Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Nje shkrimtar ne majat e letersise People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Nje shkrimtar ne majat e letersise People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nje shkrimtar ne majat e letersise

Shko poshtë

Nje shkrimtar ne majat e letersise Empty Nje shkrimtar ne majat e letersise

Mesazh nga WebMaster Sat 22 Aug 2009 - 7:14

Prej kohësh bota e krijimtarisë jeton edhe në fushën e letrave me mitin që gatoi teorikisht Roland Barthes. Mitin e sotëm që ai e shpjegoi si një përputhje perfekte me etimologjinë, duke theksuar se “miti është një lloj i të folurit” dhe se tashmë ne e kuptojmë si një mundësi, e cila na lejon të perceptojmë se pikërisht miti nuk është më një objekt, një koncept apo një ide, por është një lloj i kuptimit, një formë. (Barthes, 1989:109) Dhe ky lloj kuptimi për mitin e sotëm është një pasuri e plotë teorike, që na bën ta lexojmë romanin “SOS, një buzëqeshje” të Zija Çelës jo duke fluturuar, ose në fluturim, por duke e lexuar si një mit dhe duke shënuar pikërisht atë lidhje teorike që ushqen mitin me fuqinë e gjërave, jo thjesht të fjalës. E ndeshim këtë edhe në librin e tij “Për dashurinë shkruhet pas vdekjes”, ku fuqishëm kuptohet se miti nuk është i përcaktuar nga objekti i mesazhit të tij, por nga mënyra në të cilën ai e zhvillon këtë mesazh. Dhe ashtu si teoria e Barthes-it, edhe shkrimtari shqiptar, Çela, na jep të kuptojmë nëpërmjet veprave të tij se qyshkur miti është një lloj i shprehjes, “gjithçka mund të jetë mit, me kusht që të jetë përcjellë nga një ligjëratë”. (Barthes, po aty.) Këtu është ajo që e dallon veprën e këtij shkrimtari. Këtu është ajo që vjen dhe shënon mitin. Duke lexuar “SOS, një buzëqeshje”, shohim dhe pikëtakojmë pohimin e Rudi Bodinakut, njërit prej personazheve kryesore, për martesën e dytë. Dasma është një dasmë. Po, dhe pa diskutim. Por një dasmë e interpretuar nga Zija Çela është jo thjesht një dasmë. Ajo është një dasmë “e dekoruar” me fuqinë më të arrirë të humorit, lidhjeve dhe zgjidhjeve të detajit artistik, është një dasmë e adaptuar si një tip i domosdoshëm komunikimi, e ngarkuar me stil, revolta, imazhe, e thënë shkurt, një lloj i përdorimit social që është stiluar si një çështje perfekte “e ditës së fundit të beqarisë”. (SOS, fq. 5) Kjo dasmë mitike, e dalë nga pena e Zija Çelës, duket e papërsëritshme në llojin e vet. Është një formë emergjence, që vjen me tërë fuqinë shprehëse të gjuhës. Është një dasmë që, sipas Gilbert Phelps në “Një guidë e shkurtër te bota e romanit”, lexohet si një lidhje kuptimplote midis mitit dhe vetë romanit. Por, sipas babait të strukturializmit, Claude Levi Strauss, ajo shikohet si freski dhe origjinalitet në koncept dhe mesazh.
* * *
E gjithë kjo freski është miti i letërsisë së pastër (pure), që të shpie te majat letrare Çela. E gjithë kjo mëvetësi, veçanti dhe origjinalitet tipik konvergohet nga diskursi që, përpos mitit, vjen enkas pa limit në këtë roman, duke zgjuar vëmendjen bashkëkohore të analizës, kritikës, zbërthimit dhe derivimit për më tej. Kjo vepër kërkon studim të detajuar. Kërkon vendin në majën e saj. Si pjesë e së tërës, shkrimtari kundron mes gjithë nuancave të ngjyrimit emocional. Herë me gojën e tjetrit, herë me të shprehurën e vetë karakterit, herë me populloren e plakës dhe herë me filozofinë e plakut, i cili nxjerr nga sepeti i gjuhës së tij atë ornament gjuhësor të kashtisur me të shkuarën e njolltë mes frazave të shqipes (”vahjun bin nefethi”), autori na tërheq në një udhëtim imagjinar mes dhe nëpërmjet gjuhës në vend, kohë dhe hapësirë. Kështu, modernia dhe përditësia bëhen një ndërthurje logjike për të udhëtuar në vite dhe për ta stacionuar filozofinë e duhur si një arritje që kurrë më parë s‘është lexuar në letrat shqipe, madje edhe tentuar të jetë e tillë. Duke qëndruar sërish në këtë pikë, është me vend të themi se jo vetëm emrat që gatuan pena e autorit, por edhe lidhjet mes tyre nuk janë thjesht për të thënë autor guximtar, sepse ai ka qenë me kohë i tillë, por një shkrimtar i larguar shumë nga nivelet e tejvlerësuara të mëparshme, një penë që shihet në majën e saj të veçantë. Dhe këtu nuk është vetëm përshkallëzimi figurativ që rimon, por edhe vetë emrat janë në rimë të tillë vallëzuese nën ritëm e përcjellje melodike, rreth formësimit ushtak të buzëve, të cilat përcjellin në mënyrë sublime emra si: Jari Kaçinari, Kakari, Balbona, Ali Qimja, E bija e Licës, ura e Kalipiçit, Koli Rudha, Lica, Lisimak Kateshi, Bakusha, Çuçurusha, Tita, Haxhiduni, Helshani, Biffi (me dy f), lulja Kukurek etj. Vetë këto lidhje përditësie dhe rrethuese të ambientit, që në gjuhën e “plakut” tipik të Çelës ndriçohen vetëm me “dritën e korrentit”, janë ornamente që i jepen lexuesit për të lexuar e mësuar, për të mbajtur mend e përcjellë më tej si elementë tërësorë dhe të kompletuar. Është një përjetim domethënës që lidhet me “mitin si sistem semiologjikal” dhe që në teorinë e Saussure-it kuotohet si një emërtim i tejnjohur për studiuesit: semiologji (Barthes, 1989:111). Por, duke pasur parasysh këta dy filozofë bashkëkohorë, ku referimi është problem i kuptimit, vepra e Çelës bëhet akoma më e kuptueshme duke e lexuar dhe asimiluar atë mbi bazën e psikanalizës, strukturializmit, psikologjisë eidetike, disa llojeve të reja të kritikës letrare, për të cilat tërësia krijuese e Çelës na përcjell shembujt e parë të domosdoshëm të sinjifikimit (shenjimit). Dhe të kuotosh apo përkufizosh sinjifikancën duke lexuar Zija Çelën, është të kesh burim te semiologjia. Unë nuk dua të them se semiologjia mund të përllogarisë për të gjitha llojet e kërkimit në të lexuar në mënyrë të barabartë, por në romanin “SOS, një buzëqeshje” të Zija Çelës këto përllogaritje kanë llogari të ndryshme.
* * *
Përllogaritje të tilla të shpien në mënyrë graduale nëpërmjet mitit te zbulimi i vlerave. Janë vlera që vijnë nëpërmjet fjalisë tipike, përthyerjes së saj, elegancës në të lexuar, por edhe strukturimit e menysë që mbart. Mes kësaj fjalie dhe menyje të plotë lexohen fatet dhe kusuret e karaktereve, fiksohen vendimet e lidhjet mes tërësisë, kapërcehen probleme dhe paraqiten problematika. Kapitulli i shtatë karakterizohet tërësisht i tillë. Shtëpia e Rauf Vilës dhe tërësia që lidhet me të, është një model që kuptohet, jo në aspektin gjeografik të konceptit, as edhe me ndërhyrjen fine që bën autori nëpërmjet dy emrave, Harley Davidson e Harry Potter, por me antagonizmin tipik që vjen si filozofi më vete, kur lexon me temp të ndjeshëm gjithë këtë brengnajë njerëzore. Kjo brengnajë njerëzore vjen si një marrëdhënie që unifikon konceptin e mitit me kuptimin e tij esencial në “marrëdhëniet me deformimin” (Barthes, 122). Këtu gjendet përsëri një analogji formale dhe komplekse e sistemit semiologjik, siç ndeshet edhe ai i psikanalizës. Ashtu siç manifeston Frojdi në teorinë e tij, këtu vjen qartë se kuptimi i sjelljes është deformuar nga koncepti. Natyrisht, ky shtrembërim është i mundur vetëm për shkak të formës së mitit, që Zija Çela e ka tashmë të përbërë filozofikisht nga një kuptim gjuhësor domethënës. Këtu qëndron e veçanta dhe e pakapshmja e këtij shkrimtari me vlera botërore. Këtu duhet parë lidhja e tij me letrat dhe majat e tyre në letërsinë bashkëkohore. Nëse kjo veçori kuptohet qartë, po aq edhe klasifikohet, natyrshëm emrat përreth Zija Çelës kanë gjeografi tjetër, kanë vend dhe kënd tjetër. Jemi në këtë stad. Jemi në majën e autorit shqiptar, i cili ka lënë në duart e lexuesit vepra të tilla si “Gjaku im i errët”, “Oborri i një tirani të fshehtë”, “Las Varrezas” etj., dhe natyrshëm e ndiejmë lartësinë e tij.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi