Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
15 gjerat qe keni ditur gabim per seksin...! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
15 gjerat qe keni ditur gabim per seksin...! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

15 gjerat qe keni ditur gabim per seksin...!

2 posters

Shko poshtë

15 gjerat qe keni ditur gabim per seksin...! Empty 15 gjerat qe keni ditur gabim per seksin...!

Mesazh nga Binni Mon 11 Jan 2010 - 10:49

Seksualiteti është një fushë në të cilën idetë e gabuara janë vërtet shumë dhe është thuajse e pamundur të shpëtosh pa
u ndikuar prej tyre. Ja një përmbledhje e disa legjendave që duhen shembur, për më shumë kënaqësi seksuale

1. Kur stimulohet pika G, një femër arrin menjëherë në orgazmë
E gabuar

Stimulimi i pikës G mund të provokojë ndjesi të këndshme dhe të çojë në
orgazmë 10 % të femrave! 90 % e tyre, për fat të keq, nuk do të ketë
kurrë fatin të provojnë këtë lloj orgazme të veçantë. Pika G është një zonë
prej disa centimetrash, e vendosur në muret e brendshme të vaginës,
vetëm 3-5 cm nga hyrja e saj. Kjo pikë e quajtur G, nuk ka absolutisht ndjeshmërinë e klitorit. Që është një zonë ekstremisht erogjene. Për pikën G
përkëdheljet që stimulojnë klitorin nuk vlejnë. Vetëm presionet më energjike mund të shkaktojnë tek disa femra efekte të kënaqësisë seksuale që arrijnë deri në orgazmë.

2. Gjatësia e penisit është shumë e rëndësishme për kënaqësinë femërore
E gabuar

Organi seksual mashkullor nuk është shumë efikas për t'i dhënë
kënaqësinë një femre. Pse? Arsyeja është se organi kryesor i kënaqësisë
seksuale tek femra është klitori. Për të stimuluar klitorin një mashkulli i
nevojiten duart, goja dhe penisi, por një penis i përmasave të mëdha
nuk sjell asnjë lloj efekti më special. Përveç kësaj, ajo që konsiderohet si pjesa më e ndjeshme e vaginës, pra pika G, gjendet jo më shumë se 4 cm larg hyrjes së vaginës. Gjatësia e penisit në gjendje të erektuar është gjithmonë mëse e mjaftueshme për të arritur pikën G. Pastaj, thellësia e vaginës është 8 cm në gjendje qetësie dhe 12 cm në gjendje të eksituar. Ndodh shumë rrallë që penisi në ereksion të mos arrijë të tilla dimensione. Kur një femër dëshpërohet nga gjatësia e pamjaftueshme e penisit të partnerit, në
fakt problemi qëndron tek vagina, e cila nuk është muskuloze aq sa
duhet. Muret e vaginës janë elastike dhe mbështeten rreth e rrotull penisit. Nëse në këtë pikë konstatohen probleme, nevojitet pak gjimnastikë seksuale për të tonifikuar muskujt e vaginës.

3. Pas lindjes vagina është më e gjerë
E gabuar

Vagina zgjerohet shumë gjatë lindjes. Është mëse normale dhe kjo është
arsyeja që në brendësi është e ndërtuar me pala, në mënyrë që të
zgjerohet gjatë momentit të lindjes. Më pas vagina kthehet në formën normale. Eshtë një organ elastik, i krijuar për t'u zgjeruar dhe ngushtuar.
Mjeku mund të këshillojë ushtrime gjimnastikore për muskujt rreth vaginës, për t'i ndihmuar të arrijnë formën e tyre natyrale. Në disa femra gjatë lindjes
muskujt e vaginës janë të zgjeruar dhe nëse nuk trajtohen me stërvitje,
rrezikojnë që të shkaktojnë mospërmbajtje urinare. Për këtë është e
nevojshme gjimnastika e muskujve për të rigjetur një jetë të pëlqyeshme seksuale dhe për të evituar rrezikun nga mospërmbajtja urinare.

4. Një femër "shatërvan" quhet ajo që ka një lubrifikim shumë të fortë
E gabuar

Disa femra kanë një lubrifikim shumë të theksuar, por ky fakt nuk ka
asnjë lidhje me "gruan shatërvan". Kemi të bëjmë me një femër të tillë,
kur në momentin e orgazmës një sasi e caktuar lëngu del me forcë nga uretra.
Kjo është arsyeja që shpesh flitet edhe për ejakulacion femëror. Në
fakt, kontraktimet muskulare të orgazmës provokojnë nxjerrjen e lëngut
jashtë. Shumë femra kanë përshtypjen e urinimit, por nuk është aspak
kështu. Vetëm 10 % e femrave kanë provuar një orgazmë me ejakulacion. Nuk dihet akoma nëse një fenomen i tillë është specifik vetëm për një pjesë të femrave apo të gjitha mund ta provojnë. Ejakulacioni femëror është gjithmonë i shoqëruar me një kënaqësi shumë të fortë, një lloj superorgazme.

5. Viagra stimulon dëshirën
E gabuar

Viagra, e përdorshme në rastet e shqetësimeve të ereksionit, nuk ka
aspak lidhje me dëshirën. Është vetëm një stimulues i ereksionit. Nëse
një mashkull përjeton një dëshirë të fortë seksuale dhe merr viagra,
ereksionet e tij do të jenë më të mira. Por nëse nuk ka asnjë lloj
dëshire, viagra nuk do të ketë asnjë efekt, ajo nuk rrit dëshirën seksuale. Shpesh shumë meshkuj që nuk kanë një ereksion të pëlqyeshëm, pas marrjes së viagrës pohojnë se ndjejnë më shumë dëshirë. Por është frika e të mos qenit në lartësinë e duhur, e cila zhduket me marrjen e viagrës dhe i lë vendin
dëshirës që ekzistonte edhe më parë, por nuk guxonte të shprehej.

6. Një partner i mirë mund të bëjë seks disa herë radhazi
E gabuar

Fakti i të qenit ose jo një partner i mirë nuk ka lidhje me numrin e
herëve që një mashkull mund të ejakulojë gjatë një mbrëmjeje. Në fakt,
pjesa me madhe e meshkujve që mund të bëjnë dashuri disa herë radhazi kanë
tendencën të ejakulojnë shumë shpejt (por jo të gjithë!). Meshkujt që
ejakulojnë vetëm një herë arrijnë shumë më lehtë të zgjasin aktin seksual për
shumë kohë. Në fund të fundit, ajo që është e rëndësishme në një
marrëdhënie nuk mund të matet: meshkujt, për të qenë më të sigurt, tentojnë të llogarisin pak nga të gjitha, gjatësinë e penisit, për sa kohë arrijnë
të bëjnë seks pa ejakuluar, numrin e herëve në të cilat mund të rifillojnë përsëri… numrat janë të thjesht për t'u krahasuar, por kënaqësia nuk matet në
këtë mënyrë. Një mashkull mund të jetë një partner i shkëlqyer, edhe pse ka një penis të shkurtër, edhe pse nuk mundet të rifillojë disa herë radhazi
aktin seksual. Si ia arrin të jetë i tillë? Thjesht është shumë i vëmendshëm
ndaj dëshirave të partneres.

7. Nëse do t'i them jo një pozicioni, nuk do të më dëshirojë më
E gabuar

Kur e dashuron dikë, është e rëndësishme të dëgjosh dëshirat e tij
seksuale dhe të përpiqesh ta kuptosh. Por të dëgjosh dhe të kuptosh,
nuk do të thotë aspak që të thuash po për të gjitha. Eshtë normale që dy persona të ndryshëm të mos kenë të njëjtat dëshira. Dhe është shumë e
rëndësishme të respektosh këto diferenca. Atëherë, nëse nuk je gati për të plotësuar një dëshirë të partnerit, e rëndësishme është të dish të thuash jo.
Idealja do të ishte ta pyesje: Më shpjego se përse për ty është kaq e rëndësishme? Dhe pastaj të thuash: E kuptoj, por unë nuk dëshiroj të njëjtën gjë. Të pranosh një praktikë seksuale që nuk e dëshiron, do të thotë të dalësh
mbi veten tënde. Dhe pastaj të ndihesh keq. Partneri yt nuk do të të
respektojë, thjesht sepse ti vetë nuk respekton veten tënde. Dhe nuk
mund të duash një njeri që nuk të respekton. Duke thënë gjithmonë po
dhe asnjëherë jo, rrezikon të shkatërrosh marrëdhënien.

8. Për të ndier kënaqësi duhet të jesh i dashuruar
E gabuar

Të bësh seks me njeriun që dashuron është gjëja më ideale. Por kjo nuk
do të thotë aspak që një akt seksual pa dashurinë në mes nuk mund të të
japë kënaqësi. Sepse mungesa e dashurisë nuk ka të bëjë me mungesën e
tërheqjes fizike dhe as me të jetuarit e momentit. Edhe pa ndjenjat në
mes mund të ekzistojnë ndjesi pozitive që lidhen me kënaqësinë seksuale. Në
përgjithësi mund të thuhet se një vajzë për të bërë seks ka shumë
nevojë për dashurinë e një djali. Por me kalimin e viteve gjërat evolojnë dhe një mashkull do të ketë më shumë nevojë për dashuri dhe për një seksualitet që ta përmbushë, ndërsa një femër do të dijë të çmojë gjithmonë e më shumë kënaqësinë seksuale edhe pa ekzistencën e dashurisë. Edhe diçka tjetër: dashuria mund ta komplikojë kënaqësinë. Kur dashuron ke frikë se nuk i pëlqen tjetrit, se mund të jesh i refuzuar dhe jo në lartësinë e duhur. Kur ndjesi të tilla nuk janë në lojë, kënaqësia arrihet shumë thjesht.

9. Të gjitha femrat janë multiorgazmike
E gabuar

Një femër multiorgazmike është ajo që mund të provojë orgazma të
ndryshme radhazi gjatë një raporti seksual, pa pauza! Disa specialistë
ngulmojnë se mashkulli është monoorgazmik, që do të thotë se mund të ketë vetëm një orgazmë, ndërsa femra është multiorgazmike nga natyra. Në realitet
vetëm 10% e femrave pohojnë se mund të kenë orgazma të ndryshme njëherësh. Nuk dihet akoma nëse të gjitha femrat kanë të tillë potencial, apo vetëm disa prej tyre. Por nuk duhet menduar që për të qenë një femër e vërtetë duhet patjetër të kesh aftësinë e arritjeve të shumë orgazmave. Sepse 90 për qind e femrave nuk janë aspak të tilla.

10. Meshkujt nuk shtiren kurrë për një orgazmë
E gabuar

Thuhet shpesh që femrat shtiren se kanë arritur orgazmën, por shpesh
kjo vlen edhe për meshkujt. Vetëm 47 % e meshkujve pohojnë se kanë
arritur orgazmën në çdo raport seksual. Shpesh herë edhe për ta jo të gjitha
gjërat shkojë perfekt. Përse bëjnë gjasme? Për t'i bërë qejfin
partneres, sepse lodhen apo për t'u stimuluar paksa? Kur një mashkull shtiret se ka kaluar në orgazmë, imiton disa rënkime, disa lëvizje, por vetëm për një
gjë nuk mund të shtiret dot: se ka ejakuluar. Në fakt është e çuditshme, por e
vërtetë. Edhe pa ejakulim, disa femra nuk e kuptojnë se partneri është
duke u shtirur. Megjithatë, duhet të thuhet se, edhe pse shumë meshkuj kanë
sajuar ndonjë orgazmë në jetën e tyre, nuk është një sjellje shumë e raktikuar nga ata.

11. Meshkujt janë gjithmonë gati për të bërë seks
E gabuar

Ideja shumë e përhapur në shoqërinë tonë është se meshkujt mendojnë
vetëm për seksin dhe janë gjithmonë të gatshëm për ta bërë sapo t'iu
jepet rasti. Por kjo nuk është e vërtetë! Madje edhe meshkujt bezdisen nga ideja që duhet të jenë gjithmonë të disponueshëm seksualisht. Nëse thonë jo,
ndjehen keq, edhe partnerja e tyre po ashtu. Sigurisht, për një mashkull normal seksi është i rëndësishëm, por në kushte të caktuara. Nuk është
gjithmonë i gatshëm të bëjë dashuri në çdo vend, me çdo femër! Dhe sa më shumë kalojnë vitet, meshkujt kanë nevojë për dashuri. Është e vërtetë që një
mashkull mund të ketë periudha në të cilat provon shumë dëshirë, siç ka edhe
shumë periudha të tjera kur ndjehet më pak i disponueshëm seksualisht.
Dhe kjo e fundit është me e shpeshtë nga ç'e mendojmë ne.

12. Kënaqësia seksuale zbehet në një çift me bashkëjetesë të gjatë
E gabuar

Kur në një çift komunikimi është i mirë, me kalimin e kohës edhe
kënaqësia seksuale tenton të rritet. Shumë çifte pohojnë se me kalimin
e kohës jeta e tyre seksuale bëhet më intensive. Duket se ajo që ndryshon është lloji i dëshirës. Për të pasur një jetë të kënaqshme dhe të pasur seksuale edhe me kalimin e viteve, është e nevojshme të mësosh të shkosh drejt tjetrit më dëshrë dhe jo ta lësh veten thjesht në duart e një dëshire hormonale të momentiit. Kërkohet një vullnet i mirë për shkëmbim. Kjo lejon njohjen më të mirë të dëshirave të partnerit, për t'u realizuar në çift dhe për
të evituar keqkuptimet. Dëshira seksuale në një çift nuk zbehet kur kalon
vrulli i fillimit. Duhet ta kultivosh dhe mbi të gjitha ta meritosh këtë dëshirë.

13. Femrat kanë më pak dëshirë seksuale se meshkujt
E gabuar

Femrat kanë dëshirë seksuale të ndryshme nga ajo e meshkujve, por jo më
të vogël. Vetëm se është më pak e dukshme se ajo e mashkullit, më pak e
rënshme në sy. Një mashkull që sheh partneren e tij, që i duket e
bukur, e dëshiron. Kurse dëshira tek një femër stimulohet më shumë nga
fjalët që dëgjon prej tij. Pikërisht ky është problemi: në përgjithësi meshkujt
flasin pak, dhe aq më pak për dashuri dhe për dëshirë. Si rrjedhojë,
dëshira e një femre mund të "fyhet". Nëse një mashkull di se si t'i flasë një
femre, do të ndezë dëshirën e saj edhe me kalimin e shumë viteve.

14. Seksi është gjëja më e rëndësishme në çift
E gabuar

Seksualiteti është i nevojshëm, i shëndetshëm dhe pozitiv për një çift.
Por nuk përfaqëson esencialen. Seksi është një mënyrë për të
komunikuar, siç është fjala, veprimet, shkrimi… seksualiteti është një mënyrë shumë e privilegjuar për të shprehur ndjenjat dhe nevojën për të qenë pranë
dikujt.Është një instrument shkëmbimi.
Shpesh seksualiteti është pasqyra e shëndetit të një çifti. Kur çifti
nuk shkon mirë, edhe marrëdhëniet seksuale janë të pakënaqshme dhe
anasjalltas.Dy partnerë mund të ndjehen shumë të afërt me njëri-tjetrin, edhe nësemarrëdhëniet seksuale janë të vështira.

15. Ritmi normal i raporteve seksuale është tri herë në javë
E gabuar

Nuk ekziston asnjë rregull në botë. Mund të flitet në përgjithësi, por
absolutisht nuk është e njëjta gjë. Mesatarja, sipas deklarimeve të
ndryshme (të vërteta ose të gabuara), është 3 raporte seksuale në javë. Por disa çifte bëjnë dashuri çdo ditë, dhe disa të tjera një herë në javë ose
edhe një herë në muaj. Asnjë çift nuk mund të quhet normal apo anormal në këtë rast. Ajo që i pëlqen një çifit, nuk i pëlqen një tjetri. E rëndësishme
është që secili nga partnerët të ndjehet i kënaqur. Është normale që një çift të ketë periudha shumë intensive seksuale, ashtu siç mund të ketë periudha
më të qeta. Ashtu siç është normale që një lidhje të zgjasë për shumë vjet.
Pastaj, frekuenca e raporteve seksuale është thjesht një numër. Dhe nuk
tregon cilësinë e një raporti seksual. Për një çift mund të jetë më mirë të
bëjë dashuri një herë në 15 ditë, sesa çdo ditë vetëm për disa minuta.
Kjo varet nga shijet e gjithësecilit.
Binni
Binni
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mendjen Tuaj!!
Postime Postime : 7205
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 03/01/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Sporti,

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

15 gjerat qe keni ditur gabim per seksin...! Empty Re: 15 gjerat qe keni ditur gabim per seksin...!

Mesazh nga WebMaster Mon 11 Jan 2010 - 10:54

hahaha vallai 15 gabime kam bo po 15 kam mesuar hahaha
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

15 gjerat qe keni ditur gabim per seksin...! Empty Re: 15 gjerat qe keni ditur gabim per seksin...!

Mesazh nga Binni Mon 11 Jan 2010 - 10:55

ahahahahhahaah Ani Mire Pra Mbasi Paske Msu Diqka ahahahah:P:P
Binni
Binni
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mendjen Tuaj!!
Postime Postime : 7205
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 03/01/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Sporti,

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

15 gjerat qe keni ditur gabim per seksin...! Empty Re: 15 gjerat qe keni ditur gabim per seksin...!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi