10 muzetë më të çuditshëm në Amerikë
2 posters
Faqja 1 e 1
10 muzetë më të çuditshëm në Amerikë
Njerëzit ruajnë sende dhe objekte të çuditshme, madje disa prej tyre i ruajnë me fanatizëm gjëra që të tjerët do ti hidhnin. Fjala e urtë Plehrat e dikujt, janë thesari i dikujt tjetër nuk iu reziston më kot kohërave. Edhe për këtë arsye koha ka kërkuar dhe ndërtimin e muzeve të veçantë për të ruajtur këto sende të pazakonta. |
Përveç muzeve të arteve të bukura, muzeve historikë dhe atyre arkeologjikë, ekzistojnë dhe muze të Historisë së Funeraleve, Muze të Historisë së Ekzekutimit dhe shumë të tjerë. Amerika mban vendin e parë në botë për muzetë e çuditshëm. Madje në çdo shtet të saj do të gjeni një të tillë. Edhe pse askujt prej nesh nuk i shkon ndër mend të vizitojë një të tillë, ndoshta do të bëheshim kureshtarë të hynin, nëse ndodhemi aty pranë, vetëm nga emri që mbajnë. Revista “Neotorama” ka listuar 10 muze të çuditshëm, duke i përzgjedhur mes të shumtëve. Disa prej tyre janë ndërtuar që në shekullin e 19-të dhe vazhdojnë t’iu rezistojnë kohërave. Vendin e parë e mban muzeu i një kompanie ushqimore. Vendin e dytë e mban Muzeu i Arkivoleve, në të cilin mund të bëhen dhe porosi për arkivole të veçantë, enkas për ju. Lista 1. Muzeu “SPAM”, Minesota 2. Muzeu Kombëtar i Historisë së Funeraleve, Hjuston 3. Muzeu i endacakëve, Ioua 4. Muzeu “Mütter”, Filadelfia 5. Muzeu “Barnum”, Konektikat 6. Muzeu i komploteve, Teksas 7. Muzeu i mjeteve mjekësore të dyshimta, Minesota 8. Muzeu i pesticideve të insekteve, Alabama 9. Muzeu i kukullave që flasin, Florida 10. Muzeu i plehrave, Konektikat 10 muzetë më të çuditshëm në Amerikë Muzeu “SPAM” Ky muze ndodhet në Austin, Minesota. “Spam” në të vërtetë është emri i një kanaçeje me mish të konservuar. Reklama që ky muze i bën vetes është “e mund dhe muzeun e arteve”. Kompania e ushqimeve “Spam” e ka hapur në vitin 2001 dhe aty do të gjeni më shumë se 5 mijë kanaçe “Spam”. Muzeu Kombëtar i Historisë së Funeraleve Është pak e vështirë të argumentosh moton “Çdo ditë mbi tokë është një ditë e mirë”. Kjo është dhe moto e këtij muzeut, një ndërtesë në Hjuston që u hap në vitin 1992. Muzeu mburret me një koleksion arkivolesh me format nga më të ndryshmet. Muzeu i endacakëve Ky muze ndodhet në Britt, Ioua. Muzeu “Hobo” ruan të detajuar historinë dhe kulturën e endacakëve. Ky muze nuk është i hapur gjatë gjithë vitit, por vetëm gjatë Kongresit të përvitshëm endacakëve. Gjatë vitit organizon dhe ture sipas kërkesave. Muzeu “Mütter” Fillimisht, kolegji i fizikanëve të Filadelfias ndërtoi muzeun si një mënyrë krijuese për të informuar studentët e mjekësisë dhe fizikanët për disa nga fenomenet më të pazakonta mjekësore. Në të gjenden bebe me dy koka dhe shtylla kurrizore më e madhe në botë. Muzeu “Barnum” Muzeu është hapur më 18 shkurt, 1893 dhe qëndron i hapur edhe sot. muzeu “Barnum” ruan dhe interpreton historinë industriale dhe sociale të Bridgeport, Konektikat. Mes të tjerave brenda do të gjeni një cirk në miniaturë dhe një copë tortë 100-vjeçare. Muzeu i komploteve Ekziston më shumë se një teori për vrasjen e John F. Kennedy, prandaj ekzistojnë dhe shumë muze të tilla. Muzeu 6-katësh ndodhet në Teksas. Brenda do të gjeni dokumentarë dhe filma që shpjegojnë teoritë e vrasjeve të ndryshme. Muzeu i mjeteve mjekësore të dyshimta Ky muze i veçantë mban gjithfarë mjetesh të profesionit të mjekësisë. Ai ndodhet në Minesota dhe brenda do të gjeni mumje egjiptiane, breshka me dy koka, fosile të ndryshme. Kjo foto që shihni është aparati i rinisë së përjetshme. Muzeu i pesticideve të insekteve Ajo që filloi si një magazinë për pesticidet kundër insekteve lulëzoi, dhe tani është një ndër muzetë e pakta në Amerikë që tregon përrallën e pesticideve. Vizitorët mund të mësojnë gjithçka për minjtë, buburrecat dhe merimangat. Muzeu i kukullave që flasin Ky është një ndër muzetë më të veçantë, pasi aty shkojnë të vdesin kukullat që flasin. Në të vërtetë kukullat nuk kanë as zë dhe as bateri. Ata që i bëjnë të flasin janë personat që flasin me bark. Ata nuk e lëvizin gojën, por nxjerrin një zë të brendshëm, që duket sikur del nga kukulla. Muzeu i plehrave Thënia e vjetër se plehrat e dikujt janë thesari i dikujt tjetër këtu merr më shumë kuptim. Muzeu i plehrave në Hartford, Konektikat ka në hapësirë prej 2 mijë metrash katror dhe është i mbushur me vepra arti të ndërtuara nga plehrat. |
Erika- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : diku neper bote
Postime : 6656
Gjinia :
Anëtarësuar : 30/09/2009
Mosha : 34
Hobi : studente
Re: 10 muzetë më të çuditshëm në Amerikë
ME TE CUDITSHMET QENKAN.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Kufijtë më të çuditshëm në botë
» Plazhi më i çuditshëm në botë
» Sa i çuditshëm është njeriu!
» Dhjete njerëzit më të çuditshëm në tokë
» Arti i cuditshëm, 104 orë jetë mes derrash
» Plazhi më i çuditshëm në botë
» Sa i çuditshëm është njeriu!
» Dhjete njerëzit më të çuditshëm në tokë
» Arti i cuditshëm, 104 orë jetë mes derrash
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi