Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Varianti jugor i kulturës arbërore People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Varianti jugor i kulturës arbërore People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Varianti jugor i kulturës arbërore

Shko poshtë

Varianti jugor i kulturës arbërore Empty Varianti jugor i kulturës arbërore

Mesazh nga Alberti Tue 19 Jan 2010 - 7:48

Varianti jugor i kulturës arbërore

Zbulimet e bëra gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit të shek. XX, në disa varreza arbërore të mesjetës së hershme, në territorin e Shqipërisë Jugore e Juglindore hapën një horizont të ri dhe shumë më të gjërë, për t’u njohur me tiparet e kulturës arbërore, të këtyre trevave të panjohura më parë. Gjithashtu, nxjerrja në pah e kësaj kultura të re bëri të mundur krahasimin e saj me kulturën shumë të njohur të Komanit.

Të dhënat për këtë kulturë të re vijnë nga varrezat mesjetare të zbuluara në tumat e Prodanit e Rehovës (rrehti i Kolonjës), të Piskovës dhe Rapckës (rrethi i Përmetit), të Dukatit (rrethi i Vlorës), të Patosit (rrethi i Fierit) dhe nga disa varre të veçanta në rrethin e Skraparit. Lënda arkeologjike e zbuluar në këto varreza u takon dy periudhave kohore: mesjetës së hershme shek. VII-VIII dhe një periudhe më të vonë shek. IX-XI.

Ripërdorimi i tumave ilire për varrim gjatë mesjetës, arkitektura e njëjtë e varreve, riti i njëjtë i varrimit si edhe inventari shoqërues dëshmuan se kemi të bëjmë me një kulturë të formuar dhe kompakte. Në përbërjen e saj dallohen elemente kulturor që vijnë nga antikiteti i vonë dhe si të tilla dëshmojnë për vijimësinë kulturore dhe etnike të bartësve të saj. Po përmbajtjen themelore e përbëjnë elementet e reja që u formuan në kushtet historike të mesjetës së hershme. Këto tipare të kulturës erdhën duke u zhvilluar në mënyrë të shkallë-shkallëshme, duke u pasuruar edhe me elemente të kulturës bizantine, të kulturës më të zhvilluar të kohës. Duke krahasuar këta tregues të variantit jugor të kulturës së mesjetës së hershme me kulturën arbërore të Komanit vihen re ndryshime të pjesëshme që janë shprehje e veçorive lokale të kristalizimit të saj. Po të rëndësishme janë edhe përfundimet historike që nxirren nga interpretimi i kulturës të këtij varianti jugor. Të dy këto variante apo grupe kulturore, - shkruan N.Bodinaku, -janë pjesë përbërëse të një kulture të vetme me veçori krahinore dhe bartësit e tyre janë shqiptarët e hershëm – arbërit (Bodinaku,N. 247).



*



Në përfundim të shtjellimit që u bëmë problemeve etnogjenetike të popullit shqiptar, e quajmë të nevojshme dhe me vlera praktike të paraqesim në formë të përmbledhur, në formën e një tabele kronologjike, shtrirjen kohore të përdorimit të emrave parailirë, ilirë, arbër e shqiptar. Në hartimin e kësaj pasqyre kemi patur parasysh përfundimet e arritura nga shumë studiues që janë marrë me interpretimin e këtyre etnikoneve.

Emri kombëtar mesjetar arbër e Arbëri (Albani) është trashëguar nga onomastika ilire. Burimet historike, sidomos veprat e autorëve antikë që kanë arritur deri në ditët tona, japin emra vendesh, personash e popullsish të formuar me rrënjën arb (alb) dhe që hasen kryesisht në territorin e Ilirisë së Jugut dhe të Ilirisë Qendrore: arbaios – për arbër, mbishkrim i shek. III p. e. sonë gjetur në Finiq; qyteti Arbon, përmendet nga historiani antik Polibi, shek. II p. e. sonë; qyteti Albanopoli si dhe albanët, hasen në veprat e Ptolemeut, shek. II e. sonë; popullsia me emrin abroi dhe qyteti Arbon, me banorët e tij arbonios e arbonites përmenden nga Stefan Bizantini, shek. VI e. sonë.

Nga këto të dhëna, qoftë edhe të fragmentuara, thënia e Ptolemeut se në shpinë të Dyrrahut banonte një fis ilir me emrin arbër, albanoi (Ptoleme 12, 2) përbën bazën e përhapjes së përdorimit të dy emërtimeve njëkohësisht. Në burimet e shkruara latine përdorej etnikoni alvanoi, kurse në gjuhën e folur të vendasve u ruajt në trajtën arbanoi. Gjatë shek. VII – VIII të e. sonë, me lulëzimin e kulturës së hershme mesjetare shqiptare dhe më vonë, popullsia vendase u bë gjithnjë e më e rëndësishme. Ajo ruajti emrin e lashtë të cilin ia dha gjithë krahinës Arbanon, Arbëri. Ky emër i një territori të kufizuar, përafërsisht i viseve midis Durrësit, Ohrit e Dibrës, treva që kishin të njëjtat karakteristika me banorët e arbanonit, duke përfshirë këtu Prevalinë, Epirin e Ri, Epirin e Vjetër dhe Dardaninë. Duke u nisur nga një territor i ngushtë, emri arbër dhe Arbëri erdhi duke u zgjeruar deri sa u bë i përgjithshëm. Ky përgjithësim u favorizua nga faktorë konvergues, ekonomik, kulturor, gjuhësor dhe etnik, të cilët ishin të njëjtë për tërë popullsinë e provincave që përmendëm dhe që rrjedhimisht morën të njëjtin emër Arbëri. (Për spjegime më të hollësishme shih. Çabej, E., Studime etimologjike, II, III; Demiraj, Sh., 213 – 228; Xhufi, P., 7 – 21).

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi