ISMAIL KADARE
+3
rifati
Shaban Cakolli
WebMaster
7 posters
Faqja 1 e 2
Faqja 1 e 2 • 1, 2
ISMAIL KADARE
MALLI I SHQIPERISE
Me ka marre malli per Shqiperine tone
Sonte, kur po kthehesha me autobuz,
Tymi i cigares "Partizani" qe pinte dikush
Dridhej, kalteronte bente spirale,
Sikur te fshehta me thosh me gjuhen e shqiptareve
Mua bashkeatdhetarit
Te shikoj dua mbremjes ne rruget e Ttiranes,
Ku kam bere dikur ndonje marrezi.
Dhe ne rruget ku s'kam bere marrezi.
Me njohin ato porta te vjetra te drunjta,
Inatin akoma do ta mbajne,
Koken do ta tundin,
Po une s'do ta marr per keq,
Se malli me ka marre.
Dhe t'eci rrugicave plot gjethe te thara
Gjethe te thara gjethe vjeshte,
Per te cilat krahasimet gjenden aq lehte.
Me ka marre malli per Shqiperine tone;
Per ate qiell te madh, te gjere e te thelle,
Per vrapin e kalter te dallgeve adriatike
Per rete qe ne muzg si keshtjella digjen,
Per alpet mjeker bardha e mjekergjelbra,
Per netet e najlonta qe nga flladet fergellojne,
Per mjegullat qe si indiane te kuq
muzgjeve shtegtojne.
Per lokomotivat e kuajt,
Qe te djersitur avullojne e hungerojne,
Per qiparisat, kopete, e varret
Malli me ka mare, malli me ka mare,
per shqiptaret.
Me ka mare malli e se shpejti vi atje
Duke fluturuar mbi mjegullat si mbi deshira,
Sa i larget, aq edhe i dashur je, Atdhe.
Aerodromi do te dridhet nga uturima
Mjegulla do te rrije pezull mbi humnera.
Ata qe shpiken shpejtesine reaktive
Larg Atdheut sigurisht do te kene qene
ndonjehere.
Edituar për herë të fundit nga KLEA në Fri 3 Apr 2009 - 6:38, edituar 1 herë gjithsej
Re: ISMAIL KADARE
PA TY
Ti ike udhes se pafundme
Ku zverdhin druret gjetherenes
Mbi gjokse pellgjesh tani tundet
I arti medalion i henes.
Lejleket iken.
Fill pas teje
Si stof i keq u zbeh blerimi
Dhe ngjajne toka, pylli, reja,
Me negativin e nje filmi.
Tani ne fusha shkoj menduar
Ku nis te fryje ere e ftohte,
Ku ca mullare te gjysmuar
Duken qe larg si Don Kishote.
C'te bej, po them me vehten time,
Ne kete ore te vone te muzgut,
Ku qerrja baltave ben shkrime.
Te lashta sa te Gjon Buzukut?
Do te shkoj te ulem permbi pellgjet,
Te pi ne gjunje duke rene,
Ne gryke e di qe do te me ngelet
I ftohte medalioni i henes.
Re: ISMAIL KADARE
KRISTAL
Ka kohe qe s'shihemi dhe ndiej
Si te harroj un' dalngadal,
Si vdes tek une kujtimi yt
Si vdesin floket dhe gjithcka
Tani kerkoj une posht' e lart
Nje vend ku ty te te leshoj.
Nje strofe a note a nje brilant
Ku te te le, te puth, te shkoj.
Ne s'te pranofte asnje varr
Asnje mermer a morg-kristal.
Mos duhet vall' prap te te mbart
Gjysem te vdekur, gjysme te gjalle?
Ne s'gjetsha hon ku te te hedh
Te gjej nje fushe a nje lulnaje
Ku butesisht porsi polen
Gjithkund, gjithkund te te shperndaj.
Te te mashtroj ndoshta keshtu
Dhe te te puth e t' ik pa kthim
Dhe nuk do te dime as ne, askush
Harrimi ish ky, a s'ish harrim.
Ka kohe qe s'shihemi dhe ndiej
Si te harroj un' dalngadal,
Si vdes tek une kujtimi yt
Si vdesin floket dhe gjithcka
Tani kerkoj une posht' e lart
Nje vend ku ty te te leshoj.
Nje strofe a note a nje brilant
Ku te te le, te puth, te shkoj.
Ne s'te pranofte asnje varr
Asnje mermer a morg-kristal.
Mos duhet vall' prap te te mbart
Gjysem te vdekur, gjysme te gjalle?
Ne s'gjetsha hon ku te te hedh
Te gjej nje fushe a nje lulnaje
Ku butesisht porsi polen
Gjithkund, gjithkund te te shperndaj.
Te te mashtroj ndoshta keshtu
Dhe te te puth e t' ik pa kthim
Dhe nuk do te dime as ne, askush
Harrimi ish ky, a s'ish harrim.
Re: ISMAIL KADARE
Koha e pamjaftueshme
S'kam kohe te harroj shume gjera S'kam kohe te harroj shume gjera
Qe nga mendja ti nxjerr perjete. Qe nga mendja ti nxjerr perjete.
Per tragjiket e vjeter e shkreptimat Per tragjiket e vjeter e shkreptimat
Do t'me duhen se paku dy vjet. Non t'me duhen se paku dy vjet.
Dhe ndoshta po aq per Danten, Dhe ndoshta po aq per Danten,
Per frengjishten tok me plazhet po aq, Per me frengjishten tok plazhet po aq,
Ndoshta grate do te jem duke fshire Ndoshta grata fare te jem duca fshire
Kur muzgu do te afrohet nderkaq. Kur muzgu fare te afrohet nderkaq.
Si udhetari me peshe te tepert Si udhetari mi peshe te tepert
Para avionit qe niset pas pak Per avionit qe niset pas pak
I ngarkuar rendshem ende I ngarkuar rendshem Fine
Do t'afrohem tek varri humbak. Non t'afrohem tek varri humbak.
Nga supet si ta heq kete barre? Nga supet si ta heq Kete barra?
Ku ta hedh kete peshe, si? Ku ta Hedh Kete peshe, si?
Me te s'mund te zbres atje poshte Me te s'mund te zbres atje poshte
Por as lart dot s'e le kurrsesi. Por lart come punto s'è le kurrsesi.
I menduar gjer ne cast te fundit I menduar gjer te fundit ne espressi
Nga mosthenia, nga pengu tragjik, Nga mosthenia, nga pengu tragjik,
Nje shenje ndoshta te pakuptueshme Nje shenje ndoshta te pakuptueshme
Do t'ju bej te gjitheve e do ik. Non t'ju bej te gjitheve e fare ik.

Kercenimi
Shtat'qind vjet kam per t'i djegur kullat, Shtat'qind vjet kam per t'i djegur kullat,
Do te t'i vras qente shtat'qind vjet. Non te t'i vras qente shtat'qind vjet.
Keshtu Mujo me modesti pat deklaruar, Keshtu Mujo mi pat deklaruar Modesti,
Ndersa eposi po hynte ne shekullin e tete. Ndersa eposi po hynte ne shekullin e Tete. Erdh' pas tij i nenti, i dhjeti rredhazi. Erdh 'pas TIJ i nenti, i dhjeti rredhazi.
Sa ngadale ne epos mllefi del... Sa ngadale ne epos mllefi del ...
Shtat'qind vjet kam per t'i djegur kullat, Shtat'qind vjet kam per t'i djegur kullat,
Do te t'i vras qente shtat'qind vjet. Non te t'i vras qente shtat'qind vjet

kjo eshte mrekullia e letrave shqipe,flm znj.klea qe ke sjellur ketu shkrimet e Kadares
Shaban Cakolli- Legjendë
- Postime : 6690
Anëtarësuar : 04/02/2009
Re: ISMAIL KADARE
skp yllo ne shkoll dikur e kemi mesuar edhe studjuar besoi se duke sjell keto shkrime besoj qe kujtojm edhe gjuhen tone qe esht e mrekulluar
Re: ISMAIL KADARE
dhe njeriun ne maje te letrave shqipe. :kis:
Shaban Cakolli- Legjendë
- Postime : 6690
Anëtarësuar : 04/02/2009
Re: ISMAIL KADARE
Kush është Ismail Kadare ?
Ismail Kadare lindi në qytetin e Gjirokastrës. Atje ai kaloi fëmijërinë dhe kjo la gjurmë të thella në gjithë jetën dhe krijimtarinë e tij. Shkollën e mesme e kreu në gjimnazin "Asim Zeneli". Më pas kreu studimet e larta në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë në Universitetin e Tiranës, pastaj në Institutin "Gorki" të Letërsisë Botërore në Moskë. Këto studime iu ndërprenë për shkak të krizës politike ndërmjet Shqipërisë dhe ish Bashkimit Sovjetik. Kadareja ka punuar në gazetën "Drita", pastaj drejtoi revistën "Les letres albanaises". Së fundi punonte në profesion të lirë. I.Kadare ka qenë dhe është protagonist i jetës politike dhe i mendimit të vendit qysh prej viteve '60. Në fund të vitit 1990, dy muaj pas rënies së shtetit diktatorial, Kadare u largua së bashku me familjen në Paris, por mbajti lidhje mjaft të shpeshta me Shqipërinë.
Ismail Kadare është autor i shumë veprave në poezi e prozë, laureat i shumë çmimeve kombëtare, kandidat i çmimit Nobel për shumë vite me radhë, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Anëtar i Akademisë Franceze të Shkencave Morale.
Vepra e Ismail Kadaresë është përkthyer në 32 gjuhë të huaja duke arritur kështu një rekord të përhapjes në tërë botën e qytetëruar.
Frymëzime dialoshare (1954), Ëndërrimet (1957), Endërr industriale (1960), Shekulli im (1961), Poemë e blinduar (1962), Përse mendoben këto male (1964), Shqiponjat fluturojnë lart (1966), Motive me diell (1968), Koha (1976), Shqipëria dhe tri Romat, përbëjnë titujt kryesorë të veprës poetike të Kadaresë.
Ndërsa për sa i përket romaneve është e vështirë të zgjedhësh më të mirët ne krejt krijimtarinë e Kadaresë.
"Përbindëshi", "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur", "Koncert në Fund të Dimrit" janë vetëm majat e alpeve të krijimtarisë së Kadaresë në prozë.I. Kadare (1936), me poezinë (“Përse mendohen këto male” 1964, “Motive me diell” 1968, “Koha” 1976) dhe sidomos me prozën e tij (“Gjenerali i ushtrisë së vdekur” 1963; “Kështjella” 1970; “Kronikë në gur” 1971, “Dimri i madh “ 1977, “Ura me tri harqe” 1978, “Piramida” 1992; “Spiritus” 1996 etj.), sfidoi kufizimet e kohës dhe përtëriti letërsinë shqiptare me forma dhe motive që e integrojnë atë në rrjedhat moderne të letërsisë botërore.
Vepra e Kadaresë paraqet një enciklopedi artistike të jetës shqiptare, një afreskë të gjerë të ngjarjeve historike dhe bashkëkohore, të përjetuara me një qëndrim filozofik të shprehur herë hapur e herë përmes gjuhës së Ezopit.
Filozofia, mentalitetet, dramat dhe traditat historike e kulturore të shqiptarëve, të kaluara në filtrin e mendimit artistik të shkrimtarit, janë paraqitur në veprën e tij si shprehje e identitetit kombëtar, e vitalitetit të kulturës shpirtërore të popullit të vet dhe si faktor i qëndresës e i mbijetesës së tij historike.
Kadareja krijon një prozë moderne duke shfrytëzuar gjerësisht analogjitë historike, parabolat dhe asosacionet, legjendat dhe mitologjinë kombëtare. Vepra e tij ka një poetikë të hapur që vjen nga përzierja e kohëve, e rrafsheve të ligjërimit artistik, e reales me irealen, nga natyra e thyer mozaikale e kompozicionit.Vepra e Kadaresë i sjell letërsisë evropiane një aromë karakteristike mesdhetare, ballkanike dhe pasuron atë me koloritin e një areali tipik për veçanësinë e tij etno-kulturore.
Duke u nisur nga bota epike e legjendave dhe baladave mesjetare, proza e Kadaresë kapërcen distancën kohore dhe sjell në rezonancë mentalitetin dhe ndërgjegjen artistike e mesjetare, me mentalitetin dhe ndërgjegjen artistike të kohës sonë. Nga përpunimi i thellë krijues i fondit të traditave të lashta popullore, mesazhi i prozës dhe i poezisë së Kadaresë fiton njëherësh një thellësi historike dhe një notë humane universale.
Krijues me një vetëdije të fortë kritike, Kadareja jo vetëm ka poetizuar vlerat shpirtërore të kombit të vet, por dhe ka fshikulluar traditat anakronike, mentalitetet retrograde, psikologjinë provinciale dhe konvencionet e jetës së shoqërisë shqiptare.
Me frymën e disidencës, në kushtet e diktaturës kur u krijua vepra e Kadaresë, ka ndihmuar t’i gërryhen themelet regjimit totalitar në Shqipëri. Ekzili i tij politik në Francë në vitin 1990, kur në Shqipëri sapo kishin filluar proceset demokratike, u dha shtysë këtyre proçeseve.
Për këto vlera, vepra e Kadaresë gëzon një popullaritet të gjerë dhe është përkthyer në të gjitha gjuhët e mëdha të botës (anglisht, frengjisht, gjermanisht, spanjisht, rusisht, italisht, arabisht etj.). Kadareja është vlerësuar nga kritika e huaj, si një prej shkrimtarëve më të shquar bashkëkohorë të letërsisë botërore dhe ka fituar disa çmime ndërkombëtare. Kadareja është sot përfaqësuesi më eminent në botë i kulturës shqiptare.
Shkrim i huazuar!

te pershendes merlin ppo per kto shkrime
po kadareja ne shqiperi nu ka vlere se ka shume gjer ape te tregu
per te dhe i ka zbrit vlera si shkrimtare e si njeri dhe eshte kritiku shume nga shume shqipetare per ca veprime qe ka bere
po kadareja ne shqiperi nu ka vlere se ka shume gjer ape te tregu
per te dhe i ka zbrit vlera si shkrimtare e si njeri dhe eshte kritiku shume nga shume shqipetare per ca veprime qe ka bere
rifati- I/e Regjistruar
- Postime : 2973
Anëtarësuar : 07/02/2009
Re: ISMAIL KADARE
yllo degjo klean gjdo njeri ka mendimet e veta perderisa un e kam studjuar edhe kam lecuar shum libra te ti me ka len shum pershtypje te mire edhe sot un lecoi librat qe ai ka shkruajtur me kohe edhe i kerkoi ne te gjith milanon per ti lecuar sepse ka shkruajtur me te vertet shum realitete ne jeten e njerezve se cfar flasin njerezit nuk duhet besur shum
Re: ISMAIL KADARE
ok une do te intereohem per te sjelle libra ok pe
te fm kadare
te fm kadare
rifati- I/e Regjistruar
- Postime : 2973
Anëtarësuar : 07/02/2009
Re: ISMAIL KADARE
Jashtë ngrenë, piramidën e turpit
Me ulërima, brohoritje, thirravaj.
Dritaret unë i mbylla trishtueshëm,
Të mos hyjë zhurmë e tokës, pluhuri i saj.
Shkretëtirë grimcash, parrullash.
Saharë plenumesh. Të kërcet
Në dhëmbë kuarci i frazave,
Të vdekura qysh nga viti '40.
Jashtë ngrenë piramidën e turpit
Të murtajës, të hoxhës së zi.
Ndërsa unë pranë oxhakut të studios
i vetëm mbi varrin e tij.
I thellë ky varr duhet të jetë
Që piramidën ta gëlltisë krejt,
Që prej gropës së tij të mos dalë
As hoxha, as fantazma e vet.
Mih e gërmo ditë e natë
Thellohu kon dantesk.
Me emrin varrmihës do ta nderroja
Prej kohësh emrin poet.

Kësaj nate me hënë të vjeshtës
Dola fushës të bredh kuturu
Retë shtuhen me vrap pa reshtur
Hëna duket aty-këtu
Porsi retë mendimet e mia
Po më shtyhen ndër mend më shpesh
dhe pas tyre gjithnjë gjendesh ti
si kjo hënë që duket mes resh.
Hëna shpejt do të zhduket dhe netët
do të mbeten pa të kurse ti
në ëndërrimet e mia përjetë
perëndim s'do të kesh kurrsesi
Dola fushës të bredh kuturu
Retë shtuhen me vrap pa reshtur
Hëna duket aty-këtu
Porsi retë mendimet e mia
Po më shtyhen ndër mend më shpesh
dhe pas tyre gjithnjë gjendesh ti
si kjo hënë që duket mes resh.
Hëna shpejt do të zhduket dhe netët
do të mbeten pa të kurse ti
në ëndërrimet e mia përjetë
perëndim s'do të kesh kurrsesi
Re: ISMAIL KADARE
e kam bashke qytetar dhe nga lagjja
po vdiq sa te mare cmimin nobel
po vdiq sa te mare cmimin nobel
xhoel- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : tek shpia e komshijes
Postime : 1265
Gjinia :
Anëtarësuar : 22/01/2009
Mosha : 48
Hobi : futboll. pushimet.aventurat
Re: ISMAIL KADARE
Ti ike udhes se pafundme
Ku zverdhin druret gjetherenes
Mbi gjokse pellgjesh tani tundet
I arti medalion i henes.
Lejleket iken.
Fill pas teje
Si stof i keq u zbeh blerimi
Dhe ngjajne toka, pylli, reja,
Me negativin e nje filmi.
Tani ne fusha shkoj menduar
Ku nis te fryje ere e ftohte,
Ku ca mullare te gjysmuar
Duken qe larg si Don Kishote.
C'te bej, po them me vehten time,
Ne kete ore te vone te muzgut,
Ku qerrja baltave ben shkrime.
Te lashta sa te Gjon Buzukut?
Do te shkoj te ulem permbi pellgjet,
Te pi ne gjunje duke rene,
Ne gryke e di qe do te me ngelet
I ftohte medalioni i henes.
Ku zverdhin druret gjetherenes
Mbi gjokse pellgjesh tani tundet
I arti medalion i henes.
Lejleket iken.
Fill pas teje
Si stof i keq u zbeh blerimi
Dhe ngjajne toka, pylli, reja,
Me negativin e nje filmi.
Tani ne fusha shkoj menduar
Ku nis te fryje ere e ftohte,
Ku ca mullare te gjysmuar
Duken qe larg si Don Kishote.
C'te bej, po them me vehten time,
Ne kete ore te vone te muzgut,
Ku qerrja baltave ben shkrime.
Te lashta sa te Gjon Buzukut?
Do te shkoj te ulem permbi pellgjet,
Te pi ne gjunje duke rene,
Ne gryke e di qe do te me ngelet
I ftohte medalioni i henes.
Re: ISMAIL KADARE
Ti qave
Ti qave dhe me the me zë te ulet
Se une te trajtoja si prostitute.
Athere loteve te tu s'ua vura veshin
Te desha, pa ditur se te desha.
Vec nje mengjes te befte kur u gdhiva
Pa ty dhe bota krejt e zbrazet m'u duk,
Athere kuptova c'kisha humbur,
C'kisha fituar kuptova gjithashtu.
Me rrezellinte si smerald merzitja,
Dhe lumturia ngrysej si nje muzg me re...
Nuk dija ke te zgjidhja nga te dyja
Sepse seicila m'e bukur se tjetra qe.
Se ish i tille ky koleksion bizhush
Qe drite e terr leshonte njekohesisht,
Qe njeqindfish etjen per jeten shtonte,
Por dhe qe vdekjen ndillte njeqindfish.

Kristal
Ka koh? q? s'shihemi dhe ndjej
si t? harroj une dal?ngadal
si vdes tek une kujtimi yt
si vdesin flok?t dhe gjith?ka.
Tani k?rkoj posht? e lart?
nj? vend ku ty t? t? l?shoj
nje strof? a not?, a nj? brilant
ku t? t? l?, t? puth, t? shkoj.
N? s't? pranoft? asnj? varr
asnj? mermer, a morg kristal
mos duhet vall? prap? t? t? mbart
gjys?m t? vdekur, gjys?m t? gjall?.
N? s'gjetsha hon ku t? t? hedh
do gjej nj? fush? a nj? lulnaj?
ku but?sisht porsi polen
gjithkund, gjithkund t? t? shp?rndaj?.
T? t? mashtroj ndoshta k?shtu
dhe t? t? puth t? ik pa kthim
dhe nuk do dine as ne askush
harim ish ky a s'ish harim.
Ka koh? q? s'shihemi dhe ndjej
si t? harroj une dal?ngadal
si vdes tek une kujtimi yt
si vdesin flok?t dhe gjith?ka.
Tani k?rkoj posht? e lart?
nj? vend ku ty t? t? l?shoj
nje strof? a not?, a nj? brilant
ku t? t? l?, t? puth, t? shkoj.
N? s't? pranoft? asnj? varr
asnj? mermer, a morg kristal
mos duhet vall? prap? t? t? mbart
gjys?m t? vdekur, gjys?m t? gjall?.
N? s'gjetsha hon ku t? t? hedh
do gjej nj? fush? a nj? lulnaj?
ku but?sisht porsi polen
gjithkund, gjithkund t? t? shp?rndaj?.
T? t? mashtroj ndoshta k?shtu
dhe t? t? puth t? ik pa kthim
dhe nuk do dine as ne askush
harim ish ky a s'ish harim.
Re: ISMAIL KADARE
Nje vajze
Duke të puthur, pa të dashur
Në shpirt ai ty të plagoi
Buzëpërgjakur nga të kuqtë e tu,
si vrasës tinëz shkoi
Krenar që ty "të shtiu në dorë"
Gjith' shokëve emrin tënd ua tha.
Pranë gotës së birrës për
ty folën
në park, të dielave ata.
Dhe ti e vetme mbete, bosh
mbenë sytë e ty në net bilbilash
Si sheshi i shkretë, ku posa ndodhi
Një katastrofë automobilash.
Tani kur shkon Rrugës së Dibrës
Ata me sy të ndjekin pas
Pataj me bërryl i bien shokut
"E sheh filanen? E ka pas..."
Dhe ti ul kokën shpejton hapin
T'arrish tek shoqja sa më shpejt
Të përsërisësh fjalët standart:
"Ah, njëlloj janë të tërë
djemtë"
Të dyja t'ulura pranë radios
Do ndizni heshtur një cigare
tek supi i saj, nën fjalë lajmesh
një çast dremitja do të t'marrë
Dhe do të të çojë tek një
rrugë tjetër
M'e gjerë, m'e bukur dhe më e re
Atje në sfond fabrikash, njerëzit
Nga kembët s'do të të venë re.
Atje ku t'ecësh midis turmash
Në një grup djemsh, ndoshta midis
Dikush me brryl do t'i bjerë shokut:
"E sheh filanen? Ishim miq..."
Re: ISMAIL KADARE
Në Leksion
Shi në rrugë bie pa pushim
Ç'po mendon atje ti shpirti im?
Në atë kënd, e vetme, ç'të
mundon?
S'mban shënime, vija vizaton.
Tetëmbëdhjetë vjeçe nuk është
shpejt
që menduar xhamat t'i vëresh
duhemi por zemra seç të ndjell
Sytë e bukur trembur pse mi hedh?
Koha ikën klasën do kujtosh
do të gdhihet befas një mëngjes
sytë rreth do hedhësh të shikosh
se si derdhet shiu në mes resh
Por në bankën pranë s'do ta gjesh
djalin që e deshe dhe të desh
Re: ISMAIL KADARE
Kinema e vjeter
Kinema e vjetër,
Kinema e braktisur,
Ku prej kohësh më s'lozin filma të
përsëritur,
Ku s'bëjnë më zhurmë njerëzit
me karriget,
Ku në pushimet e seancave
S'shesin kikirikë.
Ekrani me njolla,
Megafonët prishur,
Stolat janë boshe si radhë të pashkruara;
Këtë poemë stolash të gjatë,
të braktisur
Nga dera e vështroj
Plot mall e i menduar.
Kinema e fëminisë,
Kinema e rrëmujës,
Kam parë aq vende,
Kam parë aq salla,
Por n'asnjë prej tyre s'kam hyrë me aq bujë,
Sa tek ti,
E shtrenjta barakë,
E rralla!
Më mirë asgjëkund veten s'e kam ndier,
As në sallat luksoze me kadife që shndrit,
Megjithëse në to me leshverdha kam qenë,
Kurse tek ti vija
Me jevgun Rakip.
Lekë, lekë,
Të mbledhura me mundim paret,
Tingulli i gëzuar në biletari,
Afishet tek xhamia
Dhe tek Qafë e Pazarit
Të shkruara nga vetë portieri Qani.
Për të njëjtin film tek njëra
afishe
Shkruhej titulli ndryshe,
Te tjetra.
Por kjo asnjeriu punë s'i prishte.
T'i falnin ty të gjitha,
E dashura,
E vjetra.
Në atë copë ekran,
Për herë të parë,
Një copë të botës së gjerë
ne pamë.
Në gjashtë metra katrore.
Bota fund s'kish e anë,
Bota ngjante e shkëlqyer,
Ndonëse ekrani ish me arna.
Dhe ne ishim me arna,
Me arna ish Republika,
Koha, bërrylat, shtetet ishin me arna.
Por në sytë tanë
Kish të tillë dritë,
Që nuk e patën kurrë
Më të ndriturat ekrane.
Kinema e vjetër,
Kinema e braktisur,
Stola ku janë ulur varg
Ditët e fëminisë,
Cicëronjëse gjithmonë
Si një rresht zogjsh
Mbi një tel telefoni.
Kinema e vjetër,
Kinema e braktisur,
Stola të rëndë, të gjatë,
të vithisur.
Në çdo moshë që të hyj,
Në çdo vend që të vete
Si hamall këto stole
Do t'i marr me vete.
Re: ISMAIL KADARE
Fund vjeshte
Autobuzët urbanë nga periferitë
drejt qendrës mbi xhama bien brymën
vjeshta si luaneshë krifëverdhë
ruan ditët e fundit nga dimri.
Te vitrinat, tek xhamat e kafeve
kalimtarë të shumtë ka
në reflekset e flokëve të tua
një nuancë e kuqërremtë rà.
Pranë ditëve të tua të bardha,
kalova sot rastësisht
ti u trembe?...unë ujk nuk jam,
as dele nuk jam natyrisht.
Po ti eja andej të shkojmë
pa i përfillur fjalët e botës
ku nga avulli xhamat e kafeneve
ngjajne si pamje që s'janë në fokus
Në autobuzët urbanë eja
të kalojmë periferive me brymë,
të shohim se si vjeshta krifëverdhë
ruan ditët e fundit nga dimri.
Re: ISMAIL KADARE
Varri
Jashtë ngrenë, piramidën
e turpit
Me ulërima, brohoritje, thirravaj.
Dritaret unë i mbylla trishtueshëm,
Të mos hyjë zhurmë e tokës, pluhuri
i saj.
Shkretëtirë grimcash, parrullash.
Saharë plenumesh. Të kërcet
Në dhëmbë kuarci i frazave,
Të vdekura qysh nga viti '40.
Jashtë ngrenë piramidën e turpit
Të murtajës, të hoxhës së
zi.
Ndërsa unë pranë oxhakut të studios
i vetëm mbi varrin e tij.
I thellë ky varr duhet të jetë
Që piramidën ta gëlltisë krejt,
Që prej gropës së tij të mos dalë
As hoxha, as fantazma e vet.
Mih e gërmo ditë e natë
Thellohu kon dantesk.
Me emrin varrmihës do ta nderroja
Prej kohësh emrin poet.
Re: ISMAIL KADARE
Edhe kur kujtesa
Edhe kur kujtesa ime e lodhur
Ashtu si ato tramvajet e pasmesnatës
Vetëm në stacionet kryesore do të ndalojë,
Une ty s'do të harroj.
Do të kujtoj
Mbrëmjen e heshtur, të pafund të syve
të tu,
Dënesën e mbytur, rrëzuar mbi supin
tim
Si një dëborë e pashkundshme.
Ndarja erdhi
Po iki larg teje...
Asgjë e jashtëzakonshme,
Veç ndonjë nate
Gishtat e dikujt do të mpleksen në flokët
e tu
Me të largëtit gishtat e mi, me kilometra
të gjatë...
Re: ISMAIL KADARE
Ky dimer
Ç'i gjatë ish ky dimër,
ç'i pafund.
E lodhur pudra mbi fytyrën tënde.
I mpirë është gëzimi, thua s'ngjallet
dot.
Apo si ai q'u dergj nga një lëngatë
e gjatë.
S'do mëkëmbet kurrë ashtu siç
qe?
Ç'i gjatë ish ky dimër, ç'i
ftohtë ish.
Në pusin e ndërgjegjjes mezi ndihen
Tinguj kambanash si rënkim të mbyturish.
Ato gjithashtu vdiqën, dot s'i ngjall,
Sa gjëra u vyshkën, më e keqe se vetë
vdekja
Ish vyshkja e tyre e ngadaltë, o zot.
Ç'i gjatë ish ky dimër, ç'i
pashpresë ish.
Kinezët që s'duken më në udhëkryqë
rrugësh
Por vetë ata s'kanë vdekur: qelqe dritaresh
Të stilit q'ata sollën vezullojnë ngriraz
Duke dërguar ftohtësinë e tyre
Mbi mijëra fytyra si prej maske kalimtarësh
Sa kohë vallë do ti duhet
Genit të racës atë maskë të
shpëlajë.
Apo në luftën e maskës me lëkurën
Maska do të fitojë më në fund?
Ç'i gjatë ish ky dimër, ç'i
acartë ish,
Mbi varrin e tiranit monoton
Shiu po bie.
Ka gjumë a s'ka nën dhè?
Ç'i gjatë ish ky dimër, ç'i
vrerosur ish.
E lodhur pudra mbi fytyrën tënde.
Nën pluhur tempujsh,
i lodhur shpirti im.
Re: ISMAIL KADARE
Mall
Ca pika shiu ranë mbi qelq.
Për ty unë befas ndjeva mall.
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Edhe m'u duk pak e çuditshme
Si erdh kjo vjeshtë, ky mëngjes.
Qiejt e ngrysur pa lejlekë
Dhe shirat pa ylber në mes.
Dhe thënia e vjetër e Heraklitit
Seç m'u kujtua sot për dreq:
"Të zgjuarit janë bashkë në
botë,
Kurse të fjeturit janë veç".
Në ç'ënderr kemi rënë
kaq keq,
Që dot s'po zgjohemi vallë?...
Ca pika shiu ranë mbi qelq
Dhe unë për ty seç ndjeva mall
Ca pika shiu ranë mbi qelq.
Për ty unë befas ndjeva mall.
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Edhe m'u duk pak e çuditshme
Si erdh kjo vjeshtë, ky mëngjes.
Qiejt e ngrysur pa lejlekë
Dhe shirat pa ylber në mes.
Dhe thënia e vjetër e Heraklitit
Seç m'u kujtua sot për dreq:
"Të zgjuarit janë bashkë në
botë,
Kurse të fjeturit janë veç".
Në ç'ënderr kemi rënë
kaq keq,
Që dot s'po zgjohemi vallë?...
Ca pika shiu ranë mbi qelq
Dhe unë për ty seç ndjeva mall
Re: ISMAIL KADARE
Ne parkun qe mbuluan fletet
Në parkun q'e mbuluan fletët
Të dy ne ecim qetësisht,
Pas shijes saj ka shtruar vjeshta
Qilim të verdhë natyrisht.
Dhe ndoshta si një ëndërr e zbehtë
Ju fanit një muzg i vonë
Ky park q'e kan' mbuluar fletët
Ku pas kaq shekujsh ti po shkon.
Nga vagabondët me cigare
Ti mos u tremb e dashur kot
Imazhin tënd as dinosaurët
Shekuj më parë s'e shtypën dot.
Që ti të vije kaq e bukur
Me këta flokë, me këtë hap
Toka të egrën klimë e zbuti
Dhe akullnajat ktheu mbrapsht.
Dhe s'kish se si të ndodhte ndryshe
Të ndodhte ndryshe s'kish se si.
U desh të zhdukeshin përbindshat
Që te kjo botë të vije ti...
Re: ISMAIL KADARE
Qiell dimri
Qiell dimri,
Dyndje kujtimesh.
Unë ndeza një cigare, u afrova te dritarja.
Më ngjan, se nuk bien flokë dëbore
nga qielli.
Por mijëra letra, që kurrë nuk i mora.
Letra të largëta,
Shkruar nga duar të largëta,
Edhe se retë më të largëta.

Te huaj jemi
Të huaj jemi ne prej kohësh
Ç'ish për t'u thënë është
thënë.
Si gurët që zënë vend në
tokë
Një jetë vend ne kemi zënë.
Drejt njëri tjetrit kemi mbyllur
Të gjitha rrugët edhe shtigjet
Si dy qytete mesjetarë
Me mure, heshta dhe me pirgje.
Por natën kur i lodhur truri
Portat i Mbyll me qetësi,
Ti gjen një shteg dhe futesh mbrenda
Një shteg që vetëm ti e di.
Futesh dhe si n'rrugica parqesh
Shetit mes cirkonvolucionesh.
Hyn nëpër ëndrra e shkujdesur,
Fanitesh, qesh, ma bën me dorë.
Po kur mëngjesi zë ofrohet
Nis shqetësohesh befas ti.
Dhe heshturazi del përjashta
Nga shtegu që veç ti e di.
E dita vjen. Rrjedh prap jeta
Dhe ne të dy si dhe më parë
Të ftohtë rrimë e të pamposhtur
Si dy qytete mesjetarë
Re: ISMAIL KADARE
Ti ishe per mua
Ti ishe për mua e pamposhtur
si Troja
Troja që unë dot s'e pushtoja.
Ti ishe për mua e pakuptueshme,
Më e pakuptueshme se mbishkrimet etruske
Vetëm në ëndrra, ah, në ëndrra
T'i përqafoja flokët e dendura.
Gaz më shumë ndjeja tek të pushtoja
Se gjithë grekët kur ra Troja.
Vetëm në ëndrra m'ishe e kuptueshme,
Ti, e shtrenjta ime etruske.
Re: ISMAIL KADARE
Une pash lulet e para
Unë pashë lulet e para
që çelen kudo përmbi dhe
Pashë zogjtë e parë shtegtarë
q'u kthyen sërishmi tek ne
Në brigje, në kopshte, në ara
gjithçka është e parë, gjithçka
Ndërmend dashuria e parë
ato kur i pashë më rà.
Do vyshken të gjitha të parat
dhe prap do kthehen ato
përveç dashurisë së parë
as vyshket, as kthehet ajo...
Re: ISMAIL KADARE
Malli i shqiperise
Më ka marrë malli për
Shqipërinë tonë
Sonte, kur po kthehesha me autobuz,
Tymi i cigares "Partizani" që pinte
dikush
Dridhej, kaltëronte bënte spirale,
Sikur të fshehta më thosh me gjuhën
e shqiptarëve
Mua bashkëatdhetarit
Të shikoj dua mbrëmjes në rrugët
e Tiranës,
Ku kam bërë dikur ndonjë marrëzi.
Dhe në rrugët ku s'kam bërë marrëzi.
Me njohin ato porta të vjetra të drunjta,
Inatin akoma do ta mbajnë,
Kokën do ta tundin,
Po unë s'do ta marr për keq,
Se malli më ka marrë.
Dhe t'eci rrugicave plot gjethe të thara
Gjethe të thara gjethe vjeshte,
Për të cilat krahasimet gjenden aq lehtë.
Më ka marrë malli për Shqipërinë
tonë;
Për atë qiell të madh, të gjerë
e të thellë,
Për vrapin e kaltër të dallgëve
adriatike
Për retë që në muzg si kështjella
digjen,
Për alpet mjekërbardha e mjekërgjelbra,
Për netët e najlonta që nga flladet
fërgëllojnë,
Për mjegullat që si indianë të
kuq
muzgjeve shtegtojnë.
Për lokomotivat e kuajt,
Që të djersitur avullojnë e hungërojnë,
Për qiparisat, kopetë, e varret
Malli më ka marë, malli më ka marë,
për shqiptarët.
Më ka marë malli e së shpejti vij
atje
Duke fluturuar mbi mjegullat si mbi dëshira,
Sa i largët, aq edhe i dashur je, Atdhe.
Aerodromi do të dridhet nga uturima
Mjegulla do të rrijë pezull mbi humnera.
Ata që shpikën shpejtësinë reaktive
Larg Atdheut sigurisht do të kenë qenë
ndonjëherë.
Re: ISMAIL KADARE
Kohe e pamjaftueshme
S'kam kohë të harroj shumë
gjëra
Që nga mendja ti nxjerr përjetë.
Për tragjiket e vjetër e shkreptimat
Do t'më duhen së paku dy vjet.
Dhe ndoshta po aq për Danten,
Për frengjishten tok me plazhet po aq,
Ndoshta gratë do të jem duke fshirë
Kur muzgu do të afrohet ndërkaq.
Si udhëtari me peshë të tepërt
Para avionit që niset pas pak
I ngarkuar rëndshëm ende
Do t'afrohem tek varri humbak.
Nga supet si ta heq këtë barrë?
Ku ta hedh këtë peshë, si?
Me të s'mund të zbres atje poshtë
Por as lart dot s'e lë kurrsesi.
I menduar gjer në çast të fundit
Nga mosthënia, nga pengu tragjik,
Një shenjë ndoshta të pakuptueshme
Do t'ju bëj të gjithëve e do ik.
Re: ISMAIL KADARE
GJuha shqipe
Kur në sulm hodhën turqit
Hordhitë e pambaruara,
Kështjellat e sintaksës
S'i muar, që s'i muar.
Në bedena poemash
Popullore mbetën
Kufoma divanesh e
Kufoma bejtesh.
Kur panë se gjuhës
S'i hodhën dot prangat,
Lëshuan drejt saj
Gjithfarë merimangash...
Në përçartje ta kthenin
Në delir në jerm,
Ishin vite të rënda,
Ishin shekuj plot helm.
Të të bënin ty, donin
Shqipëri memece,
Po ja erdhi Naimi,
Si yll mbi ty ecte.
Dorën e zbehtë
Mbi ballë të vuri,
Të të hiqte zjarrllëkun
Prej të sëmuri.
Dhe vdisnin pjesëzat,
Thaheshin merimangat,
Ndriste si perlat
Poezia e madhe.
Kjo gjuhë, që provoi
Akrepët e shkretëtirës,
Ç'do të thotë përçartje
E di, oh, e di mirë.
E di ç'do të thotë
Kllapi hermetizëm,
Qoftë e ardhur nga Roma,
Qoftë e ardhur nga Parisi.
Kjo gjuhë martire,
Lehonë e përjetshme
Që lindi mes dhimbjesh
Art të pavdekshëm.
Kur në sulm hodhën turqit
Hordhitë e pambaruara,
Kështjellat e sintaksës
S'i muar, që s'i muar.
Në bedena poemash
Popullore mbetën
Kufoma divanesh e
Kufoma bejtesh.
Kur panë se gjuhës
S'i hodhën dot prangat,
Lëshuan drejt saj
Gjithfarë merimangash...
Në përçartje ta kthenin
Në delir në jerm,
Ishin vite të rënda,
Ishin shekuj plot helm.
Të të bënin ty, donin
Shqipëri memece,
Po ja erdhi Naimi,
Si yll mbi ty ecte.
Dorën e zbehtë
Mbi ballë të vuri,
Të të hiqte zjarrllëkun
Prej të sëmuri.
Dhe vdisnin pjesëzat,
Thaheshin merimangat,
Ndriste si perlat
Poezia e madhe.
Kjo gjuhë, që provoi
Akrepët e shkretëtirës,
Ç'do të thotë përçartje
E di, oh, e di mirë.
E di ç'do të thotë
Kllapi hermetizëm,
Qoftë e ardhur nga Roma,
Qoftë e ardhur nga Parisi.
Kjo gjuhë martire,
Lehonë e përjetshme
Që lindi mes dhimbjesh
Art të pavdekshëm.
Re: ISMAIL KADARE
Kercenimi
Shtat'qind vjet kam për t'i
djegur kullat,
Do të t'i vras qentë shtat'qind vjet.
Kështu Mujo me modesti pat deklaruar,
Ndërsa eposi po hynte në shekullin e tetë.
Erdh' pas tij i nënti, i dhjeti rradhazi.
Sa ngadalë në epos mllefi del...
Shtat'qind vjet kam për t'i djegur kullat,
Do të t'i vras qentë shtat'qind vjet.
Re: ISMAIL KADARE
Laokoonti
Më shihni tek mbytem nga gjarpërinjtë
në muze të Luvrit, në Madrid , në
Nju-jork
Para syve tuaj e aparate turistësh.
qindra vjet kam që vuaj
ngaqë sflas dot
Si të flas?
A mundet një nofull mermeri
të lëvizë një grimë, të
korrigjojë diçka?
vini re sytë e mi, te zgavrat e thella
një enigmë, si amebë të tharë
atje ka.
Një të fshehtë të madhe ndrydh
brenda gjoksit
para syve tuaj, në Paris, në Madrid.
Ah, do të doja dyfish të m'i shtonit,
veç sekretin e madh të shkarkoja një
ditë.
Tek më vini rrotull, unë them me vete
kaq të verbër të jeni sa të mos
të ndjeni këtë,
që ky ngërç e ky ankth në qenien
time
s'është nga gjarpërinjtë, por
nga një tjetër gjë?
Mijëra herë në mijëra net e ditë
të vërtetën e frikshme përsëris
pa pushim.
Me shpresën e marrë se nga kjo përsëritje
ndoshta mermeri pëson një ndryshim.
Po s'ndërron ai kurrë.
Art i skulpturës
gënjeshtrën mbi të ka ngrirë përgjithnjë.
I mbërthyer në dëshminë e saj
të rremë,
të vërtetën kujtoj e qaj për të.
Si çdo gjë e tmerrshme është
i thjeshtë sekreti,
që brenda boshllëku i gjoksit mban.
Afroni, pra, kokat të dëgjoni të vërtetën,
mua s'më mbytën gjarpërinjtë
por trojanët më vranë.
O, sikur të mundja gjithçka të tregoja.
Si do të ngrinit para meje si gur,
kur unë i dënuar mes rropamës suaj
moskokëçarëse
monologun të thurr.
Ju e dini se përpara Trojës ahere,
kali i drunjtë, dhurata e grekëve u shfaq.
Ky kalë në dy grupe i ndau trojanët:
ta pranonin atë, ose ta flaknin sakaq.
Pajtim me armikun, ulërinin tradhtarët
mjaft më me luftë, zjarr edhe helm.
Erdhi koha që shpatat ti kthejmë në
parmenda
armiqtë në miq erdh koha të kthejmë.
Në mbledhje të gjatë "pro"
dhe "kundra" kalit,
unë "kundra", kryesova me tërbim.
Dhe juve ju kanë thënë ahere se hyjnitë
gjarpërinjtë më dërguan si ndëshkim.
Ç'përralla kalamajsh, ç'trillim
për budallenjtë
unë gjarpërinjtë do t'i mbrapsja me
një shkelm.
Po ç'ti bëj fushatës së tradhtarëve
kundër meje
shantazheve,letrave anonime plot helm.
Ditë e natë e me javë polemika vazhdonte,
nga shtresat e mesme e gjer lart në qeveri.
Ishte vjeshtë.
Nën qiellin e hirnosur me erë
kali i drunjtë përjashta priste në
shi.
Atë kalë unë i pari e kisha goditur,
ndaj, e dija, këtë s'do të ma falnin
përjetë.
Më në fund "vijë e butë"
fitoi mbi të "ashprën",
dhe ne "kokëfortët" na vunë
në arrest.
Në burg, me gotën e ujit, në mesnatë
helmin na dhanë ata të pijmë
ata që ulërinin kundër dhunës
e shpatës
Që dinin të kafshonin tamam si gjarpërinjtë.
Në mëngjes që pa gdhirë në
breg të detit
ma hodhën kufomën drejt mbi zhavor.
Rapsodët anembanë përhapën
versionin fals të gjarpërinjve hyjnorë.
Ky ishte mbarimi i polemikës për kalin,
ju e dini me Trojën se ç'ndodhi pastaj.
Tre mijë vjet rrjesht,
nga muzeu në muzera,
unë hamalli i mermertë, gënjeshtrën
mbaj.
Tre mijë vjet...Akoma zjarret e Trojës
si floknajë e kuqe më rrinë në
sy.
Po më i tmerrshëm se zjarret, kumet e vomet
ishte fundi fare,
kur u bë qetësi.
Trojë e braktisur.
Gërmadhë.
Hi i ftohtë;
dhe poshtë ne të vdekurit shtrirë rresht.
Dhe papritur, në muzg sipër tokës së
mardhur
u ndje diçka që atë çante
përmes.
Ç'ish kjo gërvimë kështu, kjo
jehonë?
Vumë veshin. Kuptuam. grekët e ligj
përmbi qendrën e qytetit me parmendë
lëronin
për të thënë se Troja përjetë
vdiq.
Ja më në fund dhe parmenda e tyre.
Ah, plugu i saj si na çante më dysh!
Nga tradhëtia e Trojës, nga gjithë
dhembjet,
ky kafshimi i parmendës më i hidhur ish.
T'i kthejmë shpatat më në fund në
parmenda.
Kështu thërritnin atëherë ata.
Midis fjalëve tuaja, si mallkim, si gjëmë
veshët më kapën edhe këtë
hata.
Më kanë lodhur më shumë, besomëni,
ca fjalë,
se kjo peshë e neveritshme gjarpërinjsh.
Ju, që gjer në hënë kini shkuar,
si vallë
s'depërtoni dot deri në gjoksin tim?
Gumëzhima juaj si zhaurimë deti
më vjen nga çdo anë më përplaset
në vesh,
nga copëra bisedash shumëgjuhëshe rreth
meje
shqetësimet e mëdha të botës marr
vesh.
Degjoj emra shtetesh të reja që kanë
dalë,
emra kombesh e popujsh të rinj dëgjoj,
veç ai, i vjetri, i tmerrshmi kalë,
ashtu si ahere ka mbetur njëlloj.
Prej potkonjve të tij unë rrëqethem
akoma
dhe kështu në mermer i mbrojtur siç
jam,
kurse ju, të panjohurit, ju prej mishi dhe kocke
vërtiteni mospërfillës nga salla në
sallë.
Vërtiteni,
flisni për teatrin e për plazhet,
për gjithfarë motorësh e gjithfarë
qeverish,
pa ju shkuar mendja që ai mund të shfaqet
në një ditë të rëndomtë,
një mëngjes me shi.
Ashtu si ahere...
po mjaft,
u lodha.
Nga vërtitja juaj po më erren sytë,
nga rropama juaj veshët më gjëmojnë
në muze të Londrës në Luvër
e Madrid,
në pafshi ndonjë ditë të behem
copëra,
nga marazi, siç thonë, të plas, t'ia
bëj "krak"
jo kujtimet e Trojës, as gjarpërinjtë
monstra,
por indiferenca juaj
do të bëhet shkak.
Re: ISMAIL KADARE
Aristogata shkruajti:Mall
Ca pika shiu ranë mbi qelq.
Për ty unë befas ndjeva mall.
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Edhe m'u duk pak e çuditshme
Si erdh kjo vjeshtë, ky mëngjes.
Qiejt e ngrysur pa lejlekë
Dhe shirat pa ylber në mes.
Dhe thënia e vjetër e Heraklitit
Seç m'u kujtua sot për dreq:
"Të zgjuarit janë bashkë në
botë,
Kurse të fjeturit janë veç".
Në ç'ënderr kemi rënë
kaq keq,
Që dot s'po zgjohemi vallë?...
Ca pika shiu ranë mbi qelq
Dhe unë për ty seç ndjeva mall
Kete e ka qare fare !
Klio- Princeshë
- Vendbanimi : Pran yjeve..
Postime : 4283
Gjinia :
Anëtarësuar : 18/09/2011
Mosha : 30
Hobi : NOTI&MUZIKA
Re: ISMAIL KADARE
TI DHE HËNA
Kësaj nate me hënë të vjeshtës
Dola fushës të bredh kuturu.
Retë shtohen me vrap pa reshtur,
Hëna duket aty-këtu.
Porsi vetë mendimet e mia
Po më shtyhen ndër mënd më shpesh
dhe pas tyre gjithnjë gjendesh ti
si kjo hënë që duket mes resh.
Hëna shpejt do të zhduket dhe netët
do të mbeten pa të, kurse ti
në ëndërrimet e mia pa jetë
perendim s'do të kesh kurrses
Kësaj nate me hënë të vjeshtës
Dola fushës të bredh kuturu.
Retë shtohen me vrap pa reshtur,
Hëna duket aty-këtu.
Porsi vetë mendimet e mia
Po më shtyhen ndër mënd më shpesh
dhe pas tyre gjithnjë gjendesh ti
si kjo hënë që duket mes resh.
Hëna shpejt do të zhduket dhe netët
do të mbeten pa të, kurse ti
në ëndërrimet e mia pa jetë
perendim s'do të kesh kurrses
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: ISMAIL KADARE
NË PARKUN QË MBULUAN FLETËT
Në parkun q'ë mbuluan fletët
Të dy ne ecim qetësisht,
Pas shijes saj ka shtruar vjeshta
Qilim të verdhë natyrisht.
Dhe ndoshta si një ëndërr e zbehtë
Ju fanit një muzg i vonë
Ky park q'ë kan' mbuluar fletët
Ku pas kaq shekujsh ti po shkon.
Nga vagabondët me cigare
Ti mos u tremb e dashur kot
Imazhin tënd as dinosaurët
Shekuj më parë s'e shtypën dot.
Që ti të vije kaq e bukur
Me këta flokë, me këtë hap
Toka të egrën klimë e zbuti
Dhe akullnajat ktheu mbrapsht.
Dhe s'kish se si të ndodhte ndryshe
Të ndodhte ndryshe s'kish se si.
U desh të zhdukeshin përbindshat
Që te kjo botë të vije ti...
Në parkun q'ë mbuluan fletët
Të dy ne ecim qetësisht,
Pas shijes saj ka shtruar vjeshta
Qilim të verdhë natyrisht.
Dhe ndoshta si një ëndërr e zbehtë
Ju fanit një muzg i vonë
Ky park q'ë kan' mbuluar fletët
Ku pas kaq shekujsh ti po shkon.
Nga vagabondët me cigare
Ti mos u tremb e dashur kot
Imazhin tënd as dinosaurët
Shekuj më parë s'e shtypën dot.
Që ti të vije kaq e bukur
Me këta flokë, me këtë hap
Toka të egrën klimë e zbuti
Dhe akullnajat ktheu mbrapsht.
Dhe s'kish se si të ndodhte ndryshe
Të ndodhte ndryshe s'kish se si.
U desh të zhdukeshin përbindshat
Që te kjo botë të vije ti...
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: ISMAIL KADARE
Koha e pamjaftueshme
S’kam kohe te harroj shume gjera
Qe nga mendja ti nxjerr perjete.
Per tragjiket e vjeter e shkreptimat
Do t’me duhen se paku dy vjet.
Dhe ndoshta po aq per Danten,
Per frengjishten tok me plazhet po aq,
Ndoshta grate do te jem duke fshire
Kur muzgu do te afrohet nderkaq.
Si udhetari me peshe te tepert
Para avionit qe niset pas pak
I ngarkuar rendshem ende
Do t’afrohem tek varri humbak.
Nga supet si ta heq kete barre?
Ku ta hedh kete peshe, si?
Me te s’mund te zbres atje poshte
Por as lart dot s’e le kurrsesi.
I menduar gjer ne cast te fundit
Nga mosthenia, nga pengu tragjik,
Nje shenje ndoshta te pakuptueshme
Do t’ju bej te gjitheve e do ik.
S’kam kohe te harroj shume gjera
Qe nga mendja ti nxjerr perjete.
Per tragjiket e vjeter e shkreptimat
Do t’me duhen se paku dy vjet.
Dhe ndoshta po aq per Danten,
Per frengjishten tok me plazhet po aq,
Ndoshta grate do te jem duke fshire
Kur muzgu do te afrohet nderkaq.
Si udhetari me peshe te tepert
Para avionit qe niset pas pak
I ngarkuar rendshem ende
Do t’afrohem tek varri humbak.
Nga supet si ta heq kete barre?
Ku ta hedh kete peshe, si?
Me te s’mund te zbres atje poshte
Por as lart dot s’e le kurrsesi.
I menduar gjer ne cast te fundit
Nga mosthenia, nga pengu tragjik,
Nje shenje ndoshta te pakuptueshme
Do t’ju bej te gjitheve e do ik.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Faqja 1 e 2 • 1, 2
Similar topics
» Ismail Kadare
» Poezi Nga I madhi Ismail Kadare
» Ismail Kadare: Pse u largova në vitet ‘90
» Ismail Kadare: Kosova, nje “luan” i ri ne Evrope
» PERSE MENDOHEN KETO MALE - Ismail KADARE
» Poezi Nga I madhi Ismail Kadare
» Ismail Kadare: Pse u largova në vitet ‘90
» Ismail Kadare: Kosova, nje “luan” i ri ne Evrope
» PERSE MENDOHEN KETO MALE - Ismail KADARE
Faqja 1 e 2
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi