Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Këshilla Mjekësore - Faqe 2 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Këshilla Mjekësore - Faqe 2 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Këshilla Mjekësore

4 posters

Faqja 2 e 3 Previous  1, 2, 3  Next

Shko poshtë

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 Empty Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti Fri 29 Jan 2010 - 0:02

First topic message reminder :

Cili është sekreti i dietave
Të kesh një trup perfekt dhe me formë të shkëlqyeshme shumë herë është e vështirë. Dietat jo gjithnjë kanë efektin e pritshëm dhe janë edhe shumë të mundimshme. Por ekziston një mënyrë e veçantë për të humbur peshë përmes një diete të shëndetshme.

Përgatiti: Lindita Kamberi

1: Llogaritni kaloritë Sekreti i të humburit peshë është pakësimi i kalorive që merren përditë. Sasia e kalorive që një person merr në një ditë duhet të jetë më e vogël se sasia që harxhon.

2:
Pakësoni sheqerin dhe yndyrën Rregulli i dytë i është të pakësohet sa më shumë të jetë e mundur sheqeri dhe yndyrat, duke i zëvendësuar me fibra dhe karbohidrate. Mëngjesi juaj duhet të jetë me bazë fibrash dhe jogurt apo qumësht të skremuar. Në drekë është më mirë të konsumoni mishin e vogël apo peshk të shoqëruara me perime. Ndërkohë, darka është në varësi të drekës. Nëse në drekë jeni rënduar në darkë konsumoni diçka të lehtë, dhe e kundërta. Nëse mes vakteve keni uri hani një frutë apo ndonjë perime si ndonjë karotë apo spec. Duhet të pini 1.5 litër ujë në ditë. Gjithashtu mund të pini kafe dhe çaj, por jo kapuçino. Evitoni pije e sheqerosura dhe alkoolin.

3: Ndryshoni Dieta kërkon edhe fantazi. Nëse hani vetëm fruta dhe perime së shpejti kjo dietë do të dëmtojë organizmin tuaj, por edhe do të humbisni shijen për ushqimet. Këshilla më e mirë është të shijoni ushqimet të hani dhe të alternoni produktet që konsumoni. Djathi, mishi apo peshku nuk të shëndoshin, nëse nuk e teproni me to. Nëse preferoni shumë të hani brumëra apo makarona është më mirë t’i shoqëroni ato me perime dhe vaj ulliri. Është shumë e rëndësishme të dini si të kombinoni ushqimet që konsumoni. Kështu, nëse për pjatë të para do të hani një sallatë pjata e dytë të jetë me bazë mishi apo peshku, apo nëse pjata e parë është më bazë brumërash apo makarona atëherë e dyta duhet të jetë me bazë perimesh të ziera, në avull apo të pjekura. Kufizojeni veten vetëm me një gotë verë.

4: Bëni pazar me inteligjencë Evitoni të blini produkte të pasura me yndyra apo sheqerna. Ushqimet që blini, sidomos nëse janë të përpunuara apo konservuara duhet të jenë të shëndetshme. Nëse nuk i rezistoni dot idesë për një ëmbëlsirë, por nuk doni të çoni dëm dietën tuaj, atëherë mund të konsumoni një çokollatë apo një akullore.

5: Lëvizni
Për të rënë në peshë është shumë e rëndësishme lëvizja e rregullt dhe e përditshme. Regjistrohuni në palestër, ngjisni shkallët për në shtëpi dhe mos merrni ashensorin,
ecni dhe mos udhëtoni me autobus apo makinë. Në këtë mënyrë do të digjni kaloritë e tepërta dhe do të përshpejtoni ritmin e metabolizmit. Duke lëvizur dhe vënë në punë muskujt do të keni një trup më të lidhur pas dobësimit.

Kujdes:
nëse pas ushtrimeve vëreni një rritje të peshës suaj mos u shqetësoni ju thjeshtë po rrisni muskujt, që peshojnë më shumë se yndyrat. Por kjo është një fazë e përkohshme.

6:
Vetëvlerësimi
Në një dietë vetëvlerësimi është shumë i rëndësishëm. Mos ndiqni modele të ‘paarritshme’ por mësoni të doni dhe vlerësoni trupin tuaj. Nuk është e rëndësishme se çfarë pamje kanë të tjerët, gjëja e vetme me vlerë është se ti je duke bërë dietën tënde dhe ke rezultate pozitive.

7: Duhet të keni durim Asnjëherë mos prisni të ndryshoni pamjen tuaj dhe të humbisni peshë brenda pak ditësh. Duke ngrënë në mënyrë të ekuilibruar dhe duke u marrë rregullisht me aktivitet fizik rezultatet e para do të vijnë pas 3-4 javësh. Mund t’ju duket shumë kohë, por mos u mërzisni. Durimi është shumë i rëndësishëm në një dietë dhe në humbjen e kileve. Mos u fiksoni pas peshës dhe të filloni të peshoheni çdo javë, apo të matni trupin, vithet apo gjoksi, pasi kjo nuk është mënyra e duhur për të arritur rezultatin e kërkuar.

8: Mos u dëshpëroni
Asnjëherë nuk duhet të harroni një këshillë. Mos u dëshpëroni nëse një ditë e keni ekzagjeruar me të ngrënë apo nëse një javë, si pasojë e stresin, keni ngrënë ushqime me më shumë kalori se sa ajo e ‘lejuara’. Kjo është normale. Asnjëherë mos e ndërprisni dietën në një rast të tillë dhe vazhdoni dietën si më parë.

9: Larg pilulave për t’u dobësuar
Kurrë mos përdorni pilula apo medikamentet që ‘reklamojnë’ dobësimin. Ato thjeshtë çrregullojnë metabolizmin, dhe për rrjedhojë edhe organizmin dhe shëndetin tuaj. Si pasojë do t’ju duhet më shumë kohë për të rigjeneruar trupin tuaj dhe shumë herë edhe duke shtuar në peshë.

10: Stili i jetesës
Pasi të keni arritur peshën që dëshironi, të humbisni kile dhe të keni në trup të bukur mos e lëshoni veten në ushqime pa fund. Filloni të shtoni shumë pak dhe ngadalë kaloritë dhe vazhdoni të hani shëndetshëm. Kjo duhet të kthehet në një stil jetese. Do të vëreni se edhe lëkura dhe humori juaj do të përmirësohet. Do të ndjeheni të bukura dhe të sigurta në vetvete.[/b]


Edituar për herë të fundit nga aLb. në Tue 10 Aug 2010 - 10:19, edituar 2 herë gjithsej

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Këshilla Mjekësore - Faqe 2 Empty Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti Thu 28 Oct 2010 - 0:07

Ftohja e zakonshme dhe gripi

Ftohja e zakonshme dhe gripi janë
gjendje të cilat japin simptoma lokale nga hunda, fyti dhe veshi, si edhe
simptoma të përgjithshme, temperaturë dhe ethe. Ftohja e zakonshme dhe gripi
mund të paraqiten në disa forma, duke filluar nga ato më lehtat deri te format e
rënda. Te ftohja e zakonshme, simptomat e para paraqiten në fyt dhe mbesin si
simptoma kryesore. Ndërsa te gripi dominojnë: ethet, dhimbja e trupit, mundimi
në stomak, plogështia, si edhe simptomat tjera të përgjithshme.

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 F.1028025425141_m

Te ftohja, simptomat e para paraqiten në fyt dhe mbesin si simptoma kryesore.
Ndërsa te gripi, ethet, dhimbja e trupit, mundimi në stomak, plogështia, si edhe
simptomat tjera të përgjithshme, janë dominuese.

Shkaktarët dhe simptomat e ftohjes
Ftohja shkaktohet nga viruse të ndryshëm, të cilët e ndryshojnë formën e tyre
gjatë shumimit. Ftohja e zakonshme mund të transmetohet me anë të teshtitjes apo
kollitjes, kur spërklat nga personi i sëmurë pranohen dhe thithen nga personi i
shëndoshë.

Te ftohja e zakonshme dominojnë simptomat në
fyt:

- dhimbja në fyt është zakonisht simptoma e parë
- pastaj fillon
rrjedhja e sekretit nga hunda, duke çuar në shkuarjen e hundëve dhe pastaj
tharjen e sekretit në hundë
- edhe fyti prodhon sekret, me ç’rast pengon
frymëmarrjen
- paraqitet ënjtje e mukozës së hundës dhe fytit
-
teshtitja dhe kollitja janë simptoma të rëndësishme të ftohjes së zakonshme, të
cilat ndodhin si pasojë e sekretit dhe ënjtjes

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 1-ftohja


Po ashtu mund të paraqiten edhe simptoma të përgjithshme të
lehta:

- kokëdhimbje e lehët apo e rëndë
- ethe dhe temperaturë
-
shtangim i lehtë dhe dhimbje në qafë

Shkaktarët, simptomat dhe komplikimet e gripit
Edhe gripi, ngjashëm me ftohjen e zakonshme, shkaktohet nga viruse të cilët
ndryshojnë shumë shpejtë, mirëpo zakonisht, çdo vit ekziston një virus kryesor,
i cili përhapet në gjithë botën. Transmetimi i sëmundjes bëhet me anë të
spërklave të cilat mund të barten me ajër, ose mund ta kontaminojnë ushqimin.
Simptomat fillojë nga një deri në katër ditë pasi virusi futet në organizëm.
Këshilla Mjekësore - Faqe 2 Teshtima-ftohja

Gripi zakonisht fillon si mungesë e përgjithshme e vullnetit që zgjat disa orë,
nganjëherë edhe disa ditë. Pastaj simptomat fillojnë të përkeqësohen duke
shkaktuar jokomoditet të përgjithshëm.

Sa i përket simptomave të fytit janë të ngjashme, ose më të lehta
sesa te ftohja e zakonshme:

- dhimbja në fyt është zakonisht simptoma e parë
- pastaj fillon
rrjedhja e sekretit nga hunda
- edhe fyti prodhon sekret
- paraqitet
ënjtje e mukozës së hundës dhe fytit
- teshtitja dhe kollitja janë simptoma
të rëndësishme po ashtu

Te gripi janë shumë më të fuqishme simptomat e
përgjithshme:

- zakonisht ka temperaturë të lartë, e cila konsiderohet si simptoma
kryesore, e cila e dallon gripin nga ftohja e zakonshme
- pavarësisht
temperaturës, disa pjesë të trupit janë të ftohta
- paraqitet mundimi në
stomak, zakonisht edhe vjellje, sidomos te fëmijët dhe të rinjtë
- zakonisht
ekziston ndjenja e lodhjes dhe dobësimit
- kokëdhimbja është e pranishme

- dhimbje në stomak dhe çrregullime të tretjes
- dhimbje në të gjithë
trupin, sidomos në muskuj dhe nyje
- dhimbje dhe shtangim të lehtë në qafë

- sytë mund të skuqen dhe irritohen
- po ashtu edhe lëkura mund të
skuqet

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 Simptomat-ftohja

Si të dallosh që dikush ka ftohje të zakonshme apo simptoma të
gripit

Kur një person, ose sidomos një fëmijë, sëmuret nga ftohja e zakonshme ose ka
simptoma të ngjashme me gripin, është me rëndësi të matet temperatura, të
shikohet prania e sekretit në hundë ose fyt, teshtitja ose kollitja, të shikohet
shtangimi i qafës dhe të kontrollohet i gjithë trupi për të gjetur ndonjë njollë
të kuqe. Këto kontrollime duhet të bëhen disa herë brenda 24 orësh me qëllim që
të dallohet nëse një sëmundje është thjeshtë një ftohje apo një grip, në raport
me ekzistimin një sëmundjeje më të rëndë, siç është meningjiti.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 Empty Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti Thu 28 Oct 2010 - 0:07

Çokollata e zezë e shijshme dhe e shëndetshme


Shkencëtarët
nga Universiteti i Milanit kanë sjellë edhe një lajm të mirë për ata që
pëlqejnë çokollatat – konsumimi i rregullt i saj ndihmon shëndetin në
shumë drejtime.

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 F.1214103316780_m

Efektin më të mirë në fakt e ka çokollata e zezë me një përqindje të
lartë të kakaos në përbërje, e cila është e pasur me polifenole dhe
epikatekinë, kjo e fundit një lloj antioksiduesi me efekte pozitive në
sistemin kardiovaskular.

Hulumtimi i fundit ka treguar se konsumimi i përditshëm i çokollatës së
zezë, e cila përmban 860 mg polifenole dhe 58 mg epikatekinë, çon në
reduktime të dukshme (deri në 20%) të ADN-së së dëmtuar në qelizat e
sistemit imun, edhe atë pas vetëm dy orësh pas konsumimit.

Duke marrë parasysh se dëmtimet e këtyre qelizave të sistemit imun mund
të çojnë në krijimin e shtesave në arterie, duket se ndryshe nga ajo që
është menduar çokollata vepron krejtësisht pozitivisht: duke mbrojtur
ADN-në nga dëmtimet oksiduese, ajo pengon ndryshimet ateroskelerotike,
rritjen e presionit të gjakut dhe me këtë edhe paraqitjen e sëmundjeve
të lidhura me ta.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 Empty Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti Thu 28 Oct 2010 - 0:08

Kontrolloni sheqerin para se të vozitni


Për të zvogëluar rrezikun nga aksidentet e trafikut,
vozitësve të automjeteve të cilët vuajnë nga diabeti, ekspertët iu
rekomandojnë që të kontrollojnë nivelin e sheqerit në gjak para se të
fillojnë vozitjen.

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 F.1205130534570_m

[/b]
Sipas këshillimit të publikuar në revistën Diabetes Journal, ekspertët
iu rekomandojnë diabetikëve që kur të fillojnë udhëtime të gjata të
pushojnë më shpesh, dhe pranë vetes të mbajnë tableta të dekstrozës ose
një shishe të mbushur me lëng të ëmbël të gazuar, në rast se vërejnë
simptomat e hipoglikemisë (rënies së nivelit të sheqerit në gjak).

Në rast se hetojnë shenjat e para të hipoglikemisë, diabetikët domosdo
duhet të ndërpresin vozitjen, të ngritin nivelin e sheqerit dhe ta
kontrollojnë atë, dhe vetëm atëherë mund të vazhdojnë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 Empty Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti Thu 28 Oct 2010 - 0:08

Tharmet kundër-alergjike


Shkencëtarët nga Universiteti i Michiganit janë pranë
prodhimit të një bari potencial kundër alergjive sezonale, ndërsa këtë
radhë nuk bëhet fjalë për ndonjë substancë specifike kimike, por për
tharmet.

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 F.1206152156245_m

Marrja ditore e 500 miligramëve të tharmit të modifikuar Saccharomyces
cerevisiae, në periudhë 12 javore, ka shkurtuar kohëzgjatjen e
simptomave të alergjive sezonale për 12 ditë.

Duke qenë se riniti alergjik (përfshirja e mukozës së hundës nga
reaksioni alergjik) paraqitet te ¼ e njerëzve në vendet e zhvilluara,
veprimi i efektshëm i materieve tërësisht natyrale dhe të padëmshme mbi
sistemin imunitar, është përshëndetur nga shumica e shkencëtarëve,
ndërsa njëherit është duke u provuar të prodhohen edhe produkte
komerciale.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 Empty Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti Thu 28 Oct 2010 - 0:08

Rëndësia e vitaminës D në pleqëri


Një studim i ri, në të cilin kanë marrë pjesë 318
persona të moshuar me moshë mesatare 73-vjeç, tregon lidhshmërinë e
vitaminës D me rrezikun shtuar për demencë dhe goditje në tru.

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 F.1207124208998_m

Duke analizuar statusin e vitaminës D, është vërejtur se te rastet kur
niveli i kësaj vitamine ishte më i ulët se ai optimal, prirja për
demencë dhe goditje në tru ishte më e madhe.

Autorët e studimit të publikuar në revistë Neurology, besojnë se
vitamina D ka efekt mbrojtës në sistemin vaskular, dhe për këtë arsye
ata u rekomandojnë të moshuarve që të marrin shtesa të kësaj vitamine.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 Empty Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti Thu 28 Oct 2010 - 0:08

Gji-dhënia ul rrezikun nga diabeti


Hulumtimet e shkencëtarëve amerikanë të publikuara në
revistën Diabetes kanë treguar se gratë të cilat kanë dhënë gji kanë më
pak gjasa për t’u prekur nga sindroma metabolike, gjendje e cila i
paraprin diabetit.

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 F.1208124844356_m

Studiuesit nga kompania Kaiser Permanente kanë bërë të ditur se koha sa
më e gjatë e dhënies gji ka pasur efekt më të rritur pozitiv.

Sindroma metabolike është pasojë e disa faktorëve të rrezikut që lidhen
me diabetin dhe sëmundjet e zemrës, ndërsa përfshin tensionin e rritur
të gjakut, rezistencën në insulinë dhe shtresat yndyrore në zonën e
abdomenit.

Studimi i ri ku kanë marrë pjesë 704 persona të cilët janë përcjellë
për 20 vite, ka treguar se dhënia gji për më shumë se nëntë muaj ul
rrezikun për sindromë metabolike për 56%

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 Empty Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti Thu 28 Oct 2010 - 0:08

Qumështi ul proceset inflamatore


Një studim i zhvilluar nga Universiteti i Tennessee ka
nxjerrë një lajm shumë të rëndësishëm – produktet e qumështit ulin
proceset e ndezjes dhe stresin oksidues te personat e mbipeshë.

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 F.1209103247751_m

Gjatë 28 ditëve të konsumimit të përditshëm të produkteve të qumështit
ka ardhur deri te zvogëlimi 20% i një markezi të stresit oksidativ si
dhe 15% të një markezi të ndezjes.

Andaj, nëse bëhet fjalë për produktet joyndyrore të qumështit, është
mirë që ushqimi i përditshëm të pasurohet gjithmonë me to, jo vetëm për
në funksion të shëndetit të përgjithshëm, por edhe të rregullimit të
peshës së trupit.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 Empty Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti Thu 28 Oct 2010 - 0:09

Lëvorja e pishës e mirë për shëndetin e syve


Ekstrakti nga lëvorja e pishës është treguar një ilaç i
shkëlqyeshëm në luftën kundër retinopatisë diabetike, respektivisht
përkeqësimit të shikimit si pasojë e sheqerit të lartë në gjak.


Këshilla Mjekësore - Faqe 2 F.1210114720904_m

Hulumtuesit italian të Universitetit G D’Annunzio kanë eksperimentuar
personat që vuajnë nga diabeti të cilët kanë retinopati fillestare,
ndërsa pas konsumimit dymujor të ekstrakteve të lëvores së pishës,
është vërejtur përmirësim i shikimit.

Mprehtësia e shikimit te retinopatia humbet për shkak të kapilarëve të
dëmtuar dhe çrregullimit të qarkullimit të gjakut në enët e vogla të
syrit dhe si pasojë e rrjedhjes së gjakut në retinë.

Nëse përdoret shumë herët, në fazën fillestare të retinopatisë,
ekstrakti i lëvores së pishës mund të jetë shumë ndihmues në eliminimin
e efekteve të padëshiruara, respektivisht përmirëson qarkullimin dhe ul
ënjtjen.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 Empty Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti Thu 28 Oct 2010 - 0:09

Fëstëku ka veti antikancerogjene


Ushqimi i cili ka të përfshirë një dozë ditore të
fëstëkut mund të ndihmojë në uljen e rrezikut për prekje nga karcinoma
e mushkërive.

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 F.1211125624904_m

Personat e studiuar janë ndarë në dy grupe, njëri prej të cilit ka
konsumuar rreth 68 gram fëstëkë në ditë, derisa grupi tjetër ka
shërbyer vetëm si grup kontrollues.

Rezultati ka treguar se personat të cilat kanë konsumuar fëstëk, kanë
një rritje të dukshme të gama-tokoferolit, një formë e vitaminës E, prë
të cilën besohet ne ul rrezikun e prekjes nga kanceri i mushkërive, por
edhe të formave tjera të kancerit, si ai i prostatës.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 Empty Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti Thu 28 Oct 2010 - 0:09

Liri kundër osteoporozës


Përveç për zemër dhe enë të gjakut liri respektivisht
vaji i lirit është i mirë edhe për eshtrat, bëjnë të ditur studimet e
reja të shkencëtarëve egjiptian.

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 F.1211175247983_m

Shkencëtarët nga Universiteti i Kajros kanë zhvilluar hulumtime në
kafshë duke vërejtur ndikimin e vajit të lirit në dinamikën e markerëve
që tregojnë ndërtimin-zbërthimin e eshtrave, respektivisht të
dendësimit të eshtrave.

Grupi i studiuar ka qenë në gjendje identike me diabetin ose
post-menopauzën sa i takon osteoporozës. Është vërejtur se dobësimi i
eshtrave ka qenë i intensifikuar në grupin e diabetit, ndërsa dukshëm
është zvogëluar në të dyja grupet me përdorimin e vajit të lirit të
pasur me acidet yndyrore të pangopura omega-3.

Duke marrë parasysh numrin gjithnjë e më të madh të diabetikëve, pastaj
rreziqet tjera të cilat me vete sjellin edhe osteoporozën, kjo formë e
parandalimit sigurisht se duhet të merret parasysh. Shkencëtarët
premtojnë studime të mëtejme.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 Empty Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti Thu 28 Oct 2010 - 0:09

Magnezi rregullon nivelin e yndyrës në gjak



Studimet në të cilat kanë marrë pjesë 16 meshkuj të
shëndoshë kanë sjellë lajme të reja sa i takon konsumimit të magnezit
në formë të suplementëve.

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 F.1212164717667_m
Të eksperimentuarit kanë konsumuar 30 gram yndyrëra me ose pa 500 mg
magnez. Atyre u janë marrë mostrat e gjakut para dhe një orë pas
konsumimit të tyre.

Rezultatet kanë treguar se magnezi ka ulur nivelin e triglicerideve në
gjak, që i ka bërë studiuesit të arrijnë në përfundim se tabletat me
magnez mund të inhibojnë absorbimin e yndyrave dhe të përmirësojnë
gjendjen e lipideve te personat e shëndoshë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 Empty Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti Thu 28 Oct 2010 - 0:09

Magnezi rregullon nivelin e yndyrës në gjak



Studimet në të cilat kanë marrë pjesë 16 meshkuj të
shëndoshë kanë sjellë lajme të reja sa i takon konsumimit të magnezit
në formë të suplementëve.

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 F.1212164717667_m
Të eksperimentuarit kanë konsumuar 30 gram yndyrëra me ose pa 500 mg
magnez. Atyre u janë marrë mostrat e gjakut para dhe një orë pas
konsumimit të tyre.

Rezultatet kanë treguar se magnezi ka ulur nivelin e triglicerideve në
gjak, që i ka bërë studiuesit të arrijnë në përfundim se tabletat me
magnez mund të inhibojnë absorbimin e yndyrave dhe të përmirësojnë
gjendjen e lipideve te personat e shëndoshë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 Empty Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti Thu 28 Oct 2010 - 0:09

Testosteroni nuk nxit agresivitet


Hormoni mashkullor-testosteroni nuk nxit agresivitet,
tregojnë rezultatet e një hulumtimi në lidhje me sjelljen. Dhe në këtë
mënyrë rrëzojnë botëkuptimet e deritanishme, të cilat fajësonin këtë
hormon për nxitjen e sjelljes agresive dhe të dhunshme.

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 F.1213174347908_m

Shkencëtarët nga Universiteti i Cyrihut kanë përcjellë sjelljen e 120
grave, një pjesë të të cilave u është dhënë 0.5 miligramë testosteron,
ndërsa grupi tjetër ka marrë placebo (hormon të rrejshëm).

Të dhënat e botuara në revistën [i]Nature
kanë treguar se
femrat të cilat kishin marrë testosteron, janë treguar më të hareshme
dhe më të drejta, sesa ato që kanë marrë placebo.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 Empty Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti Thu 28 Oct 2010 - 0:09

Çokollata e zezë e shijshme dhe e shëndetshme

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 F.1214103316780_m

Efektin më të mirë në fakt e ka çokollata e zezë me një përqindje të
lartë të kakaos në përbërje, e cila është e pasur me polifenole dhe
epikatekinë, kjo e fundit një lloj antioksiduesi me efekte pozitive në
sistemin kardiovaskular.

Hulumtimi i fundit ka treguar se konsumimi i përditshëm i çokollatës së
zezë, e cila përmban 860 mg polifenole dhe 58 mg epikatekinë, çon në
reduktime të dukshme (deri në 20%) të ADN-së së dëmtuar në qelizat e
sistemit imun, edhe atë pas vetëm dy orësh pas konsumimit.

Duke marrë parasysh se dëmtimet e këtyre qelizave të sistemit imun mund
të çojnë në krijimin e shtesave në arterie, duket se ndryshe nga ajo që
është menduar çokollata vepron krejtësisht pozitivisht: duke mbrojtur
ADN-në nga dëmtimet oksiduese, ajo pengon ndryshimet ateroskelerotike,
rritjen e presionit të gjakut dhe me këtë edhe paraqitjen e sëmundjeve
të lidhura me ta.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 Empty Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti Thu 28 Oct 2010 - 0:09

Mungesa e vitaminës D dhe sëmundjet e mëlçisë


Studimet e fundit në të cilat kanë marrë pjesë 118
pacientë me sëmundje kronike të mëlçisë, kanë vërejtur një mungesë të
lartë të vitaminës D te të sëmurit.

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 F.1215102416683_m

Mungesa e vitaminës D kishte ndryshuar nga e lehtë deri në shumë e
shprehur, ndërsa niveli i ulët më serioz i kësaj vitaminës ishte
vërejtur te femrat me prejardhje afro-amerikane me cirrozë të mëlçisë.

Bazuar në këtë, autorët e studimit mendojnë se pacientët të cilët
vuajnë nga sëmundjet e mëlçisë duhet të marrin sasi shtesë të vitaminës
D në formë të ushqimeve të pasura me këtë vitaminë ose suplementeve
(tabletave me vitaminë D).

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 Empty Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti Thu 28 Oct 2010 - 0:09

Ushqimi që mbron nga kanceri i gjirit


Një studim i ri në të cilin janë përfshirë 65.000 femra
në menopauzë, zbulon se ushqimi i pasur me pemë dhe perime, peshk, vaj
ulliri dhe vaj luledielli (ushqimi mesdhetar)- zvogëlon dukshëm
rrezikun e paraqitjes së kancerit të gjirit.

Përkundrazi, ushqimi i cili ka për bazë mishin, patatet, orizin, vezët,
‘ushqimi i shpejtë’ dhe alkooli- nxisin paraqitjen e karcinomës së
gjirit.

Revista The American Journal of Epidemiology shkruan se ky është edhe
një studim më shumë që vërteton efektin e dobishëm të ushqimit
mesdhetar mbi shëndetin e përgjithshëm trupor, në këtë rast te femrat
pas menopauzës.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 Empty Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti Thu 28 Oct 2010 - 0:10

Ekspertët e OBSH-së prezantojnë vlerësimin e menaxhimit të gripit


Ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi, mori pjesë në
prezantimin e ekspertëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh)
Dr. Brian Marsh, specialist në kujdesin intensiv dhe Andreë Kennedy,
bio-inxhinier, pas analizës treditore të qasjes dhe veprimeve të
punonjësve shëndetësorë të vendit tonë gjatë menaxhimit klinik të
pacientëve me Gripin A/H1N1.

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 F.1216190130982_m

Gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë, ekspertët e OBSH-së me personelin
shëndetësor kosovar në objektet e përzgjedhura të kujdesit shëndetësor,
në QKUK dhe në Spitalin Rajonal të Pejës dhe Gjakovës kanë analizuar
dhe diskutuar për qasjen klinike ndaj rasteve të gripit A/H1N1, duke
dhënë udhëzime dhe rekomandime lidhur me menaxhimin klinik të tyre,
përfshirë edhe menaxhimin në njësitë e kujdesit intensiv, përdorimin e
antiviralëve, oksigjeno-terapisë, përdorimin e lëngjeve, sedativëve,
antibiotikëve, etj.

Një nga vështirësitë kryesore gjatë ekspozesë ishte lajmërimi i vonshëm
i rasteve (zonat rurale), mungesë e servisimit të pajisjeve të caktuara
dhe respiratorëve si dhe higjiena për pacientët veç e veç.

Dr. Marsh ka vlerësuar lartë zbatimin me përpikëri të udhëzimeve mbi
trajtimin klinik të dhëna nga OBSH duke sugjeruar edhe ratifikimin e
udhëzuesve klinik shtesë. Në veçanti këta ekspertë kanë lavdëruar
profesionalizmin dhe përkushtimin e të gjithë punëtorëve shëndetësorë,
kudo që kanë zhvilluar vizita.

Ministri Gashi i ka falënderuar ekspertët e OBSH-së për gatishmërinë e
tyre që të vijnë në Kosovë për të analizuar aspektet lidhur me
politikën e menaxhimit klinik dhe udhëzimeve teknike rreth rasteve të
gripit A/H1N1 në Kosovë duke thënë se kjo paraqitje është mbresëlënëse
për shumë aspekte duke garantuar se të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet
e dhëna në këtë raport do të implementohen.

Raporti i ekspertëve të OBSH-së, do të shqyrtohet në detaje nga
institucionet tona duke përmirësuar kapacitetin në rritje në nivelin
spitalor, konform përvojave nga vendet tjera.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 Empty Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti Thu 28 Oct 2010 - 0:10

Kafeja dhe çaji parandalojnë diabetin?


Personat të cilët rregullisht pinë kafe ose çaj kanë
rrezik më të vogël që të sëmuren nga diabeti tip 2- tregojnë rezultatet
e shkencëtarëve australianë nga Universiteti i Sydneyt.

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 F.1217092646234_m

Autorët e studimit të botuar në revistën Archives of Internal Medicine,
thonë se efekti mbrojtës nuk bazohet te kafeina, duke qenë se kafeja pa
kafeinë kishte pasur efekt edhe më të fortë në parandalimin e diabetit
tip 2.

Sipas tyre, faktorë kryesorë mbrojtës janë antioksiduesit e pranishëm në këto pije.

Të dhënat e studimit janë të bazuara në analizimin e 18 studimeve ku janë përfshirë 500.000 pjesëmarrës.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 Empty Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti Thu 28 Oct 2010 - 0:10

Identifikohet kodi gjenetik i kancerit të lëkurës dhe mushkërive


Shkencëtarët thonë se kanë arritur të identifikojnë në
tërësi kodin gjenetik të dy nga format më të shpeshta të kancerit- atij
të lëkurës dhe të mushkërive.

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 F.1217100644951_m

Ky rezultat mund të shënojë kthesë në të kuptuarit e këtyre sëmundjeve,
të detektimit të hershëm dhe shërimit të tyre, thonë ata.

Hulumtuesit britanikë thonë se këto informacione mund të çojnë drejt
një kthese të madhe sa i përket parandalimit, duke përcaktuar se cilët
faktorë shkaktojnë sëmundjen, dhe kështu mund të zhvillojnë mënyra për
shërimin e atyre që vuajnë nga këto sëmundje.

Megjithatë, ekspertët thonë se do të duhen disa vite derisa të prodhohen barnat e reja kundër kancerit.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 Empty Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti Thu 28 Oct 2010 - 0:10

Rrezik infeksionesh në qendrat e kujdesit intensiv


Qëndrimi në spital nën kujdes intensiv mund të jetë dy
here i rrezikshëm. Një studim ku u përfshinë më shumë se 1.000 spitale
nga mbarë bota tregon se rreth 15 për qind e pacientëve në kujdes
intensiv marrin infeksione që shtojnë rrezikun e tyre për të vdekur.

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 F.1217101025432_m
Vetëm personat që janë shumë të sëmurë pranohen në qendrat e kujdesit
intensiv. Ata janë pacientë, sistemet imune të cilëve mund të jenë të
brishtë, ose pacientë që mund të jenë në prag të vdekjes. Studimi
vëzhgoi brenda një dite të vetme më shumë se 1.200 qendra të kujdesit
intensiv në 75 vende të botës.

Doktori John Marshall i universitetit të Torontos thotë se përveç
rrezikut të sëmundjes që i bën pacientët të mbahen në qendrat e
kujdesit intensiv, kur shtrohen aty, ky rrezik rritet 50 për qind për
shkak të infeksioneve që mund të marrin.

Marshall është një prej autorëve të studimit. Ai dhe kolegët e tij vunë
re se më shumë se gjysma e 14 mijë pacientëve në studim u prekën nga
infeksione ndërsa mbaheshin në pavijone të kujdesit intensiv. Të dhënat
tregojnë se rreziku i vdekjes për këta pacientë u shtua 50 për qind,
vetëm për shkak të infeksionit të marrë.

Marshall thotë se 60 për qind të infeksioneve ishin në mushkëri dhe
rrugët e frymëmarrjes, 20 për qind ishin infeksione në zorrë e stomak
dhe rreth 15 për qind ishin infeksione në kanalin urinar".

Por dy rezultatet e tjera të rëndësishme dolën nga ky studim; pacientët
të cilët qëndruan shtatë ditët në qendrat e kujdesit intensiv kishin të
ngjarë të infektoheshin më shumë; dhe pacientët në vendet në zhvillim
ishin më në rrezik të prekeshin nga këto infektime, në krahasim me
pacientët në vendet e zhvilluara.

Autorët e studimit shpresojnë se këto rezultate do të ndikojnë në
parandalimin e infeksioneve dhe menaxhimin më të mirë të qendrave të
kujdesit intensiv.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 Empty Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti Thu 28 Oct 2010 - 0:10

Acidet omega-3-yndyrore dhe diabeti


Një numër i madh studimesh kanë treguar se ndryshimet e vogla ushqyese mund të zvogëlojnë dukshëm rrezikun nga diabeti.

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 F.1217101656199_m

Kështu, një studim i kohëve të fundit, bën lidhsgmërinë ndërmjet
nivelit të lartë të acideve omega-3-yndyrore në plazmë dhe përmirësimin
e ndjeshmërisë ndaj insulinës, te personat e sëmurë nga diabeti tip 2.

Në studimin e botuar në revistën Nutrition and Food Research, janë analizuar 180 pacientë me diabet tip 2 dhe 180 pjesëmarrës të shëndoshë.

Shkencëtarët sugjerojnë që acidet omega-3-yndyrore mund t’i shtohen
listës së ushqimeve, të cilat mbrojnë nga kjo sëmundje kronike.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 Empty Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti Thu 28 Oct 2010 - 0:10

Koenzimë Q10 për të mbipeshët


Konsumimi i koenzimës Q10 në sasi shtesë mund të
parandalojë ose ngadalësojë zhvillimin e mëlçisë yndyrore që shkaktohet
nga obeziteti (mbipesha), tregojnë studimet më të fundit.

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 F.1219112508447_m

Në fakt studimet të cilat janë bërë në minj, të cilët kanë konsumuar
ushqim të pasur me yndyra dhe fruktozë krahas sasive shtesë të
koenzimës Q10, kanë treguar se ata kanë pasur nivel më të ulët të
markerëve të ndezjes dhe markerëve të stresit metabolik në mëlçinë e
tyre, krahasuar me minjtë të cilët kanë ngrënë vetëm ushqim yndyror.

Kjo është edhe një në listën e studimeve të cilët dëshmojnë ndikimin
pozitiv në organizëm të koenzimës Q10. Deri tash kjo substancë është
treguar efektive te personat të cilët kanë pasur sulme në zemër ose
vuajnë nga hipertensioni.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 Empty Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti Thu 28 Oct 2010 - 0:10

Seleni për zorrë të shëndetshme


Lëndët shtesë të cilat kanë selen në përbërje pengojnë
krijimin e polipeve (krijimeve adenomatoze) në zorrën e trashë, bëjnë
të ditur shkencëtarët nga Instituti Kombëtar për Hulumtime në Genoa të
Italisë.

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 F.1221175314219_m

Në një studim të fundit kanë marrë pjesë më shumë se 400 persona të
eksperimentuar, të cilët tashmë kishin pasur largim të polipit të
zorrës. Atyre më pas u është dhënë sasi shtesë ditore e ushqimit të
pasur me selen (200 mcg), zink (30 mg) dhe vitaminat A (6000 IU), C
(180 mg) dhe E (30 mg).

Rezultatet kanë treguar se ndryshe nga grupi që ka marrë placebo
(substancë pa efekt), në 40% të pacientëve që kanë konsumuar selen
numri i personave të cilët përsëri kanë fituar polip të zorrës ka qenë
më i ulët.

Polipet e zorrëve (formacione adenomatoze) janë krijime me potencial
kancerogjen, madje 70-80% e karcinomave kolorektale rrjedhin pikërisht
nga adenomat, prandaj edhe është e rëndësishme që ata të parandalohen.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 Empty Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti Thu 28 Oct 2010 - 0:10

Sëmundjet e gjirit


Gjinjtë janë gjëndra
qumështi, çifte, të vendosura në muskujt e kraharorit në mes të brinjës
së tretë dhe të gjashtë. Deri në moshën 8-10 vjeçare zhvillimi i tyre
është i njëjtë si te djemtë ashtu edhe te vajzat.
Dr. Selami Sylejmani, dr.sci
gjinekolog, ultrasonist

Pas moshës 8-10 vjeçare, për shkak të veprimit të hormoneve, të
cilat prodhohen në vezore, te femrat vazhdojnë dhe zhvillohen ndërsa te
meshkujt pushojnë së zhvilluari. Zhvillimi i tyre është nën veprimin e
hormoneve seksuale (estrogjeneve dhe progesteronit). Në gjinj
vazhdimisht kanë veprim hormonet seksuale për çka edhe madhësia, fryrja
dhe konsistenca e tyre ndryshon gjatë fazave të ciklit
menstrual.Madhësia, forma dhe pozita e tyre varet nga raca,
konstitucioni, veprimi hormonal dhe faktorët trashëgues. Gjinjtë tepër
të mëdhenj, hipertrofik- mund të arrijnë peshë nga 5-10 kg e më shumë.
Mund të jetë i rritur vetëm njëri gji, por zakonisht janë të dyja. Te
disa gra kjo ndodh pas dhënies gji për një periudhë të gjatë dhe shumë
lindjeve të cilat shkaktojnë lëshimin-ptozën e tyre.

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 Gjiri-foto-1

Gjinjtë janë gjëndra qumështi dhe ky është funksioni fiziologjik dhe
kryesor i tyre. Mirëpo, pos këtij funksioni, ato paraqesin një ndryshim
anatomik që e karakterizon bukurinë e femrës. Si çdo organ i organizmit
të njeriut që mund t'i nënshtrohet proceseve patologjike, edhe gjinjtë
e kanë këtë mundësi. Sëmundjet e gjinjve ndahen në: sëmundje
inflamatore (pezmatime) dhe procese tumoroze.
Çka janë sëmundjet inflamatore ose pezmatimet dhe cilat janë shenjat e pezmatimit të gjinjve?
Procesi i inflamacionit (pezmatimit) mund ta përfshijë tërë indin e
gjirit (mastitis) ose thelbin e gjirit (thelitis). Në mbi 90% të
rasteve shkaktarët e infeksionit vijnë nga jashtë, sidomos gjatë
periudhës së lehonisë. Shkaktar më të shpeshtë janë: stafilokoket dhe
streptokokët. Këto pezmatime paraqiten në fund të javës së parë të
lehonisë. Shkaktarët e infeksioneve futen nga jashtë nëpërmes ragadeve
(çarjeve) për shkak të higjienës jo të duhur të gjinjve. Shenjë e parë
është dhembja e lokalizuar në gjirin të cilin e ka kapluar inflamacioni
dhe atë në vendin ku ndodhet ky pezmatim. Më vonë pos dhimbjeve,
fillojnë të paraqiten edhe shenjat tjera lokale të inflamacionit si:
skuqja e gjirit, tërheqje e lëkurës së vendit të inflamuar dhe ënjtje.
Nëse nuk fillohet mjekimi menjëherë, pezmatimi avancon dhe kalon në
proces belbëzues ose absces. Nga shenjat e përgjithshme lehona ka
ethe-temperaturë të lartë dhe gjendje të përgjithshme të rëndë.
Çka duhet të bëjë lehona e cila ka pezmatim dhe a duhet t'i jepet fëmijës gji gjatë kësaj gjendjeje?
Që në fillim duhet t'i paraqitet mjekut më të afërt, i cili do t'i
përshkruajë barërat përkatëse. Derisa të mos është paraqitur te mjeku,
ajo mund të përdorë fasha të ftohta dhe ndonjë bar simptopatik (për
temperaturë dhe dhimbje), pastaj mjeku i përshkruan terapinë përkatëse
me antibiotikë. Nëse ka ardhur deri te formimi i qelbit (absces)
atëherë duhet të bëhet një prerje dhe të largohet qelbi, por për këtë
vendos mjeku përkatës. Nuk mund t'i jepet gji foshnjës gjatë në këtë
gjendje por laktacioni (mos humbja e qumështit) mbahet duke e mjelë
gjirin deri sa ai të mjekohet e pastaj mund të vazhdohet me dhënien gji
edhe me gjirin që ka qenë i sëmurë.

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 Gjiri-foto-2

Si të parandalohen proceset inflamatore ose pezmatuese?
Duhet t'i kushtohet rëndësi higjienës së gjinjve në përgjithësi dhe
në periudhën e laktacionit (dhënies gji) në veçanti, të mos futen mjete
të ndryshme në gji ose para të pastrohen duart para dhënies gji
fëmijës. Mundësisht, thithat të pastrohen para dhe pas dhënies gji
foshnjës. Në rastet me ragade (çarje) mirë është që pas dhënies gji
thithat të lyhen me një yndyrë me antibiotikë psh. Hidrokortizon,
Bivacyn, Stanicid etj. Nëse lehona ka shumë qumësht dhe foshnja nuk
mund ta thithë gjithë sasinë atëherë duhet që pjesa e mbetur duhet
mjelë dhe të largohet.
Çka është Mastopatia dhe me çka manifestohet kjo sëmundje?
Kjo është një sëmundje e gjinjve e cila ka shumë emra si: fibrosa
cystica, masthopathia chronica, adenosis, fibroadenomatosis etj.
Manifestohet me një hiperplazion (rritje) të gjinjve, e cila mund të
përcillet me formimin ose jo të cisteve në parenkimin e gjinjve. Nuk
është sëmundje malinje. Kjo është sëmundje kronike dhe gati 50% e
femrave vuajnë nga kjo patologji. Paraqitet te femrat e martuara dhe të
pamartuara prej fëmijërisë e deri në pleqëri. Më e shpeshtë është nga
mosha 20 deri në fillim të viteve 60-ta të jetës së femrës.Sëmundja
manifestohet me dhembje dhe fryrje në njërën ose në të dy gjinjtë.
Ankesat janë të lidhura me ciklin menstrual dhe zakonisht paraqiten
disa ditë para menstruacioneve ose gjatë gjakderdhjeve menstruale. Në
disa raste edhe gjatë ovulacionit. Kur fillojnë menstruacionet,
pengesat shpejt pushojnë e ndodh të vazhdojnë deri të kryhen
menstruacionet. Gratë vetë palpojnë (prekin) formacione-nyje të forta
sidomos në 1/4 e jashtme të gjinjve. Mendohet se shkaktohet nën
veprimin e estrogjeneve (hormone seksuale femërore).
Si mjekohet kjo sëmundje dhe a mund të kalon në sëmundje serioze malinje?
Mjekim specifik nuk ka. Jepet terapi simptomatike. Mendohet se
dhënia e preparateve me progesteron ka veprim të mirë. Kohët e fundit
nga studimet që janë bërë është ardhur në përfundim se disa lloje
ushqimesh si përdorimi i tepërt i kafesë, çajit të rusit ose Indisë,
çokollatës si dhe streset, luajnë rol me rëndësi në paraqitjen
gjegjësisht mosparaqitjen e kësaj sëmundje. Duhet pasur kujdes nga se
afër 6% të këtyre grave me këtë patologji mund të kalojë në kancer si
dhe kujdesi i kësaj moshe (40-60 vj) nga se në këtë moshë paraqitet më
së shpeshti kanceri i gjinjve.
A janë të shpeshtë tumoret e gjinjve te femrat dhe a duhet të mjekohen tumoret beninjë dhe si?
Një femër, ndër 5 gra preket nga një tumor i gjinjve, prej të cilëve
2/3 e rasteve janë beninje. Duhet të mjekohen patjetër nëse
diagnostikohen ndonjë formë e tyre si formacionet cistike, ato duhet të
operohen ngase në të kundërtën mund të kalojnë në tumor malinjë.
Po tumoret malinjë a janë të shpeshtë te femrat?
Nga të gjitha sëmundjet malinje (ose me zë të keq) te femrat, së
bashku me kancerin e qafës së mitrës kanceri i gjinjve është ndër më të
shpeshtit. Statistikat ndryshojnë nga vendi në vend. Gjatë jetës, 2-3%
të grave sëmuren nga kanceri i gjirit. Nga të gjitha sëmundjet malinje
20-25% të tyre i takon kancerit të gjirit, ndërsa nga numri i vdekjeve
nga sëmundjet malinje deri në 20% të grave vdesin nga kanceri i gjirit.
Sipas të dhënave më të reja, afër 6% e popullatës së femrave janë të
përfshira nga kjo sëmundje si dhe me një tendencë rritjeje edhe në 1%
brenda vitit. Mirëpo kjo sëmundje sot falë mundësive diagnostikuese,
disiplinës dhe edukatës shëndetësore të vetë grave mund te zbulohet
shume herët.

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 Gjiri-foto-3
Në cilën moshë mund të sëmuret femra nga kanceri i gjirit si dhe a mund të sëmuren edhe meshkujt nga kjo sëmundje?
Nga kanceri i gjirit femra mund të sëmuret nga rinia e hershme e
deri në fund të jetës së saj. Mosha më e shpeshtë kur sëmuren femrat
është nga mosha 40 deri në moshën 75 vjeçare. Sëmurën edhe meshkujt,
por sëmundja te burrat është mjaft e rrallë. Marrëdhëniet e paraqitjes
së kancerit të gjirit të burrat dhe gratë është 99:1 në favor të grave.
A dihet shkaktari i paraqitjes së kësaj sëmundje
vdekjeprurëse dhe cilët janë faktorët të cilët e ndihmojnë paraqitjen e
kësaj sëmundjeje?

Etologjia (shkaku) e sëmundjes nuk dihet. Mirëpo ka mjaft studime që
flasin për disa faktorë të cilët e favorizojnë si dhe disa të tjerë të
cilët e mbrojnë femrën nga paraqitja e kësaj sëmundje të rrezikshme.
Faktorë kyçë janë hormonet seksuale të vezoreve sidomos estrogjenet.
Kështu femrat të cilat nuk kanë lindur ose kanë pak lindje janë të
favorizuara në paraqitjen e kësaj sëmundjeje. Sëmundja më e shpeshtë
është te ato gra të cilat menopauza (menstruacioni i fundit) është e
vonshme dhe gratë, të cilat kanë gjakderdhje të rregullta menstruale
deri pas moshës 55 vjeçare, sëmuren nga kanceri i gjirit 2 herë më
shpesh se te ato, të cilat menstruacionet u pushojnë para moshës 45
vjeçe. Mënyra e ushqyeshmërisë, sidomos ushqimi i pasur me yndyra, dhe
gratë me peshë të shtuar (majme) sëmuren më shpesh nga kanceri i gjirit
se femrat me peshë normale. Edhe femrat, të cilat ngelin shtatzënë për
herë të parë pas moshës 30 vjeçare, më shumë mund të paraqitet kjo
sëmundje se te ato që fare nuk kanë lindur dhe ky rrezik vjen duke u
rritur sa më në moshë të shtyrë të jetë shtatzënia a parë. Disa studime
flasin se edhe abortet e shpeshta rrisin rrezikun e paraqitjes së kësaj
sëmundjeje.
Po duhani a ka ndikim në paraqitjen e kancerit të gjirit?
Kohët e fundit në Amerikë është shpallë një studim për kancerin e
gjirit dhe duhanin. Nga ky studim është ardhur në përfundim se gratë,
të cilat pinë duhan aftësia mbrojtëse e një gjeni, i cili ka ndikim në
paraqitjen e kancerit të gjirit, ulet. Ky gjen, te popujt evropianë
haset në mbi 50%. Janë të rrezikuara sidomos, ato femra që fillojnë të
pinë duhan herët, si dhe ato, të cilat pinë më shumë se një pako brenda
ditës.

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 Gjiri-foto-4

A ka faktorë të cilët e mbrojnë gruan nga paraqitja e kancerit të gjirit, cilët janë?
Rrezik më të vogël të paraqitjes së kancerit së gjirit kanë ato
femra të cilave u janë larguar vezoret para moshës 40 vjeçare. Rrezik
më të vogël nga paraqitja e kancerit t ë gjirit te femrat janë edhe
menstruacionet e rralla për shkak të shtatzënive, dhënies gji një kohë
të gjatë si dhe te ato femra, të cilat ngelin pa menstruacione herët.
Edhe shtatzënitë e shpeshta e zvogëlojnë rrezikun nga paraqitja e
kancerit të gjirit te femrat. Ka edhe disa të dhëna se shtatzënia para
moshës 25 vjeçe e zvogëlon mundësinë e paraqitjes së kancerit të
gjirit. Gratë, të cilat kanë lindur para moshës 18 vjeçare kanë vetëm
1/3 e rrezikut për tu sëmurë nga kjo sëmundje, në krahasim me gratë, të
cilat për herë të parë kanë lindur pas moshës 35 vjeçare.
A është kancerit i gjirit sëmundje ngjitëse apo trashëguese?
Jo, dhe nuk ka frikë se kjo sëmundje mund t'i ngjitet personave të
cilët e rrethojnë ose kujdesen për të sëmurën. Nuk mund të thuhet me
siguri se a është sëmundja trashëguese apo jo. Mirëpo, ka të dhëna se
sëmundja është paraqitur te disa gjenerata të gruas së sëmurë si
gjyshja, nëna, e bija, motra. Incidenca e paraqitjes së kancerit të
gjirit është 2-3 herë më e shpeshtë te gratë të cilat në familje
(gjyshja, nëna, motra) kanë pasur të sëmurë me kancer të gjirit, në
krahasim me ato gra, të cilat në anamnezën familjare nuk kanë pasur të
sëmurë me këtë sëmundje.
Cilat janë shenjat e paraqitjes së kancerit të gjirit?
Faza e fillimit të paraqitjes së kancerit të gjirit nuk ka ndonjë
shenjë karakteristike. Shpesh ndodh që gruaja vetë të zbulojë, prek
disa ndryshime në gjinj në formë të formacioneve të forta nyjesh. Këto
zbulohen zakonisht gjatë larjes së trupit. Mirëpo janë bërë studime
edhe te popujt më të ngritur në kuptim të edukatës shëndetësore, dhe se
nga koha e prekjes së këtyre ndryshimeve e deri te paraqitja te mjeku
së paku kalon 7-12 muaj. Sigurisht te populli ynë kjo është edhe më e
vonuar për shkak të edukimit shëndetësor të pa mjaftuar. Në fillim këto
nyje, të cilat preken janë të veçuara dhe të lira por me kalimin e
kohës këto bashkohen me indin për rreth dhe më nuk janë të lira. Në
disa raste hasen ndryshime në thitha (ato futen brenda) ose paraqitet
skuqje apo trashje e lëkurës së gjirit. Në disa raste paraqitet
rrjedhje e lëngut të përzier me gjak nga gjiri.
A përhapet sëmundja edhe në organe tjera?
Në fillim procesi i kancerit të gjirit përhapet në tërë gjirin në
drejtim të kraharorit dhe lëkurës ashtu që lëkura e gjirit merr një
dukje si lëvorja e portokallit. Sëmundja mund të përhapet edhe me anë
të limfës dhe gjakut në organe tjera si: vezore deri në 30% të rasteve,
boshtin kurrizor, kocka, mushkëri, mëlçi, tru, etj.
Si caktohet diagnoza e kancerit të gjirit?
Për diagnozë të kancerit të gjirit duhet të merret mirë anamneza, si
ajo familjare edhe ajo personale, të vështrohen gjinjtë, të
preken-palpohen. Nga analizat duhet të bëhet: kontrolli me ultratingull
- sonomamografia sidomos te femrat e reja, pastaj mamografia -
kontrolli me rëntgen, analiza citologjike e lëngut që rrjedh nga gjiri,
analiza citologjike dhe patohistologjike e materialit të fituar me
gjilpërë ose me biopsi - operacion me rastin e largimit të tumorit.

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 Gjiri-foto-5
Kur duhet të bëhen kontrollet me ultratingull dhe me rëntgen ose mamografia?
Më së miri është që kontrolli me ultratingull - sonomamografia ose
me rëntgen - mamografia duhet të bëhet në fazën e parë të ciklit
menstrual, pra menjëherë pas menstruacioneve gjegjësisht nga dita e 4
deri në ditën e 10-të të ciklit menstrual.
A ka mjekim dhe si janë rezultatet?
Kanceri i gjirit mjekohet. Rezultatet varen nga koha e zbulimit. Nëse zbulohet me kohë, atëherë mjekimi është i plotë.
Mjekimi kryhet në institucione të specializuara dhe atë në fillim me
rrugë operative duke e larguar tumorin së bashku me indin për rreth
(lumpektomi) ose tërë gjirin (mastektomi) dhe pastaj mjekimi plotësohet
duke vazhduar me rrezatim, kemioterapi, terapi hormonale dhe terapi
simptomatike biofosfate.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 Empty Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti Thu 28 Oct 2010 - 0:11

Kur merr ilaçin e gabuar


Ka efekte anësore të dëmshme, por ka edhe pozitive. Viagra për shembull...Aspirina anti-infarkt
Këshilla Mjekësore - Faqe 2 F.0112023409476_mAcidi acetil-salicilik (aspirina e famshme) është medikamenti
më i përdorur në botë. Veprimi i saj i atribuohet aftësisë për të
bllokuar një enzimë që në trupin njerëzor provokojnë dhembje, ethe dhe
mahisje. Por, vetë aspirina, bllokon edhe kapacitetin e agregacionit të
piastrinave (qelizat që mbyllin plagët, duke bllokuar gjakrrjedhjen)
dhe bën në këtë mënyrë që gjaku të mpikset më ngadalë: falë kësaj
vetie, ajo përdoret sot me një dozë më të ulët si ilaç për të
parandaluar iktusin dhe infarktin, dy sëmundje të shkaktuara pikërisht
nga formimi në gjak i grumbujve të piastrinave, të ashtuquajtura
tromboza.
Këshilla Mjekësore - Faqe 2 Aspirinburn
Ereksione të padëshirueshme
Saktësisht e kundërta është ajo që ndodhi me sildenafilin, më
i njohur me emrin Viagra, fillimisht i studiuar për mjekimin e angina
pectoris (një lloj sëmundjeje kardiake).Shumë shpejt, pacientët që
merrnin këtë medikament nisen të sinjalizojnë shfaqjen e disa
ereksioneve të tejzgjatura të shoqëruara nga një shtim i shfrenuar
dëshire seksuale. Për pasojë, kërkuesit shkencorë nuk u lodhën shumë
për ta kthyer molekulen drejt sektorit më interesant të aplikimit
kundër impotencës seksuale mashkullore. Dhe nuk është e thënë që të
ketë mbaruar këtu: tani po studiohen cilat mund të jenë efektet e saj
mbi gruan.
Me prostatë apo pa flokë?
Thuajse gjysma e atyre që janë mbi 50 vjeç, pësojnë herët ose
vonë zmadhimin e bezdisshëm të një gjëndre: prostatës. Faji është i një
enzime (alfa 5 reductasi) që e transformon hormonin mashkullor
testosteronin në dihidrotestosteronin më të fuqishëm. Në këtë mënyrë
testosteroni fryn mbulesën e prostatës...gjithmonë, nëse nuk ndërhyhet
më parë. Për shembull, me një molekulë të quajtur finasterid, e cila ka
përveç të tjerash edhe një efekt anësor interesant: ndalon rënien e
flokëve. Dihidrotestosteroni shpejton në të vërtetë kalimin e flokëve
në fazën telogjene, ajo në të cilën floku vdes. Sot, finasteridi ka dy
aplikime: me dozë më të madhe (5 mg) kuron hipertrofinë prostatike,
ndërsa me dozën më të ulët (1 mg) përdoret kundër rënies së flokëve.
Nuk është hera e parë që ndodh: vite më parë u vu re që në disa
pacientë që vuanin nga hipertensioni dhe që kuroheshin me një ilaç të
quajtur minoksidil, flokët dukej sikur u bubrronin më shumë. Sot,
minoksidili përdoret praktikisht vetëm për të luftuar tullacërinë.
Këshilla Mjekësore - Faqe 2 Tullac
Krimbat depresivë
Piperazina, ilaç fillimisht i studiuar për të kuruar depresionin,
dëshmoi shumë shpejt (e zbuloi një farmacist më 1949) kapacitetin
"anësor" për të eliminuar parazitët e zorrëve të pacientëve me
depresion (në rast kur shfaqen bashkarisht), duke i paralizuar
plotësisht. Që farmakologjia nuk ka ide të qarta sesi mund të luftohen
krimbat, kjo u pa edhe në rastin e levamizolit: një molekulë e
zhvilluar si antielmintik (pra për të eliminuar parazitë), e cila
provokonte tek pacientët një forcim të qartë të sistemit imunitar. Sot
levamizoli aplikohet në terapinë e kancerit në shtyllën kurrizore,
pikërisht falë kësaj vetie të tij për të stimuluar një sistem imunitar
në krizë.
Kortizon për fytyrën
Për ata që e duan apo që e urrejnë (duke folur farmakologjisht),
kortizoni është një nga molekulat që kanë bërë historinë e
farmakologjisë, falë cilësive të tij antiinflamacion ose
imunosporesive. Kortizoni mund të merret me tableta ose me injeksion,
por mund të aplikohet në mënyrë të lokalizuar, në formë pomade në rast
inflamacionesh të lëkurës. Por në këtë rast, ka një efekt të çuditshëm
anësor: shkakton zbardhje. Ai kontraston në të vërtetë me efektivitet,
sintezën e melanines, pigmentin natyral që errëson lëkurën. Për këtë
efekt anësor, kortizoni përdoret nga njerëz me lëkurë të zezë, me
qëllim që t'i çelin ngjyrën. Por kjo, përveçse është një përdorim jo
për qëllimin e duhur të substancës, është edhe relativisht e
rrezikshme: kortizoni është në fakt, siç e kemi thënë, një
imunosopresiv i fuqishëm, dhe mund ta çarmatosë lëkurën nga mbrojtja
ndaj tumorëve, duke u favorizuar madje edhe zhvillimin e tyre.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 Empty Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti Thu 28 Oct 2010 - 0:11

Ushqimi mediteran mbron nga kanceri i lukthit


Shkencëtarët
vazhdojnë të zbulojnë gjithnjë e më shumë efekte të dobishme të
ushqimit mediteran. Ndërsa studimi më i ri i realizuar nga Instituti i
Katalonisë për Onkologji në Barcelonë, sugjeron se personat të cilët i
përmbahen mënyrës mediterane të të ushqyerit, janë më pak të rrezikuar
që të sëmuren nga kanceri i lukthit.

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 F.0118205101180_m

Në studim janë
shfrytëzuar të dhënat e grumbulluara nga dhjetë vende evropiane, ku
janë përfshirë 485.000 pjesëmarrës të moshave ndërmjet 35 dhe 70 vjeç.
Sipas rezultateve të botuara në revistën American Journal of
Clinical Nutrition, personat të cilët konsumojnë ushqim, ku dominojnë
pemët, perimet, peshku, drithërat dhe vaji i ullirit (dhe njëherit
konsumojnë sasi më të vogël të mishit të kuq dhe produkteve të
qumështit) janë për 33% më pak të rrezikuar që të sëmuren nga kanceri i
lukthit.
Llogaritet se kanceri i lukthit është njëra nga format e karcinomave që shkakton vdekshmëri të lartë në botë

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 Empty Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti Thu 28 Oct 2010 - 0:11

Edhe kaça lufton kancerin


Studimet e reja në Universitetin e Kalifornisë në Los Angeles kanë dhënë një shpresë të re në luftën kundër kancerit të gjirit.

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 F.0119131522413_m

Rezultatet
e shkencëtarëve amerikan kanë treguar se përbërësit e kaçës janë shumë
efektivë në luftimin e kancerit të gjirit, veçanërisht atij të varur
nga një lloj i caktuar i hormoneve.
Për këtë më meritore ka qenë acidi elagik që inhibon enzimën
aromatazë, që është përgjegjëse për shndërrimin e androgjenit në
estrogjen.
Kaça është mjaft e pasur edhe me antioksidues të tjerë si
elagitanin, punikalagin dhe punikalin, të cilët që më herët kanë qenë
të njohur si të shëndetshëm për sistemin kardiovaskular.
Nga elagitanina krijohen një varg substancash tjera bioaktive, siç
janë acidi elagik, acidi galagik, urolitina A dhe urolitina B, prej të
cilëve më efektive është treguar kjo e fundit.
Shkencëtarët thonë se konsumimi i lëngjeve nga kaça mund t’i
sigurojnë organizmit deri në 18 µmol/L të urolitinës, që është gati
katërfish më e lartë se sasia që frenon zhvillimin e qelizave të
tumorit.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 Empty Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti Thu 28 Oct 2010 - 0:11

Edhe kaça lufton kancerin


Studimet e reja në Universitetin e Kalifornisë në Los Angeles kanë dhënë një shpresë të re në luftën kundër kancerit të gjirit.

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 F.0119131522413_m

Rezultatet
e shkencëtarëve amerikan kanë treguar se përbërësit e kaçës janë shumë
efektivë në luftimin e kancerit të gjirit, veçanërisht atij të varur
nga një lloj i caktuar i hormoneve.
Për këtë më meritore ka qenë acidi elagik që inhibon enzimën
aromatazë, që është përgjegjëse për shndërrimin e androgjenit në
estrogjen.
Kaça është mjaft e pasur edhe me antioksidues të tjerë si
elagitanin, punikalagin dhe punikalin, të cilët që më herët kanë qenë
të njohur si të shëndetshëm për sistemin kardiovaskular.
Nga elagitanina krijohen një varg substancash tjera bioaktive, siç
janë acidi elagik, acidi galagik, urolitina A dhe urolitina B, prej të
cilëve më efektive është treguar kjo e fundit.
Shkencëtarët thonë se konsumimi i lëngjeve nga kaça mund t’i
sigurojnë organizmit deri në 18 µmol/L të urolitinës, që është gati
katërfish më e lartë se sasia që frenon zhvillimin e qelizave të
tumorit.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 Empty Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti Thu 28 Oct 2010 - 0:11

Të qenit prind kundër hipertensionit


Hulumtimi
i shkencëtarëve amerikanë pranë Universitetit Brigham Young, sugjeron
se personat të cilët kanë fëmijë janë më pak të rrezikuar nga
hipertensioni (shtypja e lartë e gjakut).

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 F.0117130809472_m

Në studim janë
përfshirë 198 participantë, të moshave ndërmjet 20 dhe 68 vjeç, nga të
cilët janë grumbulluar të dhëna në lidhje me tensioni arterial të tyre.
Të gjithë pjesëmarrësit në studim kanë qenë të martuar, ndërsa 70 % e tyre kanë pasur fëmijë.
(Duke marrë parasysh faktorët, si mosha, pesha trupore, aktiviteti
fizik dhe duhanpirja) shkencëtarët kanë vlerësuar se prindërit kanë
shtypje të gjakut shumë më afër vlerave normale, sesa personat të cilët
nuk kanë fëmijë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 Empty Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti Thu 28 Oct 2010 - 0:12

Ushqimi i shëndetshëm mbron duhanpirësit


Perimet
e gjelbra, acidi folik dhe konsumimi i tabletave me multi-vitamina,
mund të mbrojnë duhanpirësit nga karcinoma e mushkërisë, bëjnë të ditur
studimet e reja.

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 F.0116134046948_m

Në studim kanë marrë pjesë 1100 duhanpirës
aktual dhe persona të cilët kanë dirë duhan në të kaluarën, shumica e
të cilëve kanë qenë femra, ndërsa rezultatet kanë treguar se lëndët e
sipërpërmendura pengojnë mutacionin gjenetik të qelizave, e cila për
pasojë ka kancerin në mushkëri.
Mekanizmi i saktë i veprimit ende nuk është i qartë, dhe
shkencëtarët thonë se ka nevojë për studime shtesë për të qartësuar
gjithçka në këtë drejtim.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 Empty Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti Thu 28 Oct 2010 - 0:12

Stresi është nxitës i tumoreve të ndryshme


Shkencëtarët kanë zbuluar se stresi i përditshëm mund të jetë nxitës për shfaqjen e disa llojeve të karcinomave.

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 F.0115010310106_m

Cilado
qoftë trauma- emocionale ose psikike- mund të shërbejë si urë lidhëse
ndërmjet mutacioneve të karcinomës, që i bashkon ato në një kombinim
vdekjeprurës.
Kjo është e dhëna e parë ‘zyrtare’ që tregon se gjendja emotive e
njeriut në shtëpi dhe në punë, ndikon fuqishëm në zhvillimin potencial
të kancerit.
Studimi është realizuar nga shkencëtarët pranë Universitetit Yale në SHBA.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 Empty Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti Thu 28 Oct 2010 - 0:12

Antidepresivët nuk reagojnë te shumë njerëz


Miliona
njerëz nuk kanë nevojë të marrin barna kundër depresionit, sepse ato
nuk veprojnë në trurin e tyre- tregon një studim i ri.

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 F.0115010207888_m

Antidepresivët,
që kanë për qëllim ngritjen e disponimit, nuk reagojnë te gjysma e
pacientëve, pasi që në vend të ngritjes së nivelit të “substancave të
hareshme” (si serotonina), te këto raste antidepresivët i ulin ato.
Shkencëtarët besojnë se ky studim do të ndihmojë që mjekët të
kuptojnë më mirë, se cilëve pacientë t’u japin barna kundër
depresionit, e cilëve jo.
Njëherit, ky mund të jetë hapi i parë i krijim të terapive të reja,
të cilat do të kenë efekt më të madh te popullata e përgjithshme.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 Empty Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti Thu 28 Oct 2010 - 0:12

Pagjumësia- rritje e sheqerit në gjak


Fëmijët e
moshave, ndërmjet 3 dh 6 vjeç, janë dyfish më të rrezikuar për rritjen
e sheqerit në gjak nëse flenë më pak se tetë orë në ditë- tregon një
studim i shkencëtarëve kinezë dhe amerikanë.

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 F.0115003613682_m

Niveli i lartë
i vazhdueshëm i sheqerit në gjak, i paraprin diabetit, ndërsa sipas
rezultateve të botuara në revistën Archives of Pediatric and Adolescent
Medicine, kjo vërehet më shumë te fëmijët me mungesë gjumi dhe mbipeshë.
Të dhënat e grumbulluara nga studimi ku janë përfshirë 1.240
pjesëmarrës, kanë treguar se pagjumësia kishte ndikuar në rritjen e
nivelit të sheqerit në gjak, pavarësisht nga mosha, gjinia, ushqyerja,
sëmundjet tjera apo aktiviteti fizik i fëmijës.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 Empty Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti Thu 28 Oct 2010 - 0:12

Vitamina E mbron trurin


Njëra prej formave të
vitaminës E vepron në mënyrë neuroprotektive duke mbrojtur qelizat
nervore pas sulmeve në tru, bëjnë të ditur shkencëtarët e Universitetit
të Ohio.

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 F.0120132036232_m

Vitamina E paraqitet në tetë forma, si alfa, beta,
gama dhe delta tokoferol ose tokotrienol, nga të cilat nutricionistët
janë përqendruar më shumë në alfa-tokoferolin (në Evropë) dhe në
gama-tokoferolin (në Amerikë).
Në fakt, është alfa-tokotrienoli që ka treguar një efekt të
jashtëzakonshëm në sistemin nervor, derisa është përdorur te sulmet në
tru ku ka penguar dëmtimin e mëtejmë të qelizave nervore.
Qarkullimi i çrregulluar i gjakut në tru pas sulmeve çon në lëshimin
e tepruar të neurotransmetuesit glutamat. Në rastet e niveleve të
rritura të këtij të fundit, enzima cPLA2 lëshon sasi të tepruara të
acidit arakidonik, i cili vepron në mënyrë neurotoksike.
Alfa-tokotrienol ndërvepron në një shkallë të këtij procesi duke
inhibuar aktivizimin e enzimës cPLA2 dhe lirimin e acidit arakidonik në
tru, duke parandaluar kështu dëmtimin e neuroneve deri në 60%.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 Empty Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti Thu 28 Oct 2010 - 0:12

Ndikimi i alkoolit te kanceri


Studimi i
realizuar në Britani të Madhe, sugjeron se konsumimi i verës që mban më
pak se 10% alkool, mund të zvogëlojë rrezikun e shfaqjes së disa
llojeve të karcinomave.

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 F.0121182316983_m

Sipas të dhënave të reja konsumimi
ditor i 250 mililitrave verë që përmban më pak se 10% alkool, zvogëlon
rrezikun e shfaqjes së kancerit të zorrës së trashë, fytit, ezofagut
dhe gjirit.

Ndërkohë, sipas rekomandimeve të deritanishme, brenda ditës meshkujt
nuk guxojnë të konsumojnë më shumë se dy njësi të pijeve alkoolike,
ndërsa femrat vetëm një.

Njëherit thuhet se konsumi i dhjetë gramëve alkool më tepër brenda
ditës (diçka më shumë se një njësi) mund të shtojë rrezikun e shfaqjes
së kancerit.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 Empty Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti Thu 28 Oct 2010 - 0:12

Çaji përmirëson vëmendjen


Përveç një pije
ideale për dimër, rekalsuesi, antioksiduesi dhe ilaçi kundër ftohjes,
çaji mund të luajë edhe rol në përforcimi e vëmendjes, bëjnë të ditur
studiuesit e Institutit “Unilever”.

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 F.0122120530188_m

Hulumtimi i bërë në 30 persona të ri dhe të shëndetshëm ka
treguar se sasia e përbërësve bioaktiv të pranishëm vetëm në një lugë
çaji është e mjaftueshme për të përmirësuar vëmendjen.

Është fjala për L-teaninën dhe kafeinën të cilët në kombinim rritin dukshëm përqendrimin dhe përmirësojnë vëmendjen.
Për një efekt të tillë është e mjaftueshme 97 µg L-teanin dhe 40 µg
kafeinë, ndërsa veprimi është më i dukshëm 10-60 minuta pas konsumimit
të çajit

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 Empty Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti Thu 28 Oct 2010 - 0:12

Hani pemë dhe perime - përshëndetuni nga kokëdhembja


Kokëdhembjet e shpeshta mund të jenë simptomë e gjendjeve të ndryshme, e po ashtu edhe pasojë e mungesës së kaliumit.

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 F.0122173528864_m

Hani
çdo mëngjes nga një banane – përmban deri 500 mg/100 g, dhe,
përshëndetuni me kokëdhembje. Bizelja, qumështi, soja, avokadoja,
brokoli, portokalli, patatja, kajsia dhe domatja, po ashtu janë burim
solid i kaliumit.

Përqendrimi i lartë i kaliumit gjendet dhe në kafe (neskafe,
makiato, etj) - rreth 5% e këtij elementi. Kjo do të thotë se kafja e
përgatitur me dy luge është burim i mjaftuar i kaliumit.

Megjithatë, duhet pasur kujdes sepse nuk ka asgjë më të rrezikshme se çrregullimi i elektroliteve

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 Empty Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti Thu 28 Oct 2010 - 0:12

Nikotina dhe kotinina, rrezik për kancerin e mushkërive


Këshilla Mjekësore - Faqe 2 F.0122191802435_m

Gjatë
hulumtimeve te duhanpirësit është matur niveli i kotinines, produkt
metabolik i nikotinës, i cili është tregues i mirë i rrezikut ndaj
kancerit të mushkërive.
Niveli i kësaj substance të
rrezikshme është dukshëm më i zvogëluar te duhanpirësit të cilët para
se ta ndezin cigaren, paraprakisht e hanë mëngjesin.

Ekipi i shkencëtarëve nga Penn State, kolegj në Amerikë, i cili e ka
bërë këtë hulumtim, ka ardhur në përfundim se “duhanpirësit e hershëm"
janë më shumë të varur dhe ju duhet më shumë ndihmë për ta lënë duhanin.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 Empty Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti Thu 28 Oct 2010 - 0:13

Vitaminë D për të sëmurët nga astma


Studimet në
të cilat kanë marrë pjesë 54 persona joduhanxhinj dhe të cilët vuajnë
nga astma kanë vërejtur një nivel të ulët të vitaminës D te këta
pacientë.

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 F.0123113807262_m

N
iveli i kësaj vitamine në gjak te personat me
probleme në funksionimin e mushkërive ka qenë më i vogël se 30 ng/ml.
Në anën tjetër studiuesit kanë vërejtur se nivelet më të larta të
vitaminës D kanë pasur efekt më të mirë në funksionimin e mushkërive.

Në bazë të rezultateve të studimeve autorët kanë arritur në
përfundim se personat që vuajnë nga astma mund ta ulin intensitetin e
simptomave duke marrë sasi sa më të mëdha të vitaminës D në formë të
ushqimit ose tabletave shtesë

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 Empty Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Alberti Thu 28 Oct 2010 - 0:13

Rozmarina është antikancerogjene


Studimet e reja amerikane të bëra Universitetin e Kanzasit kanë zbuluar edhe një efekt të dobishëm të rozmarinës.


Këshilla Mjekësore - Faqe 2 F.0125162351249_m

Duke
i shtuar ekstrakt rozmarine mishit të kuq para gatimit (ose para ndonjë
procesi tjetër të përgatitjes termike), mund të parandalohet krijimi i
produkteve kancerogjene.

Gjatë gatimit ose pjekjes së mishit vjet deri te rritja e prodhimit
të aminave heterociklike, të cilat mendohet se mund të jenë shkaktar të
kancerit nëse konsumohen rregullisht.

Për efektet antikancerogjene të rozmarinës mendohet se janë
përgjegjëse përbërësit antioksidues, si polifenolet, të cilat veprojnë
mirë edhe në temperatura të larta

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla Mjekësore - Faqe 2 Empty Re: Këshilla Mjekësore

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 3 Previous  1, 2, 3  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi