Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shkaktarët e dhimbjes së kokës që nuk i keni ditur People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shkaktarët e dhimbjes së kokës që nuk i keni ditur People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkaktarët e dhimbjes së kokës që nuk i keni ditur

2 posters

Shko poshtë

Shkaktarët e dhimbjes së kokës që nuk i keni ditur Empty Shkaktarët e dhimbjes së kokës që nuk i keni ditur

Mesazh nga Docteur Tue 26 Jul 2011 - 9:26

Të gjithë e dimë se një gotë verë me tepër ose stresi i akumuluar mund të shkaktojë dhimbje koke. Megjithatë, ekspertët zbulojnë më shumë shkaktarë të dhimbjes së kokës, të cilët sigurisht që do t’ju befasojnë.Aktivitetet e përditshme: ushqimi të cilin e hamë, mënyra me të cilën ushtrojmë ose zbukurohemi a rregullohemi, mund të jenë shkaktar i dhimbjes së kokës.

Kollitja

Kolla dhe lloje të ngjashme të angazhimit, të tilla si teshtitja ose fryrja e hundës mund të shkaktojnë dhimbje koke. Përafërsisht një për qind e dhimbjes së kokës i shkakton kollitja, e më të rrezikuar për këtë janë meshkujt. Dhimbja është e rreptë, therëse, në zonën e qafës dhe zakonisht zgjat nga disa sekonda në disa minuta. Dhimbja e kokës e shkaktuar nga kollitja shpesh tregon për çrregullime të tjera siç është sindroma Arnold-Chiari.

Frizura

Derisa floktarët lajnë flokët tuaja koka duhet të jetë e shtrirë prapa. Kjo pozitë mund të shkaktojë dhimbje në kokë madje edhe për disa ditë pas shkuarjes te floktari. Efekt të ngjashëm ka mbajtja e receptorit të telefonit me krah, ose ulja në një karrige pa mbështetëse. Përveç kësaj, flokët e lidhura shtrëngueshëm, gërshetat dhe kapelat e ngushta mund po ashtu të shkaktojnë dhimbje koke.

Vrapimi në shirit lëvizës

Vrapimi në shiritin lëvizës dhe tendosjet e ngjashme fizike shkaktojnë të ënjtura në enët e gjakut në qafë, kokë, që çon në krijimin e shtypjes në tru. Dhimbja e fortë fillon për disa sekonda, ndërsa dhimbjet e tilla të kokës zakonisht paraqiten te njerëzit me migrenë. Ndryshimi i llojit të ushtrimeve mund të ndihmojë. Për shembull, në vend të vrapimit bëni not.

Ankthi

Njerëzit me vetëbesim të ulët dhe personalitet ankthioz kanë probabilitet të lartë të vuajnë nga migrena, shkruan “Daily Mail”. Këta njerëz janë të nënshtruar ndaj stresit, i cili zvogëlon nivelin e serotoninës në tru. Niveli i ulët i këtij kemikali në tru, mund të shkaktojë dhimbjen.

Sandviçi me proshutë

Ekzistojnë ushqime të shumta, të cilat mund të shkaktojnë dhimbje koke, mirëpo proshuta është më e suksesshmja në këtë. Ajo përmban konservansin tiranin, i cili rrit qarkullimin e gjakut në tru dhe shkakton dhimbje koke. Dhimbja e kokës e shkaktuar nga aditivët në ushqim zakonisht ndihet në të dy anët e kokës. Përveç proshutës, tiranini gjendet edhe në ushqimet e tjera të tymosura, të marinuara (të cilave u hidhet kripë për t’i ruajtur), ose në ushqimet e thartuara, në djathëra, çokollata, prodhime të mishit, ananas dhe banane.

Seksi

Edhe pse dhimbja e kokës është arsyetim i zakonshëm për ta shmangur seksin, nganjëherë ai vërtet edhe mund ta shkaktojë atë. Kjo dhimbje koke paraqitet kryesisht gjatë kohës së orgazmës ose pas saj, e nga kjo vuajnë 1.3 për qind e njerëzve, më së shumti meshkujt. Manifestohet si një dhimbje e vazhdueshme në pjesën e pasme të kokës, e rrallë mund të çojë edhe deri te një sulm hemorragjik në kokë.

Dushi i nxehtë

Ndryshimi i temperaturës shkakton ndryshim të qarkullimit të gjakut, i cili mund të çojë në dhimbje të rrufeshme therëse në zonën ballore. Kjo dhimbje koke rrallë zgjat më shumë se pesë minuta, e përveç dushit të nxehtë mund ta shkaktojë edhe noti në ujë shumë të ftohtë.

Pirja e duhanit

Ndoshta për momentin lehtëson nervozizmin, mirëpo në të njëjtën kohe shkakton dhembje koke. Nikotina shkakton zvogëlimin e enëve të gjakut, që mund të shkaktojë dhimbje në kokë.

Mungesa e gjumit

Irritimi, pamundësia për të funksionuar si duhet dhe kujtesa e dobët janë pasojat më të dukshme të mungesës së gjumit. Megjithatë, shkencëtarët kanë vërtetuar edhe se fjetja e pamjaftueshme po ashtu shkakton dhimbje koke, të cilat mund të zgjasin një orë ose edhe një ditë.

Koha e nxehtë

Numri i njerëzve të cilët paraqiten te mjeku për shkak të dhimbjes së kokës rritet me ngritjen e temperaturave, pa marrë parasysh se a është stina e verës apo e dimrit, pohojnë ekspertët.
Docteur
Docteur
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Afrike
Postime Postime : 5764
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/05/2011
Hobi Hobi : Ngacmime

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkaktarët e dhimbjes së kokës që nuk i keni ditur Empty Re: Shkaktarët e dhimbjes së kokës që nuk i keni ditur

Mesazh nga Anakonda Sat 16 Jun 2012 - 18:35

e medet koka jon cpo heqka nga gjith keto semundje...
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi