrshme të
fëminisë.
Për çudi nuk po ndjeja më dhimbje. Por befas mbi vete më ra një
peshë të rëndë sa bota : kurrë nuk i kisha thënë se sa shumë e kisha
dashur !
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Festa e Saj Empty Re: Festa e Saj

Mesazh nga Anakonda Sat 16 Jun 2012 - 18:28

qenka shum e bukur,por disi e dhimbshme
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi