Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Marrëdhëniet e kulturës arbërore me atë avaro-sllave People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Marrëdhëniet e kulturës arbërore me atë avaro-sllave People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Marrëdhëniet e kulturës arbërore me atë avaro-sllave

Shko poshtë

Marrëdhëniet e kulturës arbërore me atë avaro-sllave Empty Marrëdhëniet e kulturës arbërore me atë avaro-sllave

Mesazh nga Alberti Tue 19 Jan 2010 - 7:48

Marrëdhëniet e kulturës arbërore me atë avaro-sllave

Gjatë mesjetës së hershme në Ballkan dynden dhe gradualisht vendosen sllavët; si rrjedhim harta etnike e gadishullit pësoi ndryshime të ndjeshme. Dyndjet e sllavëve nuk u zhvilluan njëlloj edhe me të njëjtin intensitet në të gjithë trevën e Ballkanit. Krahinat lindore, si Thrakia e ato veriore u invaduan më shumë; gjithashtu lugina e lumejve Morava e Vardar ishin rrugët kryesore nëpër të cilat kaluan sllavët dhe avarët, që synonin të pushtonin Thesalonikun e më në lindje dhe Konstandinopojën. Kurse krahinat perëndimore mbetën jashtë valës së madhe të dyndjes avaro-sllave, po ato nuk u shpëtuan grupeve të vogla kalimtare të kësaj dyndjeje. Nga burimet e shkruara ka një njoftim nga Prokopi i Cezarisë që flet për një sulm të sllavëve në Ilirik, të cilët arritën deri në Dyrrakium; nga një njoftim i Eugrit mësojmë për praninë e avarëve në periferi të Dyrrahiumit; ndërsa papa Grigori i Madh flet për pushtimin dhe rrënimin, nga barbarët, të qytetit Rizon (Mal i Zi) e të Lezhës në vitin 591-592. Një njoftim tjetër bën fjalë për grupe sllavësh, të cilët pushtuan edhe krahinën e Shkodrës. Nga kronikat greke të shek. IX e.sonë mësojmë se hordhi avaro-sllave, gjatë invazionit të tyre në vitin 587 për në jug, kishin pushtuar Greqinë, Thesalinë dhe Epirin e Vjetër. Më 614-616 një valë e dytë avaro-sllave pushtoi Epirin dhe Selanikun ku ishte strehuar një pjesë e popullsisë që kishte ikur nga Panonia, Dakia e Dardania, si edhe nga qytetet Naisa e Serdika, të shkatërruara këto nga barbarët.

Nga këto burime, natyrisht jo të plota, bie në sy fakti se nuk flitet për banorë të ikur nga provincat perëndimore, nuk flitet as edhe për emra fisesh sllave të vendosura në këto treva. Po nga këto burime bizantine kemi njoftime e të dhëna, për emrat e një tog fisesh sllave të cilat u vendosën në Thraki, në Maqedoni si edhe në provinca të tjera lindore.

Po të krahasoheshin këto dëshmi të burimeve historike me të dhënat e mëvonshme për pushtimet bullgare të viteve 851-1018, të cilat përfshinë Shqipërinë Jugore dhe arritën deri në Durrës dhe më në veri edhe në shtetin e Zetës (në veri të krahinës së Shkodrës), situata paraqitet krejt ndryshe. Kjo valë e dytë e pushtuesve sllavë ishte me pasoja, mbasi ata u ngulën në pjesën më të madhe të territoreve të pushtuara. Për këtë flasin shumë toponime sllave që ndeshen në të gjithë territorin e vendit tonë.

Të dhënat shumë të pakta nga burimet e shkruara i plotësojnë në shumë anë burimet materiale arkeologjike të kulturës arbërore, të cilat i kemi bërë të njohura në fillimet e kësaj parashtrese për kulturën e Komanit. Ato dëshmojnë për unitetin e kulturës arbërore të zbuluar në tërë territorin e vendit tonë, për karakterin autokton të saj, rrjedhimisht për origjinën ilire të banorëve të këtyre trevave.

Në parashtresën që kemi bërë për shtrirjen më lart për shtrirjen gjeografike të kulturës arbërore provuam se ajo nuk ka qenë një kulturë që u zhvillua vetëm në një zonë të mbyllur malore, por shumë më gjërë. Rrjedhimisht, bie poshtë pikëpamja e disa studiuesve që pranojnë si hapësirë jetësore të stërgjyshërve të shqiptarëve vetëm krahinat e Matit. Sa i pambështetur është arkeologjikisht ky mendim, mjafton të kujtojmë se prania e varrezave të mëdha të kulturës së Komanit pranë kështjellave të Krujës, të Lezhës, të Shurdhahut, të cilat gjatë mesjetës do të bëhen qendra të rëndësishme qytetare shqiptare.

Burimi që kemi nga Hierokli (Hieroclis Synecdemus, 651, 652, 653), tregon se në shek. VI e.sonë, në të trija provincat ku shtrihet territori i sotëm i Shqipërisë, numëroheshin 20 qytete, të cilat gjendeshin kryesisht në ultësirën bregdetare dhe pranë rrugëve kryesore. Kjo tablo mbetet pak a shumë edhe në mesjetën e hershme. Në qytetet Skodra, Lis, Dyrrahium, Aulona, Kanina, Chimera (Himara), Sopot (Borsh), Onkiazëm (Saranda), Buthrot, jeta ka vazhduar edhe gjatë mesjetës. Popullsia vendase ruajti edhe emrat e lashtë të tyre dhe sipas gjuhëtarëve, ruajtja e emrave me ndryshimet fonetike që pësuan ata në bazë të ligjësisë së zhvillimit historik të gjuhës shqipe përbën një provë më shumë në favor të vijimësisë së banimit nga e njëjta popullsi.

Gërmimet arkeologjike në disa nga këto qytete dhe qendra të fortifikuara, si në Pogradec, Berat, Kaninë, Butrint, etj., kanë dhënë një material arkeologjik dhe depozitime të shtresave kulturore nëpërmjet të cilave ndiqet mjaft mirë vazhdimësia e banimit. Kultura e këtyre qendrave ka tipare të njëjta për periudhën e shek. VII-XI dhe bashkë me qendrat e tjera të vendit si Kruja, Lezha, Danja, Sarda, Ulqini, Tivari, Prizreni, etj. ato u bënë bazë e zhvillimit të ekonomisë mesjetare. Në shek. XI disa prej tyre marrin formën e qyteteve tipike mesjetare, duke u bërë edhe qendra të zotërimeve feudale. Pikërisht në këto qendra, në shekujt që vijnë, XI-XIV, ndeshim popullsinë e formuar arbëreshe.

Këto dëshmi arkeologjike tregojnë se procesi i formimit të popullsisë arbërore nuk ishte një proces i mbyllur, i zhvilluar mbi bazën e elementeve konservatorë e në një mjedis të izoluar malor, por përkundrazi procesi i formimit të shqiptarëve të hershëm – arbërve, u krye në një hapësirë të gjërë që përfshinte pothuajse gjithë territorin ku u zhvillua kultura e Ilirisë së Jugut, duke patur në bazë një traditë të gjatë shumë shekullore.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi