Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Bartësit e kulturës së Komanit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Bartësit e kulturës së Komanit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bartësit e kulturës së Komanit

Shko poshtë

Bartësit e kulturës së Komanit Empty Bartësit e kulturës së Komanit

Mesazh nga Alberti Tue 19 Jan 2010 - 7:47

Bartësit e kulturës së Komanit

Gjatë 100 vjetëve që kanë kaluar nga zbulimi i kulturës së Komanit, studiuesit e shumtë që janë marrë me interpretimin etnik dhe historik të saj, kanë shprehur mendime nga më të ndryshmet. Një ndër çështjet themelore që ka ndarë studiuesit dhe për të cilën kanë shfaqur mendime shumë larg njeri tjetrit, është ajo e bartësve të kulturës së Komanit. Sipas studiuesve të ndryshëm bartës të kulturës së Komanit janë konsideruar pellazgët, suevët, ilirët e romanizuar, avarët e sllavët.

Zbulimet dhe studimet e arkeologëve për kulturën mesjetare shqiptare krijuan një situatë tërësisht të re e të plotë për të kuptuar shtrirjen gjeografike të kulturës arbërore, përcaktimin e tipareve kulturore, për datimin e saj, për kuadrin historik të lindjes dhe të zhvillimit të saj, si rrjedhim edhe për përcaktimin e drejtë të origjinës së kësaj kulture. Bartësit e kulturës së Komanit kanë qenë një etnos, një popullsi autoktone vendase prejardhëse e popullsisë ilire, e cila në burimet e shkruara të mëvonëshme del me emrat albanë, arbanitë, arbër. Ky emër është i njëjtë me emrin albanët që përmend Ptolemeu (Ptolemeu III, 12,20) të cilët shtriheshin në shpinë të Durrësit. Kjo popullsi vendase, vazhduese e asaj ilire, në mesjetën e hershme, filloi të bëhej gjithnjë e më e rëndësishme, duke i dhënë pastaj emrin krahinës dhe gradualisht gjithë vendit.

Cilat janë argumentet që mbështetin këtë pikpamje, cili është interpretimi historik që i bëhet burimeve arkeologjike për arritjen e këtyre përfundimeve?

Procesin e lindjes dhe të formimit të kulturës arbërore dhe të bartësve të saj duhet ta shohim si një zhvillim historik, në të cilin morën pjesë disa komponente bazë; në kushtet e kalimit nga antikiteti i vonë në mesjetën e hershme, këto komponente, duke u ngjizur me njeri tjetrin, bënë të mundur lindjen e një kulture me fizionomi e tipare të reja, ndaj merituan edhe një emër të ri – kultura arbërore.

Përbërësit që morën pjesë në formimin e kulturës arbërore janë:

- përbërësi autokton ilir, ose trashëgimia ilire

- përbërësi i kulturës provinciale romake dhe i antikitetit të vonë

- përbërësi i kulturës së hershme bizantine



Trashëgimia ilire

Në përcaktimin e objekteve me origjinë ilire është e nevojshme të shikohet evolucioni tipologjik që ato kanë pësuar nga koha në kohë. Midis tyre, një ndër objektet më karakteristike, që ka tërhequr vëmendjen e të gjithë studiuesve është fibula me këmbë të përthyer. Kjo lloj fibule ngjason mjaft me fibulat e shekujve të parë të e.sonë të zbuluara në Finiq e në Apoloni. Për vazhdimësinë e traditës në përgatitjen e objekteve të zbukurimit flasin edhe byzylykët prej teli me prerje të rrumbullaktë që mbyllen me dy sytha spiralikë. Në vazhdën e traditës artizanale vendëse të objekteve të zbukurimit flasin edhe rrathët e vegjël të tëmthave me një bisht prej teli të përdredhur; origjina e këtyre të fundit duhet kërkuar tek rrathët e gjetur në varrezat e shekujve të parë të e.sonë. Gjithashtu, vlen të përmenden grupi me shumë variante i varësve, që kanë për bazë një rreth, i cili mund të jetë me ose pa rreze, lidhur me kultin e diellit.

Ndikime të traditës së largët ilire për mënyrën e zbukurimit të objekteve metalike të epokës së hekurit duket se vijnë edhe në zbukurimin e stolive arbërore. Thuajse i gjithë thesari i motiveve të zbukurimit të kulturës ilire përsëritet në objektet e kulturës së Komanit; kështu në fibulat, në byzylykët, varëset e mëdha të rrypave e deri tek unazat shihen të ngulitura motive të njëjta me ato të zbukurimeve ilire të Matit e Glasinacit (Bosnjë).

Kur flasim për elemente të traditës ilire vlen të përmendim një aspekt të botës shpirtërore, të kultit ndaj të vdekurit, të kultit të varrimit, ku treguesit e karakterit tradicional janë të ndjeshëm. Në kulturën e Komanit është përdorur mënyra e varrimit me trup dhe ndërtimi i varreve me pllaka guri në trajtë arke, elemente këto të ritit dhe të arkitekturës të trashëguar nga koha ilire e epokës së hekurit. Një fakt shumë i rëndësishëm është ai i ripërdorimit të tumave ilire për një kohë shumë të gjatë si vendvarrim, që nuk është një rastësi, por lidhet me një botëkuptim të caktuar religjioz, që shpreh vazhdimësinë e një tradite nga e njëjta popullsi. Nga historiku i kërkimeve arkeologjike njihen shumë raste të dhunimit të varreve nga popujt e ardhur, nga popujt etnikisht të ndryshëm, por kur është rasti për ripërdorimin e së njëjtës varrezë kjo mund të ndodhë të përdoret për varrim vetëm nga e njëjta popullsi. Madje në këtë rrugë shkohet edhe më tej, deri në përdorimin si inventar të objekteve të mirëfillta ilire, si relike të një kohe shumë të lashtë, siç janë sumbullat gjysmësferike prej bronzi.

Këtyre dukurive të trashëguara nga lashtësia ilire u vjen në mbështetje dhe zakoni i thyerjes së enëve në varr gjatë ceremonialit, i cili ka qenë praktikuar në kohën ilire e përsëritet në të njëjtën mënyrë edhe në ritin mortor të kulturës së Komanit.

Elementet e kulturës ilire që vijnë përmes shekujve në kulturën arbërore, janë një dëshmi e vijimësisë së banimit të truallit tonë nga e njëjta popullsi.



Trashëgimia romake

Përfshirja e Ilirisë në kuadrin e perandorisë romake ndikoi fuqimisht në futjen e një tog elementesh në kulturën e banorëve vendas. Në shekujt e parë të e.sonë me fuqizimin ekonomik e administrativ të perandorisë, prodhimet e artizanatit romak mbushin gjithë tregun. Prodhimet e shumta e të kategorive të ndryshme romake dalloheshin për karakterin praktik, lehtësinë e përdorimit dhe efektivitetin në prodhim.

Gjatë shekujve III-IV e.sonë me fuqizimin e provincave, pati një gjallërin dhe fuqizim të elementit vendas, të cilët bëhen më të qartë e më veprues gjatë antikitetit të vonë - shek. IV-VI e.sonë. Kështu disa stoli i përshtaten më mirë veshjes duke u pasuruar me elementë të rinj, kurse midis veglave të punës të bien në sy sëpatat e latushat, në një kohë që në poçari vazhdojnë të prodhohen tipe të njohura enësh.



Përbërësi i kulturës bizantine

Përbërësi i tretë i kulturës arbërore është ai bizantin. Dhe kjo është një rrjedhojë e natyrshme historike e përfshirjes së vendit nën ombrellën e administratës dhe kulturës bizantine. Durrësi ishte një port i hapur që lidhte Adriatikun me Konstandinopojën dhe si i tillë u bë një qendër e rëndësishme e kulturës bizantine në mesin e trevës së kulturës arbërore, duke u bërë përçues i prodhimeve më të mira të kohës. Si shembull mund të përmendim një grup stolish, sidomos vathësh që u prodhuan nën ndikimin apo sipas modeleve bizantine. Modelet bizantine u dhanë mundësi artizanëve të krahinave arbërore të punonin forma të veçanta e të bukura vathësh, më tepër në argjend e bronz, të cilat u bënë pak nga pak pronë e popullsisë arbërore të trevës së përhapies së kulturës së Komanit. Në kulturën e Komanit ka edhe disa stoli tipike bizantine si vathë prej floriri, brosha, etj., të cilat u parapëlqyen dhe u përdorën nga një pjesë e popullsisë së pasur, kryesisht qytetare. Pjesa më e madhe e këtyre prodhimeve erdhi e gatshme nga atelietë e njohura perandorake, kurse disa prej tyre u prodhuan në punishtet e Durrësit, pa ndonjë ndryshim me objektet e importuara nga qendrat e njohura. Prania e disa stolive, që i përkasin qytetërimit të hershëm bizantin, tregon për një ndikim të këtij të fundit, që ka shumë mundësi të jetë bërë nëpërmjet qytetit të Durrësit, portit më të madh të Perandorisë Bizantine në perëndim. Por ky ndikim nuk ka qenë i njëllojtë në territorin e kulturës arbërore. Kështu në varrezën e Krujës elementet kulturore bizantine janë relativisht të shumtë, kurse në varrezat në brendësi të vendit ato janë më të rralla.

Prania e stolive bizantine të importuara nga vendësit ose e prodhimeve të realizuara sipas modeleve bizantine në kulturën arbërore, është dëshmi e përhapjes tek arbërit të stolive më të mira të kulturës bizantine, si kultura më e përparuar e kohës.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi