Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kadare: Mrekullia e letërsisë bëri që një kalorës të kalojë kufijtë e pamundur People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kadare: Mrekullia e letërsisë bëri që një kalorës të kalojë kufijtë e pamundur People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kadare: Mrekullia e letërsisë bëri që një kalorës të kalojë kufijtë e pamundur

Shko poshtë

Kadare: Mrekullia e letërsisë bëri që një kalorës të kalojë kufijtë e pamundur Empty Kadare: Mrekullia e letërsisë bëri që një kalorës të kalojë kufijtë e pamundur

Mesazh nga Erika Thu 21 Jan 2010 - 10:26

Kadare: Mrekullia e letërsisë bëri që një kalorës të kalojë kufijtë e pamundur Thumbnail.php?file=kadare_gjate_cmimit_802359827










Ismail Kadare, ambasadori i letërsisë shqipe në botë, është nderuar sot me çmimin “Princi i Asturias për letërsinë 2009” në Oviedo. Ceremonia u zhvillua në teatrin “Campoamor” të Oviedos, ku Princi Filip i dorëzoi shkrimtarit shqiptar një nga çmimet me prestigjioze në botë





Ka përligjur më së miri pohimin se shkruan në shqip, pasi vetëm me këtë gjuhë mund të shprehet përkryer. Gjatë ditë së djeshme, Ismail Kadare demonstroi se jo vetëm të shkruarit, por edhe artikulimi i del më mirë në shqiptarçe. Prova e gjallë ishte fjalimi i tij falënderues, të cilin shkrimtari e mbajti në gjuhën shqipe.

“20 vjet më parë, nëse në vendin tim komunist dikush do të deklaronte se një shkrimtar shqiptar do të merrte këtë çmim, do të përfundonte në burg dhe konsiderohej si komplotist. Vendet tona nuk kanë pasur lidhje, por mrekullia e letërsisë bëri që një kalorës të kalojë kufijtë e pamundur. Besoj se e dini se për kë bëhet fjalë, për Don Kishotin. Si Don Kishoti, edhe shteti im ishin të marrosur”, me këto fjalë Kadare shprehu mirënjohjen për vlerësimin prestigjioz.

I pari shkrimtar shqiptar që fiton çmimin “Princi i Asturias” për letërsinë, është cilësuar nga juria e këtij edicioni si narrator, eseist dhe poet, që përfaqëson majën e letërsisë shqiptare. Por si e priti vetë Ismail Kadare këtë çmim, i dyti i një rëndësie tejet të madhe, pas atij në vitin 2005, “Man Booker International Prize”? “Çmimi është prestigjioz. Këto dy çmime, pas “Nobelit”, janë më të mëdhenjtë. Dhe për mendimin tim kanë rëndësi, sepse jepen nga dy komunitetet më të mëdha: anglishtfolës dhe spanjishtfolës”. “Pa harruar rrënjët e tij, Kadare ka kaluar kufijtë, për t’u ngritur si një zë universal mbi totalitarizmin. I konsideruar si një nga shkrimtarët dhe intelektualët më të mëdhenj evropianë të shekullit XX, veprat e tij janë përkthyer në më shumë se dyzet gjuhë”, vlerësoi juria e ngarkuar për dhënien e këtij çmimi, në Ovideo të Spanjës. Ndërkaq, Kadare i mëshoi faktit, se çmimi ka një rëndësi të madhe te shqiptarët: “Nuk duhet harruar domethënia e këtij çmimi për shqiptarët, pasi nuk është vetëm për mua direkt, por edhe për letërsinë tonë në përgjithësi. Janë 15 shkrimtarë shqiptarë që janë përkthyer në botë. Dhe nuk mund t'i thuash letërsisë shqipe letërsi e ulët, siç pretendojnë disa me teorinë e tyre të fundit. Letërsia shqiptare, krahasuar me vendet e Ballkanit, është një nga letërsitë më të njohura në Europë. Fakti që letërsia shqipe është tashmë e vlerësuar me dy çmimet më të njohura në botë e dëshmon këtë më së miri”. Më tej, shkrimtari shprehu mirënjohjen dhe respektin ndaj përkthyesit të veprave të tij në spanjisht, Ramon Sanchez Lizarralde. “Është një nga përkthyesit më të mirë. Vitin e kaluar u nderua me një çmim të parë kombëtar për romanin tim “Koncert në fund të dimrit”, vijoi Kadare, duke shtuar se e konsideron me fat faktin, që në spanjisht ka një përkthyes të tillë. Fituesi i “Princit të Asturias” u ndal edhe te roli që kanë luajtur mbajtësit e kurorës spanjolle. “Shtëpia mbretërore ka luajtur një rol në vendosjen e demokracisë në Spanjë, dhe kjo u kthye në simbolikë. Pra, nuk ishte, siç thuhej, kundër republikës, përkundrazi, luajti një rol në integrimin europian të Spanjës. Dhe vetë mbreti Karlos ka një meritë, sepse kur u bë puçi në Spanjë dhe kur thuhej se kjo u bë gjoja në emër të shtëpisë mbretërore dhe të vendosej emri i mbretit, ai nuk pranoi. Me këtë ai tregoi një heroizëm intelektual të një niveli shumë të lartë. Ai ndihmoi në demokratizimin e vendit, të integrimit në Europë. Është rast i rrallë ky, që një mbret vepron kundër interesave të ngushta të tij. Kjo është edhe arsyeja që u fut në Akademinë morale dhe politike të Francës”, sqaron Kadare. Mbreti i Spanjës, Huan Karlos, është anëtar i Akademisë ku bëni pjesë edhe Kadare. Megjithatë, sipas tij, kjo është thjesht rastësi, që Kadare e shpjegon si më poshtë: “Babai i Princit Felipe që jep këtë çmim, Juan Karlos, për koincidencë është në Akademinë morale politike të Francës, akademi kjo nga më prestigjiozet në botë. Ajo ka 12 anëtarë nga e gjithë bota. Në këtë akademi është anëtar edhe Papa Benedikti XVI, i cili u bë anëtar kur ishte kardinal”, shprehet Kadare. Në cilësinë e Presidentit të Nderit të fondacionit që mban emrin “Asturia”, Felipe, Princi i Asturias, në letrën dërguar Kadaresë shkruan se “juria vlerësoi bukurinë dhe angazhimin e thellë të veprës suaj letrare, që ju bën juve një klasik të nivelit universal të epokës sonë, si dhe idealin e lirisë që ju mbroni përballë totalitarizmave”. Sipas shtypit spanjoll, vepra që e bëri Kadarenë të njohur është romani “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”. Vetë Kadare është shprehur entuziast për marrjen e këtij çmimi në prononcimet për mediat spanjolle. Qindra qytetarë spanjollë në një atmosferë festive përshëndetën hyrjen në teatër të personaliteteve më të mëdha të Spanjës, si dhe të botës së artit dhe të kulturës nga shumë shtete të botës. Fitues i çmimit “Man Booker International Prize” në vitin 2005, çmimi më prestigjioz në botën anglishtfolëse, Kadare, 73 vjeç, kandidat i çmimit “Nobel” në letërsi, i nderuar më 24 qershor të këtij viti me çmimin e madh spanjoll, ndodhej në Ovideo së bashku me familjen e tij, ndërsa ka qenë i pranishëm në një seri aktivitetesh të organizuara në vigjilje të këtij çmimi. I ftuar në një simpozium në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Oviedo, Kadare u ka dhënë përgjigje pyetjeve të studentëve dhe dëgjoi vlerësimet e publikut mbi veprën e tij. Autori i “Pallatit të ëndrrave”, një nga veprat e fundit të përkthyera në spanjisht me titull “El Palacio de la Luna” (Pallati i ëndrrave), shpjegoi se kishte zgjedhur Francën për të emigruar, sepse përveç të qenit “një vend i kulturës”, ishte i vetmi vend i Europës Perëndimore ku ai kishte miq. Kadare gjithashtu ka pohuar se letërsia “është një nga gjërat që janë lindur globale”, kështu që “ne nuk mund të dallojmë nëse një shkrimtar i veçantë i takon një qyteti apo të gjithë botës”. Shkrimtari vuri në dukje se kishte shkruar të gjitha veprat e tij në gjuhën amtare dhe nuk kishte pranuar të shkruante në frëngjisht, pasi gjuha është një makinë shprehjeje dhe shqipja e lejonte atë të shprehej në mënyrë të përkryer. Një pyetje të një studenti, se cili ishte libri i parë që kishte shkruar Kadare,ishte përgjigjur se ishte “Makbethi” i Shekspirit, të cilin e kishte gjetur në shtëpinë e xhaxhait të tij, dhe e kishte kopjuar në pjesë. Kjo kishte ndodhur kur Kadare kishte vetëm 11 vjeç dhe nuk kuptonte veprat e dramaturgut britanik. “Ne shkrimtarët e dimë mirë që nuk duhet të shkruajmë kur jemi shumë të dashuruar dhe as kur jemi shumë të hidhëruar, pasi rrezikojmë që puna jonë të humbë thellësinë”, ka paralajmëruar Kadare. Gjatë simpoziumit, fituesi i “Princit të Asturias” për letërsinë tha se nuk binte dakord me një të pranishëm, i cili ishte shprehur se nuk vërente ndryshime në veprat e tij postmoderne pas vitit 2000. “Shumë herë ndryshimet në veprën e një shkrimtari nuk vijnë nga moda, por nga faktorë të tjerë, si mosha, pasi letërsia është gati organike”, tha Kadare, i cili kujtoi se “Iliada” e Homerit mbetet gjithnjë një vepër moderne. Përkthyesi i veprave të shkrimtarit shqiptar në spanjisht tha se Kadare është një shkrimtar klasik universal, dhe një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të Europës. Ramón Sánchez Lizarralde nënvizoi imagjinatën e mrekullueshme të shkrimtarit. Sa i përket punës si përkthyes, Lizarralde tha se gjuha shqipe në penën e Kadaresë është dëshmuar e aftë për të përçuar të gjitha mrekullitë. Edhe ambasadori spanjoll në Tiranë, Manuel Montobbio, i cili ishte i pranishëm në ceremoni, shprehu vlerësimet më pozitive për Kadarenë. Montobbio tha se Kadare ishte shkrimtari i madh shqiptar më me famë në letërsinë ndërkombëtare, i cili ka meritën se përdori një gjuhë, tradita letrare e së cilës u ndalua dhe u imponua nga perandoria turke deri në mes të shekullit XIX. Gjithsej 31 kandidatura nga 25 vende të botës konkurruan për këtë çmim, që fondacioni “Prince of Asturias” ua akordon “atyre personave, institucioneve, puna krijuese ose kërkimore e të cilëve përfaqëson një kontribut të madh në kulturën universale në fushat e letërsisë apo gjuhësisë”. Dhënia e çmimit shkrimtarit shqiptar, i përkthyer në të paktën 40 gjuhë të botës, u shoqërua me jehonë, sidomos nga shtypi spanjoll. Gazeta e njohur “El Mundo” do të shkruante, se kandidati shqiptar për çmimin “Nobel” e fitoi garën mes shkrimtarëve të përmasave të tilla, si Milan Kundera, i konsideruar si një nga shkrimtarët më të mëdhenj të kohës që jetojmë, italianit Antonio Cabucchi, holandezit Cees Nooteboom, autorë këta të njohur të brezit të Kadaresë. Nuk munguan as artikujt e detajuar te gazeta spanjolle më prestigjioze, “El Pais”, në të cilën Kadare vlerësohet si më poshtë: “Kadare është padyshim shqiptari më i famshëm i shekullit XX, një titull që gjatë shumë viteve iu vu në dyshim nga Enver Hoxha, diktatori me pretendime letrare, i cili që nga ndarja me Moskën në 1960, e shndërroi vendin në rezerva materiale kafkiane me esenca staliniste. Mbreti Juan Karlos dhe Mbretëresha Sofia e Spanjës, kryeministri Jose Luis Rodriguez Zapatero dhe Felipe, Princi i Asturias, emrin e të cilit mban dhe ky çmim, i dhanë shkrimtarit shqiptar urimet e tyre, ku i shprehën edhe vlerësimet e tyre mbi veprën e tij, për të cilën fitoi dhe çmimin “Princi i Asturias për Letërsinë 2009”. Çmimi “Princi i Asturias” u krijua në vitin 1981, për punën shkencore, teknike, kulturore, sociale dhe humane të realizuar nga persona, grupe pune apo institucione në arenën ndërkombëtare. Secili prej çmimeve “Princi i Asturias” përfshin një çmim prej 50 mijë eurosh, skulpturën e krijuar dhe dhuruar për këtë qëllim nga Joan Miró, një diplomë dhe një emblemë akredituese. Vitin e kaluar, fituesja e çmimit “Princi i Asturias” për letërsinë ishte kanadezja Margaret Atwod, të cilën juria e nderoi për veprën e saj të shkëlqyer, sidomos në mbrojtjen e dinjitetit të grave.
Erika
Erika
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : diku neper bote
Postime Postime : 6656
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 30/09/2009
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : studente

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi